26.1 C
Bujanovac,Preshevë
E premte, 26 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 27

SERBIA PARALAJMËRON KONFLIKTE NË LUGINË TË PRESHEVËS

0

Liderët politikë shqiptarë në jugun Serbisë me kërkesat që tri komunat e kësaj pjese t’i bashkohen Kosovës, mund të nxisin konflikte ndëretnike, ka thënë sot për agjencinë FoNet deputeti dhe kryetari i Këshillit komunal të Partisë Përparimtare serbe (Srpska napredna stranka) Nenad Mitroviq, sepse, ka theksuar ai, në ato komuna jetojnë edhe serbët që e kundërshtojnë këtë shtype rekl,am dhe shiko videon.

Në pyetjen se si e interpreton kërkesën e liderëve shqiptarë të Luginës së Preshevës për bashkimin e saj Kosovës, Mitroviq është përgjigjur se kjo kërkesë assesi s’i kontribuon dialogut Beograd – Prishtinë”.

Shuhen 4 paralele shqipe në shkollën e mesme në Bujanoc

0

Në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc për vitin shkollorë 2018/2019 vijojnë mësimin në gjuhën shqipe 960 nxënës dhe janë të punësuar 148 punëtorë të proflit arsimorë, administrativ dhe mirëmbajtës.

Zejni Fejzullahu drejtor i kësaj shkolle për Titulli.com deklaroi se me zvogëlimin e numrit të paraleleve përkatësisht nxënësve po bije edhe numri i të punësuarve në këtë institucion shkollor.

“Në shkollën tonë ka zvoglim të numrit të personelit arsimor për shkak të zvogëlimit të paraleleve përkatësisht të nxënësve, numri i personelit arsimorë në shkollën tonë është 118 mësimdhënës kurse pjesa tjetër prej 30 punëtorëve janë punëtorë administrativ dhe mirëmbajtës të shkollës” u shpreh Fejzullahu

Sipas tij numri i nxënësve është në rënie të vazhdueshme dhe në krahasim me vitin paraprak që kishte 1026 nxënës tani 66 nxënës më pak edhe në atë në 38 paralele, gjashtë drejtime si dhe 10 profile arsimore.

“Këtë vit ndjekin arsimin e mesëm vetëm 960 nxënës të ndarë në katër vite. Në vitin e parë, arsimin e mesëm e ndjekin 238 nxënës, në vitin e dytë janë 249, në vitin e tretë janë 251 nxënës kurse në vitin e katër janë 222 nxënës”, theksoi Fejzullahu për Titulli.com.

Drashkoviq thotë se do të zgjidhte problemin e Kosovës më dy hapa

0

Shkrimtari dhe politikani serb , Vuk Drashkoviq, është i bindur se pajtimi mes serbëve dhe shqiptarëve do të vijë shumë shpejt dhe kjo falë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçi, i cili me sinqeritet është angazhuar për evropianizimin e Serbisë dhe për anëtarësim në BE dhe të pajtimit strategjik në rajon, tha Drashkovuq për të përjavshmen kroate Globus.

Sipas Drashkoviq ai do të zgjidhë problemin e Kosovës në dy hapa.

I pari do të jetë, tha ai, do t’i bindë Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe NATO-në që të jenë garantuesit e planit të Marti Ahtisarit të vitit 2007, të cilin shqiptarët e pranuan, por ata kryesisht nuk i respektojnë, dhe me formimin e komunave serbe , siç parashikohet nga marrëveshja e Brukselit .

Në hapin e dytë, shtoi ai, Serbia dhe Kosova, si dy vende, do të kishin një dorë të lirë për të rënë dakord për korrigjimin e kufijve të tyre.

“Jam i bindur se pajtimi mes serbëve dhe shqiptarëve do të vijë, dhe kjo shumë shpejt”, tha Drashkoviq.

Edita Tahiri: Veriu dhe Lugina toka shqiptare, s’mund të shkëmbehen

0

Ish-Shefja e Ekipit të Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Veriu dhe Lugina e Preshevës s’mund të shkëmbehen.

Ka argumentuar se këto dy pjesë janë toka shqiptare.

“Edhe veriu i Kosoves edhe Lugina e Presheves jane toka shqiptare, nuk mund te shkëmbehen”, ka shkruar Tahiri, në Fb.

Shqiptaret behen krejt me nje shtet, kur forcojme ekonomine dhe sundimin e ligjit, dhe jo duke dhene toka shqiptare”, ka shtuar ajo, shkruan Gazeta Express.

