Ideja për ndarjen e Kosovës është temë delikate, e cila kërkon bisedime serioze dhe tash për tash nuk është e qartë nëse ndarja do të thotë këmbim territoresh apo do të bëhej mbi ndonjë bazë tjetër. Kështu, siç transmeton Gazeta Express, deklaroi anëtari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa gjatë një debati të djeshëm në Bujanoc.
Në debatin e organizuar nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut nga Beogradi, e në kuadër të “dialogut të brendshëm” serb për Kosovën, Mustafa ka theksuar se shteti serb nuk i respekton të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, raporton blic.rs.
“Dialogu ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe shqiptarëve këtu nuk ka ndodhur dhe kjo e ka vështirësuar zgjidhjen e shumë problemeve në Luginën e Preshevës për shqiptarët”, ka thënë Mustafa.
Ai ka shtuar se shqiptarët akuzohen për idenë e Shqipërisë së madhe me qëllim që t’u mohohet e drejta për të kërkuar të drejtat e tyre dhe për të plotësuar nevojat e përditshme.
Për dialogun e iniciuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, Mustafa tha se duket sikur po bëhet për tërë Jugosllavinë dhe vërejti se shqiptarët e Luginës duhet të kyçen në të, por kjo më herët s’ka ndodhur.
Gani Rashiti nga Qendra për Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë nga Presheva, lidhur me idenë për këmbim të territoreve, tha se shqiptarët kanë marrë qëndrim në referendum në vitin 1992.
Këmbimi i territoreve ndodh, tha Rashiti, ndërmjet subjekteve ndërkombëtarisht të pranuara, e kjo çon drejt njohjes.
Fatmir Jahiu nga Alternativa për Ndryshime tha se shqiptarët në Serbi kanë treguar gatishmëri për t’u integruar, ndërsa i akuzoi politikanët e viteve ’90, si dhe ata të tashmit, se “ua kanë marrë njerëzve mundësitë për jetë normale”.
Jahiu konsideron se shtetet monoetnike nuk janë model i mirë për jetë dhe se nuk ia vlen të bisedohet për atë se kush ka qenë këtu më herët a më vonë, ngase të gjithë ne, sipas tij, shumë gjatë kohë jemi këtu.
“Duhet të nisim procesin e normalizimit, i cili është shumë më i rëndësishëm se ideja për ndarjen”, tha Jahiu dhe shtoi se shqiptarët e Luginës kërkojnë t’i bashkohen Kosovës për shkak se ndjehen të diskriminuar.
Paneli i dytë i debatit të Iniciativës serbe të të Rinjve për të Drejtat e Njeriut do të mbahet sot në Preshevë.
Iftari do të shtrohet të hënën në stadiumin e qytetit të Preshevës…
Po bëhen parapërgaditjet e fundit për shtruarjen e iftarit . Ky iftar do të shtrohet nëstadiumin e qytetit tëPreshevës për 2000 persona.
Mbi 100 persona staff tëcilët kanëzbarkuar mbrëm në Preshevë, tani po bëjn përgaditjet e tyre për tëqenëçdo gjënërregull për këtëiftar.
Komuna e Preshevës në bashkëpunim me komunën e Bajram Pashës nga Turqia për herëtëparënëkomunën tonëdo tështrojnëiftar në ambient tëhapur për 2000 persona, iftar ky i llojit tëparëqëpo organizohet për muajin e shenjtë tëRamazanit.
Lulzim Miftari kryetar i organizatës jo qeveritare Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim nëPreshevëpër Rtv Aldi tha se komuna e Bajram Pashës nga Turqia nëbashkëpunim me komunën e Preshevës dhe organizatëstonëkemi marëiniciativën për shtruarjen e këtij iftari për 2000 persona përëherëtëparënëPreshevë.
Zyra për prokurime publike funksionon në kuadër të shërbimit të financave dhe në komunën e Bujanocit ka të punësuar gjithsej tre punëtorë ndërsa komuna e Preshevës ka vetëm një bashkëpunëtorë profesional.
Agron Avdiu, shef i zyrës së prokurimeve publike në komunën e Bujanocit gjatë bisedës për Titulli.com tha se janë të detyruar me ligj që të bëjnë përpilimin e planit vjetorë të prokurimeve publike.
