28.6 C
Bujanovac,Preshevë
E shtunë, 27 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 44

PVD: Serbia pa gadishmëri politike ndaj Luginës së Preshevës

0

Pengimi i pjesëmarjes së deputetëve të Kosovës në Konferencën ndërkombëtare ndërparlamentare në Beograd paraqet hap shumë të dëmshëm që është në kundërshtim flagrant me moton qendrore të kësaj Konference që ishte dashur të promovoj idenë se me UE arrihet paqja dhe zhvillimi, kështu thuhet në deklaratën e Partisë për Veprim Demokratik.

Sipas kësaj deklarate të lëshuar nga Riza Halimi, ky vendim i udhëheqjes shtetërore në Serbi seriozisht e dëmton dialogun e Brukselit, e posaçërisht implementimin e marrëveshjeve të arritura në këtë proces me rëndësi të posaçme për ardhmërinë e Serbisë dhe Kosovës.

“Kur dihet se me aktivitet shumë të rëndësishëm të Këshillit për qeverisje inkluzive të Alex Grigoriev Roinishvili të SHBA-ve kishte pasur takime të suksesshme të parlamentarëve të Serbisë dhe Kosovës është krejtësisht e pakuptueshme që udhëheqja e Parlamentit të Serbisë anulon ftesat për parlamentarët e Kosovës për pjesëmarrje në këtë Konferencë të rëndësishme ndërkombëtare”, është shprehur Halimi.

Kryesia e Partisë për Veprim Demokratik është posaçërisht e brengosur lidhur me veprime të këtilla anticivilizuese, që mjerisht po dëshmojnë për mungesën e gadishmërisë politike për realizimin edhe të marrëveshjeve të arritura, e posaçërisht të marrëveshjes për njohjen e diplomave univerzitare, mosrrespektimi i së cilës po i mbyllë në formën më drastike mundësitë e të rinjëve Shqiptarë në Luginë të Preshevës për t’u punësuar në institucionet publike.

PVD ka vledrësuar se në këtë atmosferë jodemokratike që është në kundërshtim me parimet themelore parlamentare, përfaqësuesi i vetëm i Shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani, nuk do të merr pjesë në zhvillimet e kësaj Konference ndërkombëtare në Beograd./Titulli.com/Lugina24.com

Lejon qeveria: Në Serbi do të vozitet me 130 km/h

0

Me ndryshim ligjin për siguri në rrugë në rrugë është mundësuar që të vozitet me shpejtësi maksimale 130 km/h.

Kjo shpejtësi maksimale vjen në përputhje me shpejtësin e cila është në shumë vende të Evropës.

Shpejtësia maksimale në Serbi deri tani ka qenë 120 km/h.

LPD: Së shpejti do të fillojmë me procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri

0

Lëvizja e Progresit Demokratik sot ka dalur me një njoftim ku ka njoftuar opinionin dhe simpatizantët e saj se pas vdekjes së liderit të LPD-së së shpejti do fillojn procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj partie, pas vdekjes së themeluesit dhe kryetarit të saj Jonuz Musliu.

Në njoftimin e LPD-së thuhet – “Së shpejti do të fillojmë me procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të LPD-së.
Ky subjekt, që tashmë i ka lëshuar rrënjët në këtë tokë, do të vazhdoj të mbetet subjekt politik frymëzues, unifikues dhe faktor vendimmarrës në Luginë të Preshevës. Koha për një fillim të ri, do të jetojmë me ideale dhe për ideale.”
LPD u themelua menjëherë pas Marrëveshjes së Konçulit dhe demilitarizimit të UÇPMB-së, me iniciativën e veprimtarit Jonuz Musliu, që ishte shefi politik i formacionit ushtarak në Luginë në vitin 2000 përballë regjimit të Millosheviqit.

Digjet një shtëpi në Bujanoc(foto&video)

0

Digjet një shtëpi në Bujanoc(foto&video)

Një shtëpi mbrapa xhamisë së qytetit në Bujanoc është djegur.

Sipas informacioneve nuk ka të lënduar, banorët kan arritur të largohen nga shtëpia me kohë.

