28.6 C
Bujanovac,Preshevë
E shtunë, 27 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 43

Boshnjakëzimi-islamizimi dhe turqizimi e në fund tjetërsimi i Kombit Shqipëtar në Luginë të Preshevës

0

Nga Skender Jashari

Lugina e Preshevës viteve të fundit, është duke u përballur me luftën speciale të Serbisë, që drejtohet kundër kësaj treve, por edhe kundër Republikës së Kosovës e më gjerë! Serbia në bashkëveprim me Myftinin e Sanxhakut të Novi Pazarit, më njerëz të caktuar të Bashkësisë Islame të Preshevës, por edhe në aleancë dhe bashkërendim veprimesh edhe me Turqinë( sidomos përmes TIKA-s), synojnë boshnjakëzimin-islamizimin dhe turqizimin e Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës, si shkallë e parë drejtë zhdukjes së Kombit Shqipëtar në këtë trevë autoktone.

Vetëdija jonë Kombëtare është ende e mjerueshme, por edhe më i mjerueshëm është qëndrimi plotësisht pasiv sidomos i Institucioneve kompetente të shtetit Amë( Shqipërisë) dhe Republikës së Kosovës, karshi kësaj dukurie! Edhe përkundër faktit që në vazhdimësi kam kërkuar ndërhyrjen dhe ushtrimin e ndikimit të Institucioneve kompetente të shteteve tona, kjo ende nuk është bë! Tashmë është koha e fundit, që duhet veprim së paku të ndërprehet ky asimilim i Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës.

Familja ime mbetemi pothuajse familja e vetme, në Luginë të Preshevës, që ashpër dhe vendosur kemi ngritur zërin, madje shumëherë anëtarët e familjes time, janë sulmuar, fyer dhe kërcënuar nga bashkëpunëtorë të Serbisë, të cilët mbronin këto akte shoveniste që asimilonin Shqipëtarët e kësaj ane! Edhe në kohët e sotme, Serbia dhe agjenturat e saj, lirshëm mund t’na luftojnë neve përmes një numri të hoxhallarëve të komunës së Preshevës, derisa intelektualët e kësaj ane heshtin( nga frika prej Serbisë dhe gjykimit nga bashkëvendasit), njejtë heshtin edhe nacionalistët Shqipëtar të kësaj ane( që për fat të keq shumica janë as pa shkollën e mesme- e që kurrë në jetë nuk kanë lexu a dëgju për taktika e forma të luftës speciale e as për elaboratet serbe për shfarosjen tonë)!

Serbia pas Luftës së UÇPMB-së, rifilloi aplikimin e metodave dhe formave të Luftës speciale, siç i kishin projektu që në Naçertaninë dhe i kishin apliku shumëherë! Pasi që jam nga fshati Rahovicë, komuna e Preshevës, kjo më ka dhënë mundësinë të disponojë çdo informatë të këtij problemi. Fshati Rahovicë, gjatë luftës së UÇPMB-së, i njohur për luftën anti-serbe, njejtë edhe nga një fshat i komunës së Bujanovcit, Serbia filloi përmes hoxhallarëve të dirigjuar prej saj( që personalisht i njohë në detaje), rekrutimin dhe organizimin e celulave dhe grupeve të Agjentëve Islamik të Serbisë; po ashtu filloi edhe boshnjakëzimin-islamizimin dhe turqizimin e Luginës së Preshevës!

Boshnjakëzimi i Luginës së Preshevës, është praktikë e njohur tashmë, që tregoi sukses edhe gjatë kohës së titizmit(komunizmit) në ish-jugosllavi, si në Sanxhakun e Novi Pazarit, apo edhe më herët edhe në hapësirën prej Vranjës deri në Nish! Boshnjakëzimi-islamizimi dhe turqizimi është synim fillestar shovenist i Serbisë, por edhe interes i Turqisë për të shtrirë ndikimin e saj( tashmë të deklaruar botërisht), që Shqipëtarët t’i tjetërsojë kombtarisht, duke arritur që t’ia zbusë identitetin kombëtar e duke ia forcuar identitetin fetar islam( sepse Serbisë asnjëherë nuk i pengoi islami, por i pengoi Kombi Shqipëtar)! Qëllimi definitiv i Serbisë, është islamizimi i Shqipëtarëve, duke ua shuar plotësisht identitetin Kombëtar Shqipëtar apo edhe duke i tjetërsu në “srpski muslimani”, siç bëri me Sanxhakun e Novi Pazarit, me treva të shumëta nga Vranja deri në Nish!

Një fraksion i Bashkësisë Islame të Preshevës, pak vite më parë, u shkëput nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe Agjentët Islamik të Serbisë( të katapultuar në Bashkësinë Islame të Preshevës) e bashkuan-varësuan me Bashkësinë Islame të Sanxhakut të Novi Pazarit!

