28.6 C
Bujanovac,Preshevë
E shtunë, 27 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 50

Gruaja e gylenistit të dëbuar nga Kosova thotë se mediat e Erdoganit gënjyen për burrin e saj

0

Osman Karakaya është arrestuar në Kosovë ditë më parë, bashkë me pesë shtetas të tjerë turq, për t’u dëbuar më pas në Turqi – ku ata akuzohen për gjoja terrorizëm, si pjesëtarë të lëvizjes së Fethullah Gylenit. Mediat turke, besnike ndaj presidentit Recep Tayyip Erdogan, kanë botuar gjatë ditëve të fundit lajme të rrejshme rreth Karakayas dhe gylenistëve të tjerë. Portalet erdoganiste kanë raportuar se si Karakaya gjoja ka pranuar fajësinë e tij – dhe se gjoja ka thënë se media të caktuara në Kosovë paguhen nga kleriku Gylen, që jeton në azil në Shtetet e Bashkuara. Familja e Karakayas ka mohuar, nëpërmjet një letre publike, pohimet e mediave të Erdoganit.

“Bashkëshorti im ende nuk është nxjerrë para prokurorit për të dhënë deklaratën e tij dhe se gjer më tani ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë të vetme”, ka thënë Fatma Karakaya, bashkëshorte e Osman Karakayas.

“Prandaj të gjitha lajmet që vijnë nga mediat turke se gjoja ai ka pranuar fajsinë dhe ka pranuar të bashkëpunojne me organet turke janë tërësisht të pavërteta dhe kanë për qëllim të vetëm të shpifin dhe të mashtrojnë si opinionin turk po ashtu edhe atë Kosovar”, ka theksuar ajo.

Letra e plotë e Fatma Karakayas:

DEMANTIM I LAJMEVE SE OSMAN KARAKAYA KA PRANUAR FAJSINE NE TURQI

Si bashkëshorte e z. Osman Karakaya e ndjejë të domosdoshme të reagojë lidhur me lajmet e rreme të cilat vijnë nga mediat turke që veprojnë në Kosovë dhe Turqi lidhur me bashkëshortin tim e në vecanti pasi që të njejtat lajme po percjellen dhe po publikohen edhe nga mediat kosovare duke mos qenë në dijeni se ato që përhapen si të tilla janë tërësisht të pavërteta.

Fillimisht dëshirojë të sqarojë për të gjithë se ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me avokatët tanë në Turqi dhe se nga avokatet jemi njoftuar se as bashkëshorti im e madje asnjëri nga 6 të deportuarit për në shtetit turk ende nuk janë marrë në pyetje nga Prokuroria Turke. Bashkëshorti im ende nuk është nxjerrë para prokurorit për të dhënë deklaratën e tij dhe se gjer më tani ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë të vetme. Prandaj të gjitha lajmet që vijnë nga mediat turke se gjoja ai ka pranuar fajsinë dhe ka pranuar të bashkëpunojne me organet turke janë tërësisht të pavërteta dhe kanë për qëllim të vetëm të shpifin dhe të mashtrojnë si opinionin turk po ashtu edhe atë Kosovar. Duke qenë se lajme të tilla janë fabrikuara dhe bëhen në vazhdimësi, kërkoj edhe nga mediat kosovare që të mos lejojnë që të bëhen pre e lajmeve të tilla shpifëse. Sqaroj se asnjëri nga pretendimet e pasqyruara në mediat turke se gjoja bashëshorti im ka blere tokë prej 60 hektarë apo se ka qarkulluar shuma të mëdha të parave janë shpifje dhe nuk përmbajnë asnjë provë për të u argumentuar.

Se lajmet e tilla janë të pavërteta bëhet tejet e qartë edhe nga vetë përmbajtja e lajmit ku theksohet se “nga kontrolli që u është bërë kompjuterëve, tabletëve dhe telefonëve të dyshuarve janë gjetur dëshmi se…”. Besoj se është e qartë edhe për të gjithë publikun Kosovar mënyra e arrestimit të familjarëve tane për cka janë publikuar edhe video inqizimet. Si ka mundësi të pretendohet se janë kontrolluar kompjuterët dhe tabletët e familjarëve tane kur asnjë kompjuter nuk ështe konfiskuar. Familjarët tanë janë arrestuar në rrugë ose në shkollë dhe se asnjë kompjuter nuk ështe konfiskuar. Nga kjo bëhet tejet e qartë se lajmet e tilla janë të fabrikuara dhe se janë lajme të marra në mënyrë paushalle nga rastet tjera të shpifjeve. Pra lajmi i referohet dëshmive nga kompjuterët dhe tabletëve ndërsa familjarët tanë në momentin e arrestimit nuk kanë pasur me veten asnjë kompjuter apo tablet.