Ekipet e rendit dhe zjarrfikësat janë në vendin e ngjarjes./

Thaçi: Kosova është më fat që ka miq dhe aleatë si Gjermania

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar foto nga konferenca e përbashkët me kancelaren gjermane Angela Merken, duke e quajtur Gjermaninë mike dhe aleate të përhershme të Kosovës.

Thaçi ka thënë se “Merkel mbetet shpresë për vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë anëtarësimin në BE”

Postimi i plotë i Thaiçit:

“Sapo përfundova një takim shumë përmbajtjesor me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Me vizionin dhe lidershipin e saj, Kosova ka një perspektivë të qartë evropiane. Merkel mbetet shpresë për vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë anëtarësimin në BE, si kornizë e vetme e modernizimit të shoqërisë, demokratizimit, zhvillimit ekonomik dhe fqinjësisë së mirë. Kosova është më fat që ka miq dhe aleatë si Gjermania, e cila na ka përkrahur në periudhat më të vështira historike, në jetësimin e aspiratës për liri, pavarësi, shtetndërtim dhe në integrimet euroatlantike”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

Sipas “Blicit” të Beogradit, Kosova përgatitet për ta marrë Luginën e Preshevës

0

Autoritetet e Kosovës, me kryeparlamentarin Kadri Veseli në krye, gjatë gjithë kohës mbajnë kontakte me përfaqësuesit e shqiptarëve në jug të Serbisë, siç e quan Beogradi zyrtar Luginën e Preshevës

Kështu shkruan gazeta “Blic”, sipas të cilës Veseli në këtë mënyrë kontrollon situatën dhe përgatitet për aksione eventuale me synim të marrjes së kontrollit në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegje, nëse ndonjëherë krijohen kushtet për një gjë të tillë.

“Veseli gjatë karrierës së tij në krye të shërbimit të fshehtë jolegal të sigurimit, SHIK-ut, synon të krijojë nukleusin e organizatës dhe të përgatisë kuadër për njëfarë shërbimi informativ shqiptar të ardhshëm, i cili në momentin e përshtatshëm do të legalizohej dhe të infiltrohej në valën e madhe në hapësirën e Serbisë, që kufizohet me Kosovën e Metohinë, i cili është i banuar me shqiptarë, me qëllim të organizimit të aksioneve diverzante-terroriste, ose me qëllim të organizimit të kryengritjes së armatosur”, shkruan “Blici” duke u thirrur në burime anonime nga strukturat e shërbimit informativ.

Si një nga bazat e shërbimit ilegal SHIK në jug të Serbisë, kjo gazetë përmend Këshillin Komunal për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Bujanoc, në krye të të cilit është Shaip Kamberi “i cili mban kontakte me Xhumshit Osmanin, udhëheqës i degës së SHIK-ut në Gjilan”.

“Anëtarët e Këshillit janë të angazhuar për mbledhjen e të dhënave mbi strukturat e sigurisë dhe rrethanat politike e të sigurisë në jug të Serbisë e më gjerë”, citon “Blic” bashkëbiseduesin anonim.

Burimi i gazetës shton se Veseli në shtator të vitit 2016 ka pasur në Prishtinë takime me përfaqësuesit e shqiptarëve nga Bujanoci dhe liderët e shqiptarëve nga Presheva.
Veseli u ka dhënë instruksione shtesë liderëve shqiptarë në jug të Serbisë që të jenë unikë.

“Edhe sot, në çdo moment, Veseli përcjell me kujdes çdo gjë që ndodh në jug të Serbisë, i gatshëm që të reagojë, dhe ne e dimë të gjithë çfarë do të thotë kjo”, citon “Blic” burimin.

Vjen reagimi nga SHBA për Serbinë në lidhje me Kosovën

0

Anulimi i ftesave për deputetët e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ilir Deda, për pjesëmarrje në një konferencë të organizuar në Serbi nga Kuvendi i atjeshëm, dhe ndalimi i hyrjes së karateistëve kosovarë në Serbi, ku ata duhej të merrnin pjesë në Kampionatin Evropian të Karatesë, ka nxitur reagime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Demokratët e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për këtë veprim të Serbisë, që besohet të jetë bërë nga trysnia e ushtruar nga ultra-nacionalisti, Vojisllav Sheshel, i dënuar për krime lufte, transmeton Express.