Derisa analfabetizmi, konservatorizmi, papunësia dhe paternalizmi shtuar kësaj edhe implikimet dhe injektimet e qëllimshme të agjenturave serbe, për tjetërsim të Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës, është pothuajse në një linjë të njejtë! Tashmë edhe futja e mësimit fetar islamik, që ligjërohet nga Agjentët Islamik të Serbisë, në Shkollat Shqipe në Luginë të Preshevës, edhe më shumë dëmton nivelin e shkollimit të shoqërisë! Jo pak ndikim të dëmshëm kanë edhe prindërit dhe familjet tona, që nën stigmën e konservatorizmit, ndikojnë jo në mirëruajtjen e Identitetit Kombëtar Shqipëtar, por në banalizmin dhe ekstremizimin fetar islam. Për fat të keq, sidomos femrat janë më të viktimizuara, pasiqë nën slloganin gjoja të ruajtjes së nderit të saj, gabimisht nga familja dhe rrethi eskivohet a shtyhet drejt mbulesës turke( veshjes së kulturës turke) a arabe( veshjes së kulturës arabe)-duke menduar që :”vajza pa mbulesë është shkinë, e vajza e mbuluar është e ndershme”! Dihet mirëfilli që në vendet ku ka papunësi të shtuar, ka sidomos problem të shtuara socio-ekonomike, probleme këto që manipulohen dhe orkestrohen jo pak edhe për qëllime të pushtetmbajtësit-okupatorit serb! Ndërsa paternalizmi në Luginë të Preshevës, ka edhe ndikimin negativ, sepse prindërit tonë ende kërkojnë dhe ndërtojnë xhami përpara Shkollave( madje xhamitë i ndërtojmë edhe me djersën tonë të nxitur dhe ndihmuar edhe nga Serbia, kurse Shkollat presim t’i financoj Serbia!), pra ende mendojnë për vdekjen përpara Jetës-Ardhmërisë, ende mendojnë për vetëshkatërrim të Atdheut-Kombit tonë përpara Përparimit dhe Zhvillimit të Atdheut-Kombit tonë! Forcimi i paternalizmit dhe konservatorizmit duke dëmtu Femrën Shqipëtare në Luginë të Preshevës, bënë që femrat e tilla të lindin “fëmijë të sëmurë” –siç tashmë dukuria e tillë është studiuar në Europën Perëndimore!

Ditëve të fundit, festuan maturën( gjeneratën e parë) në Medresen(shkollën e mesme) në Preshevë, shkollë kjo teologjike islamike asnjëherë e penguar nga Serbia, e financuar dhe dirigjuar nga Turqia( për turqizim dhe boshnjakëzim të Shqipëtarëve të kësaj treve)! Pamjet e këtij manifestimi-mature, flasin vetë: veshje të kulturës turke, e sidomos vetëdeklarim i i myftiut në nivel republikan të Novi Pazarit- Mevludin efendi Dudiq, që ata nuk kanë qëllimin e boshnjakëzimit të Luginës së Preshevës, por tregon që qëllimi definitiv i tyre është islamizimi i Shqipëtarëve.

Banane & kokainë: detaje nga operacioni i kapjes së 2 ton drogë shqiptarësh në Gjermani

0

Siç është bërë e ditur prej orësh, në Gjermani është sekuestruar dy ton drogë e fortë e ardhur nga Amerika Latine dhe janë arrestuar disa shqiptarë.

Bëhet fjalë për një bandë shumë të fuqishme në jugperëndim të Gjermanisë, e cila kishte kontrollin e të gjithë Bavarisë dhe landeve të pasura të Perëndimit.

Operacioni është zhvilluar së bashku, mes policisë gjermane dhe asaj shqiptare, në koordinim të plotë me zyrën e DEA-s në Athinë, e cila ka drejtuar gjithçka së bashku me oficerë shqiptarë të Interpolit dhe atë të policisë gjermane.

Deri më tani janë arrestuar 12 anëtarë të bandës, ku një pjesë prej tyre janë shqiptarë. Megjithatë deri tani nuk ka asnjë ifno, pasi pritet të arrihet në kokën ose në koordininimin e kësaj ngarkese me gjysmë tonin e Maminasit dhe 1 tonëshin e kapur në Spanjë.

Ministria e Brendshme gjermane ka njoftuar se lënda narkotike ishte fshehur në kuti bananesh, fiks si ngarkesa e Maminasit dhe ajo e Spanjës.

Policia gjermane bën të ditur se është goditur rrjeti ndërkombëtar i kësaj rruge, por vetëm kaq.

Prokuroria e Bavarisë mësohet se ka nisur një hetim në disa rrjete supermarketesh që mendohet se janë si “Pizza Conections” në SHBA në vitet ‘80 ku Cosa Nostra siçiliane shpërndante heroinën.

Këto supermarket të vogla zotërohen pjesërisht nga emigrantë, ku në një pjesë të madhe të tyre gjermanët figurojnë vetëm si emra. Ndaj hetimet po mbahen sekret. Ka një dyshim se këto markete “lagjesh” janë qendra e shpërndarjes së heroinës jo thjesht me pakicë por për “togerët e trafikut”.

Ministria e Brendshme gjermane e ka konsideruar record sasinë e kapur që arrin në shuma marramendëse.

Kjo është sasia e dytë më e madhe e kokainës e kapur në Gjermani, ku një vit më parë u sekuestrua më e madhja prej 3.8 tonë kokainë, në Portin e Hamburgut.

Hetuesit e zyrës antodrogë të policisë bavareze kanë bërë të ditur se banda ku shqiptarët kanë rolin kryesor ka trafikuar 400 milionë euro vetëm në landet e Bavarisë dhe Nordrhein-Westfalen.

