34.1 C
Bujanovac,Preshevë
E shtunë, 27 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 49

Tahiri: Lista Serbe vetëm politikisht ka dalë nga qeveria

0

Pas arrestimit të Shefit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nga policia kosovare, Lista Serbe mori vendim që të dalë nga “Qeveria Haradinaj”.

Por, vendimi i tyre siç duket nuk figuron askund, pasi në pozitat e tyre ministrore ende figurojnë emrat e tyre.

Analisti Ramush Tahiri në një prononcim për Indeksonline ka thënë se për dalje nga këto pozita duhet shkruar Qeverisë një letër zyrtare.

“Ligji është i qartë për ardhjen dhe mos ardhjen në punë. Unë nuk kam parë ndonjë letër me shkrim që e kanë dërgu tek kryeministri që i lirojnë pozitat e qeverisë. Ata nuk kanë dërgu listë me emra ku thuhet se prej kësaj date dalin prej qeverisë dhe nuk i kryejnë më obligimet. Është e paraparë si procedurë që të bëhet kjo dhe prej asaj ditë udhëheqin zëvendësministrat. Mirëpo ata herë po shkojnë në mbledhje herë jo, nuk po i japin votat”, tha Tahiri.

Ai po ashtu tha se ministrat serbë duhen shkarkuar për mos shkuarje në punë dhe se ata kanë dalë nga Qeveria vetëm politikisht, por jo edhe ligjërisht.

“Ata duhet të shkarkohen nga pozita për shkak se nuk po shkojnë në punë. Kryeministri nuk i ka liru nga detyra, nga mandati dhe ata politikisht kanë thënë se po dalin por jo secili ministër veç e veç, por ka thënë Lista Serbe në emër të tyre”, përfundoi Tahiri./Indeksonline/

Sulmi me armë kimike në Siri, Trump vendosë nëse do i përgjigjet Bashar Al-Assadit

0
President Donald Trump talks with reporters during a meeting with Irish Prime Minister Leo Varadkar in the Oval Office of the White House, Thursday, March 15, 2018, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci)

Presidenti Trump sot e quajti mizor sulmin e dyshuar me armë kimike që mbyti dhjetëra njerëz në Siri gjatë vikendit.

Trump gjithashtu tha se ai do të marrë vendim në 24 ose 48 orët e ardhshme nëse do t’i ‘hakmerret’ ushtarakisht regjimit të Bashar Al Assadit, ashtu sic veproi vitin e kaluar.

“Ishte mizore. Kjo është e tmerrshme”, ka thënë presidenti amerikan në fillim të një takimi me kabinetin e tij.

“Kjo ka të bëjë me njerëzimin dhe nuk mund të lejohet që të ndodhë”, ka shtuar Trump, raporton New York Times.

Presidenti amerikan po ashtu ka thënë se SHBA do të zbulojë se kush qëndron pas këtyre sulmeve me armë kimike që gjatë vikendit mbytën dhjetëra civilë.

“Nëse është Rusia, Siria, Irani, ose të gjithë së bashku, ne do ta zbulojmë këtë”.

Trajnim njëditor në Preshevë dhe Bujanoc me titull: “Sekretet e fëmijërisë”

0

Trajnim njëditor në Preshevë dhe Bujanoc me titull: “Sekretet e fëmijërisë”

Temat që do trajtohen:
– Prindërimi
– Sfidat arsimore, intervenimi
– Emocionet tek femija dhe loja
– Fëmija i parë, dytë, tretë
– Psikopatologjia dhe psikodiagnostika
– Crregullimet dhe terapitë

Ligjërojnë:
MSc. Migjen Amzai, psikoterapist
MSc. Gentiana Memeti Ademi, psikologe klinike

Në Preshevë:
Data: 14 Prill 2018
Ora: 10:00 – 17:00
Vendi: Salla e zyrës për t’rinj

Në Bujanoc:
Data: 15 Prill 2018
Ora: 10:00 – 17:00
Vendi: Salla e sportit

Regjistrimi dhe konfirmimi: fidan.nuh@yahoo.com
Organizohet për gjithë ata që punojnë me fëmijë, studiuesit e drejtimeve të shkencave sociale, mjekësore dhe prindër.

Pjesemarrja është 2000dinarë, ku përfshihen testet dhe certifikata për pjesëmarrje.
Numri i pjesëmarrësve është i limituar, regjistrimi është i obliguar.

