34.1 C
Bujanovac,Preshevë
E shtunë, 27 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 46

Provokim nga Prishtina: Haradinaj kërkon të vizitojë Preshevën dhe Beogradin si dhe kërkon protokoll zyrtar

0

Kjo vizitë e kryeministrit do të vijë pas qëndrimit të tij në Tiranë, Shkup dhe Podgoricë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të cilin Beogradi e kërkon për krime lufte kundër civilëve, pretendon që është ftuar nga qeveria lokale e Medvegjës, në Serbinë jugore, dhe ka shtuar se ai është i gatshëm për të vizituar Preshevën dhe Beogradin, nëse vizita e tij do të kishte një protokoll.

Në Beograd, thotë ai, do të paraqitiste “vendin e tij në një samit ndërkombëtar”, sepse ai beson se vetëm “vizitat dhe takimet e përbashkëta me kryeministrat nga rajoni mund të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin në këtë rast, marrëdhëniet e mira fqinjësore mes dy vendeve, të tilla si të Kosovës dhe Serbisë … “.

Haradinaj nga autoritetet lokale në Medvedegj është ftuar për ngjarjen tradicionale “Takimet në vendlindje- 2018”.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë qindra shqiptarë nga Medvegja dhe komunat e tjera të të ashtuquajturit ” Lugina e Preshevës, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, përveç Haradinaj i ftuar do të jetë dhe Presidenti I”përkohshëm” i institucioneve, Hashim Thaçi, ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Sa për vizitën në Preshevë, Haradinaj ka thënë se nuk varet nga vullneti I tij apo vullneti i Prishtinës, por edhe nga Beogradi.

“Unë nuk jam si (Mark) Djuric që të lëviz si kacak I paligjshëm (një term i përdorur për bandat shqiptare në të kaluarën) -. Vizita ime do të ketë një protokoll dhe do të jetë me lejen e autoriteteve serbe dhe ndërkombëtare, dhe duhet të zbatohet si të gjitha vizitat e udhëheqësve të tjerë botërorë, “tha Haradinaj.

Kjo vizitë e kryeministrit do të vijë pas qëndrimit të tij në Tiranë, Shkup dhe Podgoricë.

Haradinaj shtoi se përveç marrëdhënieve vëllazërore me shqiptarët nga të ashtuquajturat ” Lugina e Preshevës “na lidh shumë më tepër dhe më shumë edhe njoguria për rolin dhe kontributin e tyre në çlirimin e Kosovës.

Daçiq: Edhe ne duam të fitojmë diçka nga marrëveshja përfundimtare me Kosovën

0

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se marrëveshja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, është nënshkruar pesë vjet më parë.

Ai ka theksuar se ky dokument është nënshkruar nga Catherine Ashton dhe Hashim Thaçi.

“Përfaqësuesit e BE-së janë të shurdhër kur është fjala për Prishtinën. Unë nuk e di nëse kjo është një sëmundje e pashërueshme. Kur ka diçka që duhet thënë për Prishtinën heshtet por kur është fjala për Serbinë ka gjithmonë një gatishmëri për t’u marrë me të”, është shprehur Daçiq, përcjellë lajmi.net.

Daçiq ka thënë se ‘Serbia nuk është një nxënës për t’u goditur’. “Mos e goditni dinjitetin tonë”, ka deklaruar ai duke shtuar se Serbia po e siguron një dorë, mirëpo ka nevojë për dy.

Sipas tij, zgjidhja e përhershme e çështjes së Kosovës është një kombinim ‘win-win’ (fitore-fitore) për Beogradin, Prishtinën dhe Bashkimin Evropian.

Në konferencën ‘Perspektiva të reja për Ballkanin Perëndimor’ të organizuar nga Qendra për Çështje Ndërkombëtare dhe Siguri, Daçiq ka thënë se Kosova është një problem shekullor dhe nuk mund të zgjidhet me një marrëveshje.

Daçiq ka shtuar se kur ka kërkuar nga Komisoneri Evropian, Johannes Hahn të dijë se çfarë ka do të jetë marrëveshja e obligueshme ligjerisht me Kosovën, ai është përgjigjur se nuk e di.

“Përgjigja e Hahn është se marrëveshje duhet të përmbajë atë që pajtohen dyja palët. Ne duam një marrëvshje, por nuk do të thotë se jemi dakord me parimin se çdo gjë është zgjidhur. Ne duam të jemi aktiv”, ka përsëritur Daçiq.