Bëhet fjalë për zonën më të pasur të Gjermanisë, ku qeverisin disa grupe të rëndësishëm trafikantësh: Ndrageta kalabreze që është numri 1 i tregtisë së kokainës; e më pas vijnë vëllezërit Osmani që natyrisht janë shqiptarë të Kosovës por financimet më të mëdha i kanë në Beograd dhe rrethinat e tij, ku kanë edhe klientelën politike dhe mediatike dhe më pas vijnë grupet shqiptare që janë treguar agresive vitet e fundit.

DEA amerikane mendon se ka një aleancë të hekurt mes palëve, madje edhe sponsorizime të forta në Tiranë.

Një politikan i njohur sipas DEA-s, është fotografuar madje edhe me një nga trafikantët më të fuqishëm që prej vitesh është në betejë me qeverinë gjermane. /

Gjuriq: S’më duhet pasaporta e një shteti të rremë siç është Kosova (Video)

0

Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka refuzuar ftesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u pajisur me pasaportë të Kosovës.

Ai tha se nuk i duhen “dokumente të rreme të udhëtimit” sepse “kam pasaportën e Serbisë dhe mund të udhëtoj pa viza në 119 shtete”.

“Ia kujtoj të ashtuquajturit president të institucioneve të përkohshme të krahinës autonome të Kosovës dhe Metohisë, Hashim Thaçi, i cili në mënyrë cinike ‘më ka ofruar’ një shtetësi joekzistuese të krahinës jugore të vendit tim, se unë veçse kam pasaportë të Republikës së Serbisë, me të cilin, si çdo qytetar i Serbisë, mund të udhëtoj pa viza në 119 shtete në mbarë botën, prandaj nuk më nevojiten dokumente false udhëtimi”, ka thënë Gjuriq, raporton B92.

“Nëse ato dokumente do të vlenin diçka, nuk do t’i merrnin ai, Haradinaj e kolegët e tyre në Prishtinë pasaportat e Republikës së Shqipërisë”, ka shtuar ai.

“Është mirë që shumë prej të afërmve dhe miqve të tyre kanë pasaporta të Serbisë, por do të duhej sqaruar bashkëqytetarëve të tyre në Kosovë e Metohi se a është arsyeja e mos-vlefshmërisë së pasaportave të rreme që u japin atyre pasojë e asaj që ‘shteti’ i tyre është i rremë dhe i panjohur, dhe si rrjedhojë nuk u njihen as dokumentet, apo pasojë e nivelit të tyre të korrupsionit dhe krimit në shtetin e rremë, për ç’arsye madje as mbrojtësit e tyre më të mëdhenj nuk i lejojnë të hyjnë në vendet e tyre pa viza”, ka deklaruar Gjuriqi, transmeton Koha.net.

Thaçi, në një intervistë në një medium lokal, ka thënë se nëse Gjuriq dëshiron të vijë në Kosovë pa probleme, duhet të pajiset me pasaportë të Republikës së Kosovës.

Presidenti turk me në krah kryeministren britanike: historia nuk do ta falë kurrë Izraelin

0

Rexhep Tajjip Erdogan vijon të jetë zëri më i fuqishëm i botës islame në denoncimin e masakrës izraelite mbi popullsinë palestineze në fillim të kësaj jave.

Edhe një herë tjetër ai e ka bërë të qartë se Turqia nuk ka për ta pranuar kurrë vendimin amerikan për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

“Ne kurrë nuk kemi për ta pranuar përpjekjen amerikane për ta zhvendosur ambasadën në Jerusalem dhe për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit,” ka deklaruar ai.

Presidenti turk i bëri këto deklarata në një konferencë të përbashkët shtypi në Londër me kryeministren britanike, Theresa May, mbrëmjen e së martës.

“Historia nuk ka për t’ju falur ju,” u shpreh Erdogani, me fjalët që nënkuptonin SHBA-në, si nxitëse e protestave me zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem.

“Historia nuk ka për ta falur po ashtu kurrë Izraelin,” shtoi ai.

Ishin forcat izraelite ato që vranë më së paku 61 palestinezë dhe plagosën mijëra të tjerë të hënën e përgjakshme.

Një thirrje të përsëritur pati në konferencën e tij të shtypit dhe për bashkësinë ndërkombëtare, për Kombet e Bashkuara, për të vepruar pa humbur kohë për ta ndalur shtypjen në Palestinë.

Veç kësaj, Erdogani paralajmëroi dhe një mesazh të fortë për botën në takimin e jashtëzakonshëm, që do të mbahet të premten, të Organizatës së Bashkëpunimit Islam.

Erdogani do ta quante më herët, gjatë së martës, Netanjahun kryeministër të një shteti aparteidi që i kishte pushtuar tokat e një populli të pambrojtur për 60 e kusur vite në shkelje të rezolutave të OKB-së.

“Ai ka gjakun e palestinezëve në duar, dhe nuk mund t’i mbulojë krimet duke sulmuar Turqinë.”

Avokati i popullit kërkon legalizimin e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës

0

Në Kosovë Avokati i Popullit u kërkoi të premten autoriteteve pajisjen me dokumente personale të shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, tri komuna me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, që janë shpërngulur në territorin e Kosovës.

Në një raport të avokatit thuhet se “një numër i madh i qytetarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, janë zhvendosur në Kosovë, për arsye të sigurisë, aspektet sociale, ekonomike e të tjera. Një pjesë e tyre, në mungesë të dokumenteve personale, për kohë të gjatë, janë duke u përballur me çështjen e mungesës së statusit për qëndrim ligjor, pa shtetësi efektive dhe dokumente personale identifikimi brenda territorit të Republikës së Kosovës”.