Stankoviq: Njerzit në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë nuk brengosen për siguri po për punësime

0

Kryetari i trupit Koordinues Zoran Stankoviq duke fol për problemet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka thënë se problemet ekonomike jan shumë më të mëdha se ato politike, përcjell presheva.com.

Stankoviq ka thënë se qeveria serbe po përpiqet që në çdo mënyrë të përshpejtojnë zhvillimin ekonomik dhe të mundsojnë qytetarëve një standard më të mirë.

“Para pesë viteve janë ndarë së pari 660 milionë dinarë, dhe dy vite pas kësaj 40 milionë dinarë të pakthyeshme për ndërrmarjet e vogla dhe të mesme. Me këto të dhëna, janë punsuar diku 270 persona” ka thënë Stankoviq.(presheva.com/lugina24)

Polici i vdekur në Gjilan punonte në Policinë Kufitare tek dheu bardh

0

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, tha se tre persona janë duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve për të marrë informata rreth vdekjes së një pjesëtari të Policisë së Kosovës sonte në një lokal në Gjilan.

“Gjatë ditës së sotme, një polic me inicialet B.I. është gjetur i vdekur në toaletin e një kafeterie në Gjilan, në lagjen Dheu i Bardhë. Deri më tani, sipas hetimeve që i kemi bërë, del se polici ka kryer vetëvrasje”, tha për kallxo.com, Jetish Maloku, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për një pjesëtar të policisë kufitare të moshës rreth 50 vjeçare.

Për tre muaj vdesin 35 foshnje në Gjinekologjinë e Shkupit

0

Mbi 35 foshnje të porsalindura kanë vdekur për tre muajt e parë të vitit vijues në Klinikën për
Gjinekologji dhe akusheri në Shkup.
Këto shifra alarmante që brengosin prindërit dhe të punësuarit i ka zbuluar Fokus.
Shkak për vdekjen e të porsalindurve është java jo adekuate e lindjes, më pas pesha jo e duhur por
edhe problemet me mushkëritë e zeza dhe sepsa.
Në tre vitet e fundit, Klinikën gjinekologjike e dridhin disa skandale, e njëra nga ato është rritja e
vdekshmërisë tek foshnjat, që për çdo vit arrin shifrën mbi 200. Këto shifra shqetësuese nisin në vitin
2016 kur në klinikë kanë vdekur 184 bebe, që është për dyfish më shumë se në vitin 2015.

Ronela Hajati do vijë shumë seksi me klipin e ri (Foto)

0

Ronela Hajati di si të mos bëhet asnjëherë bajat me paraqitjet e saja.

Këngëtarja luan shumë me grimin dhe flokët, shkruan Indeksonline. Ajo nuk shfaqet kurrë e njëjtë.

Edhe këtë herë, Ronela do vijë ndryshe dhe shumë seksi me videoklipin e ri që do lansohet në prill.

Siç ka bërë të ditur vet Ronela, kënga do titullohet “Maje men”, shkruan Indeksonline.

Lëndohet Keita, Leipzig vjen me konfirmim zyrtar

0

Keita, Leipzig vjen me konfirmim zyrtar

Naby Keita pësoi një lëndim në sfidën e sotshme kundër Bayer Leverkusenit.

Lojtari i ardhshëm i Liverpoolit u përplas ashpër me portierin Leno, duke u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 76’të, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë lëndimi i Keitas nuk duket i rëndë, pasi klubi përmes një postimi ka treguar se kur do të kthehet mesfushori me tipare defensive.

“Naby Keita ka pësuar një lëndim pas përplasjes me Leno, por nuk do të ndikojë në shanset për të qenë në fushë të enjten në Ligën e Europës”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Skuadra gjermane do të takohet me klubin nga Franca, Marseille të enjten (12 prill), në fazën çerekfinale të Europa Ligës./

Tahiri: Serbia ka bllokuar një varg marrëveshjesh me Kosovën edhe çështjen e diplomave për Luginën e Preshevës

0

Fillimi i fazës së re të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, duhet të përfundojë me njohje reciproke, ndërsa Serbia t’i zbatojë marrëveshjet e arritura deri më tani, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri.​

Radio Evropa e Lirë: Zonja Tahiri, presidenti dhe Qeveria e Kosovës po paralajmërojnë fillimin e fazës finale të bisedimeve. Në bazë të përvojës që keni, sa prisni që këtë vit të përmbyllet ky proces?

