34.1 C
Bujanovac,Preshevë
E shtunë, 27 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 45

Në Lepenc, gjendet trupi i pajetë i policit Armend Trena

0

Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, kanë gjetur sot në lumin Lepenc trupin e pajetë të policit Armend Trena.

Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe AME-së (Agjencisë së Kosovës për Emergjenca) sot në orën 15 e 40, në kilometrin e gjashtë (në hyrje të Hanit të Elezit) nga vend i aksidentit në lumin Lepenc, kanë gjetur trupin e pajetë të policit Armend Trena, njofton Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, raporton Telegrafi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajit, Agim Gashi ka thënë për Telegrafin se është gjetur një trup i pajetë në lumin Lepenc.

Ai ka konfirmuar se trupi i gjetur është i gjinisë mashkullore, por nuk ka mundur të thotë se është i policit Armend Trena.

“Nuk mund ta konfirmoj nëse është trupi i Policit. Kur të verifikohet ne do të tregojmë”, ka shtuar Gashi. /Telegrafi/

Policët Armend Trena dhe kolegu i tij Malsor Dashi u aksidentuan më 28 prill në rrugën Kaçanik – Hani i Elezit, kur vetura e tyre zyrtare ra në lumin Lepenct. Trupi i pajetë i Malsor Dashit ishte gjetur javën që shkoi pas kontrollimit të një ure pas pesë ditë kërkim, dhe ai është varrosur me ceremoni shtetërore.

Aksion vullnetar mjekësorë në sheshin e Bujanocit

0

Një grup i nxënësve të vitit të tretë të shkollës së mesme “Sezai Surroi” drejtimi i mjekësisë ka realizuar një aktivitet vullnetar për matjen e glikemive dhe shtypjes së gjakut në sheshin e qytetit në Bujanoc.

Aksionit ju bashkangjitën edhe Dr. Adnan Salihu, Dr. Besnik Sulejmani dhe Dr. Amir Rexhepi në mbështetje edhe të shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, shkruan Titulli.com.

Nxënësit gjithashtu shpërndanë edhe fletushka mbi diabetin dhe hipertensionin me qëllim të vetëdijësimit qytetarë.

Ky ishte një nga aktivitetet e kësaj shkolle në fushën e mjekësisë ndërsa edhe aksione tjera janë ndërmarrë nga nxënësit e këtij institucioni arsimorë në Bujanoc./Titulli.com/

Serbia ka mbështetje prej Francës në gjetjen e një zgjidhjeje me Kosovën

0

Frederik Mondoloni, ambasadori francez ka thënë sot se vendi i tij mbështet përpjekjet e Serbisë për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Kosovës.

“Qëndrimi ynë për Kosovën është i qartë, ne i mbështesim përpjekjet për dialog dhe unë shpresoj se Serbia do të jetë në gjendje për të ecur përpara në këtë çështje. Franca është e gatshme për ta ndihmuar Serbinë pasi dëshira e saj është t’i bashkohet BE-së”, ka deklaruar ambasadori francez.

Ai ka theksuar se dyja vendet kanë pasur momente të dhimbshme dhe tragjike mirëpo është shprehur i bindur se së bashku mund të gjejnë një zgjidhje.

Gjendet trupi i pajetë i policit Armend Trena

0

17:13 – Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe AME-së (Agjencisë së Kosovës për Emergjenca) sot në orën 15 e 40, në kilometrin e 6-të (në hyrje të Hanit të Elezit) nga vend i aksidentit në lumin Lepenc, kanë gjetur trupin e pajetë të policit Armend Trena, ka bërë me dije FSK-ja zyrtarisht.


Policia ka gjetur një trup të pajetë në Lepenc, dyshon se mund të jetë i policit Trena

KTV ka mësuar se është gjetur një trup i pajetë në lumin Lepenc ndërsa sipas burimeve, thuhet se mund të jetë trupi i pajetë i policit Armend Trena, i cili u zhduk rreth 10 ditë më parë pas një aksidenti.

