35.8 C
Bujanovac,Preshevë
E shtunë, 27 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 47

Këtë sezon turistik, Shqipëria më e pastër

0

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ishte në plazhit e Vilë Bashtovës, në Rrogozhinë, në aksionin për pastrimin e kësaj pjesë të bregdetit në kuadër të “Javës së Tokës”.

Ai u angazhuar për një Shqipëri më të pastër gjatë stinës së plazhit.

Klosi tha se pastrimi veçanërisht përgjatë vijës bregdetare do të vazhdojë edhe pas 22 Prillit.

Ministri theksoi: “Këtë sezon turistik, Shqipëria do jetë më e pastër”.

Platforma e Qeverisë së Kosovës për dialog ‘çmend’ Serbinë, vazhdojnë reagimet

0

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka dërguar për në Kuvend platformën për fazën finale të dialogut me Serbinë, ku parashihet edhe njohja e ndërsjellë.

Ky vendim ka shkaktuar reagime të ashpra edhe në Serbi.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në shtetin serb, Marko Gjuriq, ka thënë se bisedimet nuk mund të vazhdojnë, nëse rezultati është i përcaktuar.

“Si mund të negociohet nëse rezultati është paraprakisht i përcaktuar”, tha Gjuriq.

“Unë mendoj se ndërmjetësit e bisedimeve duhet ta thonë qëndrimin e qartë, por veprimet e Prishtinës për mua nuk janë të habitsh,e. Vetëm shikoni se çfarë kanë bërë ata javëve të fundit në lidhje me dialogun”, thotë ai.

Gjuriq edhe një herë ka thënë se Asociacioni është marrëveshja kryesore e cila duhet të zbatohet nga Kosova.

“Le të shohim nëse do të formohet në tre muajt e ardhshëm, dhe do ta kuptojmë të vërtetën”, tha Marko Gjuriq.

Ndryshe, mediat serbe sot raportuan gjatë ditës se Serbia do të tërhiqet nga dialogu, nëse platforma e Kosovës votohet në Kuvend.

Arifi takim me ambasadorin amerikan në Beograd, sfidon Këshillin Kombëtar Shqiptar

0

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka njoftuar se realizoi takime të ndryshme me faktorin kombëtar dhe ndërkombëtar në Beograd gatë kësaj jave.

Ai përmes një njoftimi duke folur për takimin me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyle Scott është shprehur se ka marrë përkrahje për tekstete shkollore, shkruan Titulli.com.

 

“Ambasadori Amerikan edhe njëherë shprehi gatishmërinë e tij per të ecur përpara zgjidhjen e problemit me tekstet shkollore për nxënësit e shkollave. Ai premtoi se do të beje te pamundurën që vitin e ardhshëm shkollor nxënësit shqiptarë te Luginës së Preshevës do ta fillojnë me tekste të reja mësimore në gjuhën shqipe. Gjithsej 42 tekste shkollore që të inkorporohen në plan programin mësimorë”, ka thënë Arifi.

Lidhur me tekstet shkollore në gjuhën shqipe Këshilli Kombëtar Shqiptar është institucioni përgjegjës që duhet të merret me këtë problematikë ndërsa me këtë rast Arifi po bënë përpjekje të sfidojë këtë isntitucion me çështjen e librave shkollorë./Titulli.com/

 