Avokati i Popullit e konsideron shqetësuese këtë gjendje që shton “vështirësitë në realizimin e një jete normale dhe gëzimin e të drejtave elementare, të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.

Ndonëse nuk ka të dhëna të sakta, në raportin e Avokatit të Popullit theksohet mes tjerash se që nga viti 2001, rreth 3 mijë e 500 shqiptarë etnik nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, janë zhvendosur në Kosovës dhe nuk kanë status të zgjidhur ligjor.

Ata nuk mund të marrin dokumente nga Serbia për shkak të një ligji të vitit 2011 që u lejon autoriteteve serbe të fshijnë emrat e tyre nga regjistrat lokal.

Një numër i shqiptarëve nga ajo zonë qenë zhvendosur gjatë dhe menjëherë pas konfliktit ndërmjet kryengritësve shqiptarë dhe forcave qeveritare serbe, që mori fund në maj të vitit 2001, me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar.

Scott: Uraniumi i varfëruar është përdorur edhe në rajonin e Preshevës dhe Bujanocit

0

Ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott ka deklaruar për FoNet se shumë ekspertë kanë nxjerrë përfundimin se nuk ka rrezik shëndetësor në Serbi dhe as kudo tjetër në botë ku është përdorur municioni me uranium të varfëruar.

Ai ka shtuar se kështu ka pohuar edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e mjedisit.

Scott ka theksuar se municioni me uraniumi i varfëruar është përdorur ekskluzivisht në Kosovë dhe më pak në rajonin e Preshevës e Bujanocit.

“Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në çdo hulumtim serioz shkencor lidhur me këtë, ndërsa OBSH ka treguar se uraniumi varfëruar nuk bën rrezik serioz për shëndetin”, ka thënë Scott.

Ai ka shtuar se disa shkencëtarë serbë, epidemiologë e radiologë kanë bërë hulumtime të pavarura dhe ata nuk kanë gjetur dëshmi se uraniumi i varfëruar ka shkaktuar probleme shëndetësore në Serbi.

Në Beograd është iniciuar krijim i një Komisioni që do të hetonte dëmtimet shëndetësore nga përdorimi i municionit me uranium të varfëruar.

Presidenti i Çekisë merr rakinë serbe si dhuratë dhe thotë se Kosova udhëhiqet nga ”narko-mafiozët” (Video)

0

Presidenti i Republikës Çeke, Milosh Zeman tha në Jakartovice në lindje të Republikës Çeke se zyrtarët e Kosovës

Presidenti i Republikës Çeke, Milosh Zeman tha në Jakartovice në lindje të Republikës Çeke se zyrtarët e Kosovës janë “narko-mafiozë të financuar nga krimet e luftës”.

Një deklaratë e tillë, siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, presidenti çek e kishte bërë kur ai kishte marrë një dhuratë nga një prej mbështetësve të tij serb, si “mirënjohje për refuzim të takimit me zyrtarë të Kosovës dhe bllokimin e emërimit të Ambasadorit të Republikës Çeke në Prishtinë”.

“Ma jep. Do të jetë diçka si raki. Unë gjithmonë kam folur për këta përfaqësues (të Kosovës) si narkomafiash që financohen nga krimet e luftës. Kjo mendoj se është e mjaftueshme”, citohet të ketë thënë Zeman si një adhurues i famshëm i pijeve alkoolike.

Siç thuhet më tej, edhe pse vizitat e Zeman në rajone të ndryshme të Republikës Çeke shpeshherë janë shoqëruar me protesta, në një rast të tillë kjo nuk ka ndodhur.

Mediat serbe kanë publikuar edhe videon ku ai thotë një deklaratë të tillë – deklarate e tij është pas minutës së 14-të.

Mesazh Urimi I Kryetarit Të BIPBM-Së, Me Rastin E Agjerimit Të Muajit Të Ramazanit

0

Kreu i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, H. Nexhmedin ef. Saqipi ua uron të gjithë besimtarëve të Kosovës Lindore, diasporë si dhe mbarë besimtarëve kudo që gjinden, muajin e bekuar dhe të uruar të Ramazanit të ndershëm. Duke shpresuar se ky muaj do të jetë shkollë e edukimit, pastrimit, emancipimit, lartësimit shpirtëror,si dhe i fuqisë dhe i bukurisë.

Këtë muaj besimtarët islam, anë e kënd botës e presin me knaqësinë më të madhe, sepse agjërimi i shëndritë zemrat e besimtarëve dhe i ngritë në shkallën më të lartë të devotshmërisë. Ndërsa, largon nga zemra zilinë, urrejtjen, përgojimin, egoizmin dhe përtacinë. Pastaj, i fton besimtarët që të bëhen personalitete të sinqertë, të butë të mëshirshëm ndaj besimtarëve, të jenë të dashur mes veti, t`ia ruajnë shpinën njëri tjetrit, si të jenë një trup dhe shpirt.

Andaj, sot, kush ka nevojë më tepër se ne shqiptarët për pastrim shpirtëror, për qëndrueshmëri, durim, mbisundim mbi epshet, për çlirim nga kolonizimi shpirtëror, për stabilitet, paq dhe harmoni, si dhe marrëdhënie të mira në mes etniteteve.

