34.1 C
Bujanovac,Preshevë
E shtunë, 27 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 48

Arifi: Autostrada Prishtinë – Konçul, një kontribut i cili ndikon në përmirësim të lëvizjes së lirë (foto)

0

Nën organizimin e Ministrisë së Infrastrukturës, sot mbahet ceremonia e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë.

Në këtë ceremoni mori pjesë dhe kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi i cili tha se Projektet e këtilla janë një kontribut i cili ndikon në përmirësim të lëvizjes së lirë dhe krijon standarde të Bashkimit Europian.

Hasani: Autostrada Prishtinë -Gjilan -Dheu i Bardhë lidh shqiptarët dhe ndihmon zhvillimin ekonomik

0

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani i është gëzuar fillimit të ndërtimit të autostradës Prishtinë- Gjilan -Dheu i Bardhë.

Ministri Hasani ka vlerësuar se përveç faktit që kjo autostradë e bën Anamoravën me infrastrukturë moderne, ajo do të lidhë edhe më shumë shqiptaret. Ministri Hasani është shprehur se kjo autostradë do të ketë ndikim edhe në zhvillimin ekonomik të regjionit të Anamoravës.

“Kjo rrugë do të lidhë edhe më shumë shqiptarët mes vete. Tani shqiptarët e Luginës së Preshevës do të jenë edhe më afër Kosovës.

Krenar që sot po nisim në terren një projekt kaq të madh për këtë pjesë Kosovës ka thënë ministri Hasani.

Ja postimi i plotë i ministrit Hasani:

Krenar që sot po nisim në terren një projekt kaq të madh për këtë pjesë Kosovës.
Edhe Anamorava po bëhet me infrastrukturë moderne dhe po lidhet me pjesën tjetër të Kosovës.
Kjo rrugë do të lidhë edhe më shumë shqiptarët mes vete. Tani shqiptarët e Luginës së Preshevës do të jenë edhe më afër Kosovës.
Kjo rrugë do të ketë ndikim të drejtpërdrejt edhe në zhvillimin ekonomik të kësaj pjese të Kosovës.
Jam tepër i emocionuar, që këtë projekt po e nisim në vigjilje të Betejës së Zhegocit, si një shenjë mirënjohjeje për dëshmorët e atdheut, të cilët mbetën udhërrëfyes i përkushtimit tonë për ta bërë më të mirë vendin tonë.

Avionët e rinj luftarakë të Kroacisë do të quhen ‘Oluja’. Serbia e quan provokim të rëndë

0

Këto emra u përzgjodhën për rëndësinë e veçantë të operacioneve ushtarako-policore për historinë e re të Republikës së Kroacisë.

“Stuhia” dhe “Flash”, ishin dy operacione të ushtrisë korate në maj dhe gusht të 1995, këto territore u çliruan nga pushtuesi serb dhe ata u munden. Kjo simbolik e fitores përshtatet në mënyrë të përkryer me imazhin e një modernizimi të plotë të Forcave Ajrore të Kroacisë. Ndërkohë mediat serbe e kanë quajtur veprimi kroat si një të rëndë për popullin serbë dhe Serbinë.

Serbët kanë kërcënuar kroatët që ata duhet t”i luten Zotit për të shmangur përplasjet me serbët, duke thënë se MiG-et rus janë shumë më të fuqishëm se sa avionët luftarak amerikan F-16.

Kujtojm se Kroacia ka blerë 10 avion F-16 nga Izraeli me çmim 3 miliardë dollarë.

Kryeministri i Kosovës: Vëllezër të Luginës s’ka shkëmbime të territoreve, ajo është ide e luftës së re në Ballkan

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është gabim dhe se mund të sjellë luftë të re në Ballkan.

Ai gjatë një bashkëbisedimi të organizuar nga Lëvizja “Fol” vlerësoi se shkëmbimi i territoreve nuk është zgjidhje.

“Kam besua se kjo nuk është zgjidhja dhe nuk besojë se shkëmbimi i territoreve është pjesë e zgjidhjes”, u shpreh mes tjerash Haradinaj, shkruan Titulli.com.

Haradinaj tha se ka pasur biseda herët me vëllezërit prej Presheve dhe I ka shpjeguar pse është e rrezikshme kjo ide.

“Sa herë që bisedohet për të çështje është një lloj kthimi mbrapa dhe kushdo që shkon drejt kësaj ideje po përgatit një luftë të re në Ballkan”, theksoi Haradinaj, transmeton Titulli.com.