Preshevarja, për 20 vjet shofere e autobusit në Zvicër

0

Ditë për ditë, kemi dëgjuar e po dëgjojmë, suksese të ndryshme të mërgimtarëve tanë nëpër gjithë botën kudo që jetojnë ata. Mërgata jonë, siç dihet, ishte dhe do të mbetet arteria kryesore e zhvillimeve të ndryshme në atdheun tonë. Për sukseset e tyre po lexojmë shpesh nëpër mediat tona dhe do të lexojmë gjithsesi edhe në të ardhmen. Kemi lexuar gjithashtu, se në Zvicër, ka edhe shofere të autobusit, e të mos flasim për meshkuj, kur dihet se ka shumë. Por, kësaj radhe, kemi realizuar një intervistë me një zonjë, e cila, hiq më pak se për njëzet vjetë, vozit autobus në Zvicër. Një kohë në Aeroportin e Cyrihut dhe prej disa viteve nëpër qytetin e bukur të Winterthurit. Të kujtosh, se para njëzet vjetëve, këtu në Zvicër, kemi një shofere të autobusit të kategorisë së rëndë, apo të busit fizarmonikë 20 metrësh, paksa do të ishte e çuditshme apo e pabesueshme, sepse siç dihet, nuk është edhe e lehtë të marrësh patentën për bus, e sidomos nëpër qytet të stërngarkuar. Rastësisht, një ditë, e takova zonjën Teuta në Winterthur me veshjen e rregullt, që e kanë shoferët dhe nuk e besova se është shqiptare. Lirisht mundem të them, as që kisha menduar, se është shqiptare. Një nënë e dy fëmijëve, e tash më edhe gjyshe, zonja Teuta, me shumë vullnet e ushtron profesionin e saj në një qytet shumë të bukur të Winterthurit të kantonit Cyrih të Zvicrës. Ajo, na i tha, që në fillim fjalët më të mira të mundshme për gjithë ekipin e punës ku punon edhe ate me një sinqeritet të veçantë. Një kohë kishte punuar në Aeroport të Cyrihut, duke bartur personalitetet VIP dhe ndër shumë personalitete që i ka vozitur, ajo kishte pasur nderin, që ta takoj edhe Presidentin Historikë të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova, pastaj Presidentin, Bexhet Pacollin e shumë personalitete të tjera. Shpresoj shumë, se lexuesit tanë, do ta mirëpresin këtë intervistë, duke e ditur, se zonja vjenë nga Lugina e Preshevës, nga fshati Rahovicë, ku nuk e besoj, se sot, ai fshat apo e tërë Lugina e Preshevës ka ndoj shofere të autobusit. Zonja Berisha, me një modesti të veçantë, një grua e integruar në shoqërinë zvicerane, me pak fjalë, tregoi se si u bë e mundur, që të pranoj këtë profesion, që e ushtron edhe sot e kësaj dite. Ajo, hiq më pak se 20 vjet ka patentën e shoferes së autobusit dhe pak kujt mundet ti shkoj mendja, se autobusin në Winterthur me 20 metra e vozit një shqiptare. Ta përcjellim intervistën me këtë zonjë.

Zonjë e nderume, ju falënderoj për kohën tuaj, që do të ndani për këtë intervistë. Më besoni, se më erdhi shumë mirë, kur kuptova, se jeni shqiptare. Po e fillojmë intervistën, paksa të gjatë, por besoj shumë, se lexuesit do ta lexojnë deri në fund, sepse do të jetë interesante. Ju kujtohet dita e parë, kur jeni larguar nga atdheu drejt Zvicrës?
Të falënderoj edhe ty i nderuar për kohën. Përshëndes gjithë lexuesit tuaj kudo që ndodhen. Më ke kthyer shumë vite me kujtime. Ishte 1 gushti i vitit 1989 kur erdhëm në Zvicër me tren. Aty ishte babai im, tash më i ndjerë, i cili kishte shkelur tokën e gurbetit, në vitet 70-ta. Ne jetonim në atdhe e ai shkonte të punonte në Zvicër. Kështu ishte jeta, edhe ate shumë e vështirë dhe e dhimbshme. Shumë bashkëkombas e kanë përjetuar këtë dhimbje, me muaj të tërë, nuk i kemi parë prindërit, ndërsa tani, nuk është më gurbet, por jetesë, sepse po e jetojmë jetën në këtë shtet shumë të nderuar e të dashur, siç është Zvicra. Zvicra, lirisht mundemi të themi, është bërë atdheu ynë i dytë. Kujtoj babin tim, që nuk e kishte të lehtë, kujtoj lotët e tij, kur na përqafonte dhe me mall drejtohej për në gurbet. Zemra më qan, kur i kujtoj ato ditë. Zvicra vërtet për ne shqiptarët është atdhe i dytë. Dihet, se është një numër shumë i madh i mërgatës që jeton në këtë shtet. Ky shtet na ka mundësuar të gjitha të mirat, prandaj e kemi në zemër e shpirt. Një jetë e plotë na shkoi në Zvicër dhe shumë e shumë gjenerata i kanë kaluar vitet e jetës këtu.