Vetëm me punë dhe angazhim mbrohet morali dhe dinjiteti i popullit si dhe ideali i tij për paqë, tolerancë dhe mirëkuptim. thuhet midis tjerash në mesazhin e urimit të kryesisë së BIPBM –së me seli në Bujanoc.

Njofton Qendra për informim pranë BIPBM-së, Bujanoc.

15.05.2018

Reagon Serbia: Kosova e ka KFOR-in, nuk i duhet ushtria!

0

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, po e sheh si të panevojshëm formimin e Ushtrisë së Kosovës…

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, po e sheh si të panevojshëm formimin e Ushtrisë së Kosovës, pasi që sipas tij punën e tyre mund ta kryejnë më së miri trupat e NATO-s në Kosov

Duke folur për “Tv Pink”, Vulin shtoi se përgjegjësit kryesor për situatën e sigurisë në Kosovë janë trupat e KFOR-it, të cilët sipas tij janë të përgatitur për një gjë të tillë.

“Janë trupat e KFOR-it të cilët janë të trajnuar mirë nga ushtritë më të fuqishme, ata janë përgjegjës për sigurinë në Kosovë dhe të gjithë pajtohemi se situata e sigurisë në Kosovë, sidomos për serbët, nuk është e mirë, dhe tani nëse ikën KFOR-i, nëse ikën ushtria e trajnuar, disa veteranë të UÇK-së do të vijnë dhe të garantojnë siguri. Kush do të garantojë siguri dhe nga se po e mbrojnë ata Kosovën?’’, pyet Vulin, transmeton lajmi.net.

Sipas tij vendimet individuale të anëtarëve të NATO-s për të qëndruar ose jo në Kosovë janë shkelje e rëndë e Rezolutës 1244, në bazë të së cilës ai thotë se KFOR-i erdhi në Kosovë.

“Jo, mandati i KFOR-it në Kosovë është i bazuar në Rezolutën 1244, dhe i bazuar në vendimet përkatëse të OKB-së, dhe jo në vendimet individuale të shteteve anëtare. Ju mund ta shkelni Ligjin Ndërkombëtar, siç e keni shkelur në momentin kur e keni njohur pavarësinë e Kosovës dhe në rastin e bombardimeve kundër ish-Jugosllavisë, ju mund ta vendosni prap poshtë atë, mirëpo këto gjëra do të kthehen tek ata që i kanë nisur”, përfundoi Vulin.

Në anë tjetër kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj ka thënë sot se do të bëhet transformimi i FSK-së, me apo pa ndryshime kushtetuese.

Haradinaj ka thënë se vendimi për transformimin e FSK-së është proces politik. “Marrja e votës është një proces politik edhe jam thellë i bindur se nëse jo përmes bazës kushtetuese, atëherë përmes avancimit të bazës ligjore do të ndodhë transformimi i FSK-së në ushtrinë e Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.

Kryeministri ka thënë se “nuk mund të pritet pakufi” për të ndodhur ky proces.

“Transferimi i FSK-së në ushtri nuk nënkupton marrje të detyrave të KFOR-it. KFOR-i është forcë paqësore, është një mandat i NATO-s, ne e respektojmë”, tha ai.

Gjatë ditës, Haradinaj ka pritur në një takim ambasadorët e akredituar në Kosovë me të cilët ka diskutuar për këtë çështje.

Zaptohen hapësirat gjelbëruese të sheshit në Bujanoc, komuna të reagojë?

0

Mungesa e mirëmbajtjes së hapësirave publike gjelbëruese në sheshin e Bujanocit si dhe zaptimi i këtyre hapësirave publike nga kafiterit të cilat gjenden në shesh përbën problem për qytetarët e Bujanocit.

Një qytetarë që deshi të mbetet anonim për Titulli.com u shpreh se mos mirëmbajtja e hapësirave publike është me të vërtet një breng në vete por kur kësaj i shtohet edhe ajo e zaptimit të këtyre hapësirave e bënë këtë brengë edhe më të rëndë.

“ Sheshi i qytetit tonë do të duhej të ishte një shesh rekreativ me hapësira gjelbëruese të mirëmbajtura nga institucionet përkatëse e jo të jenë hapësirat publike të kthyera në hapësira zaptuese për kafiterit” , theksoi qytetari për Titulli.com.

Nga ana tjetër një qytetarë tjerr thotë se zaptimi i hapësirave publike po ua vështirëson qarkullimin në shesh.

“Zaptimi i hapësirave publike po na e vështirëson qarkullimin dhe kështu po na vështirësohet të i kryejmë obligimet tona ditore, shpresoj që organet të ndërmarrin hapa konkret rreth zgjidhjes së këtij problemi”, tha qytetari i mllefosur me qeverisjen lokale.

Sipas informacioneve jo zyrtare që posedon Titulli.com, kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamber ka ftuar pronarët e kafiterive të cilat e zhvillojnë veprimtarinë në sheshin e Bujanocit në një bisedë informative por deri më tani nuk ka ndonjë informacion zyrtarë për detajet e takimit.