“Plani hartohet dhe administrohet së bashku me anëtarët e komisionit të prokurimeve publike të cilët janë të emëruar nga këshilli komunal”, tha Avdiu.
Ai u shpjegoi edhe kategoritë e prokurimeve publike sipas ligjit në fuqi në republikën e Serbisë.
“Në bazë të ligjit aktual mbi prokurimet publike janë të parapara tri kategori të prokurimit, kategoria e parë është ajo e cilësuar si kategoria me anë të porosisë e cila e kapë vlerën deri në 500 mijë dinarë pa TVSH, kategoria e dytë e cila kalon vlerën prej 500 mijë dinarë pa TVSH deri në 5 milion dinarë si dhe kategoria e tretë ajo e cila kapë vlerën më tepër se 5 milion dinarë pa TVSH”, tha Avdiu.
Besnik Sadiku, nga zyra për financa pranë administratës komunale të komunë së Preshevës deklaroi për Titulli.com se zyra e prokurimeve publike ka vetëm një bashkëpunëtorë profesional të angazhuar.
“Zyra për prokurime publike funksionon sipas rregulloreve në fuqi dhe ligjit mbi prokurimet publike. Momentalisht ka të angazhuar vetëm një bashkëpunëtor me përgatitje të lartë profesionale-juriste, por kjo gjendje nuk i plotëson as minimumin e nevojave për kuadro në këtë zyre”, ka thënë mes tjerash Sadiku.
Sipas tij e gjithë kjo është pasojë e mbetjes në fuqi e rregullores për ndalimin e punësimit pa pëlqimin e komisionit pranë Ministrisë së Financave të Serbisë.
Sadiku duke folur për këtë çështje tha se në kuadër të Drejtoratit për financa, buxhet dhe prokurime publike pranë administratës komunale Preshevë, funksionojnë grupet e caktuara sipas natyrë së punës dhe përgjegjësive, edhe atë grupi për Trezor (thesar), ku bëjnë pjese referatet e kontrollit te pagesave, likuidatura, arka etj, grupi për buxhet dhe grupi për prokurime publike.
Të dy bashkëbiseduesit e Titulli.com thonë se transparenca në zyrën e prokurimeve është në nivel të rregullave sepse ekziston edhe portali zyrtarë shtetërorë në të cilin publikohen procedurat e prokurimeve publike.
“Sa i përket portalit të prokurimeve publike është mjaft transparente jo vetëm në komunën e Bujanocit por në të gjithë Serbinë. Zyrat e prokurimeve bëjnë publike të gjitha projektet dhe punët të cilat realizohen”, u shpreh për Titulli.com Agron Avdiu.
Ndërsa Besnik Sadiku vlerëson se procedurave të prokurimit publik iu nënshtrohen të gjitha furnizimet, kryerja e shërbimeve apo punëve.
“Pasi që si obligim ligjor ka hyrë në fuqi portali i prokurimeve publike, mendojë se nuk mungon transparenca e këtyre procedurave”, potencoi Sadiku.
Zyra e prokurimeve publike në nivelin lokal nuk publikon kënaqshëm të dhënat për këtë çështje edhe pse ato publikohen në portalin zyrtarë shtetërorë./Titulli.com/Lugina24.com
Kryetari i shtetit Serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se do të japë çdo gjë që të arrihet zgjidhja për Kosovën, ose në kundërtën Serbia do të ketë probleme të shumta.
Ai ka theksuar se Serbia duhet t’i zgjidhë marrëdhëniet me shqiptarët për veten e vet, sepse nëse nuk i zgjidh, do të ketë probleme të shumta.
“Do të na mbyllen dyert e BE-së, nuk do të kem i rritje ekonomike të suksesshme siç e kemi sivjet”, citon beta të ketë thënë Vuçiç.Ai ka shtuar se me kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi ka këmbyer disa fjalë pasi i kishte ftuar kancelarja gjermane Angela Merkel, porse nuk kishin folur për dialogun Beograd –Prishtinë.Vuçiç ka thënë se për gjetjen e zgjidhjes së Kosovës (politikanë serbë ende mendojnë ose shtiren se Kosova ende nuk është çështje e zgjidhur) duhet të ekzistojë dëshira e dy palëve për arritjen e kompromisit e jo pala tjetër të dërgojë platformë dhe të thotë se nuk është e gatshme për asgjë, sepse, ka shtuar ai, nuk është reale të pritet që Serbia t’i japë të gjitha e të mos fitojë asgjë”.Ai ka thënë se platformë të tillë ka miratuar qeveria e Kosovës, porse ajo, me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare, nuk është dërguar për miratim në Kuvendin e Kosovës, sepse ajo do t’ua lidhte duart të gjithëve.Ndërsa u prekte platformave të tjera, për to tashmë kam folur, disa i kam marrë, por jo ndonjë që do të duhej komentuar gjerësisht për opinionin serb”, ka thënë Vuçiç .
