26.1 C
Bujanovac,Preshevë
E premte, 26 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 28

Haradinaj përkujton viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit: Jemi bashkë në luftën kundër terrorit

0

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në 17-vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA ka përkujtuar viktimat.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook në luftën kundër terrorit dhe në mbrojtje të jetës do të jenë bashkë me aleatët strategjik.

“Në 17-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001, mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Qeveria e Kosovës me nderim përkujton të gjithë viktimat që humbën jetët e tyre, duke bashkëndjerë me SHBA-të, popullin dhe qeverinë amerikane dhe me të gjithë ata që anembanë botës e përjetuan rëndë këtë sulm mbi lirinë dhe demokracinë. Në luftën kundër terrorit dhe në mbrojtje të jetës, ne jemi bashkë, në çdo kohë, me aleatët tanë strategjikë! Zoti e bekoftë Amerikën, Kosovën dhe dy popujt tanë!”, shkruan Haradinaj.

Si ngjasoi fjalimi i Vuçiqit me atë të Millosheviqit (Video)

0

Përmendjen e Millosheviqit nga Aleksandar Vuçiq në fjalimin që e mbajti të dielën në Mitrovicë, për një profesor universitar dhe një ish-deputet të viteve ’90-ta, tregon se politika serbe e sotme nuk dallon shumë me atë të para 20 vjetësh.

Derisa, për pjesën tjetër të adresimit të presidentit serb, ata kanë qëndrime të ndryshme.

Millosheviqi ishte lider i madh. Qëllimet i kishte më të mirat por rezultatet i patëm të këqija’, tha Vuçiq në Kosovë.

Pavarësisht këtyre lëvdatave Aleksandar Vuçiq në Mitrovicë tha se fjalimi i tij nuk mund të krahasohet assesi me ato të ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq në Fushë Kosovë e Gazimestan.

Me këtë po pajtohet edhe profesori universitar nga Kosova Milazim Krasniqi.

Megjithatë me këtë nuk pajtohet ish-delegati i Kuvendit të Kosovës në vitet e 90’ta Nazmi Kelmendi.

Derisa shton se përmendja e Millosheviqit nga Vuçiqi tregon se politika serbe tashmë nuk ka ndryshuar me ato të para rreth tri dekadave.

Në këtë pjesë mendimet e profesorit Milazim Krasniqi pajtohen me ato të ish-deputetit kosovar.

Glorifikimin e figurës së Millosheviqit me çka tregoi se është vazhdimësi e asaj politike. Pastaj glorifikoi Rusinë duke e shprehë si aleat strategjik. Deklaroi se është kundër anëtarësimit të Serbisë në NATO po ashtu tha se Serbia nuk do ta njoh kurrë Kosovën”, tha Krasniqi për Klan Kosovën.

Thaçi: Është institucionalizuar vullneti i deklaruar i Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën

0

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi ka biseduar sot me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës.

Pas takimit, Thaçi dhe liderët kanë mbajtur në Presidencë një konferencë të përbashkët.

Duke iu drejtuar gazetarëve Thaçi ka thes se gjithçka është se qartë qe vullneti i deklaruar i Luginës, është institucionalizuar tek institucionet e Kosovës për bashkëngjitje me Kosovën.

Këtë të drejtë e kam mbështetur plotësisht dhe botërisht. Nëse dje e kam mbështetur fuqishëm sot edhe më fuqishëm që kjo e drejtë të realizohet. Kjo çështje të mbyllet një herë e përgjithmonë.

Hapat e mëtutjeshëm, i diskutuam . Të gjithë të ngrihen mbi vetveten, kauzë e përbashkët. Kemi menduar dhe do të punojmë që edhe përfaqësuesit të jenë pjesë e dialogut përfundimtar, besoj se këtë do ta përkrahë qeveria, kuvendi dhe partitë politike. Duhet unitet edhe në Kosovë. Në kuadër të kësaj përfaqësuesit kanë prezantuar idenë për nxjerrjen e një rezolute, që mu prezantuan, ku përcakton qartë mbështetjen unike për Preshevën, Medvegjën e Bujanocin për bashkëngjitje me Kosovën.

Millosheviqi i vogël me deklaratë skandaloze, ja çfarë thotë për Kosovën dhe vizitën e Vuçiqit

0

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka folur rreth kohës kur diktatori serb Slloban Millosheviq mbajti fjalimin e tij famëkeq në Gazimestan në vitin 1989 dhe vizitën e presidentit serb Alkesandar Vuçiq së fundi në Kosovë.

Slloba i vogël, i cili gjatë regjimit të Millosheviqit ishte ndër njerëzit e tij kryesor në krimet e kryera ndaj popullatës shqiptare në Kosovë thotë ndërmjet asaj kohe dhe të tanishmes është një gjendje tjetër.

“Ajo çfarë i mungoi Millosheviqit, dhe jo vetëm të gjithë neve, është vlerësimi i rrethanave ndërkombëtare”, tha Daçiq për RTS, duke shtuar se Vuçiq sot ka një tjetër koncept.

“Në kohën e Millosheviqit në Kosovë ishte ushtria dhe policia jonë dhe mund të vinte deri te qindra mijëra njerëz. Ishte ky një pozicion tjetër. Sot jemi në pozitë që sot nuk mund t’iu themi serbëve në Shtërpcë se na presin beteja”, tha kryediplomati serb.

Daçiq shtoi se edhe sot sikur në vitin 1989 në Gazimestan është thënë se do të mbrohen serbët nëse ata sulmohen.

Duke komentuar fjalimin e kryekriminelit Millosheviq në Gazimestan në vitin 1989 dhe fjalimin e Vuçiq, ai thotë se “se serbët bëjnë politik të paqes dhe angazhohen që përmes bisedimeve të arrijnë diçka”.