Për fund theksoj se në njërin nga lajmet shpifëse në adresë të bashkëshortit tim Osman Karakaya është pretenduar se ai ka deklaruar se ka financuar media të caktuara në Kosovë, si Gazeten Express, Kohën Ditore, Gazetën Zëri, Shoqatën e Gazetarëve në Maqedoni, etj. Duke qenë se një lajm I tillë është shpifje dhe tërësisht I pavërtetë, kërkojë nga këto medie që secila prej tyre të demantoj dhe të mos shpërndajë lajmet e tilla.

Mbes me shpresë se lajme të tilla shpifëse nuk do të publikohen më tej në mediet kosovare

Ne do ti marrim masat ligjore ndaj yeni tran dhe anadollu agency për këto shpifje dhe thërrasim mediet tjera që të mos bijnë pre e këtyre shpifjeve.

Fatma Karakaya – bashkëshortja e Osman Karakaya

 

Kosova ndjek dy raste të profilit të mesëm në luftën kundër korrupsionit

0

Aktualisht ka arritur 42 numri i lëndëve për korrupsion, të shënjestruara për t’u zgjidhur si pjesë e luftës kundër korrupsionit, që është kushti i fundit për liberalizim të vizave.

Sipas koordinatorit për këto lëndë, Agim Maliqi, ato janë raste të profileve të ndryshme. Monitorues të sistemit të drejtësisë thonë se këto nuk janë raste të profilit të lartë ashtu siç kërkohet.

Ndër kriteret për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Evropian, është luftimi i korrupsionit. Koordinatori për lëndët e shënjestruara për korrupsion, Agim Maliqi, ka thënë se tashmë janë 42 raste në trajtim.

Në një intervistë për Radio Kosovën, Maliqi tha se nga ky numër 6 lëndë janë në procedurë hetimore, 31 raste me aktakuza ndërsa rastet e tjera janë nën hetim.

Sipas tij, në procedurë hetimore janë 5 raste. Ai ka përmendur rastet e njohura si “Sekseri”, “Vizat” dhe “Avansi” në Gjykatën Themelore në Prishtinë, rasti “Shkurti” në Gjykatën Themelore në Ferizaj dhe “Ndërrimi” në Gjykatën e Mitrovicës.

Sipas Maliqit, deri më tani në shkallë të parë janë përfunduar 5 raste, ndërsa të formës së prerë janë 6 raste.

“Me burgim efektiv janë 2 raste, çështja penale prokurori me burgim 3 vite dhe 5 mijë euro gjobë, vepra penale “Matreks M” që është një dënim prej 5 vite burgim të formës së prerë”,tha Maliqi.

Sipas Maliqit, janë vetëm dy raste ku përfshihen persona zyrtarë, derisa te tjerat nuk ka pozita të larta publike.

Por, Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha se bazuar në rezultatet e deritashme në luftën kundër korrupsionit, lufta kundër kësaj dukurie nuk ka treguar rezultate konkrete.

“Në rastet e shënjestruara si top rastet më të mëdha ne kemi gjetur se ekzistojnë raste të profilit të mesëm e që janë shitur në publik si raste të profilit të lartë. Rezultatet e këtyre rasteve të këtyre aktakuzave dhe aktgjykimeve nuk dëshmojnë një luftë të vërtetë kundër korrupsionit por thjeshtë një mashtrim për të pasur rezultate që mund të shiten para BE-së si sukses”, ka thënë Musliu.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në një intervistë për Radio Kosovën ka thënë se tashmë janë krijuar kushtet kadrovike dhe buxhetore për t’i trajtuar këto lëndë të cilat sipas tij, në të kaluarën kanë munguar.

Vulin: Sulmeve të serbëve në Kosovë do t’iu kisha përgjigjur me demonstrim të forcës

0

Serbia është në pozitë të vështirë, e ballafaquar me forcën e të mëdhenjve që kërkojnë të arsyetohet shkelja e tyre e të drejtës ndërkombëtare dhe dhuna që e kanë zbatuar.

Kështu ka thënë ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin, përcjell tanjug. Ai ka shtuar se në krye të Serbisë, pas një kohe të gjatë, gjendet kryetari që ka guximin të përballet me më të fortin nga vetja dhe i cili po përballon presionet.