I pyetur për deklaratën e Thaçit se pret që marrëveshja me Serbinë do të arrihet për 6 ose 9 muaj, Vuçiç ka thënë se “ai nuk është nga ata që mund të kufizojnë ndonjë gjë” dhe se kontesti i serbëve dhe shqiptarëve ka filluar shumë kohë para Lidhjes së Parë të Prizrenit e ajo ka qenë para 140 vjetësh “.”Gjithsesi se do të ketë vazhdim të dialogut me Kosovën, porse për atë dialog duhet të përmbushen disa kushte dhe të shohim së parë çfarë është plotësuar nga Marrëveshja e Brukselit”, ka thënë ai duke akuzuar Kosovën për respektim të marrëveshjeve e duke thënë se “Serbia ia ka respektuar të gjitha”.

Një video reklamë e cila po qarkullon në youtube dhe rrjete sociale ka marrë vëmendjen e miliona njerzve. Në video shihet një voglush i cili i drejtohet liderëve botërorë duke nisur nga ai i SHBA,, Rusisë , Gjermanisë , Koresë së veriut por dhe liderve të tjerë botërorë që të ndalin luftërat mbi popullsinë e pafajshme sidomos në muajin e shenjtë të Ramazanit. Mesazhi adresohet për Palestinën ku regjimi i Izraelit kët javë la të vdekur afro 100 veta.
Është investimi i parë madhështor që do të zhvillohet në Komunën e Preshevës.
Bëhet fjelë për një park multifunksional , hapësire rekarative dhe vende parkimi për automjetet.
Lajmin ka bërë të ditur vetë kryetari i kësaj komune Shqiprim Arifi me anë të një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Projekti ideor i parkut qendror të qytetit
Komuna e Preshevës për herë të parë në historinë e saj do të pajiset me park, i cili do të vendoset në kompleksin rekreativ mes shkollave tona dhe stadiumit të qytetit.
Perveç hapësirave rekreative, njëkohësisht qytetarëve tanë do t’iu mundësohen hapësira për parkingje, me qëllim të zgjidhjes së kaosit në trafikun brenda qytetit.
Jemi duke punuar intensivisht për të rregulluar edhe parqe tjerë në qytet dhe vebdbanime, për t’i ofruar fëmijëve, nënave, të rriturve e të moshuarëve, hapësira për të kaluar kohen e lirë, në ambient të hapur e të rregulluar.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se shumë njerëz ndihet të lodhur në Serbi nga premtimet se vendi i tij një ditë do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Gjatë një interviste për Euronews ai ka thënë se Beogradi nuk është duke provokuar Kosovën.
Vuçiq ka thënë se Serbinë askush nuk e ka garantuar se do të jetë pjesë e BE-së, por para se të ndodhë një gjë e tillë duhet një marrëveshje finale me Kosovën.
Presidenti serb ka thënë se ai është i gatshëm të bëjë kompromise për Kosovën, por jo ta poshtërojë popullin serb.
“Para se gjithash, mendoj se askush nuk na ka garantuar që ne të jemi pjesë e Bashkimit Evropian në vitin 2025. Ata kanë thënë: ‘Nëse i kryeni punët…’ Kjo kishte të bënte kryesisht me marrëveshjen me Kosovën. ‘Nëse i zgjidhni të gjitha problemet me Prishtinën’ dhe më pas gjithçka tjetër, përfshirë sundimin e ligjit dhe gjithçka që kërkojmë nga ju, atëherë do të mund të bëheshim anëtar të BE-së më 2025. Dhe jemi në rrugën e BE-së që nga viti 2000″.