Spektri politik shqiptarë në Luginë të Preshevës deri më tani ka përdorur retorikën politike se në rast të ofrimit të një zgjidhje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, shkëmbimi i territorit të Luginës me Veriun e Kosovës të jetë pjesë e agjendës së tyre politike.

Bivoda do të sjell në Prishtinë lloj-llojshmërinë e pijeve , pretendon tregun kosovar

0

Fabrika për prodhimin e pijeve joalkoolike, Bivoda nga Bujanoci, do të marrë pjesë në Panairin ndërkombëtar të Bizneseve në Prishtinë, i cili do të organizohet nga 18 prilli deri më 21 prill.

Në një prononcim për Lugina-Lajm, zëvendësdrejtori i Bivodës, Dejan Gjilliq, ka theksuar se kompania Bivoda, në Prishtinë do të promovojë pijet në paketime të ndryshme.

“Në Prishtinë do të promovojmë pijet tona, me që, jemi të interesuar që të jemi prezent në tërë tregun kosovar, dhe jo vetëm në ato vendbanime ku jetojnë serbët” – ka deklaruar Gjilliq.

Për më tepër, zëvendësdrejtori Gjilliq, ka shpjeguar se, ky vit, është viti i dytë me rradhë, që Bivoda do të marrë pjesë në Panairin e bizneseve në Prishtinë.

“Jemi tejet të interesuar që të gjejmë partnerët tanë nëpër Kosovë, ashtu që të jemi prezent në tërë tregun kosovar” – përfundoi Gjilliq.

Bivoda pjesëmarrjen në Panairin ndërkombëtar të Bizneseve e ka siguruar nëpërmjet Odës së Bizneseve të Serbisë, e cila odë do të sjell 60 kompani nga Serbia.

Për më tepër, vet presidenti Vuçiq, ka ftuar të gjithë ndërmarrësit që të marrin pjesë në Panairin ndërkombëtar të Bizneseve në Prishtinë, me që Serbia siguron treg prej 500 milionë eurove.

Ndërtimi i kalimit kufitar të përbashkët Preshevë-Tabanoc në vitin 2019”

0

Vendkalimi kufitar Preshevë-Tabanoc mes Serbisë dhe Maqedonisë do të duhet të fillojë së ndërtuari në vitin 2019, në vend të vitit 2020, siç ishte paraparë më herët, u dakorduan sot zëvendëskryeministri i Maqedonisë Koço Angjushev dhe ministrja serbe për Ndërtimtari, Trafik dhe Infrastrukturë, Zorana Mihajloviq, njofton Anadolu Agency.

Në një konferencë për mediat në Qeverinë e Republikës së Serbisë në Beograd, të cilës i parapriu një takim i përbashkët, Angjushev dhe Mihajlloviq sqaruan se planet fillestare parashihnin fillimin e ndërtimit në vitin 2020, por që sot janë dakorduar që do të tentojnë bashkë, që kjo të realizohet një vit më herët.

“Kishim një takim produktiv me Mihajloviqin ku diskutuam projektet infrastrukturore të cilat lidhin dy vendet tona, dhe si të tilla janë të rëndësishme për qytetarët tanë”, tha Angjushev.

Ai shtoi se gjatë takimit është diskutuar edhe për korridorin 10, për të shtuar se në fund të prillit do të përfundojë rruga e fundit që kalon përmes Maqedonisë, autostrada Demir Kapi – Smokvicë, e cila do të vihet në përdorim.

Ministrja Mihajlloviq theksoi se takimi me Angjushevin ishte efikas dhe se u arrit marrëveshje për një përpjekje të përbashkët për fillim të shpejtë të ndërtimit të vendkalimit kufitar Preshevë – Tabanoc.

“Të fillojmë punimet sa më parë. U dakorduam se pavarësisht planeve që fillimi të bëhet në vitin 2020, të orvatemi bashkë që fillimi i ndërtimeve të bëhet në vitin 2019”, potencoi ajo.

Ministrja serbe tha se falë bashkëpunimit që ka me Maqedoninë, Serbia ndodhet në vendin e dhjetë të listës botërore Doing Business dhe pikërisht nga shkaku i kësaj tha ajo bashkëpunimi mes dy vendeve duhet intensifikuar më shumë, meqë ekziston një potencial për projekte të përbashkëta.

Bota në prag lufte, Trump-Rusisë: Bëhuni gati, raketat do të vijnë tek ju

0

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka lëshuar një deklarata të fortë kundër Rusisë, pas sulmit kimik në Siri.