Megjithatë, Policia e as ekipet që po punojnë në gjetjen e trupit nuk kanë konfirmuar asgjë, mirëpo gazetarja e KTV-së thotë të ketë parë se është nxjerrë një trup i pajetë nga Lepenci.

Të gjithë po ikin për Gjermani, por çfarë jete po i pret atje

0

Sa janë rrogat dhe sa para nevojiten në muaj për të mbijetuar në Gjermani.

Diku rreth 32 mijë kosovarë në vjet ikin nga Kosova drejt Gjermanisë për të kërkuar një jetë më të mirë. Megjithatë, përderisa të gjithë shpresojnë që Gjermania ua mundëson atë “jetë më të mirë”, duhen të dinë disa gjëra para se të vendosin të shpërngulen.

Si do të jetë jeta juaj në një vend të huaj, kjo e gjitha varet nga profesioni që e zotëroni.

Me poshtë janë disa shembuj se sa përfitojnë në Gjermani

Një inxhinier i ndërtimtarisë në muaj përfiton 3 mijë euro bruto, përkatësisht 2 mijë euro neto, ndërsa arkitektët janë në një rang me inxhinierët, mjekët dhe matematikanët përfitojnë më shumë se 600 euro në muaj, përderisa punonjësit e IT –isë diku rreth 2 mijë e 300 euro neto.

Kamerierët, kuzhinierët dhe frizerët përfitojnë 1000 euro në muaj, plus bonuset.

Automekanikët dhe elektricistët përfitojnë diku afër 1.300 euro, ndërsa kujdestaret me përvojë 1.600 euro në muaj, transmeton DW.

Po mbi të gjitha shpenzimet janë shumë të mëdha, për qira ju nevojiten lartë e poshtë 600 euro dhe kjo varet shumë prej vendqëndrimit.

Për ushqim dhe nevoja të tjera, për person ju nevojiten minimum 280 euro, ndërsa kartela mujore për transport publik fillon nga 50 deri në 100 euro

Shqiptarja kampione në Serbi

0

Edhe pse është vetëm 13 vjeç, Ermelinda Kadiu është shpallur kampione e Ballkanit në karate për peshën nën 39 kilogramë, kampionat që u zhvillua në Beograd me pjesëmarrjen e 10 shteteve.

Ermelinda prej 5 vjetësh ushtron sportin e karatesë, ndërsa tregon se sfida ishte e vështirë, por në fund ia doli.

“Ishte e vështirë sepse në finale u ndesha me një boshnjake”, thotë 13-vjeçarja.

Ndonëse në moshë të vogël, ajo ka një mesazh për bashkëmoshatarët e saj. “Të merren me një sport dhe të mos luajnë në celular”.

Trajneri Lirim Dedej, besoi tek Ermelinda dhe përkushtimi 5-vjeçar për të arritur në këtë sukses.

“Kjo arritje është një punë 5 vjeçare”, shprehet trajneri.

Shkolla e Dushkut, në të cilën mëson Ermelinda e pritën me entuziazëm dhe drejtoria e shkollës zhvilloi një ceremoni për të nderuar kampionen, madje duke e vlerësuar edhe me një certifikatë mirënjohje.

Përveç Ermelindës si kampione, medalje ari mori dhe Dejan Asalla nga Peqini.

Gjendet njëri nga trupat e policëve të zhdukur (Video)

0

Pas pesë ditë kërkimesh në lumin Lepenc, sot është gjetur njëri nga policët e zhdukur në mbrëmjen e së shtunës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë për Telegrafin se trupi është gjetur 5 kilometra larg nga vendi i aksidentit.

“Është gjetur trupi i njërit nga policët e zhdukur në lumin Lepenc, 5 kilometra në larg nga vendi i aksidentit. Trupi është gjetur nga ekipi kërkimor i FSK-së”, ka thënë Gashi.