Jeni nga fshati Rahovic i Preshevës dhe e martuar në rrethinë të Prizrenit. Sigurisht, se sa herë që shkoni në Prizren, ju shkon shpirti edhe për në vendlindje?
Po, jam nga fshati Rahovic, komuna e Preshevës. Fshat që ka shumë intelektual, patriotë e punëtorë të zellshëm. Sa më ka marë malli për ate tokë të bekuar, ku u rrita. Si fëmijë kemi qenë të lidhur me Shqipërinë e Kosovën dhe ja u bë, që të martohem në Kosovë dhe të krijoj familje. Sa herë që shkoj në Prizren, gjithsesi shkoj edhe në Rahovicë, atje ku u linda. Ta them shumë sinqerisht, shpirti më pushon, kur e shoh vendlindjen. Nuk ka si vendlindja.

Padyshim, se në Zvicër, në ditët e para ke pasur probleme, deri sa jeni integruar. Si erdhi që të fillosh e të punosh shofere e autobusit?
Kurrë se kisha menduar më herët, se do të jem shofere e autobusit. Por, ja që fatit nuk i dihet. Normal, si çdo fillim është i vështirë, por me kohë u intergruam në këtë shoqëri dhe na u dha mundësia që të gjejmë profesion. Jam shumë me fat, që e kam zgjedhur këtë profesion, sepse e punoj me shumë pasion.

Prej kur e keni patentën për autobus?
Afërisht 20 vjet, ose saktësisht 18 vjet e disa muaj. Vitet po shkojnë shpesh dhe nuk po besoj, se kanë kaluar aq shumë. Më kujtohet sikur sot, kur e fillova të mësoj për tu bërë shofere e autobusit. Pak kush e kishte menduar, se një ditë edhe ate shpejt, do ta marrë patentën dhe do të gjej punë pa asnjë problem. Sepse të gjithë ishin mësuar, të shohin vetëm burra duke vozitur autobusin, por kur e shohin autobusin e gjatë, nuk e besojnë se jam unë duke e vozitur. Sinqerisht, edhe disa familjarë më thonin, të lumtë, se vërtet ne me vetura po kemi probleme ndoj here, e ti me gjithë këtë autobus. Por, çdo profesion i ka ato të mirat e veta.

Njëzet vjet vozitni autobus në Zvicër, një kohë në Aeroport të Cyrihut dhe për vite të tëra në Winterthur të Cyrihut?
Një kohë punova në Aeroport të Cyrihut, që kam bartur personalite të ndryshme nga Aeroporti e deri tek aeroplani, si pilotë dhe VIP. Kam kaluar shumë mirë me vite e vite dhe pastaj e ndëpreva punën atje dhe kalova këtu ku jam sot. Po i afrohem të njëzetave.

Sa është e vështirë të vozitni në këtë pjesë të Cyrihut pra në Winterthur, kur dihet, se ka komunikacion shumë?
Nuk është edhe e lehtë. Duhet shumë kujdes. Ose si përmendet, të bëhen katër sy. Të përcillet çdo gjë, sepse pëson. Ka rregulla të shumta dhe të gjitha duhet ti praktikosh edhe ate me përpikshmëri. Gjithmonë duhet të jemi të freskët, të koncentruar, sepse ka fëmijë udhëtarë, pleq, hendikep e kështu me radhë. Kur e vozisë autobusin, duhet menduar edhe për ata që janë në këmbë edhe ata që janë ulur dhe ata që presin me zbrit, si dhe në anën tjetër, duhet shikuar drejt dhe anash. Shkurt, duhet të jesh 100 përqind vetja, gabimet nuk falen. I kemi të gjitha kushtet që duhet ti ketë një shofer, me autobusë shumë të mirë, të sigurt dhe e bëjmë punën me shumë respekt.

E keni menduar se një ditë, do të vozitni autobus?
Kisha menduar natyrisht, por nuk e dija se a do të bëhet realitet. Shihja shumë profesione të ndryshme dhe i thash vetes, pse të mos e mar patentën dhe të vozis autobus. Është profesion shumë i mirë dhe e punoj me shumë zemër.