Nëpërmjet dy “cicërimave” në llogarinë e tyre zyrtare në rrjetin social, Twitter, në internet, demokratët e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit, të cilët udhëhiqen nga Eliot Engel, i kanë cilësuar si shembuj të shpirtngushtësisë veprimet e sotme të Serbisë.

 

“Nëse Serbia dëshiron të arrijë integrimin evropian, duhet të ndalë këto taktika fëmijërore dhe të pranojë pavarësinë dhe sovranitetin e fqinjes së saj, Kosovës”, thuhet në reagimin e demokratëve të Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan.

Çfarë do të ndodhë pas tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore me Iranin?

0

Pasi Presidenti i SHBA, Donald Trump njoftoi qëndrimin e tij për tu tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin, një vendim që bëri jehonë të madhe anembanë botës, cilat janë skenarët e mundshëm pas këtij vendimi?

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) konfirmoi shkurtin e kaluar, angazhimin e Iranit ndaj marrëveshjes, gjë që u mirëprit nga të gjitha palët e interesuara, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Prandaj, vendimi i Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja do t’i vërë të gjithë në një rreth të panjohur, sipas gazetës britanike “The Independent”, përcjell BW.

Cilat janë opsionet Trump?

Shtetet e Bashkuara bënë lëshime sipas kushteve të marrëveshjes – përpara se Trump të vinte në pushtet – duke pezulluar sanksionet ndaj Iranit për programin e tij bërthamor, përfshirë edhe detyrimin e kompanive ndërkombëtare për reduktimin e blerjes së naftës iraniane nga ana e tyre.

Një nga opsionet në dispozicion të Trump-it sipas disa ekspertëve është rivendosja e të gjitha sanksioneve njëherësh.

The Independent sugjeron se të gjithë – madje edhe Sekretari i ri Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo – e kanë pranuar se Irani i është përmbajtur marrëveshjes, çka u konfirmua edhe nga raporti i fundit i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në muajin Shkurt.

Motivet e Trump

Presidenti Amerikan nuk e ka fshehur pakënaqësinë e tij ndaj marrëveshjes iraniane që prej fushatës zgjedhore, në të cilën ai e cilësoi si “marrëveshja më e keqe ndonjëherë”, por shprehu gatishmërinë për ta përmirësuar atë.

Ndërsa Trump ka shqetësime në lidhje me marrëveshjen, vëzhguesit besojnë se ai ka patur presione edhe nga të fuqishmit me influencë brenda partisë së tij, të cilët e kanë kundërshtuar marrëveshjen që nga fillimi.

Personalitete me peshë si kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, e konsiderojnë Iranin si një kërcënim ekzistencial për Izraelin.

Trump gjithashtu favorizon idenë se ai mund tu kthehet mbështetësve të tij kryesorë gjatë fushatës e tu thotë: “Shikoni, unë e mbajta edhe një premtim tjetër”.

Por ekspertët mendojnë se ajo që u bë e qartë pas tërheqjes, është se Presidenti dhe administrata amerikane nuk duket se kanë një strategji të veçantë rreth asaj që do të vijë më vonë.

Qëndrimi i Europës?

BE mbeti e angazhuar për marrëveshjen deri në momentin e fundit, dhe tashmë ka konfirmuar vazhdimin e angazhimit të saj, edhe pse Shtetet e Bashkuara kanë dalë nga marrëveshja.

Por sistemi financiar botëror është i ndërthurur me SHBA-në dhe nuk do të jetë e lehtë për të gjithë të bëjnë biznes me Iranin pa shkelur sanksionet amerikane.

Ndërkohë, edhe Irani e ka të qartë që Europa nuk do të mund të rezistojë gjatë larg qëndrimit amerikan.

Çfarë do të bëjë Irani?

Ekspertët besojnë se tërheqja e Shteteve të Bashkuara do të inkurajojë ekstremistët në Iran, sidomos kur Teherani ka kërcënuar se do të përshpejtojë aktivitetet e tij bërthamore në rast të rivendosjes së sanksioneve të SHBA, duke rritur testet raketore dhe mbështetjen ndaj grupeve të armatosura në rajon.