Duhet kujtuar se, dy policët Malësor Dashi dhe Armend Trena dyshohet se përfunduan në lumin Lepenc pas një aksident trafiku i cili sipas policisë ndodhi në mbrëmjen e së shtunës që e lamë pas, në rrethana ende të panjohura.

Telegrafi do t’ju sjell detaje të reja në vazhdim. /Telegrafi/

Është pastruar deponia e egër përskaj lumit në fshatin Tërnoc (Foto)

0

Pastrimi i deponive të egra do të bëhet edhe nëpër Bashkësitë tjera lokale…

Është pastruar deponia e egër përskaj lumit në fshatin Tërnoc, Bashkësia Lokale – Tërnoc.

Për t’i inspektuar punimet në teren ishte edhe kryetari i ri i Bashkësisë lokale të Tërnocit.

Luten qytetarët dhe punëkryesit e ndryshëm që të mos hedhin mbeturina në këto pjesë të pastruara në mënyrë që bashkarisht të krijojmë një ambient më të shëndetshëm.

Pastrimi i deponive të egra do të bëhet edhe nëpër Bashkësitë tjera lokale.


”Shitësit e Tregut në Luginë në krizë” (Video)

0

Çmimet nuk janë shumë të larta, janë mesatare. Por njerëzit janë shumë të dobët nga gjendja ekonomike”…

Gjendja e rëndë ekonomike me të cilën po përballen qytetarët ka zbehur dukshëm edhe punën në Tregun e Gjelbërt në Preshevë. Shitësit e anketuar ankohen se papunësia e popullatës po reflektohet shumë edhe në punën tyre, pasi siç shprehen ata, edhe pse çmimet janë mesatare frekuentimi i këtij tregu ka shënuar rënie të madhe.

“Çmimet nuk janë shumë të larta, janë mesatare. Por njerëzit janë shumë të dobët nga gjendja ekonomike. Papunësia është shumë e madhe. Çmimet asnjëherë nuk kanë rënë si këtë vit. Është një gjendje shumë katastrofale kështu shprehen shitësit e Tregut të Gjelbërt ditor në Preshevë.

Përveç që përballen me mosshitjen e mallit të tyre ata ankohen edhe për inspeksionin e financave, inspektor që vijnë nga Beogradi për ti dënuar ata me gjoba të larta dhe me konfiskim të mallit. raporton Aldi

Shumë nga shitësit e Tregut të Gjelbërt dhe lokale që merren me vite të tëra me tregti thonë se nuk kemi zgjidhje tjetër, mbajmë familje me këtë dhe duhet patjetër të ushtrojmë veprimtarinë tonë duke shitur këtu në tregun ditor në Preshevë poashtu dhe Bujanoc.

Maturantët e Bujanocit nesër udhëtojnë për në Shqipëri, drejtori Fejzullahu falenderon kontribuesit

0

Rreth orës 06:00h të mëngjesit të ditës së nesërme (e martë), 233 maturantët e Bujanocit, do të nisen për eksukurzion, ku do të qëndrojnë për pesë ditë në Shqipëri, rrespektivisht në afërsi të qytetit të Durrësit.

Programi i eksurzion të sivjetëm është paksa më ndryshe, me që, gjatë udhëtimit të nesërm deri në Durrës, do të vizitohet edhe Kruja e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.

Në një prononcim për Lugina-Lajm, drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, Zejni Fejzullahu, ka sqaruar agjendën e udhëtimit për ekskurzionin e sivjetëm.

“Nesër do të nisemi për eksurzion në Shqipëri, ku do të vendosemi në hotelin Kolaveri në afërsi të Durrësit. Ekskurzioni do të jetë pesë ditor, ndërsa ka një ndryshim të vogël në program. Gjatë ditës së nesërme, përderisa udhëtojmë drejt Durrësit, do të vizitojmë qytetin e Krujës, ndërsa në ditët e tjera, do të vizitojmë edhe qytetin e vjetër të Durrësit, monumentet historike të Vlorës dhe kryeqytetin e Shqiprisë, Tiranën” – sqaroi Fejzullahu.