Si të mbani nën kontroll tensionin e lartë të gjakut

0

Nëse e kontrolloni me kujdes tensionin e gjakut nëpërmjet një stili jetese të shëndetshme, mund të mos keni nevojë për ilaçe, ose mund t’i përdorni ato më rrallë se më parë.

Këto janë mënyrat për uljen e tensionit të gjakut pa pasur nevojë për barna:

– Humbisni peshë dhe kontrolloni perimetrin e belit

Meshkujt janë më të rrezikuar nëse perimetri i belit është më i madh se 102 centimetra, kurse gratë janë më të rrezikuara nëse perimetri i belit është më i madh se 89 centimetra.

– Ndiqni një dietë të shëndetshme

Një dietë e shëndetshme, e pasur në drithëra, fruta, perime dhe produkte të bulmetit të ulëta në yndyra, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut me deri 14 mm Hg.

– Kufizoni kripën

Ulja e vogël e sodiumit në dietë mund të ulë tensionin e gjakut me 2-8 mm Hg.

 

‘Tirana dhe Prishtina të marrin mësim nga Beogradi për serbët jashtë Serbisë’

0

Situata aktuale ekonomike dhe politike, avionët e fundit luftarakë mbi vendbanimet shqiptare, dialogu i Brukselit dhe Presheva, këmbimi i territoreve Kosovë- Serbisë, statusi i ardhshëm i Luginës së Preshevës, në intervistën me kreun e Bujanocit, Shaip Kamberin, liderin më autoritativ sot në Luginë, marrë nga agjensia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Ditëve të funditka pasur një seri fluturimesh mbi Luginën e Preshevës me avionë luftarak. Mendoni se ishin shume ulët dhe të tepruar?

në fakt, fluturimet e avionëve ushtarak, në lartësi të ulta, vetëm pak ditë pas arrestimit të zyrtarit serb, Marko Gjuriç, në Kosovë, nuk ishin asgjë tjetër veç një demonstrim i forcës karshi shqiptarëve në Kosovë dhe Luginë të Preshevës, por edhe për të “qetësuar” shpirrtrat e trazuara serbë me atë ç’ka u ndodhi në Kosovë.

Cili është bashkëpunimi juaj me faktorin ndërkombëtar?

Ne kemi takime të rregullta me shumë përfaqësues diplomatikë, por, mjerisht, bashkësia ndërkombëtare e orientuar në prioritete tjera, kam përshtypjen se Luginën e Preshevës e ka lënë disi anash.

Po me Tiranën, çfarë rapotesh keni ju si kreu i Bujanoc?

Kemi kontakte dhe takime në nivel ministri, presim së shpejti realizimin e projekteve konkrete. Natyrisht që presim më shumë nga Tirana por dhe nga Prishtina për Luginën, ku kemi parasysh angazhimin e Boegradit për serbët jashtë Serbisë, qofte në Kosovë apo Republikën serbe. Sidoqoftë, Tirana e Prishtina duhet të marrin mësim nga Beogradi për serbët jashtë Serbisë.

Kjo është simptoma e parë e kancerit – të gjithë e injorojnë

0

Llojet e ndryshme të kancerit vijnë me simptoma dhe trajtime të ndryshme.

E përbashkëta e tyre është se simptomat e para shfaqen në duar. Sipas disa shkencëtarëve britanikë, shenjat e para të kancerit shfaqen në duar. Zakonisht ata shfaqen në formën e çarjeve apo ënjtjeve, ndërsa lëkura bëhet e ashpër.

Shumica e njerëzve i injorojnë këto simptoma, duke qenë se nuk janë të informuar mbi to. Këto simptoma ndihmojnë në diagnostifikimin e kancerit në fazat e hershme, duke parandaluar kështu përhapjen e tij dhe trajtuar sa më shpejt.

Nëse ju shfaqen këto simptoma, vizitohuni të mjeku për t’u siguruar nëse jeni mirë me shëndetin.

 

Serbia ankohet se Kosova s’do ta formojë Asociacionin

0

Ja kush e ka thënë një gjë të tillë

Dokumenti për formimin e Asociacionit të komunave serbe që ka prezantuar Prishtina nuk është asgjë deri te pretendimet e mëparshme të institucioneve të Kosovës së do ta formojnë një Asociacion tha sot shefi i të ashtuquajturës zyra e Kosovës në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq.

“Prishtina nuk e ka ndërmend ta formojë Asociacionin”, ka thënë Gjuriq.