Reagimet e Tahirit vijnë në kohën kur Presidenti Hashim Thaçi ka nisur idenë e ndryshimit dhe korrigjimit të kufijve.

Shumëkush këtë ide po e sheh si pikënisje për shkëmbim territoresh.

Për shkak të kësaj ideje, një parti opozitare, Vetëvendosje, ka paralajmëruar protesta më 29 shtator, me sloganin se një njeri s’duhet t’i nënshtrohemi.

Korrigjimin e kufijve e kanë përkrahur deri më tash administrata e Presidentit Trump dhe disa vende tjera.

Por, krejtësisht kundër kanë dalë Gjermania dhe Britania e Madhe.

DOLI NGA SHTYPI LIBRI ME OPINIONE PËR LUGINËN E PRESHEVËS

0

Sot, doli nga shtypi libri publicistik me Opinione për Luginën e Preshevës, të autorit Nexhmedin Saqipi.

Libri me opinione i publicistit Nexhmedin Saqipi, ndahet në katër kapituj: Në retrospektivë, Farsa politike dhe manovrat patriotike, Problemi i quajtur kufi dhe Intervista dhe biseda. Nëpër këto kapituj janë radhitur 22 opinione dhe tetë intervista dhe biseda të autorit, të cilat janë ndarë sipas karaktereve, vendit dhe kohës, kur ato janë zhvilluar dhe realizuar.
Në kapitullin e parë, që mban titullin “Në retrospektivë”, publicisti Nexhmedin Saqipi, sjell opinione interesante për periudhën e fushatës ajrore të NATO-së, trishtimin e quajtur mobilizim i dhunshëm, ndjenjën e flijimit dhe të ngadhënjimit, krizën e vetëdijes dhe çështjen e Luginës së Preshevës, si proces që kërkon zgjidhje.
Në kapitullin e dytë, me radhë, që mban titullin “Farsa politike dhe manovrat patriotike”, janë vendosur dhjetë opinione të karaktereve të ndryshme, duke filluar nga: favorizimi i proceseve integruese dhe retorika nëpër fushata elektorale, të cilat nuk janë më tepër se sa farsa politike dhe manovra patriotike.
Në kapitullin e tretë me titull “Problemi i quajtur kufi”, janë kryesisht opinione aktuale, të cilat e kanë zanafillën e mëhershme të problemeve, të krijuara nga kufijtë politikë, administrativë dhe shtetërorë, të cilët, kohëve të fundit janë në fokus të korrigjimit të tyre me rrugë dialoguese të Brukselit, vendi i takimeve të palëve negociuese mes shqiptarëve dhe serbëve, për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.
Në kapitullin e katërt të titulluar “Intervista dhe biseda”, janë rreshtuar gjatë intervista dhe biseda të publicistit Nexhmedin Saqipi, i cili në cilësinë e pozicioneve politiko-shoqërore, që ka disponuar nëpër periudha të ndryshme kohore në Luginë të Preshevës, i ka dhënë për gazetarë dhe mediume lokale dhe rajonale, te cilat në atë kohë janë pritur me kërshëri nga lexuesit e grupmoshave të ndryshme.
Nëpër këto opinione, shumica prej të cilave janë të publikuara nëpër shtypin e kohës, është derdhur me mjeshtri potenciali krijues i publicistit, i cili edhe vet ka qenë aktor në skenën e këtyre zhvillimeve të tmerrshme njerëzore.
Libri me opinione për Luginën e Preshevës, i autorit Nexhmedin Saqipi, pritet të promovohet javën e ardhshme, njofton Jetapress.

Hamsik pritet të largohet nga Napoli

0

Marek Hamsik pritet të largohet së shpejti nga skuadra italiane, Napoli.

Mesfushori sllovak, Hamsik thuhet se po mendon të largohet nga klubi napolitan në afatin kalimtar të janarit.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, sllovaku nuk është në qendër të projektit të Carlo Ancelottit dhe kjo e ka bërë të mendoj largimin.

Deri te kjo ka ardhur pasi Hamsik ka përfunduar vetëm një nga pesë ndeshjet e para të sezonit të Napolit.

Rrjedhimisht, një ikje nga San Paolo duket të jetë në agjendë për në afatin e janarit dhe tashmë mund të ketë zhvillime në këtë drejtim.