Edita Tahiri: Është me rëndësi që dialogu po kalon në fazën e fundit, fazën përfundimtare dhe dy proceset duhet të shkojnë paralelisht. E para, që të bëhet zbatimi i marrëveshjeve të mbetura ku përgjegjësia kryesore për moszbatim i takon palës serbe, duke qenë se Kosova vazhdimisht i ka përmbushur obligimet dhe tashmë ajo ka filluar edhe zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin. Ndërsa, Serbia ka bllokuar një varg marrëveshjesh siç është energjia, çështja e diplomave, kadastrave, pengimi i vendosjes së institucioneve shtetërore në veri ku janë punësuar ish-pjesëtarët e strukturës që është shuar “Mbrojtja Civile”, pastaj është bllokuar ura që të hapet, e të tjera.

Faza e tretë duhet të fillojë dhe të përfundojë me njohjen reciproke mes dy shteteve, si një zgjidhje e qëndrueshme që hap mundësinë, më në fund të ketë marrëdhënie fqinjësore dhe paqësore në mes dy shteteve dhe të kemi një stabilitet dhe një paqe më të mirë në rajon.

Radio Evropa e Lirë: Sa është e mundur arritja e një marrëveshjeje normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë?

Edita Tahiri: Duke marrë parasysh se të dyja shtete aspirojnë për t’u bërë anëtare të Bashkimit Evropian, ndërkohë Kosova synon edhe anëtarësimin në NATO dhe OKB, mendoj se është në interes për të dyja shtet që t’i mbyllin çështjet e hapura të së kaluarës. Dhe, njohja reciproke mes të dyja shteteve, është rezultat jo vetëm i zhvillimeve historike të zhbërjes së ish- Jugosllavisë, ku Kosovë ka qenë një prej njësive federale, por, pavarësia e Kosovës është në pajtim edhe më të Drejtën Ndërkombëtare duke marrë parasysh që Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi ka konfirmuar ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, si dhe është një realitet i ri i krijuar me shtatë shtetet e reja në Ballkan pas shuarjes se ish-shtetit jugosllav.

Radio Evropa e Lirë: Cila është formula e Brukselit, jo njohje e Kosovës nga Serbia, por normalizim raportesh?

Edita Tahiri: Unë nuk kam njohuri për një formulë të tillë. Dhe, zakonisht Brukseli luan rolin e ndërmjetësit në kuptimin e ndihmuesit të proceseve dhe asnjëherë nuk ka dalë me qëndrime të tilla. Në anën tjetër, si formulë “jo njohje”, është formulë e gabuar, sepse Kosova dhe Serbia kanë pasur tri procese paqësore në Konferencën e Rambujesë, në bisedimet e Vjenës dhe ky do të duhej të ishte proces përfundimtar që mbyll armiqësitë ndërmjet dy shteteve, por edhe ndërmjet kombeve: shqiptarëve dhe serbëve.

Ky proces hap një kapitull të paqes afatgjate, duke respektuar njëra-tjetrën dhe duke njohur njëra-tjetrën si shtete. Kosova dhe Serbia, të dyja kanë dalë shtete të pavarura nga procesi i zhbërjes. Koha është që Serbia ta njohë realitetin, jo vetëm të Kosovës, por realitetin në gjithë Ballkanin dhe t’i ndalë disa skenarë neohegjomenistë, siç ka provuar pra idetë e ndryshimit të kufijve me qëllim të krijimit të Serbisë së Madhe dhe që janë të frymëzuar nga agjendat e rrezikshme gjeopolitike ruse.

Radio Evropa e Lirë: A ka atmosferë dhe klimë politike në Kosovë për formimin e një Ekipi Uniteti dhe sa është ai i nevojshëm për përfaqësimin e Kosovës në dialog në këtë fazë?

Edita Tahiri: Në këto momente që po flasim, kur Qeveria e Kosovës është Qeveri e pakicës, duket se situata nuk është e përshtatshme për të krijuar një Ekip të Unitetit. Mirëpo, nga e gjithë përvoja ime në politikën e Kosovës nga koha e okupimit, komuniteti politik në Kosovë gjithmonë ka arritur një gjuhë të përbashkët kur ka qenë fjala për interesat e shtetit. Prandaj, unë po besoj që do të duhej të gjenim forcën dhe të jemi me vizion dhe me qëndrim strategjik që për interesat e shtetit dhe kombit, të arrijmë një Ekip Uniteti në mënyrë që edhe këtë sfidë ta kalojmë se bashku, siç ka qenë në Rambuje dhe në Vjenë.