Sipas tij, Serbia nuk dëshiron që BE të bie duke shtuar se duhet të merren parasysh se çfarë vendime janë marrë në Bashkimin Evropian pasi sipas tij për 20 ose 50 vjet BE ose OKB mund të zhduken.

Tutje me sarkazëm ai ka thënë se ‘BE do të shpërthejë para se të hyjnë vendet e Ballkanit Perëndimor’.

I pyetur nga organizatorët se cila është e vërteta rreth Kosovës pasi ka deklarata të ndryshme, ai ka theksuar se gjithçka që e ka thënë ai është e vërteta. “Janë çështje diplomatike, dhe kjo është e vërteta”

Rrugëtimi i Kf”Shkëndija” deri te titulli i kampionit(video)

0

Emisioni sportiv “Rrugëtimi i KF Shkëndijës drejtë titullit të kampionit”. Me të ftuarit Erhan Selimi – Ndihmës trajner i KF Shkëndija, Shefit Shefiti – Futbollist i KF Shkëndija, Nadi Fetai – Punëtor sportiv.

Nënshkruhet kontrata për renoviminin e Gjimnazit ”Skëndërbeu” Preshevë (Foto)

0

Me kënaqësinë më të madhe ju informoj se sapo nënshkruam kontratën e parë për renovimin e gjimnazit “Skenderbeu”…

Kur njerëzit e vullnetit të mirë mblidhen për një të mirë të përbashkët, zgjidhjet adekuate mund të gjinden edhe për ato probleme për të cilat të tjerët mendonin se ishin të pamundura që të zgjidhen.

Siç mund ta shihni më poshtë , qysh në mandatin e parë si kryetar komune së bashku me ekipin tim, në Tetor të vitit 2016, fituam projektet për renovimin komplet të pesë shkollave në komunën e Preshevës.

Në atë kohë , Zyra për Zhvillim inicioi analizën e gjendjes në shkollat e komunës sonë dhe në bazë të kësaj analize defioni prioritetet për ndërhyrje në rregullimin sidomos të nyjeve sanitare në tri shkolla ku gjendja ishte katastrofale. Si rrjedhojë, projekt propozimet e pregatitura u dërguan tek Zyra për menaxhim të investimeve publike, ku pas shqyrtimit të projekt propozimeve nga ana e komisionit në nivel shtetërorë, këta të njejtit u aprovuan nga kjo zyre.

Anadaj sot, me kënaqësinë më të madhe ju informoj se sapo nënshkruam kontratën e parë me kompaninë që fitoi në prokurim publik për renovimin e gjimnazit “Skenderbeu”, ku punimet do të fillojnë menjëherë.

Vlen të theksohet se edhe për renovimin e shkollave tjera, shumë shpejt do të fillojnë punimet për renovimin e tyre.
Nxënësit dhe arsimtarët tanë, të paktën këtë e meritojnë.

E për ata persona që na përqeshnin kur dyshonin për ato projekte që i paralajmëruam, e kam vetëm një mesazh :Nëse dyshoni në diçka në jetën tuaj, dyshoni vetëm në limitet tuaja.

Shkarkohet u.d. drejtori i Shtëpisë së Kulturës Gani Veseli, emërohet Valon Nuhiu

0

Në seancën e tretë të Kuvendit komunal në Preshevë të mbajtur sot është shkarkuar u.d. drejtori i Shtëpisë së Kulturës “Abdullah Krashnica” Gani Veseli. Kryetari i BDL-së Skender Destani ka kundërshtuar shkarkimin e u.d. drejtorit Veseli pasi ka konstatuar se afati i funksionit të tij përfundon pas pak ditësh. Po ashtu Nader Sadiku nga rradhët e PVD-së ka propozuar që mos të shkarkohet drejtori Veseli deri në përfundimin e afatit.