Kapiten i Napolit ishte i lidhur ngushtë me një kalim në Kinë gjatë verës, por përfundimisht vendosi të zgjasë magjinë e tij 11-vjeçare me italianët.

Seminarë dy ditorë me të rinjtë Preshevarë me temën- Dialogu Ndërkulturorë

0

Në Preshevë po mbahet seminari  me temën Dialogu Ndërkulturorë me qëllim të motivimit të të rinjëve që të inspirojnë bashkëmoshatarët e tyre. Sadri Aliu, aktivist në organizata të ndryshme joqeveritare për portalin tonë ka potencuar se ky seminar ka si temë diskutimi Dialogun Ndërkulturorë që është degë e projektit në Prishtinë ku ka mjaftë interesim nga të rinjtë Preshevarë. Kjo është një mundësi e mirë për të rinjtë nga se këtu duhet të informohen organizatat joqeveritare nga fondet që ofrohen si ajo Ryco (Religon Youth Cooperation Office).

 

Ky trajnim i dedikohet të rinjëve nga mosha 16 deri në moshën 30 vjeçare ku flitete si për shkëmbim studentorë apo aktivista vollonter.Sipas Aliut të rinjtë Preshevarë që vijojnë seminare të tilla duhet që të jenë sa më shumë aktiv dhe të marrin pjesë në këso trajnime.Seminari do të mbahet edhe më datën 22 shtatorë ditë e shtunë në hapësirat e restaurantit Enylux në Preshevë duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 14:00./presheva.com/

 

Thaçi: Trepça, Ujmani dhe veriu nuk preken, Lugina bashkim me Kosovën

0

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, duke folur për temën më të përfolur në vend dhe jo vetëm, korrigjimin e mundshëm të kufijve, ka thënë se beson se një gjë e tillë ka gjasa që edhe të mos ndodhë.

“Realisht se a do të ndodhë korrigjimi apo jo, shoh gjasa të pakta teorike. Për arsye se Serbia nuk do të pajtohet por uroj që të reflektojë”.

“Përmbajtjen e çdo faktori ndërkombëtar, e kuptoj. Ajo që është me rëndësi është se e kam vizituar në zyrën e vet kancelaren gjermane Angela Merkel dhe ajo mbështet fuqishëm dialogun, negociatat dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje”.

“I kuptoj skepticizmat dhe i respektoj por në momentin që arrihet marrëveshja Kosovë- Serbi për korrigjimin e kufijve, jam i bindur se të gjithë në mënyrë unike do ta mbështesin marrëveshjen, përfshirë SHBA-të dhe BE-në”.

Thaçi në një intervistë në Vizion Plus ka mohuar kategorikisht se kur ai flet për korrigjimin e kufijve me Serbinë nënkupton shkëmbim të territoreve.

“U fol edhe për ndarje dhe shkëmbim që nuk janë ide të miat – janë ide serbe. Nuk kanë të bëjnë asgjë me mua përpos kundërshtisë time maksimale”.

“Ata që dërgojnë mesazhet e ndarjes ose shkëmbimit e kanë gabim dhe unë do të jem përballë tyre”.

I pari i vendit ka thënë se ideja e tij është vetëm bashkëngjitja e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën, sipas tij, si realizim i një të drejte historike.

“Ideja ime është vetëm korrigjimi, bashkëngjitja e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Asnjë aset i Kosovës – as Ujmani, as Veriu i Kosovës, as Trepça nuk vijnë në konsideratë që të jenë pjesë e Serbisë”.

“Është e vërtetë dhe tjetra që Tito dhe Rankoviq, në kohën e dëbimit masiv të shqiptarëve nga Kosova në vitet 1956-1959 për të bërë një balancë demografike ia ka bashkangjitur Kosovës një pjesë të Leposaviqit, Leshakut dhe Zubin Potokut. Tani a duhet të mbesim ne viktimë e Titos?”.

“Është e drejtë historike e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit t’i bashkëngjiten Kosovës. Unë e mbështes plotësisht, botërisht dhe më vjen mirë që dhe faktori ndërkombëtar po reflekton gjithnjë e më tepër”.

Thaçi ka thënë ndër të tjera se idenë e korrigjimit të kufirit me Serbinë e mbështetë edhe shumica dërmuese e Qeverisë dhe e qytetarëve të Kosovës.

“Skena politike është plotësisht në favor të dialogut, negociatave dhe të arritjes së një marrëveshjeje, duke mos e përjashtuar dhe korrigjimin. Ata që flasin për luftë dhe tragjedi janë më së paku të interesuar”.