Si je pritur në ate kohë, para 20 vjetëve nga bashkëkombaset tona, kur ju kanë parë, se ju do të vozitni autobus?
Është e pabesueshme për shumë. Më pyetshin për ndoj stacion në gjuhën gjermane dhe unë i dëgjojsha duke folur në gjuhën shqipe dhe kur i jepsha përgjigje në shqip, ato u ndalshin dhe mbetshin pa koment. Nuk besonin se jam shqiptare. E menjëhere më thonin, a shqiptare je a? Sa mirë, të lumtë. Më jepshin fjalë të mira. Po pse të mos kemi shqiptare shofere të autobusit e kështu me radhë.Jetojmë në një shtet, ku mundesh të arrish suksese në çdo fushë, vetëm se sa angazhohesh. Gjithmonë duhet falënderuar Zvicrën për të gjitha të mirat, që na i ka mundësuar.

A është edhe ndoj bashkëkombase e jona që vozit në Winterthur autobus?
Sa jam e informuar unë, Jo në Winterthur nuk ka ndoj bashkëkombase. Mundet edhe të ketë, e ndoshta ka ndoj profesion tjetër, pra nuk vozit ku punoj unë. Femra shofere shqiptare ka nëpër Zvicër, por edhe jo aq sa do të duhej, duke e ditur numrin e madh të bashkëkombase tanë që jetojnë në këtë shtet.

Nëse një bashkëkombase e jona ka interes për të marrë patentën për autobus, çka i kishe preferuar asaj që në fillim?
Është profesion i mirë, por duhet menduar mirë, para se të filloj. Duhet të ketë durim dhe gjithnjë përqendrim. Normal, se pa përqendrim nuk ka asgjë, por, të kesh në autobus shumë udhëtarë edhe ate për çdo ditë me një komunikacion përplot me vetura, kamionë, biçikleta e mjete të tjera, është përgjegjësi, sepse janë në pyetje jetët, duhet shikuar mirë, se si po shkon dhe koncentrim maksimal. Ajo që dëshiron të marrë patentën e autobusit, fillimisht duhet ta dojë këtë profesion dhe e dyta, të jetë e durushme, pra të ketë shumë durim, ngarkesat e ditës apo të jetës, ti harroj kur është në orarë të punës.

Nga bashkëshorti padyshim se ke pasë mbështetje dhe keni edhe sot e kësaj dite?
Gjithsesi. Bashkëshorti im më ka përkrahur dhe më përkrah gjithmonë. E falënderoj shumë për gjithë përkrahjen që më ka dhënë dhe që ma jep çdo ditë. Ai gjithmonë më thonte, se e arrinë suksesin, veç vazhdo dhe ja e arrita. Bashkëshorti im është nga rrethi i Prizrenit, konkretisht nga rrethi i Opojës, fshati Buqe. Mirkuptohemi lehtë me njëri tjetrin. Kam edhe dy fëmijë, vajzën Valdrina 25 vjeçe dhe djalin Valdrinin 23 vjeçarë. Ata janë sytë e jetës tonë.

E kishe menduar veten, të vozitni në Kosovë apo Preshevë?
Nuk dua të ju gënjej, jo, shumë e vështirë. Për shumë arsye të njohura. Në Preshevë kisha dashur të vozisë njëherë autobus dhe të mbushur me shoqet e mia.

Pse në atdheun tonë, nuk shohim femra shofere të autobusit. Çka i kishe thënë, ndoj vajze apo gruaje, që dëshiron të marr patent shoferin për autobus, por nuk e mer, për shkaqe të ndryshme të njohura të rrethit?
Pyetje e vështirë për përgjigje. Jetoj hiq më pak se 30 vjet në Zvicër. Janë bërë ndryshime të mëdha në atdheun tonë. Për këtu në Zvicër është interesant, kur më shohin femër duke vozit autobus, e çka të flas për tek ne. Nuk duhet nënvlerësuar këtë profesion. Është mirë që të të kemi edhe atje në atdhe shofere të autobusit. E di, se nuk është e lehtë të merrej dhe të ushtrohej ky profesion. Ne këtu punojmë me ndrrime të ndryshme, e shpesh shkoj në shtëpi në orët e vona e lodhur. E lodhja nuk ka vend në këtë profesion kur e fillon punën. Nënë dhe të jesh shofere e autobusit nuk ishte e lehtë, por me respekt i kalon të gjitha. Unë jam jashtëzakonisht e kënaqur me profesionin në fjalë.