Ndërsa shefi i fraksionit të APN-së në Kuvendit komunal Amir Maliqi ka thënë se shkarkimi i tij është i ligjshëm dhe se drejtori Veseli ka punësuar të afërmit e tij pa ndonjë konkurs publik, gjithashtu sipas këshilltarit të APN-së drejtori në fjalë ka keqpërdorur politikisht funksionint e tij në fushatën parazgjedhore në vitin e kaluar. Gani Veseli është zgjedhur u.d. drejtor i Shtepisë së Kulturës nga rradhët e BDL-së së Skender Destanit në koalicionin e kaluar qeverisës në krye me Ardita Sinanin (PVD). /presheva.com/

Vuçiq: Serbia do zgjidhjen e problemit të Kosovës për të shpëtuar nga falimentimi

0

Dëshira e Serbisë është që të zgjidhet problemi i Kosovës, në mënyrë që ajo ta luftojë falimentimin, ta zvogëlojë borxhin publik dhe papunësinë, dhe do ta zgjidhim, nëse kemi mjaftë guxim dhe përmbajtje, kemi shans që ta zgjidhim këtë problem”, ka deklaruar sot kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ai ka porositur, pas takimit me kryeministrin belg Charles Michel, se do të jep gjithçka prej vetes në mënyrë që të arrihet deri te ajo zgjidhje dhe se njerëzit në Serbi nuk duhet të presin që ajo të jetë maksimaliste, por vetëm rezultat i kompromisit të pranueshëm për të dyja palët.

Michel ka theksuar se Serbia është e rëndësishme për Bashkimin Evropian, sepse ka dimension rajonal, si dhe ai i takon njerëzve të cilët e vënë pozitën strategjike rajonale në maje të prioriteteve.

Reshat Neziri zgjidhet drejtor në Bibliotekën”Mehmet Jusufi” në Preshevë

0

Reshat Neziri zgjidhet u.d. drejtor në Biblotekën “Mehmet Jusufi” në Preshevë.

Në seancën e tretë të Kuvendit Komunal të Preshevës është zgjedhur u.d. drejtor Reshat Neziri në biblotekën “Mehmet Jusufi” në Preshevë. Neziri është zgjedhur me 20 pika pro në pikën e katërt të rendit të ditës në seancën të mbajtur sot në Kuvendit komunal në Preshevë./

Vuçiq: Nuk jemi më të dobët se shqiptarët, por më të dobët se Amerika

0

Nëse platforma e prezantuar nga Qeveria e Kosovës është zgjidhja që ofron Prishtina si zgjidhje për normalizim, atëherë nuk e di për çka dëshirojnë të bisedojnë, ka deklaruar sot presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, transmeton “Zëri.info”.

“ Ajo platformë prezanton porosinë e tyre. Ne i kemi të gjitha, gjithçka është në duart tona, nëse Serbia dëshiron ta pranoj pavarësinë kjo është në rregull, nëse jo është fajtore për të gjitha”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti serb ka shtuar se zyrtarë të BE-së e kuptojnë pozicionin e Serbisë, me ç’rast ka përmendur takimin me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherinin, e cila, siç thotë ai, është në anën e tyre, por fuqitë nuk janë në anën e Serbisë, raporton “Zëri.info”.

“Qytetarët në Serbi duhet ta kuptojnë se ne jemi më të dobët, jo në krahasim me shqiptarët, por në raport me Amerikën dhe të gjitha shtetet që e përkrahin pavarësinë e Kosovë. Nuk negociojmë me Thaçin, por me padronët e tij”, ka pohuar Vuçiq. /Zëri/

Administrata e Bujanocit me riorganizim të ri, 180 të punësuar (foto&video)

0

Në administratën e komunës së Bujanocit 180 persona janë të punësuar në shërbime të ndryshme prej tyre 165 janë me kontratë në kohë të pacaktuar ndërsa 15 të tjerët në kohë të caktuar, kështu tha kryeshefi, Fadil Aliti.

Ai në një intervistë për Titulli.com shpjegoi se qytetarët mundë të gjejnë kërkesën zyrtare për qasje në dokumentet e rëndësisë publike në të gjitha sportelet e shërbimeve komunale dhe se bëjnë përpjekje të jenë shërbimin dhe transparent me qytetarëve.

Haliti theksoi mes tjerash se kanë bërë riorganizimin e administratës komunale me të cilat kanë themeluar edhe drejtoritë të reja.

“Brenda administratës komunale është themeluar një drejtori e re e quajtur drejtorati për zhvillim dhe investime ndërsa drejtorinë për shërbime publike dhe shoqërore e kemi ndarë në dy drejtori në drejtorinë për shërbime publike dhe drejtorinë për veprimtari shoqërore”, u shpreh Haliti.

Sipas tij në kuadër të drejtoratit për financë është formuar zyra për prokurime, në drejtoratin për veprimtari shoqërore është formuar zyra për të rinj dhe në kabinetin e kryetarit zyra për diasporë.