“90 % e anëtarëve të Qeverisë së Kosovës e mbështesin korrigjimin e kufirit me Serbinë, 80 % e qytetarëve të Kosovës e mbështesin korrigjimin e kufirit dhe bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”.

“98 % e opinioneve të qytetarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e mbështesin bashkëngjitjen me Kosovën”.

“Nuk ka individ të shkëputur që mund ta bllokojë këtë proces sepse ne do të shkojmë me referendum dhe do të vendosin vetë qytetarët. E aprovojnë qytetarët, ndodh mrekullia. Nuk ndodh, këtu jemi”.

Vuçiq: Nuk ka forcë që mund të më detyrojë ta njoh Kosovën

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk ka asnjë forcë që mund ta detyrojë atë që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa i pyetur të komentojë mbi kundërshtimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Vuçiq ka thënë: “Për cilët kufij është fjala? Atyre që i njeh Rusia apo ata që i njeh Amerika, ata që i njeh Spanja apo Italia, apo ata që i njeh Kina apo Gjermania”, citojnë mediat serbe Vuçiqin, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, Serbia është gjithmonë për dialog, por duhet të dijë se për çfarë të dialogohet.

“Serbia është gjithmonë për dialog me Prishtinën dhe me të gjithë, por ne kemi nevojë të dimë se për çfarë ne po flasim”, ka thënë Vuçiq.

Lavrov bën thirrje për zbatim të marrëveshjeve Kosovë -Serbi

0

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka thënë se Rusia e përshëndet dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Begradit si dhe ka bërë thirrje që marrëveshjet që arrihen nga ky dialog të zbatohen.

“Është e nevojshme të respektohen parimet e rezolutës 1244. Ne e përshendesim dialogun e drejtëpërdrejt ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit por më e rëndësishme është që ajo që arrihet përmes dialogut të realizohet vërtetë”, ka thënë Lavrov, gjatë një vizite që po realizon të premten në Bosnje- Hercegovinë.

Ai ka theksuar të gjithë lojtarët e Jashtëm në Ballkan nuk duhet të krijojnë ndonjë situatë konflikti dhe se asnjëri nuk duhet të mendojë se vetëm ai ka të drejtë të merret me situatën në Ballkan dhe të tjerët jo.

Pas takimeve me autoritetet e Bosnje Hercegovinës, Lavrov ka thënë se Rusia mbështet integritetin dhe sovranitetin e Bosnje Hercegovinës./rel

 

Geci: Thaçi ka dhënë urdhër për vrasjen e Ahmet Krasniqit, do të takohemi në Speciale

0

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, duke thënë se ky i fundit ka dhënë urdhër për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit

“Hashim Thaçi urdhërdhënës për vrasjen e Ahmet Krasniqit, duke u munduar t’i ik Gjykatës Speciale po mundohet t’i nderoj heronj. Unë dhe Thaçi do të takohemi në Gjykatën Speciale”, ka thënë Geci.

Tutje Geci ka kërkuar që Presidenti të dorëzohet para Tribunalit të Hagës.

“ I kërkojmë Hashim Thaçi të dorëzohet para Hagës. Do të jem dëshmitar për vrasjet politike të tij pas luftës, familjet patriotike janë vrarë më urdhër të Hashim Thaçit”.

Përndryshe, kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi janë rivarrosur sot në varrezat e dëshmorëve në Velani. /Zëri/

 

Preshevarët kundër ndryshimit të kufijve, thonë se edhe ambasadat e huaja janë kundër idesë së Thaçit

0

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka rrëfyer për idenë e bashkëngjitjes së Luginës së Preshevës me Kosovë, kush ka qenë nismëtar i kësaj ideje, për përfaqësimin e Luginës në ekipin negociator në dialogun me Serbinë në Bruksel.

Arifi ka folur edhe për mendimin e ambasadave të huaja në Beograd në lidhje me bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës me Kosovë, qëndrimin e prerë të kancelares gjermane, Angela Merkel apo edhe mendimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, në lidhje me këtë çështje.

Kryetari i Komunës së Preshevës në një intervistë për kallxo.com është shprehur edhe në lidhje me atë se a mendon që do ta marrin hapin deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta shkelin Kushtetutën e Kosovës për ta votuar draft-rezolutën e propozuar nga liderët e Luginës së Preshevës duke u bazuar në referendumin e mbajtur në vitin 1992./