Trump shkruan në profilin e tij në Twitter se ‘Moska duhet të bëhet gati, se raketat do të shkojnë deri aty’.

‘Rusia betohet të rrëzojë të gjitha raketat që nisen kundër Sirisë. Bëhu gati Rusi, sepse ato do të vijnë, të mira, të reja dhe “inteligjente”! Ju nuk duhet të jeni partnerë me një Kafshë Vrasëse Gazi që vret popullin e tij dhe kënaqet!’, shkruan Donald Trump në Twitter.

Zyra e OSBE-së në Bujanoc, dhuron donacion sportiv për shm “Sezai Surroi” (FOTO)

0

yra e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Europian (OSBE) në Bujanoc, gjatë ditës ka ndarë një mini-donacion për shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.

Bëhet fjalë për një donacion sportive, gjegjësisht 25 topa për nxënësit e kësaj shkolle, ku nëpërmjet një postimi në facebook, drejtoria e shkollës ka falenderuar dhuruesit e donacionit.

“Sot shkollën e ndihmoi zyra e OSBE-se në Bujanoc me 25 topa (10 topa të futbollit, 10 topa të basketbollit dhe 5 topa të volejbollit).
Faleminderit!” – thuhet në një shkrim të publikuar në facebook.

Takimi Vuçiq-Merkel: Berlini do të vazhdojë të bëj presion ndaj Serbisë për problemin me Kosovën

0

Takimi i së premtes mes presidentit serb, Aleksander Vuçiq dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, po shihet si një lloj presioni ndaj Beogradit zyrtar për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky të paktën është vlerësimi nga diplomatë dhe ekspertë nga Serbia dhe Gjermania për çështjet e rajonit, transmeton lajmi.net.

“Berlini do të vazhdojë të bëj presion ndaj Serbisë për problemin me Kosovën, dhe është e pamundur të mos mendohet që Merkel nuk do t’i kujtojë Vuçiqit detyrat që ai nuk i ka përmbushur. Në anën tjetër është e qartë që Vuçiq nuk është i gatshëm të bëj lëshime të reja”, thuhet nga njohës të rrethanave politike.

Franz Lothar Altman, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Bukureshtit, thotë për “Danas” se ai “nuk pret që Merkel t’i thotë ndonjë gjë të re Vuçiqit, por do t’i përkujtojë atij sërish, që Gjermania nuk do ta përkrah rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian në qoftë se nuk arrihet ndonjë marrëveshje e pranueshme mbi Kosovën”.

“Kjo do të thotë që Merkel do ta inkurajojë Vuçiqin që të përqendrohet më shumë në negociatat me Kosovën, dhe të bindë qeverinë e Serbisë që mos të flasë e veprojë në atë mënyrë që do të rrezikonte marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit. Në të njëjtën kohë, Merkel do të shpreh edhe njëherë angazhimin e saj që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor të jetë në Bashkimin Evropian, ajo  me siguri do të përmend edhe Samitin e radhës në Sofje të Bullgarisë, ku Prishtina duhet të pranohet si një pjesëmarrës me të drejta të plota”, thotë Altman.

Nga ana tjetër, Dusan Janjiq, kryetar i forumit për marrëdhëniet ndëretnike, thotë se takimi në Berlin “do të jetë shumë i frytshëm për Serbinë, dhe për Vuçiqin personalisht”.

“Ky është një moment mjaft i ndjeshëm, sepse situata është ndryshe tani nga korriku i vitit të kaluar kur Vuçiq mori iniciativën për dialogun e brendshëm për Kosovën. Beogradi ka lëvizur nga koncepti për normalizimin e raporteve me Kosovën, të cilat disa i kanë quajtur modeli i dy Gjermanive. Deklaratat e fundit të autoriteteve serbe, duke përfshirë ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq, po ashtu edhe presidentin Vuçiq, shfaqin mospajtime të mëdha ndaj politikës së Berlinit. Një pikë ndalese, natyrisht që duhet të jetë edhe siguria, sepse për herë të parë pas 20 vjetësh në Kosovë po përmendet fillimi i një lufte të re, që është e papranueshme për Gjermaninë. Me gjithë raportet e mira të Vuçiqit me Gjermaninë, presidenti serb do të rikthehet përsëri në hapat e vegjël të normalizimit të raporteve të Prishtinës me Beogradin”, thotë Janjiq.