“Ndryshime këto që janë bërë duke ndryshuar vendimin mbi organizimin e administratës komunale i aprovuar nga kuvendi komunal dhe rregulloren e re mbi sistematizimin e vendeve të punës e aprovuar përmes këshillit komunal”, tha Haliti gjatë bisedës për Titulli.com.

Sa i përket të punësuarve në administratën komunale dhe përmbajtjes nga ana e tyre kodit etik për punësim Haliti u shpreh se shumica e nëpunësve janë profesional efikas dhe janë shumë të vetëdijshëm për punën që e bëjnë.

“Ka shërbime që mund të kryhen edhe në mënyrë elektronike pa pasur nevojë të vijnë në komunë si ai i departamentit të urbanizmit”, vlerësoi Haliti.

Kyeshefi i administratës komunale, sa i përket transparencës thotë se komuna e Bujanocit në nivel qytetesh dhe komunash ka një radhitje shumë më të mirë se disa qytete më të mëdha.

“Nuk do të vetëkënaqemi me këtë nivel që kemi arritur edhe në vazhdimësi do të mundohemi që transparenca të jetë sa më e madhe, deklaroi Haliti.

Në bisedën e realizuar për Tituli.com, Haliti theksoi se komuna e Bujanocit ka ridizajnuar tashmë ueb-faqen e saj në cilën publikohen vendimet që i merë kuvendi komunal, këshilli komunal, administrata komunale si dhe jepen të gjitha lajmet rreth aktiviteteve të kryetarit të komunës si dhe të zyrtarëve tjerë komunal.

Fadil Haliti lidhur është shprehur gjithashtu se nëpër sportelet e komunës tashmë është vendosur edhe forma e kërkesës për qasje në dokumentet e rëndësisë publike.

“Forma e kërkesës së e qytetarëve në dokumentet e rëndësisë publike por gjithashtu edhe ne ueb-faqe ekziston kërkesa për informacione të rëndësisë publike ku qytetarët mund të drejtohen përmes formës zyrtare’, ka thënë Haliti./Titulli/

 

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse ecni çdo ditë!

0

Ecja është një ushtrim krejtësisht i lirë dhe i lehtë, që kërkon shumë pak përpjekje dhe përmirëson jo vetëm mirëqenien tuaj fizike, por edhe atë mendore.

Nëse jeni duke kërkuar për një mënyrë të thjeshtë por shumë efektive të humbjes së peshës dhe përmirësimit të shëndetit tuaj të përgjithshëm, ecja është gjëja e duhur.

Më poshtë po ju paraqesim disa nga efektet më të mira të ecjes.

Çlodh trurin

Një studim i universitetit të Kanzsit ka zbuluar se ecja ndihmon në parandalimin e sëmundjeve si Dementia dhe Alzajmeri.

Njerëzit që janë fizikisht aktivë gjatë gjithë jetës së tyre janë shumë më pak të prirur ndaj sëmundjeve sesa ata që kanë një mënyrë jetese më pasive.

Dhe kjo është për shkak se ata kanë më shumë vëllim në hipokampun e tyre, pjesën e trurit që është përgjegjës për kujtesën verbale dhe të mësuarit.

Përmirëson shikimin

Edhe pse sytë mund të duken si gjëja e fundit që lidhen me këmbët, ecja me të vërtetë ndihmon në shëndetin e tyre. Mund të ndihmojë edhe për të luftuar glaukomën duke lehtësuar presionin e syve.

Parandalon sëmundjet e zemrës

Një shëtitje e përditshme gjysmë ore ndihmon në shmangien e problemeve serioze, siç është sëmundja koronare e zemrës për të përmendur një, duke ulur tensionet e larta të gjakut dhe nivelin e kolesterolit dhe duke përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Vëllim i rritur i mushkërive

Për shkak të cilësisë më të mirë dhe frymëmarrjes më të thellë, disa simptoma të lidhura me sëmundjen e mushkërive mund të tregojnë përmirësim të dukshëm falë ecjes.

Efektet e dobishme në pankreas

Mund të jetë e vështirë të besohet, por ecja për stërvitje rezulton të jetë një mjet shumë më efektiv në parandalimin e diabetit.

Ky hulumtim tregon se një grup “këmbësorësh” tregoi përmirësim në tolerancën e glukozës pothuajse 6 herë më të mëdha (dmth sa mirë sheqeri i gjakut absorbohet nga qelizat) se sa ai i një grupi “vrapuesish” gjatë një periudhe prove 6 mujore.