“Kanë kaluar 18 vjet dhe për këtë arsye njerëzit ndihen, herë pas here, të lodhur. Por, sidoqoftë, nuk ka zgjidhje më të mirë. Ne do ta kryejmë punën tonë. Do të investojmë përpjekje të mëdha në tentim për të gjetur një zgjidhje për krizën e Kosovës”, ka thënë Vuçiq.
I pyetur nga Euronews nëse është provokim veprimi i Serbisë kur dërgoi një tren në Kosovë me një flamur të madh serb dhe me flamurin që thoshte “Kosova është Serbi”, Vuçiq ka mohuar të ketë provokime nga ana e Serbisë.
“Nëse na thoni ne se Kosova është shtet i pavarur, a është provokim i madh kundër Serbisë? Madje edhe vendi juaj (Hungaria), vendi prej nga vini, e ka njohur pavarësinë e Kosovës, a është ky një provokim i madh sot? A t’ju konsideroj juve si provokues të madh? Sepse ke një mendim ndryshe në lidhje me statusin ligjor të Kosovës në krahasim me ne? Ne e respektojmë faktin se mendojnë ndryshe nga ne, kur flasin për statusin ligjor të Kosovës. Dhe ky është dallimi. Dhe ende mendoni se ka qenë provokim se dikush e ka shkruar ‘Kosova ishte Serbi’. E pabesueshme. Unë mendoj se Kosova është Serbi”.
“Në të njëjtën kohë, jam shumë i gatshëm të flas për kompromise dhe të bëj koncesione sa më shumë që të jetë e mundshme. Por jo të poshtëroj popullin dhe të mos i rrezikoj interesat e Serbisë”, ka thënë Vuçiq.
Afati i konkurimit është 15 ditë nga data e shpalljes (deri më datë 31.05.2018),në panelin e shpalljeve të komunës së Preshevës,në faqen elektronike të komunës dhe në mjetet lokale të informimit.
Dorëzimi i dokumentacionit bëhet në sportelin pranues të komunës së Preshevës me mbishkresën Komisionit për Zhvillimin dhe Subvencionet në Bujqësi për vitin 2018 në Komunën e Preshevës./presheva.com/
Ish-kryeministri Nikolla Gruevski pret sot fjalën e fundit të gjykatës në rastin “Tanku”, ku ai është i akuzuari i parë. Në seancën që do të zhvillohet në Gjykatën Penale pritet sjellja e aktvendimit, me ç’rast do të jetë dënimi i parë për Gruevskin nga 5 aktakuzat e ngritura ndaj tij nga ana e Prokurorisë Speciale.
Në seancën e fundit, gjykatësja Dobrila Kacarska porositi avokatët mbrojtës që të përgatisin fjalët e fundit.Rasti “Tanku” i referohet blerjes së Mercedesit luksoz prej 600 mijë eurosh, ndërsa në të akuzohet ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish-ndihmësministri i Ministrit të Punëve të Brendshme Gjoko Popovski. Sipas njohësve të drejtësisë, në raste të tilla dënimet janë nga 3 vjet deri në 10 vjet.
Ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi ka thënë para deputetëve se Policia e Kosovës e ka të ndaluar të kalojë nëpër fshatrat Karaçevë e Poshtme dhe Epërme me një urdhëresë të KFOR-it, ngase kjo është nën përgjegjësi të tyre.
Në kohën e pyetjeve parlamentare, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, pyeti ministrin e brendshëm, Bejtush Gashin për shqetësimet e banorëve të fshatit Karaçevë, për futjen e policisë serbe në territorin e Kosovës.
Ministri Gashi tha se kjo çështje mbetet ende e pazgjidhur dhe se Policia e Kosovës e ka të ndaluar të kalojë në atë pjesë me një urdhëresë të KFOR-it të vitit 2014.
“Përgjegjësia për mbikëqyrjen kufitare me Serbinë është nën mandatin e KFOR-it, që nuk e ka dorëzuar këtë mandat ende. KFOR mendon që pjesa e kontestuar mes fshatrave Novosellë dhe Karaçevë është nën juridiksionin serb, me Marrëveshjen Tekniko-Ushtarake të Kumanovës të vitit ’99, të cilën KFOR e respekton”, tha ai.
Ministri tha se Policia e Kosovës është e pranishme në kufirin me Serbinë, por jo edhe në Karaçevë të Poshtme dhe Karaçevë të Epërme, pas urdhëresës e KFOR-it të datës 12 maj 2014 të lëshuar nga ish-komandanti Salvadore Farina.