Mbetet që ditëve në vazhdim të sqarohet se çfarë informacione do të japë komuna lidhur me këtë shqetësim të qytetarëve./Titulli.com/Lugina24.com

Serbia përmes INTERPOL-it kërkon 5 pjesëtarë të UÇK-së nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja

0

Serbia ka lëshuar rreth 170 fletarreste përmes INTERPOL-it për ish-pjesëtarët e UÇK-së. Në bazë të një fletarresti të tillë është arrestuar së fundmi edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Më poshtë janë emrat e 157 ish-ushtarëve të UÇK-së, të cilët mund të përballen me fletarrestet e Beogradit nëpër vendet ku udhëtojnë, në mesin e tyre janë dy nga komuna e Bujanocit Shefqet Musliu dhe Lirim Jakupi, 2 nga komuna e Preshevës Shaqri Shaqiri dhe Mustafë Shaqiri dh dhe një nga Medvegja Fadil Suleviq, shkruan Titulli.com.

Në këtë listë ka edhe persona që tashmë kanë vdekur, siç është rasti edhe me Tahir Zemajn.

Lista e ish-ushtarëve të UÇK-së, për të cilët qeveria serbe ka lëshuar fletarrest:

1. Hajdin Abazi, i njohur me nofkën “Lumi” i lindur në Gjilan më 30.04.1959

2. Ekrem Avdija, me nofkën “Abus Akej”, i lindur më 18.07.1971, në Mitrovicë.

3. Alush Sokol Agushi, i njohur me nofkën “Magjupi”, i lindur më 20.06.1959 në Drenoc të Klinës.

4. Rasim Agushi, i lindur më 17.07.1962 në Drenoc të Klinës.

5. Nazmi Ajeti, i lindur më 22.04.1972 në Podujevë.

6. Hysni Izet Ahmeti, i lindur në Shupkovc të Mitrovicës.

7. Abdullah Babalija, i lindur më 22.05.1967 në Gjakovë.

8. Masar Bakija, i lindur më 18.02.1953 në Gjakovë.

9. Idriz Balaj, i lindur më 08.08.1952 në Gllarevë të Klinës.

10. Afrim Basha, i lindur më 1971 të Therandës.

11. Sokol Bashota, i lindur më 07.03.1966 në Klinë.

12. Bajram Bega, i lindur më 08.04.1966 në Jezerc të Ferizajt.

13. Xhemajl Bejta, i lindur më 17.02.1945 në Klinë të Mesme.

14. Avni Berisha “TARKAN”, i lindur më 13.08.1974 në Konushec të Podujevës.

15. Rrustem Berisha, i lindur më 18.07.1955 në Krushevc të Klinës.

16. Shefik Beqiri, i lindur më 13.08.1960 në Dardanë.

17. Lah Brahimaj “Magjupi”, i lindur më 21.01.1970 në Jabllanicë të Gjakovës.

18. Ramë Buja, i lindur më 05.12.1958 në Lipjan.

19. Shukri Buja, 27.08.1966, Lipjan.

20. Jahë Salih Bushati, i lindur më 25.02.1972 në Gërgoc të Gjakovës.

21. Jusuf Velija, i lindur më 26.07.1957 në Prishtinë.

22. Azem Veseli, i lindur më 08.03.1964 në Pejë.

23. Kadri Veseli, i lindur më 31.05.1967 në Mitrovicë.

24. Rexhep Veseli, i lindur më 06.08.1970 në Gjilan.

25. Sali Veseli, i lindur më 23.07.1953 në Smolicë të Gjakovës.

26. Skender Maksut Veseli, i lindur më 16.04.1971 në Gjilan.

27. Besim Vokshi, i lindur më 23.04.1955 në Gjakovë.

28. Latif Gashi, i lindur më 12.09.1961 në Podujevë.

29. Fahrudin Gashi, i lindur më 08.12.1969 në Shtime.

30. Jetullah Geci, i lindur më 17.02.1954 në Llaushë të Skenderajt.

31. Sabit Geci, i lindur më 20.08.1958 në Llaushë të Skenderajt.

32. Gani Geci, i lindur më 20.01.1960 në Llaushë të Skenderajt.

33. Adem Grabovci, i lindur më 09.04.1960 në Istog.

34. Jahir Demaku, i lindur më 06.06.1971 në Obrijë të Skenderajt.

35. Milazim Derguti, i lindur më 08.10.1969 në Ferizaj.

36. Jetullah Dibrani, i lindur më 21.12.1953 në Mitrovicë.

37. Sokol Dobruna, i lindur më 22.03.1940 në Gjakovë.

38. Shaban Dragah, i lindur më 16.04.1958 në Skenderaj.

39. Florim Ejupi, i lindur më 15.06.1978 në Sekiraqë të Podujevës.

40. Agim Elshani, i lindur më 21.03.1963 në Pejë.

41. Xhabir Zharku “Qorri”, i lindur më 1962 në Kaçanik.

42. Driton Shemsi Zhjeqi, i lindur më 01.01.1965 në Podujevë.

43. Tahir Zemaj, i lindur më 28.12.1958 në Strellc të Epërm të Pejës.

44. Genc Zogaj, i lindur më 10.09.1978 në Malishevë.

45. Bislim Zyrapi, i lindur më 09.07.1962 në Studençan të Therandës.

46. Nuredin Ibishi, i lindur më 04.12.1956 në Podujevë.