E vizitoni shpesh Preshevën?
Jo edhe aq shumë, sa herë që shkojmë në Kosovë në shtëpi, shkoj edhe në vendlindje. Jo se nuk dua të shkoj, por koha nuk po na mundëson, duke punuar e angazhime përplot. Shumë e dua vendin tim. Më mungojnë axhallarët e mi, që u kujdesën për ne shumë, kur jetonim vetëm me nënën time. U jam mirënjohës për mbështetjen. Më merr malli për gjithë familjen, shoqërinë e rrethin. Nuk ka vend më të ëmbël se vendlindja.

Për çka ju merr malli më shumë në atdhe?
Për ajrin, për ujin, për tokën. Shtëpinë time ku u rrita, për oborrin ku lujta si fëmijë, për shkollën time ku mësova shkronjat e para, për shoqërinë dhe për gjithë familjen time të gjerë. Kurrë nuk mundem të ndahem shpirtërisht për vendlindjen time të shtrenjtë. E dua e do ta dua për jetë, si sytë e ballit.

I ke thënë vetes, se me këtë profesion do të penzionohesh?
Nuk e kam menduar ate. Ndoshta edhe pse nuk po kemi kohë të mendojmë ashtu. Nuk po e shoh veten e plakur. Punë e punë gjithnjë. Orarin e punës duhet zbatuar plotësisht. Puna është prioritet në Zvicër. Nuk i dihet fatit. Deri sa të jem në këtë profesion, dua që të bëj si duhet dhe me vullnet. Çdo herë, që nisem për në punë shkoj me vullnet dhe respektoj në maksimum të gjitha ligjet dhe rregullat që i kam. Kemi një staf të mirë dhe kjo është një respekt i veçantë.

Si ju shkojnë punët në Stadtbus Winterthur?
Jashtëzakonisht mirë. Më lejoni, që të falënderoj shefin dhe gjithë ekipën. Kemi autobusët shumë të mirë dhe secili e bënë punën që i jepet. Jam munduar dhe do të mundohem, që të bëj punën si është më së miri. E çmoj detyrën, e dua me zemër dhe nuk ndjej lodhje. Lodhjen e shoh, vetëm kur të shkoj në shtëpi. Është interesant ky realitet, se gjatë tërë orarit të punës ndjehem shumë mirë dhe menjëherë kur mbaron puna, ndjehem pak e lodhur, është normale, por kjo është pjesë e jetës. Kryesore të punosh si duhet dhe sipas të gjitha rregullave. Përgjegjësia është shumë e madhe, durim, koncentrim dhe kujdes duhet të kemi në çdo sekond të kohës. Të jesh pjesë e ekipit të Stadtbus Winterthur është kënaqësi dhe respekt.

Me çka nuk pajtohesh?
Ka shumë gjëra që nuk pajtohem, por më kryesorja, me të padrejtën asnjëherë nuk pajtohem. E zeza është e zezë dhe nuk bëhet e kuqe, apo e bardha të bëhet e zezë. Jam vetja dhe nuk dua të ndryshoj. Kam një familje të shëndosh dhe kjo është ajri i jetës sime, që e jetoj çdo ditë.

Koha e lirë?
Kohën e lirë e kaloj me nipin dhe mbesën time. Siç e dini jam edhe gjyshe e një nipi dhe mbese. Diarin dhe Erinën i dua shumë. Zoti i bekoftë dhe të gjithë fëmijët e botës. Sa ishte kënaqësi të jesh gjyshe. Me bashkëshortin tim dalim shpesh dhe është pasuri e madhe shpirtërore, që kuptohemi vetëm me një shikim. Jeta është e lumtur, kur ka buzëqeshje dhe sinqeritet dhe ne që të dyja i kemi. Bashkëshorti im më kupton dhe unë e kuptoj plotësisht. Tash jemi bërë gjyshër dhe nëse dalim në ndoj pjesë të Zvicrës por edhe më larg, mendja na shkon te nipi dhe mbesa, natyrisht edhe te fëmijët tanë. Shpejt po shkon jeta, duhet shijuar dhe të kalohet me pozitivitet.

Na thoni drejt, si e sheh veten, kur e vozit veturën?
Edhe kjo pyetje shumë interesante. Kur e vozis veturën më duket asgjë, sepse autobusi i gjatë dhe me plot njerëz dhe ka rregulla të shumta. Normal, se edhe me veturë duhet kujdes, por është dallim i madh.