Drejtori Zejni Fejzullahu, gjithashtu falenderoi të gjithë ndërmarrësit dhe donatorët që me kontributet e tyre do t’ua mundësojnë shkuarjen ne ekskurzion edhe nxënësve me kushte jo të mira ekonomike.

Me 233 nxënësit, do të udhëtojnë edhe 12 kujdestarët e klasëve, mjeku, udhëheqësi i ekskurzionit dhe drejtori i shkollës.

Çmimi për një maturantë, është 95 euro, ndërsa çmim përfshihen udhëtimi, fjetja dhe ushqimi. Organizimin e ekskurzionit edhe ketë vit, e organizon kompania e bartjeve të udhëtarëve “Maxharri” nga Bujanoci./Lugina-Lajm/

LAJMI FUNDIT: Serbia arreston ushtarin serb të FSK-së Milosh Shoshiq

0

Dje nga policia serbe është arrestuar ushtari i FSK-së, me përkatësi serbe Milosh Shoshiq.
Shoshiq po mbahet i arrestuar nga serbët në vendkalimin kufitar në Konçul, njofton Klan Kosova.
Më 24 prill të këtij muaji, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i ka kërcënuar me burgim serbët që kanë ndër mend të bëhen pjesëtarë të FSK-së dhe të Ushtrisë së Kosovës.

Në Serbi ka filluar matja e shpejtësisë mesatare në të gjitha pjesët e autostradave (Video)

0

Policia e trafikut do të filloj të dënoj secilin që tejkalon shpejtësinë mbi 120 km/h.

Kamerat e ndërrmarjes “Putevi Srbije” tashmë janë të vendosura në të gjitha vendet e caktuara dhe shpejtësia do të matet në bazë të kohës së kaluar nga një vend pagesë në autostradë në tjetrën.

Vozitësit që kanë targa serbe, nëse tejkalojnë shpejtësinë, dënimi do të ju vie në adresë të shtëpisë në bazë të targave të veturës ndërsa ata që kanë targa të huaja, policia do ti ndaloj menjëherë pasi ta kalojnë pagesën në autostradë.

Në autostradën Suboticë – Nish të gjatë 423 kilometra, koha e lejuar që të kalohet kjo vijë në autostradë është 3 orë e 31 minuta ndërsa nga Beogradi në Nish nuk lejohet të arrihet më shpejtë se 1 orë e 58 minuta.

Nga Horgoshi deri në Preshevë, në relacionin e gjatë 537 kilometra, nuk guxohet të kalohet më shpejtë se 4 orë e 16 minuta ndërsa nga pagesa në Vrçin deri në Preshevë minimalisht duhet të kalohet për rreth 3 orë.

Edhe pse shmangja e kësaj kohe mendohet të vozitet shpejt dhe pastaj të ndalohet është e mundshme, nga ana tjetër policia njofton se veturat civile që do të matin shpejtësinë gjatë lëvizjes në autostradë do të jetë më i madh se deri tani.

Nëse lëvizni me shpejtësi mesatare prej 120-140 km/h, do të paguani dënim 3000 dinarë, nga 141-150 km/h do të paguani dënim 5000 dinarë, me 10.000 dinarë do të paguni nëse vozitni me shpejtësi mesatare nga 151 deri 160 km/h ndërsa 10.000 deri 20.000 do të paguani nëse vozitni me mesatare nga 161 deri 180 me 12 muaj ndalesë dhe 3 pikë negative.

Nga 181 deri 200 denimi 20.000 deri 40.000 me 30 ditë burg, 6 pikë negative dhe deri 12 muaj pa leje.

100.000 deri 200.000 për shpejtësi 201 – 220 km/h me 15 deri 60 ditë burg 14 pikë negative dhe prej 8 deri 12 muaj ndalesë.

Nëse vozitni me mesatare mbi 221 km/h, nuk ka dënim me të holla po me burg 30 deri 60ditë, 15 pikë negative dhe pa patent shofer 9-12 muaj.

https://youtu.be/_JiERzfQVv4