47. Imri Iljazi, i lindur më 26.01.1963 në Ferizaj.

48. Gani Imeri, i lindur më 12.10.1967 në Vushtrri.

49. Eljasah Imeri, i lindur më 10.07.1971 në Gjilan.

50. Bexhet Imishti, i lindur më 06.08.1958 në Dubravë të Kaçanikut.

51. Ahmet Isufi, i lindur më 01.10.1961 në Dardanë.

52. Lirim Jakupi “Nacisti”, i lindur më 01.08.1979 në Bujanoc.

53. Januz Januzaj, i lindur më 01.01.1958 në Istog.

54. Bashkim Jashari, i lindur më 15.11.1977 në Prekaz të Ulët të Skenderajt.

55. Musa Jashari, i indur më 04.06.1970 në Prekaz të Ulët të Skenderajt.

56. Rifat Jashari, i lindur më 01.12.1946 në Prekaz të Ulët të Skenderajt.

57. Sahit Jashari, i lindur më 09.02.1965 në Prekaz të Ulët të Skenderajt.

58. Naim Kadriu, i lindur më 06.06.1974 në Turicec të Podujevës.

59. Gyner Kamberi, i lindur më 03.01.1975 në Viti.

60. Ajvaz Karpuzi, i lindur më 21.05.1956 në Lipjan.

61. Ajet Kastrati, nga Drenica.

62. Kadri Kastrati, i lindur më 15.03.1960 në Podujevë.

63. Mensur Kasumi, i lindur më 25.06.1966 në Vushtrri.

64. Naser Kelmendi, i lindur më 15.02.1957 në Pejë.

65. Hysni Kilaj, i lindur më 19.12.1963 në Rahovec.

66. Anton Kitaj, i lindur më 20.04.1978 në Klinë.

67. Fadil Kodra, i lindur më 19.11.1965 në P. të Ulët të Skenderajt.

68. Arif Krasniqi, i lindur më 09.04.1971 në Sibovc të Kastriotit.

69. Gani Krasniqi i lindur më 23.11.1950 në Klinë.

70. Xhemshit Krasniqi, i lindur më 12.12.1963 në Prizren.

71. Emin Krasniqi, i lindur më 15.07.1957 në Dardanë.

72. Jakup Krasniqi, i lindur më 01.01.1951 në Gllogoc.

73. Skender Krasniqi, i lindur më 29.01.1959 në Rahovec.

74. Bajram Kryeziu, i lindur më 30.01.1955 në Dardanë.

75. Mazllum Kumnova, i lindur më 17.03.1946 në Gjakovë.

76. Mirsad Kurteshi, i lindur më 01.07.1975 në Prishtinë.

77. Agim Kuqi, i lindur më 07.10.1963 në Therandë.

78. Ramiz Lladrovci, i lindur më 03.01.1966 në Gllogovc.

79. Fatmir Limaj “Çeliku”, i lindur më 04.02.1971 në Bajë të Malishevës.

80. Bajram Rama, i lindur më 21.03.1969 Gllamnik podujevë.

81. Isa Latifi, i lindur më 25.08.1964 në Podujevë.

82. Muhamet Latifi, i lindur më 26.05.1955 në Podujevë.

83. Lulëzim Leci, i lindur më 23.02.1974 në Dardanë.

84. Afrim Lulaj, i lindur më 12.09.1974 në Gjakovë.

85. Nuredin Lushtaku, i lindur më 27.02.1967 në P. të Ulët të Skenderajt.

86. Sami Lushtaku, i lindur më 20.02.1961 në P. të Ulët të Skenderajit.

87. Enver Mavriqi, i lindur më 23.01.1961 në Dardanë.

88. Naim Maloku, i lindur më 17.02.1958 në Pejë.

89. Faton Mehmetaj, i lindur më 24.01.1963 në Deçan.

90. Nazif Mehmeti, i lindur më 20.09.1961 në Shajkovc të Podujevës.

91. Fadil Mujota, i lindur më 17.07.1969 në Shtime.

92. Shefqet Musliu, i lindur më 12.02.1963 në Konçul të Bujanocit.

93. Isak Musliu, i lindur më 31.10.1970 në Reçak të Shtimes.

94. Rrustem Mustafa “Remi”, i lindur më 27.02.1971 në Podujevë.

95. Salih Mustafa, i lindur më 01.01.1972 në Prishtinë.

96. Arif Mucolli, i lindur më 15.05.1952 në Podujevë.

97. Maliq Nndrecaj, ”Mala”, i lindur në Therandë.

98. Selamij Neziri, i lindur më 05.07.1972 në Viti.

99. Jakup Nura, i lindur më 13.02.1966 në Skenderaj.

100. Enver Oruci, i lindur më 06.12.1962 në Rrezall të Skenderajt.

101. Xhimshit Osmani, i lindur në 02.05.1951 në Viti.

102. -Nebih Preniqi, i lindur më 26.08.1975 në Hade të Kastriotit.

103. -Rrahman Rama, i lindur më 23.11.1970 në Vushtrri.

104. -Ilmi Ramosholi, i lindur më 10.05.1964 në Ferizaj.

105. Elmi Recica, i lindur më 06.10.1961 në Ferizaj.

106. Ekrem Rexha “Drini”, i lindur më 14.08.1961 në Prizren.

107. Bedri Rexhaj, i lindur më 03.04.1962 në Shtime.

108. Ismet Sadiku, i lindur më 23.04.1941 në Ferizaj.

109. Ruzhdi Serameti, i lindur më 19.07.1950 në Prizren.

110. -Rexhep Selimi, i lindur më 15.03.1971 në Skenderaj.