Zonjë e nderume, të falënderoj shumë për kohën dhe të dëshiroj edhe shumë e shumë suksese të tjera.
Të lutem. Ju jam mirënjohës edhe juve. Përshëndes gjithë lexuesit tuaj dhe falënderoj nga zemra bashkëshortin tim, fëmijët e mi dhe gjithë familjen që më ka përkrah. Përshëndes edhe familjen time në Kosovë e Luginë të Preshevës, Zvicër e kudo që ndodhen. Me që po afrohen edhe pushimet e prillit, kur fëmijët do të kenë dy javë pushim dhe menjëherë pastaj pushimet e verës, i dëshiroj të gjithë mërgimtarëve pushime të mbara. Mos vozitni shpejt, sepse shpejtësia është e rrezikshme. Kujdes, shenjat e komunikacionit të përcillen dhe do të ketë më pak ndeshje dhe humbje njerëzish. Zoti e bekoftë popullin tim, Zvicrën tonë dhe gjithë botën e qytetëruar. Paqe gjithandej! / Intervistoi: Dashnim HEBIBI

Ky është Ligji i ri për sigurinë në komunikacion në Republikë të Serbisë (Video)

0

Ligji për sigurinë në komunikacion në Republikë të Serbisë tashmë ka hyrë në zbatim që nga data 3 prill e këtij viti …

Që nga data 3 prill të vitit 2018 ka filluar zbatimi i ligjit të sigurisë së komunikacionit në rrugë në Republikën e Serbisë, udhëheqësi i sektorit për komunikacion pranë Stacionit Policor në Preshevë z.Artan Behluli në intervistën e dhënë për RTV Aldi, na shpjegoi më qartë në lidhje me plotësim ndryshimin e këtij ligji, dhe masat ndëshkuese në rast të shkeljes së ligjit,RTV Aldi

Sa i përket vozitjes së dhunshme, konsumimit të alkoolit para dhe gjatë vozitjes si dhe tejkalimit të shpejtësisë nga ajo e lejuar janë paraparë masa të caktuara ndëshkuese, RTV Aldi.

Në plotësim ndryshimin e këtij ligji hyjnë poashtu dyfishimi i gjobave për mosvendosjen e rripit të sigurimit, përdorimin e celularit gjatë vozitjes, si dhe mospërdorimin e kapelave mbrojtëse të homologuara, se si ka ndryshuar ligji dhe cilat janë masat ndëshkuese na tregoi udhëheqësi i sektorit për komunikacion z.Artan Behluli.

Në ligjin e ri janë përfshirë rregullat e transportimit të fëmijëve në makinë i cili transport duhet të bëhet konform ligjit i cili parasheh që fëmijët të barten në ulëse të cilat janë të përcaktuara sipas moshës dhe lartësisë së fëmijës.

Sa i përket ligjit për shoferët e rinjë koha në të cilën shoferët e kanë të lejuar të ngasin makinën është e limituar, numri i personave që shoferët e rinjë mund të transportojnë me vete në makinë është i përcaktuar me ligj, si dhe niveli i lejuar i alkoolit në gjak.

Ligji për sigurinë në komunikacion në Republikë të Serbisë tashmë ka hyrë në zbatim që nga data 3 prill e këtij viti poashtu janë shtuar dhe patrullat policore nëpër rrugët e qytetit si dhe në fshatrat e komunës së Preshevës, ndërsa shoferët këshillohen që të ngasin makinën me kujdes, RTV Aldi.

Rexhaj: Eksporti i Serbisë në Kosovë rreth gjysmë miliard euro, i Shqipërisë vetëm 150 milionë eurosh

0

Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë zhvilluar aktivitet pranë objektit ku po zhvillohet panairi “Prishtina 2018” për të shprehur kundërshtinë lidhur me këtë organizim që për qëllim kryesor ka promovimin e produkteve dhe mallrave serbe, pavarësisht raportit armiqësor që ajo ka pasur dhe vazhdon ta ketë ndaj Republikës së Kosovës.