Ndryshe, Gjermania përkrah anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Beogradi e kundërshton fuqishëm këtë ide, ndërsa pritet që edhe kjo pjesë të jetë pikë diskutimi. /Lajmi.net/

Ky është avioni i ndryshkur që mori jetën e pilotit serb sot

0

Një pilot serb ka vdekur sot pas aksidentit ajror të pësuar prej një avioni ushtarak në zonën e Kovaçiçës.

Bëhet fjalë për një avion të prodhimit jugosllav “SOKO J 22”, disa prej të cilëve u përdoren edhe për të trebur preshevarët disa ditë më parë.

Avionët në fjalë janë prodhime të vjetra gjatë periudhës së Jugosllavisë, prandaj në një shkrim të mëparshëm të Albeu.com ishin cilësuar si “rrëngalla të ndryshkura”.

Avionët që fluturuan në Preshevë, njëri prej të cilëve u rrëzua sot i përkasin modelit “Soko J-22” dhe janë një prodhim i përbashkët mes Jugosllavisë së kohës dhe Rumanisë, shkruan Albeu.com.

Projekti nisi në vitet shtatëdhjetë dhe u finalizua me ndërtimin një numri të konsiderueshëm për secilin shtet.

Në total u prodhuan 85 avionë të tillë deri në vitin 1991 kur edhe filloi shpërbërja e Jugosllavisë.

Aktualisht, Serbia ka vetëm 6 avionë nga këta në përdorim, të cilët më së shumti nuk janë të gatshëm për fluturim.

Vuçiq vuan nga skleroza, harron çfarë ka nënshkruar Serbia në Bruksel

0

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duket se është duke vuajtur nga skleroza, një sëmundje e shpeshtë e harresës.

Ai në një intervistë për RTS ka gënjyer publikisht se e di përmend marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, që flasin për themelimin e Asociacioni i Komunave me shumicë serbe (ASK).

Sipas tij, në këto marrëveshje askund nuk figuron që ASK duhet të themelohet, bazuar në ligjet e Kosovës. Por, një shikim në nenet e para të Marrëveshjes së Parë të Parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës edhe Serbisë e demantojnë pohimet e tij.

Në nenin 4 të Marrëveshjes së Parë të Parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës edhe Serbisë thuhet se “Në përputhje me kompetencat e parapara me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe ligjin e Kosovës komunat pjesëmarrëse do të kenë të drejt të bashkëpunojnë në ushtrimin kolektiv të kompetencave të tyre përmes Bashkësisë/Asociacionit…”.

Vuçiq ka akuzuar Bashkimin Evropian, që përmes zëdhënëses Maja Kocijançiq ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të bëhet në përputhje me ligjet e Kosovës.

“Jam i befasuar me një deklaratë të tillë. 100 herë e kam thënë në Bruksel se Asociacioni themelohet në përputhje me marrëveshjen e Brukselit. Dua të na tregojnë se ku është e shkruar kjo gjë në marrëveshjen e Brukselit, unë e di përmendësh Marrëveshjen e Brukselit, ju mund ta gjeni atë në faqen e Qeverisë, të presidentit, të zyrës për Kosovë, një gjë e tillë nuk shkruhet askund”, tha presidenti serb për RTS mbrëmjen e së martës.

Por, duket se Vuçiq asnjëherë nuk i ka lexuar marrëveshjet që vet Serbia i ka nënshkruar, sidomos nenet e para të tyre ose mund të ketë kapluar sëmundja e harresës.

Në Parimet e Përgjithshme të ASK-së qysh në nenin e parë thuhet se “Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë themelohet si një bashkësi i komunave siç parashihet me marrëveshjen e parë, ligjin mbi ratifikimin e marrëveshjes së parë dhe ligjet e Kosovës.

 

rëzohet një aeroplan i Serbisë

0

Një avion ushtarak ka përfunduar në arat e një fshati të qytetit serb Kovaçica. Akoma nuk është dhënë ndonjë informatë zyrtare, mirëpo nga fotografitë dhe rrëfimet e njerëzve pranë, konfirmohet rrëzimi i avionit.

“Isha në shtëpi kur motori i avionit u mbyll dhe pashë dy pilotë të katapultuar. Një krater mund të shihet gjithashtu në vend”, ka thënë dëshmitari D. B. nga Kovaçica.

Mësohet se ndihmat e shpejta janë nisur drejtë Kovaçicës, ndonëse nuk raportohet për të lënduar. Dëshmitarët thonë se kanë parë dy pilotë teksa janë katapultuar.

Kovacic, vendi ku ra avioni është një qytet që gjendet 27 kilometra nga Pançevo dhe 38 kilometra nga kryeqyteti serb, Beogradi./gazetametro/