Radio Evropa e Lirë: Aktualisht, po vërehen mospajtime rreth formimit të Asociacionit dhe kompetencave. Çfarë përmban formimi i këtij Asociacioni, sipas marrëveshjeve të arritura?

Edita Tahiri: Në fakt, marrëveshja për Asociacionin e arritur në Bruksel ka për bazë ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Pra, kjo marrëveshje e Brukselit nuk i jep kompetenca ekzekutive Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Pavarësisht kësaj, unë po ashtu dëgjova disa deklarime të palës serbe, e cila flet në mënyrë dëshirore për çështje kompetencash ekzekutive. Ata, në fakt, nuk kanë lejuar që Kosova ta zbatojë Asociacionin tash tre vjet sepse janë vetëdijesuar se marrëveshja nuk ofron kompetenca ekzekutive për Asociacion. Këto pengesa unë i kam përmendur, në dhjetor të vitit 2016 , kanë vendosur një muri ilegal, pastaj një tren provokues, kurse sivjet provokuan përmes hyrjes ilegale të zotit Gjuriq etj.

Pra, Serbia nuk është e interesuar të zbatojë marrëveshjen e Brukselit për Asociacion, kurse Kosova ka qenë e gatshme sepse kjo marrëveshje, siç thashë, nuk ofron kompetenca ekzekutive. Kjo marrëveshje bazohet në ligjet e Kosovës, kjo marrëveshje thërret që Gjykata Kushtetuese e Kosovës duhet të verifikojë ligjshmërinë dhe Gjykata Kushtetuese ka bërë dhe ka dhënë një udhëzim se si duhet të hartohet statusi. Të gjitha këto rrjedhin nga marrëveshja e Brukselit dhe janë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës. Këtë Serbia e di, prandaj ka penguar zbatimin deri më tash në forma indirekte.

Por, unë si ish-kryenegociatore, i përcjell këto zhvillime në mënyrë të hollësishme, prandaj po them se ka qenë Serbia tre vjet që me provokime të ndryshme nuk ka dashur ta zbatojë marrëveshjen. Dhe, mbi këtë është një strategji më e rrezikshme e Serbisë, sepse Serbia që nga viti 2016 në një mënyrë nuk ka punuar në dialog. Ka provuar që t’i hapë temate territoreve, ndryshimit të kufijve, sepse ende Serbia mendon se ka mundësi që ta krijojë Serbinë e Madhe.

Lista, Shqiptarët të dytët në botë për marrjen e shtetësisë në vendet e BE-së

0

Shqiptarët po kërkojnë gjithnjë e më shumë jo vetëm të largohen nga vendi, por edhe të bëhen qytetarë me të drejta të plota të Bashkimit Europian dhe poi a arrijnë këtë me ritme shumë më të larta sesa shtete të tjera europiane jo anëtare të BE-së dhe vendeve të tjera në botë, që kanë një pollsi shumë më të madhe sesa ne.

Sipas të dhënave të Eurostat, të publikuara sot, shqiptarët janë të dytët në botë, pas marokenëve, që kanë arritur të marrin nënshtetësinë e BE-së në vitin 2016.

Janë 67,500 shqiptarë që kanë marrë shtetësi në një nga vendet e Bashkimit Europian në vitin 2016, ku 97% e tyre kanë marrë nënshtetësinë e Italisë, ose Greqisë.

Sipas Eurostat, në vitin 2016, rreth 995 000 persona kanë fituar shtetësinë në një Shtet Anëtar të Bashkimit Europian (BE), nga 841 000 në vitin 2015 dhe 889 000 në vitin 2014. Nga numri i përgjithshëm i personave që fitojnë shtetësinë në një prej Shteteve Anëtare të BE në 2016, 12% ishin ish-shtetas të një shteti tjetër anëtar të BE-së, ndërsa shumica ishin nuk ishin shtetas të BE, ose ishin pa shtetësi.

Grupi më i madh që fiton shtetësinë në një shtet anëtar të BE ku jetonin në vitin 2016 ishin shtetasit e Marokut (101 300 persona, 89% prej të cilëve kanë marrë shtetësinë e Spanjës, Italisë ose Francës), përpara qytetarëve të Shqipërisë (me 67.500), India me 41,700, më shumë se 60% kanë marrë shtetësi britanike Turqia (32.800, pothuajse gjysma e fituar shtetësinë gjermane), Rumania (29.700, 44% kanë fituar shtetësinë italiane) dhe Ukraina (24,000, 60% kanë marrë shtetësinë e Gjermanisë, Rumanisë, Portugalisë ose Italisë).