Gashi tha se këtë çështje do ta trajtojë me KFOR-in.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur sot për të ardhmen e vendit të tij dhe lidhjen e pashmangshme me Kosovën në këtë rrugë.
Në një intervistë për EuroNews, Vuçiq i pyetur se kur do të mund të anëtarësohet Serbia në Bashkimin Evropian, pas parasysh se bazuar në buxhetin e propozuar nga Komisioni Evropian nuk ka shenja se ndonjë vend do të mund të anëtarësohet në bllok para vitit 2027, Vuçiq thotë se askush s’ka garantuar se vendi i tij do të jetë pjesë e BE-së në vitin 2025.
“Ata kanë thënë: Nëse i kryeni punët… Punët kanë të bëjnë kryesisht me marrëveshjen me Kosovën. ‘Nëse i zgjidhni të gjitha problemet me Prishtinën’ dhe më pas gjithçka tjetër, përfshirë sundimi e ligjit dhe gjithçka që kërkojmë nga ju, atëherë do të mund të bëheshim anëtar i BE-së më 2025. Dhe jemi në rrugën e BE-së që nga viti 2000. Kanë kaluar 18 vjet dhe për këtë arsye njerëzit ndihen, herë pas here, të lodhur. Por, sidoqoftë, nuk ka zgjidhje më të mirë. Ne do ta kryejmë punën tonë. Do të investojmë përpjekje të mëdha në tentim për të gjetur një zgjidhje për Kosovën”, ka thënë Vuçiq, shkruan Beta.
Gazetari i EuroNews ia përmend Vuçiqit ndalimin e karateistëve kosovarë që të marrin pjesë në kampionatin Evropian që u mbajt në Novi Sad, duke e pyetur se si do të duket normalizimi i marrëdhënieve me Kosovë kur shteti serb e bëri atë ndalesë.
“Ne vepruam në mënyrën shumë të duhur. Ua lejuam atyre hyrjen, por pa flamur shtetëror të Kosovës. Sepse për neve ata nuk janë shtet. Por jo vetëm për ne. Por për të gjithë të tjerët. Dhe ne u pajtuam që të vijnë pa flamuj shtetërorë dhe se nuk do të ketë as flamuj serbë, e as të shteteve tjera pjesëmarrëse. Kjo mund të bëhet, pa himn shtetëror e pa asgjë tjetër. Ata thanë; ‘Jo, jo, nuk e pranojmë këtë’ sepse deshën të ndaloheshin”, tha Vuçiq.
Gazetari i thotë se nga jashtë, veprimi i javës së kaluar me ekipin kosovar të karatesë është dukur i ngjashëm me provokimin e vitit të kaluar, kur Serbia nisi trenin ne Kosovës me një flamur të madh serb dhe me mbishkrimet “Kosova është Serbi” dhe se kjo mund të ketë qenë provokim i dyanshëm.
“Nuk ka provokime të dyanshme. Nëse na thoni neve se Kosova është shtet i pavarur, a është provokim i madh kundër Serbisë? Madje edhe vendi juaj, vendi prej nga vini, e ka njohur pavarësinë e Kosovës, a është ky një provokim i madh sot? A t’ju konsideroj juve si provokues të madh? Sepse ke një mendim ndryshe në lidhje me statusin ligjor të Kosovës në krahasim me ne? Ne e respektojmë faktin se mendojnë ndryshe nga ne, kur flasin për statusin ligjor të Kosovës. Dhe ky është dallimi. Dhe ende mendoni se ka qenë provokim se dikush e ka shkruar ‘Kosova ishte Serbi’. E pabesueshme. Unë mendoj se Kosova është Serbi. Apo ju provokoj? Apo çka? A do të me arrestoni? Do të me vrisni? Apo çka? Nëse ky është provokim i madh. Dhe në të njëjtën kohë, jam shumë i gatshëm të flas për kompromise dhe të bëjë koncesione sa më shumë që të jetë e mundshme. Por jo të poshtëroj popullin dhe të mos i rrezikoj interesat e Serbisë”, tha presidenti serb.
Vuçiq, Thaçi dhe përfaqësues të tjerë të Ballkanit Perëndimor do të takohen nesër në Sofje në samitin e madh BE-Ballkani Perëndimor.