Pas shpalosjes së banerit me mbishkrimin “Jo normalizim të hegjemonisë ekonomike të Serbisë në Kosovë – Bojkotoje Serbinë”.
Deputeti Arbër Rexhaj foli për krimet dhe dëmet që Serbia i ka shkaktuar Kosovës, dhe në anën tjetër, për praninë simbolike të shtetit shqiptar në këtë panair.

“Prej 170 bizneseve sa janë në këtë panair, 70 prej tyre janë nga Serbia, biznese këto që kanë hapësirën qendrore në sipërfaqe prej 500 metra katrorë. Duke pasur parasysh që vlera e eksportit të Serbisë në Kosovë arrin shifrën prej rreth gjysmë miliard euro, ajo tash po pretendon që këtë shifër edhe ta dyfishojë. Ndërkaq Shqipëria eksporton në vlerë prej vetëm 150 milionë eurosh. Këto shifra tregojnë shumë për karakterin e shtetit dhe orientimin e tij”, tha Arbër Rexhaj.

Deputeti Rexhaj gjithashtu foli edhe për shumë borxhe që Serbia i ka Kosovës, për dëmet e luftës dhe krimet në njerëz, prej nga mungojnë edhe 1652 njerëz të pagjetur.

Lëvizja VETËVENDOSJE! bën thirrje për bojkotimin e produkteve dhe mallrave serbe në mënyrë që të ndalohet normalizimi i hegjemonisë ekonomike të Serbisë në Kosovë. Republika e Kosovës duhet ekonomikisht të fokusohet kah Republika e Shqipërisë dhe jo të promovojë bizneset e Serbisë në Kosovë. /Telegrafi/

Vuçiq shuan shpresat e Listës Serbe

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbisë do t’i duhet të presë edhe tre muaj e gjysmë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë – por ka theksuar se do të ankohet për këtë.

Vuçiq ka deklaruar për RTS se do të bisedojë me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, nga e cila ka thënë se pret fjalë inkurajuese – dhe ka shtuar se çështja kryesore e bisedimeve do të jenë Beogradi dhe Prishtina.

“Ne do të flasim kryesisht për marrëdhënien ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe 10 për qind për gjëra të tjera. Kjo marrëdhënie është pengesa jonë më e madhe në rrugën evropiane”, ka thënë Vuçiq, raporton Gazeta Express.

Presidenti serb ka deklaruar se vetëm marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është realizuar nga marrëveshjet e arritura në Bruksel, ndërsa ka thënë se nuk ka shumë shpresë se ajo do të zbatohet

“Ata kanë thënë se do të hartojnë një statut për AKS brenda tre muajsh e gjysmë, dhe se Serbia duhet të presë tre muaj e gjysmë – por unë po ju them se nuk do të presim, pozicioni ynë është i qartë, por shumë, shumë i vështirë. Kemi përballë vendet që e kanë krijuar Kosovën e pavarur, amerikanët, britanikët… I kemi duart e lidhura, dhe objektivi dhe interesi ynë është ruajtja e sigurisë”, ka deklaruar Vuçiq.

Vuçiq: Serbia s’ka forcë punëtore, po merr shqiptarët

0

Vendi po përballet tashmë me mungesë të forcës së punës “dhe pse shumë nuk më besojnë”, thotë Vuçic.

Ai shton se gjatë vizitës në një vend-ndërtim në Beograd me kryebashkiakun Sinisa Mali, ai vuri re se punëtorët “nuk flisnin serbisht”. Presidenti tha se ishin shqiptarë nga Maqedonia, “ndërsa tani në vendin e tyre janë punëtorë nga Republika Serbe” (entiteti serb në Bosnje Hercegovinë).

Kontroll i rreptë i shpejtësisë, prej sot fillon aksioni policor

0

Pjestarët e policisë së trafikut dhe ministria e punëve të brendshme e Serbisë do të filloj aksionin e matjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve nga data 16 prill deri 22 prilll 2018, njofton MUP,

Ky aksion do të filloj në të gjitha shtetet që janë antare e organizatës ndëkombëtare TIPOL (rrjeti i policëve të trafikut në Evropë). Bëhet fjalë për 32 shtete (28 antare të BE-së, Zvicra, Serbia, Norvegjia dhe Gjeorgjia).