Marokët, shqiptarët, indianët, pakistanezët, turqit, rumunët dhe ukrainasit përfaqësonin së bashku rreth një të tretën (33%) të numrit të përgjithshëm të personave që fitonin shtetësinë e një shteti anëtar të BE-së në vitin 2016. Rumunët (29 700 persona) dhe polakë 800) ishin dy grupet më të mëdha të shtetasve të BE-së që fitojnë shtetësinë e një shteti tjetër anëtar të BE-së./monitor/

Integriteti, personaliteti, respekti dhe karakteri i njeriut!

0
Sot çmojmë fort njerëzit me integritet (që kanë integritet). Njeriun me integritet duan të gjithë ta kenë në familje, ta kenë komshi, ta punësojnë (së paku në kërkesën formale), ta kenë mik e bashkëqytetar. Por integriteti ka nevojë për dy shtylla të forta e jo të lehta për t’u pasur. E para është ajo që na shkon në mendje sapo përmendet shprehja “me integritet”: karakteri dhe ndershmëria. Shpesh e mbyllim këtu arsyetimin e të qenit me integritet. Por kjo nuk mjafton. Veç ndershmërisë duhet edhe dija. Ndershmëria dhe karakteri janë virtyte vetëm kur i fusin krahun dijes!
Çfarë është personaliteti?
Personaliteti mund të përkufizohet si një grup i organizuar dhe dinamik i karakteristikave të një personi. Fjala “personalitet” rrjedh nga latinishtja personalitet, që do të thotë maskë. Në mënyrë domethënëse, në teatër e Latine-flet botën e lashtë, maskë nuk është përdorur si një mjet komplot për të fshehur identitetin e një karakteri, por më tepër ishte një konventë të punësuar për të përfaqësuar ose typify që karakteri.
Shumë tipare njerëzore lidhen edhe me gjenetikën e individëve si për shembull sjelljet neurotike të cilat kanë lidhje me praninë e madhe të gjenit të serotoninës. Ajo që nuk dihet është mënyra se si tiparet e personalitetit ndikojnë në gjendjen shëndetësore të organeve të ndryshme të trupit edhe pse për këtë qarkullojnë shumë teori.
Çfarë është respekti?
Të jetosh në harmoni me të gjitha qeniet dhe objektet, pa qenë nevoja të bësh vlerësime pozitive. E keqja është e keqe dhe e mira është e mirë. Duke jetuar në harmoni me to i ke respektuar të dyja. Psh. Armiku që na dëmton është sinonim i të keqes, megjithatë duke harmonizuar veprimet dhe sjelljen tonë për kundrejt rrezikshmërisë së tij ne shfaqim respekt. Si të tillë ne i imponojmë respekt edhe armikut. Kur armiku nuk na respekton, atëherë ky është një tregues se ne kemi rënë moralisht dhe kemi humbur harmoninë me botën që na rrethon. Këtu më vjen ndërmend lufta athino-peloponese ku spartanët edhe pse dolën fitimtarë e respektuan armikun e tyre duke mos e asgjësuar atë krejtësisht.
Qytetshteti i Athinës e humbi përfundimisht luftën, lavdinë dhe prosperitetin e saj me 4o4 vjet para erës sonë, dhe mbas kësaj s’e mori më kurrë veten as lavdinë e dikurshme, por mund të kishte pësuar të njëjtin fat që pësoi Troja. Lakedhemonët (spartanët) i respektonin armiqtë ndaj dhe nuk i asgjësonin(shfarosnin) totalisht ata. Ata thjesht i dobësonin deri në atë masë sa të kishin kontrollin. Kjo njihet historikisht si meritë e tyre.
Kështu që respekti imponon respekt dhe si i tillë mund të bëhet shkas për miqësi të forta dhe të qëndrueshme. Nëse dikush nuk e vlerëson respektin tënd, atëherë kjo është e metë e tij dhe si pasojë ai e humbet vlerën por respekti për ekzistencën e tij si qenie qoftë edhe plot të meta qëndron por i kushtëzuar nga rethanat vetëmbrojtëse. Ajo e fundit “shpirtin ta qis” është shumë e ashpër dhe mizore dhe është barabartë me shfaqen e një të mete gjykimi të ashpër që veprimi i tij zbuloi tek karakteri apo qëndrimi yt. Respekt do të thotë ekuilibrim dhe harmoni me botën dhe qeniet që na rrethojnë. Psh. gjarpri dhe krokodili nuk bëhen kurrë miq, por respekti ynë për ta si qenie është detyrim moral ndaj botës (natyrës) dhe qenieve në përgjithësi. Çdo krijesë dhe qenie ka rolin e saj në jetë dhe botë. Thjesht padituria jonë na bën të pozicionohemi dhe gjykojmë gabim.
Çfarë është karakteri?
Karakteri i njeriut nënkupton veçoritë e tij psiqike (intelektuale dhe morale), sjelljet e tij, të shprehura këto në punë dhe në jetën e përditshme. Me një fjalë mund të thuhet se janë qëndrimet ndaj punës: qëndrim indiferent, përtac, i pakujdesshëm, apo qëndrim entuziast, iniciator, i kujdesshëm. Dhe qëndrimet ndaj njerëzve.
Kurse personaliteti nënkupton veçoritë e tij psiqike, sjelljet e tij, veprimtaritë e tij që e dallojnë atë person nga një tjetër. Për të joshur dikë duhet personalitet. Personalitet moral, intelektual dhe fizik. Një person me personalitet të diskutueshëm nuk mund të josh askënd. Dua të them se kur të tjerët vënë re tek ne se kemi një prirje për t’u dukur, jemi të pandershëm, jemi të pashoqërueshëm (të meta të rënda morale këto) atëherë ata jo që nuk do të na duan por do të na përbuzin. Një femër që ka një humor të gëzuar, rri e lirshme në prani të të tjerëve, ka një ndjenjë sakrifikimi, do të joshë qindra burra edhe nëse nuk është e bukur. Mjafton origjinaliteti. Biles femrat e bukura janë në disavantazh në prani të këtyre femrave. Sepse këto kanë një prirje shumë të fortë për t’u bërë interesante tipike, origjinale. Pra bashkë me këto më tërheqëse. Elementet pozitive të personalitetit janë gjakftohtësia (qetësia), vetëkontrolli i vazhdueshëm, besimi në vetëvete, origjinaliteti, ndjenja e realitetit, shpirti i humorit. Personaliteti nuk mund të fshihet. Nëse ke të meta të tjerët do të ta vënë re. Nëse nuk i ke cilësitë pozitive nuk mundesh t’i shfaqësh në marrëdhënie me njerëzit që të tjerët t’i ndjejnë ato. Napoleoni ja dedikon gjithë madhështinë dhe joshjen e tij faktit se realizoi plotësisht personalitetin e tij. Hitleri për pak sa nuk pushtoi botën sepse ushtronte joshje shumë të forta tek bashkëkombësit e vet, i sundonte ata. Edhe ju mund të fitoni një superioritet të tillë moral, intelektual dhe fizik që kushdo t’ju afrohet ta ndjejë këtë dhe të mos mund t’ju harrojë më kurrë.