Tonifikim i muskujve

Tonifikimi i muskujve dhe humbje peshe është gjithashtu krejtësisht e arritshme përmes ecjes së thjeshtë.

Kocka dhe nyje më të forta

Fondacioni Arthritis rekomandon të paktën 30 minuta të ecjes së moderuar në ditë për të zvogëluar dhimbjen, ngurtësinë dhe inflamacionin në nyje.

Ndërtimi i eshtrave të forta do t’ju ndihmojë të parandaloni osteoporozën dhe të zvogëloni humbjen e kockave.

Përmirësim i tretjes

30 minuta ecje çdo ditë jo vetëm që mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë në të ardhmen, por mund të përmirësojë tretjen tonë dhe kapsllëkun duke ndihmuar në rregullimin e lëvizjeve tona të zorrëve.

Shëron dhimbjen e mesit

Ecja kontribuon në qarkullimin më të mirë të gjakut brenda strukturave kurrizore, duke pompuar lëndë ushqyesve të rëndësishme për indet e buta, duke përmirësuar sjelljen dhe fleksibilitetin, të cilat janë të domosdoshme për një shtyllë kurrizore të shëndetshme.

Relakson mendjen

Nëse ecja përmirëson simptomat e depresionit në pacientët me çrregullime të mëdha depresioni, vetëm imagjinoni sa lehtë mund të na ndihmojë të përballojmë ndjenjën e dobësisë ose të lodhjes.

Dhe një ecje e gëzueshme me një mik apo një të dashur vetëm do të shumëfishojë efektin e lumturisë dhe do të përmirësojë gjendjen tuaj.

Regjisori Valton Jakupi dhuron pajisje shkollore për fëmijët me aftësi ndryshe në Lezhë të Shqipërisë (video)

0

Klodi, Besjana dhe Xhuliano jane femije me aftesi ndryshe ne Shkollen 9 vjecare “Marsha Gjoni” ne Rrile te Lezhes,por qe asnjehere nuk e kane ndjere mungesen dhe perkujdesjen e mesuesve te kesaj Shkolle.

Surprize e vecante per ta ka qene vizita e nje regjisori te njohur me fame boterore por me origjine shqiptare, Volton Jakupi i cili u takua nga afer me keta femije.

Per regjisorin Jakupi ndjesia per keta femije eshte e madhe, ndersa mes emocionesh ai thote: “Ne kemi nevoje per keta femije e jo ata per ne”.

Drejtoresha e Shkolles 9 vjecare Lina Guri, falenderoj regjisorin e njohur si i vetmi qe ju gjendet prane kesaj kategorie femijesh te kesaj shkolle.

Pervec femijeve me aftesi ndryshe ku regjisori Valton Jakupi ju solli disa dhurata, pajisje shkollore, ky i fundit premtoj qe do te jete serish ne kete shkolle me ndihma te tjera per te gjithe nxenesi

Raportet ”vëllazërore”, Vuçiq i shkon Erdoganit në vizitë me 5 ministra

0

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe ai serb, Aleksandar Vuçiq janë parë shumë të afërt mes vete. Madje Serbia po vazhdon të mbetet si një …

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe ai serb, Aleksandar Vuçiq janë parë shumë të afërt mes vete. Madje Serbia po vazhdon të mbetet si një nga vendet ku investimet turke janë të jashtëzakonshme.

Më 7 maj Vuçiq e Erdogan do të takohen përsëri.

Kjo është konfirmuar nga ambasadori serb në Ankara, Zoran Markoviq.

Në një intervistë me një agjenci lajmesh në Turqi, Markoviq tha se Vuçiq me pesë ministra tjerë, do të diskutojnë për tregtinë, turizmin, politikën e jashtme, transportin, energjinë e bujqësinë.

“Mentaliteti i dy kombeve tona është i njëjtë”, tha Markoviq për agjencinë turke.

“Nëse flasim për interesat e përbashkëta dhe ekonomike, ju siguroj se raportet ndërmjet dy vendeve do të përmiërsohen”, tha ai.

Kaq i afërt Erdogani nuk ishte treguar edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Këtij të fundit i kishte thënë se do të jap përgjegjësi për shkarkimin e ministrit të brendshëm dhe drejtorit të AKI-së, pas deportimit të gjashtë gylenistëve