“Secili kontrollim i shoferëve, gjegjësisht i veturave nënkupton alkotestin e obliguar dhe gjatë secilit tejkalim të shpejtësisë policët do të kontrollojnë se a kanë të vendosur edhe rripin e sigurisë” thuhet në njoftim, përcjell presheva.com.

Në MUP thonë se gjatë kësaj periudhe do të aktivizohen të gjitha aparaturat për matjen e shpejtësisë ndërsa në pjesën e autostradës Shid – Shimanovci do të matet edhe shpejtësia mesatare. transmeton presheva.com.

Mediat Sociale47773 Shpërndaj këtë artikull   Printo këtë artikull Kabineti i kryetarit: Ftesa zyrtaren nga Kosova për Shaip Kamberin arriti me vonesë

0

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi nuk mori pjesë në inaugurimin e punimeve të autoudhës Prishtinë-Gjilan-Konçul.

Redaksia e Titulli.com, kontaktoi Kamberin duke e pyetur përse ai nuk mori pjesë në këtë solemnitet dhe u përgjigj se nuk ka pasur ftesë nga organizatorët.

Autoudha Prishtinë-Gjilan-Konçul është pjesë që lidhë territorin e Kosovës dhe komunën e Bujanocit.

Shaip Kamberi mban takime të shumta me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri i cili vlerësohet një person me peshë në këtë projekt të komunikacionit, mirëpo kësaj here mosprezenca e Kamberit shihet e anashkaluar, shkruan Titulli.com.

Në ceremonin e kësaj nisme të punimeve morën pjesë kryeministri Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, deputet dhe përfaqësësues tjerë politik e institucional të anamoravës./

 

Kryetari i Bujanocit Kamberi anashkalohet në punimet e autoudhës Prishtinë-Gjilan-Konçul

0

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi nuk mori pjesë në inaugurimin e punimeve të autoudhës Prishtinë-Gjilan-Konçul.

Redaksia e Titulli.com, kontaktoi Kamberin duke e pyetur përse ai nuk mori pjesë në këtë solemnitet dhe u përgjigj se nuk ka pasur ftesë nga organizatorët.

Autoudha Prishtinë-Gjilan-Konçul është pjesë që lidhë territorin e Kosovës dhe komunën e Bujanocit.

Shaip Kamberi mban takime të shumta me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri i cili vlerësohet një person me peshë në këtë projekt të komunikacionit, mirëpo kësaj here mosprezenca e Kamberit shihet e anashkaluar, shkruan Titulli.com.

Në ceremonin e kësaj nisme të punimeve morën pjesë kryeministri Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, deputet dhe përfaqësësues tjerë politik e institucional të anamoravës./Titulli.com/

 

Flet Vuçiq, Tregon A Është Me Rusinë Apo Me Amerikën

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq sot është takuar me ambasadorin e SHBA-ve në Beograd, Kyle Skot, ku ka shprehur qëndrim neutral sa i përket zhvillimeve të fundit në Siri

Sipas tij, Serbia dëshiron që të ketë raporte të mira me të gjitha vendet, sepse si një vend i vogël që është nuk dëshiron që të futet në raportet ndërmjet shteteve të mëdha.

“Serbia dëshiron që të ruaj raportet, dhe neutralitetin ushtarak. Vendi ynë dëshiron raporte të mira me të gjitha vendet” ka deklaruar Vuçiq, shkruan e përditshmja serbe ‘Danas’

Ndërkohë ambasadori amerikan, Skot, është shprehur i bindur se aeroplanët e regjimit të Assadit janë përgjegjës për sulmin me armatim kimik ndaj civilëve në Duma në zonën e poshtme të Damaskut në ditën e 7 prillit, ku mbeten të vdekur dhjetëra persona dhe u lënduan qindra të tjerë.

Skot ka kërkuar mbështetje nga Serbia lidhur me rastin e hetimit të sulmit me armë kimike.

Ky qëndrim neutral i Serbisë ndaj këtyre zhvillimeve mund të jetë si pasojë e afërsisë së këtij shteti me Rusinë, e cila ishte kategorike kundër sulmeve të SHBA-ve në Siri.
Ndryshe nga Vuçiq, krerët e shtetit të Republikës së Kosovës, Thaçi dhe Haradinaj kanë përshëndetur aktin e sulmeve, duke treguar kështu se janë në një linjë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./zeri/