“Kohët ndryshojnë dhe është mirë që ekziston një dallim i madh ndërmjet fjalimit të Millosheviqit dhe Vuçiqit.”

Daçiq thotë se problemet në Kosovë nuk janë rezultat i krimeve të Millosheviqit, por i “separatizmit dhe secesionizmit, të cilat ndodhën në të kaluarën’.

Daçiq, i njohur si Slloba i vogël nga koha e Millosheviqit, vazhdon të mbrojë ish-shefin e tij duke thënë se është i bindur se shumë politikanë sikur të ishin në vend të kryekriminelit serb, do të ishin shumë më radikalë se sa ai.

https://www.facebook.com/DacicIvica/videos/1780696602009954/?t=3

Serbia në alarm, këtë vit do të kenë më pak se 7 milionë banorë!

0

Statistikat e Institutit të Statistikave të Republikës tregojnë se Serbia do të ketë më pak se shtatë milionë banorë këtë vit për herë të parë.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, shifrat aktuale të popullsisë tregojnë se më 1 janar 2018, Serbia kishte 7,001,444 banorë.

Gjithsesi, po sipas këtyre të dhënave, përkatësisht rezultatet përfundimtare të numrit të banorëve për 2018 (30.06.2018) që do të publikohen në vitin 2019 do të jenë nën 7 milionë.

“Numri i vlerësuar i banorëve llogaritet duke shtuar rritjet në të dhënat e regjistrimit, si dallimi në mes të lindjeve dhe vdekjeve çdo vit”, thuhet në raport.

Ndërsa, po sipas mediave serbe, vetëm ndërmjet dy regjistrimeve, nga viti 2002 deri në vitin 2011, në Serbi ka 377,335 banorë më pak, që është më shumë se popullata e qytetit të Novi Sadit.

Sipas regjistrimit të vitit 2002, Serbia kishte 7.498.001 banorë, ndërsa nëntë vjet më vonë kishte 7.120.666 banorë.

Beogradi ishte midis dy regjistrimeve në “plus”, për shkak të rritjes mekanike, domethënë pasojë e imigrimit të popullsisë nga qytete të tjera.

Kryeqyteti serb kishte 62.997 banorë më shumë, ndërsa në Vojvodinë kishte rreth 115 mijë më pak. /Telegrafi/

Protone hyn në skenën botërore të industris së shitjes.

0
Më 1 Shtator të 2018 doli ne shitje singli i  pare  nga Veton Rexhepi apo si te njihemi më shum si njëri ndër Producentët më të frekuentum në Rajonin tonë (Dj Protone) .

Ai rregullishtë është në aktivitete te ndryshme, i rezervuar ne klube të natës si një dj_me aftesi të veqanta.

Që nga 1 shtator në të  gjitha pikat e shitjes së blerjes online  nga të  gjitha platformat e industris  së muzikes në europ. Singli nga Protone ‘Ethnic tech’   ështe zhander ‘tech house’ si dhe pritet të qarkulloj në gjithë boten ne zona  dhe clube të nates.
Pas kesaj  Protone firmoset nga labele të ndryshme si një producent dhe  dj profesional .

Keni mundesin ta ndiqni dhe ne chanelin ne youtube nje pjesë të ”Ethnic Tech”

Shitjet :

Deezer:https://www.deezer.com/tr/album/71684552 Tidal:https://tidal.com/browse/album/94201213 Spotify:https://open.spotify.com/album/5s1gso… İtunes/Apple Music:https://itunes.apple.com/us/album/eth… Soundcloud:https://soundcloud.com/blackbirdsuitr…

Për Serbinë libri shqip vazhdon të jetë “mall” i ndaluar

0

Shqiptarët e Luginës së Preshevës po vazhdojnë të diskriminohen nga Serbia në të gjitha sferat e jetës, e edhe kur është në pyetje arsimi. Lugina e Preshevës po vazhdon të përballet me ndalesën e librit shqip për nxënësit shqiptarë.

Libri shqip ne Luginën e Preshevës është bërë “mall” i ndaluar, thekson Fatmir Arifi, veprimtar për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në shekullin XXI në mes të Evropës shqiptarët në Luginë të Preshevës janë të vetmit të cilëve u mohohet libri shqip madje dhe Abetarja. Shqiptarëve në Luginë të Preshevës po u mohohet e drejta themelore për t’u arsimuar me libra në gjuhën amtare. Libri shqip po ndalohet si në kohën e mesjetës”, thotë Arifi.

Sipas tij, kjo gjendje duhet të jetë kambanë zgjimi për shtetet dhe institucionet shqiptare si dhe ato ndërkombëtare, duke përfshirë edhe secilin individë që e quan veten shqiptar.

“Kjo është çështje kombëtare dhe si e tillë na përket të gjithëve”, thotë ai.

Arifi thekson se shtatori, muaji i parë i vitit shkollorë në Luginë të Preshevës, po synohet të kalojë në heshtje dhe se fatkeqësisht kërkesat dhe nevojat e nxënësve shqiptar për ta gëzuar të drejtën e arsimimit me libra në gjuhën e tyre amëtave po bien ne vesh te shurdhët.

“Tragjedia nuk përfundon këtu. Tragjedia më e madhe është se të vetëquajturit lider të Luginës nuk kanë synim ti pajisin fëmijët tanë me dije. Ata duan qytetarë injorant që ti’ përdorin si makineri votimi”, thotë veprimtari Fatmir Arifi, që njëherësh është edhe hulumtues shkencor në Institutin e Historisë-“ Ali Hadri” në Prishtinë.

Sipas tij, Serbia karshi shqiptarëve, është po ajo që ka qenë vazhdimisht dhe përveç tjerash, asaj po i pengon edhe Abetarja, po i pengon libri shqip