Shkëputja e Luginës së Preshevës nga përbërja e Kosovës më 1912

0

Më 3 shtator të vitit 1843, magjistri i gjeologjisë Warington Wilkinson Smyth si stipendist i Universitetit të Kembrixhit ishte gjetur në rrethinat e Vrajës.

Në udhëpërshkrimin e tij me titull “A Year With The Turk, or Sketches of Travel in the European and Asiatic Dominions of the Sultan”, të botuar në New York në vitin 1854, Smyth paraqet detaje nga zhvillimet e atyre ditëve.

“Përfundimisht rreth mesnatës arriti lajmëtari dhe i brengosur na tha se nuk kishte arritur të hynte në qytetin e Vrajës, ngase pas çdo peme apo muri qëndronin shqiptarët e armatosur me pushkë të gjata. E gjitha që kishte arritur ta mësonte lajmëtari ishte se në mëngjesin e ditës që po përmbyllej, në rrugët e Vrajës ishin zhvilluar luftime të rrepta midis kryengritësve shqiptarë dhe ushtarëve turq, me ç’rast disa prej tyre ishin vrarë, ndërsa vetë pashai ishte mbyllur në sarajin e tij”, shkruante ai. Kjo ishte pak e shumë gjendja e cila kishte mbretëruar në Luginë të Preshevës që nga gjysma e dytë e shekullit XIX, shkruan Koha Ditore.

Por shkakun e vërtetë të kryengritjes së shqiptarëve të trevave të Luginës së Preshevës kundër Hysen Pashës, Smyth e kishte mësuar nga një i familjar i vetë pashës së Vrajës: “Ka kohë që shqiptarët ishin të pakënaqur me pushtetarin e kësaj krahine”.