Sipas Associated Press, Irani mund të mbetet teknikisht i angazhuar për t’i lejuar IAEA-s (Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike) të inspektojë objektet e tij bërthamore në përputhje me marrëveshjen, por nuk do të jetë i detyruar të pranojë një regjim më të rreptë inspektimi.

Impaktet tek Koreja e Veriut

Vëzhguesit besojnë se vendimi i Trump mund të ndikojë negativisht në negociatat e pritura mes Koresë së Veriut dhe Presidentit të SHBA-së.

Alexandra Bell e Qendrës së Kontrollit dhe Mospërhapjes së Armëve në Uashington, tha për “The Independent” se rivendosja e sanksioneve amerikane do të ishte një shkelje e marrëveshjes.

“Në këtë mënyrë ne do të humbasim besueshmërinë si një vend me qëndrueshmëri në vendimet globale” tha ajo duke shtuar: “Pse Koreja e Veriut do të donte të bëjë ndonjë marrëveshje me ne pas kësaj?”.

Çfarë do të bëjë Trump?

Sullivan, këshilltari i ish-Presidentit Barak Obama thotë se Trump ka përpara tre skenarë:

Së pari: Ratifikimi i lëshimeve që tashmë Uashingtoni i ka bërë në bazë të marrëveshjes, por ai mund të shtojë kërkesa të reja, çka mund ta mbajë gjallë marrëveshjen dhe i hap rrugë europianëve të ruajnë dhe përmirësojnë çka mund të ruhet nga marrëveshja aktuale.

Së dyti: Refuzimi i ratifikimit, por pa i ri-imponuar direkt sanksionet ndaj Iranit.

Së treti: Mosratifikimin dhe rivendosjen e sanksioneve duke shtuar edhe të reja, gjë që e vendos Uashingtonin në kontradiktë të mprehtë me aleatët e saj në Europë. Pikërisht këtë opsion po përpiqen të shmangin europianët dhe Irani.

Por mesa duket, Presidenti Trump ka zgjedhur opsionin e fundit: të dalë nga marrëveshja dhe t’i kthehet përsëri gjuhës së sanksioneve.

Ligjëratë mbështetëse për kursin e gjuhës serbe në fakultetit ekonomik në Bujanoc

0

Shefi i zyrës së OSBE-së në Bujanoc, Gjakomo Bozizio si dhe kryetari i Këshillit Nacional Shqiptarë Shukri Ymeri mbajtën një ligjëratë për studentët e fakultetit ekonomik të Suboticës dega në Bujanoc.

Ligjërata kishte për qëllim njoftimin e studentëve të këtij fakulteti për rifillimin e kursit të gjuhës serbe projekt të cilin e mbështet zyra e OSBE-së për disa vite me radhë, shkruan Titulli.com.

Gjakomo Bozizio deklaroj se ky projekt ka për qëllim përgatitjen e studentëve të cilët nuk e kanë gjuhë amtare gjuhën serbe me këtë gjuhë pasi që kjo do i shërbej atyre edhe në të ardhmen.

“Kemi njoftuar studentët me rifillimin e kursit të gjuhës serbe në bashkëpunim me kryetarin e Këshillit Nacional Shqiptarë, kurs ky i cili do të i ndihmoj studentët në përgatitjen profesionale”, u shpreh Bozizio.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë, Shukri Ymeri përkrahu rifillimin e kursit të gjuhës serbe.

“Rifillimi i kursit të gjuhës serbe në fakultetin ekonomik të Suboticës dega në Bujanoc do të jetë një ndihmesë për studentet e komunitetit jo serb pasi që do i mundësoj atyre qasjen edhe në literaturë në gjuhë serbe”, theksoi Ymeri.

Ligjëratës së përfaqësuesve mbi fillimin e kursit të gjuhës serbe u mbajt në objektin e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc dhe morën pjesë studentët që vazhdojnë mësimet në këtë institucione arsimorë në gjuhën shqipe dhe atë serbe./

Turqia ‘zbarkon’ me fabrika të reja në pesë qytete serbe

0

Zëvendëskryeministri serb, Rasim Lajiq, ka deklaruar se me zyrtarët më të lartë të Turqisë kanë biseduar për projekte konkrete dhe për ardhjen e investitorëve të rinj.