111. -Sulejman Selimi ”Sulltani”, i lindur më 25.09.1970 në Skenderaj.

112. Abedin Sakajeva, i lindur më 26.02.1958 në Fushë Kosovë.

113. Fatmir Sopi, i lindur më 13.04.1961 në Prishtinë.

114. Azem Syla ”Daja i madh”, i lindur më 04.05.1951 në Gllogoc.

115. Shemsi Syla, i lindur më 01.07.1957 në Bresalc të Gjilanit.

116. Fadil Suleviq, i lindur më 19.10.1965 në Medvegjë.

117. Emrush Suma, i lindur më 27.05.1974 në Dimcë të Hani Elezit.

118. Rufki Suma, i lindur më 15.04.1968 në Dimcë të H. Elezit.

119. Ismet Tara, i lindur më 08.06.1963 në Rahovec.

120. Gani Thaqi, i lindur më 01.01.1958 në Skender.

121. Hashim Thaqi ”Gjarpri”, i lindur më 24. 04. 1969 në Brojë të Skenderajt.

122. Ahmet Qeriqi, i lindur më 26.12.1946 në Lipjan.

123 .Ramiz Qeriqi, i lindur më 15.04.1962 në Lipjan.

124. Sami Ukshini ”Sokoli”, i lindur më 15.10.1967 në Morinë të Gjakovës.

125. Avni Feta, i lindur më 15.11.1974 në Podujevë.

126. Adem Hagjocaj, nga Deçani.

127. Abit Haziraj, i lindur më 26. 06.1956 në Llaushë të Skenderajt.

128. Sabit Halitjaha, i lindur më 07. 06.1955 në Mushtisht të Therandës.

129. Xhavit Haliti ”Zeka”, i lindur më 08.03.1956 në Pejë.

130. -Bujar Haradinaj, i lindur më 15.07.1976 në Gllogjan të Deçanit.

132. -Daut Haradinaj, i lindur më 06.04.1978 në Gllogjan të Deçanit.

133. Ramush Haradinaj, i lindur më 03.07.1968 në Gllogjan të Deçanit.

134. -Nait Hasani, i lindur më 15.01.1965 në Prizren.

135. Safet Hasani, i lindur 23. 04.1970 në Podujevë.

136. Xhavit Hasani, i lindur më 10.03.1957 në Tanushë të Shkupit.

137. Zeqir Haxhija, i lindur më 16.04.1972 në Gjakovë.

138. -Gzim Haxhimusa, i lindur më 21.02.1968 në Ferizaj.

139. Hekuran Hoda, i lindur më 18.02.1965 në Gjakovë.

140. Fatmir Humolli, i lindur më 11.04.1965 në Lupc të Ulët të Podujevës.

141. Sabajdin Cena, i lindur më 13.03.1953 në Rahovec.

142. Agim Çeku, i lindur më 29.10.1960 në Qyshk të Pejës.

143. Et,hem Çeku, i lindur më 01.10.1962 në Pejë.

144. Muharrem Cerkezi, i lindur më 09.07.1979 në Prishtinë.

145. Emrush Xhemajli, i lindur më 01.05.1959 në Ferizaj.

146. Idriz Shabani, i lindur më 01.12.1958 në Podujevë.

147. Besnik Shala, i lindur më 31.05.1974 në Pejë.

148. Shaban Bekë Shala, i lindur më 15.05.1961 në Pejë.

149. Shaban Veli Shala, i lindur më 01.12.1958 në Gllogoc.

150. Naser Shatri, i lindur më 23.09.1957 në Istog.

151. Xhafer Shatri, i lindur më 10.11.1949 në Istog.

152. Mustafa Shaqiri, i lindur më 25.03.1967 në Rahovicë të Preshevës.

153. Shaqir Shaqiri, i lindur më 01.09.1964 në Preshevë.

154. Adem Shehu.

155. Elbasan Shoshaj, i lindur më 12.12.1963 Prishtinë.

156. Bekim Shyti, i lindur më 01.05.1976 në Vushtrri.

157. Met Shyti, i lindur në 03.19.1944 në Vushtrri.

Kosovarët ‘çmenden’ për politikanin serb

0

Nuk ka se si të pritet ndryshe një politikan nga Beogradi i cili është i vetmi që ka pranuar pavarësinë e Kosovës. Çedomir Jovanoviç, tha në Prishtinë se edhe politikanët tjerë të Serbisë e kanë kuptuar se e kanë humbur Kosovën por ata insistojnë në diçka tjetër.

Por, politikani serb, morri një përgjigje të shpejt nga zv.kryeminsitri i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Interesimi për ta ndjekur këtë tryezë të organizuar nga KDI, ishte i madh.

Madje muhabeti mes mysafirëve dhe nikoqirëve nuk përfundoi as atëherë kur mori fund diskutimi.

Sido që të jetë, kreyetari I partisë Liberale serbe, u desht ta ndërpres këtë muhabet duke qenë se një pritje tjetër i ishte organizuar në Kolegjin AAB.

Nga mënyra se si u prit brenda, duket panevojshme prezenca e policisë jashtë objektit.

Edhe këtu interesimi për të ndjekur ligjeratën dhe për t’i bërë pyetje një lideri; ndryshe nga të tjerët në Serbi ishte i madh.

Jovanovic tha se Serbia qysh moti e ka kuptuar se nuk do ketë integrim në BE, pa e njohur Kosovën.