“Më e rëndësishmja është ndërtimi i autostradës Beograd-Sarajevë, është nënshkruar memorandum, është zgjedhur një kompani turke që duhet të punojë në projekt”, ka thënë Lajiq për Prva TV.

Sipas fjalëve të tij, është arritur marrëveshja edhe për ndërtimin e rrugëve në Sanxhak dhe këtë javë do të vijë një delegacion teknik nga Turqia dhe mendon se do të fillojnë realizimin e këtij projekti këtë vit.

Duke folur për investimet turke, Lajiq ka thënë se ka disa kompani nga Turqia që synojnë tashmë këtë vit që të hapin fabrikat e tyre. Bëhet fjalë për Kralevën, Lazarevcin, Mali Zvornik, Pozharevc dhe Kragujevc.

“Të gjitha kompanitë janë në fazën përfundimtare, disa kanë filluar përgatitjen e prodhimit, do të vijnë dhe të reja, dhe jo vetëm në sektorin e tekstilit”, u shpreh ai.

40 nxënës nga Bujanoci pjesë e programit ndërkulturorë në Zvicër, Presheva nuk përfshihet

0

Një grup prej 40 nxënësve të 4 shkollave fillore dhe 2 të mesme nga komuna e Bujanocit do të qëndrojnë në fshatin e fëmijëve Torgen të Zvicrës për një program të edukimit ndërkulturor.

Ata nga 8 Prilli der imë 24 Maj do të jenë pjesë në mënyrë aktive në seminare edukative së bashku me kolegët e tyre nga Zvicra, shkruan Titulli.com.

Ky program është në kuadër të projektit “Qyteti ynë, shkolla jonë”, organizuar nga Trupi Koordinues i Qeverisë së Serbisë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me organizatën partnere“Grupi 484” dhe në mbështetjen e Fondacionit të Fëmijëve Pestaloci.

Në këtë projekt për këtë fazë nuk është përfshirë asnjë shkollë nga komuna e Preshevës dhe Medvegjës.

Gazeta Blic e Beogradit: Kush kontrollon sigurinë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

0

Serbia ia ka frigën Veselit dhe SHIK-ut,shkruan BLIC-i i Beogradit Autoritetet e Kosovës, të udhëhequr nga Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, mbajnë kontakte me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në jug të Serbisë gjatë gjithë kohës.

Kështu shkruan gazeta beigradase “Blic” dhe shton se Veseli në mënyrë të kontrolluar e percjell situatën dhe të përgatitur për veprime të mundshme në mënyrë që të marrin kontrollin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në qoftë se per nje gje te tille te krijohen kushte.

“Veseli gjatë karrierës së tij në krye të shërbimeve sekrete të sigurimit të paligjshme SHIK duke u përpjekur për të krijuar bërthamën e organizatës dhe për të trajnuar kuadro per disa shërbime të ardhme shqiptare të inteligjencës, qe të jetë në momentin e duhur te gatshme të legalizohen dhe të infiltrohe në një valë të madhe në territorin e Serbisë, në kufi me Kosovën, i cili territor është i banuar nga shqiptarët, për të organizuar sabotimin dhe aktivitetet terroriste, ose për organizimin e një kryengritje të armatosur “, shkruan Blic duke cituar një burim të paidentifikuar nga strukturat e sigurisë.

Gazeta Blic shton se në shtator 2016, në Prishtinë Veseli ka pasur takime të ndara me përfaqësuesit e shqiptarëve nga Bujanoci dhe Preshevës. Veseli u dha udhëzime të drejtpërdrejta drejtuesve të shqiptarëve në jug të Serbisë për t’u bashkuar.

“Sot, në çdo moment Veseli me kujdes monitoron çdo gjë që ndodh në jug të Serbisë, është o gatshme të përgjigjet, dhe ne të gjithë e dimë se çfarë do të thotë kjo”, thotë një burim i “Blic”.