Gjurriq në një konferencë për media që ka mbajtur në Beograd ka thënë se e kanë siguruar dokumentin origjinal, i cili sipas Gjuriq, i  njëjti i është prezantuar përfaqësuesve të SHBA-së dhe BE-së.

Turp të keni! 4 gënjeshtrat që femrat thonë në krevat

0

Keni gënjyer ndonjëherë ju?

Shpeshherë të thëna në mënyrë tejet ‘’të pafajshme’’, herë të tjera duke qenë plotësisht të ndërgjegjshme, sido që të jetë gënjeshtrat janë pjesë e gjimnastikës poshtë çarçafëve dhe nuk ka asgjë për të mos i pranuar. Në artikullin e sotëm, do të ”mbajmë” anën e burrave dhe do ju tregojmë gënjeshtrat që thoni më shpesh në shtrat:

1. Nuk i them asgjë shoqes sime të ngushtë për problemet tona në krevat: Seriozisht prisni që partneri juaj ta besojë këtë gjë ? Ai e di shumë mirë që gjatë kohës që bën dush, ju jeni duke ‘’qarë hallet’ e treguar të gjitha detajet shoqes së ngushtë për atë që ndodhi.

2.Nuk kam parë kurrë në jetë filma porno: Nuk po i përmendim statistikat pasi e dimë që do të thoni se nuk janë të sakta. Mos kini turp, meshkujt e dinë që ju shihni porno ndryshe si do t’i njihnit Mia Khalifan, Lisa Ann apo Rocco Siffredi-n.

3.S’kam imagjinuar kurrë të bëj seks me të tjerë: Në ëndrra mund t’i lejoni vetes gjithçka, madje edhe ndonjë skenar erotik me një të panjohur ose edhe ndonjë të njohur që thjesht e pëlqeni. Edhe pse ndoshta nuk ju pëlqen, djemtë e dinë këtë gjë.

4.Ky ishte seksi më i mirë i jetës time: Oh seriozisht, më i miri ?! Ndoshta e keni thënë këtë gjë edhe me ish-të dashurin tuaj, kështu që zor t’ju besojnë.

 

Shkarkimi i Presidentit – problematike të vërtetohen gjurmët e Thaçit në deportimin e gylenistëve

0
Arrestimi i gjashtë gylenistëve nga policia e Kosovës dhe më pas deportimi i tyre në Turqi, do të mbesë vështirë i faktuar për atë çfarë saktësisht ndodhi, apo se kush dha urdhër për dëbimin e tyre. Ani pse, tash pothuajse të gjitha rrugët çojnë kah Shefi i Shtetit. Kjo u kuptua kur presidenti Erdogan falënderoi publikisht Thaçin për aksionin, ndonëse ish kryetari i PDK’së e mohoi atë vazhdimisht.

Pas një kidnapimi misterioz që iu bë gjashtë personave që jetonin dhe vepronin në Kosovë me pretendimin se ishin përkrahës të Fetullah Gylen dhe se të njëjtit paraqisnin rrezik për sigurinë, opozita kosovare po kërkon një komision hetimor parlamentar. Por jo vetëm kaq. Ata po e duan edhe shkarkimin e presidentit Hashim Thaçi, si i dyshuar kryesor për dhënien e urdhrit ndaj arrestimit të gylenistëve.

Ndonëse, faktimi i gjithë këtyre dyshimeve se presidenti Hashim Thaçi qëndron mbrapa kësaj, është zor i realizueshëm.

Avokati dhe ish- këshilltari politik i Isa Mustafës, Besnik Berisha, thotë për Gazetën Express se kërkesat e opozitës, sado që janë me rëndësi për të vërtetën dhe ligjshmërinë në këtë proces, megjithatë nuk do prodhojnë ndonjë efekt.

“Sigurisht se hetimi mund te realizohet, por e vërteta në vazhdimësi do të kamuflohet, sepse ne këtë rast kishim shkelje flagrante të të drejtave te njeriut dhe çdo procedure të njohur me ligjet pozitive”, shprehet Berisha.

Siç sqaron ai, përfshirja e Thaçit sado që mund të jetë e vërtetë, asnjëherë nuk do pohohet nga ai, e as nga autoritetet qe ka urdhëruar ai për këtë dëbim.

“Hetimi parlamentar vetëm do të konstatoj atë çfarë të gjithë e kemi të njohur: Me shtetasit turq u eksperimentua, ata meritonin mbrojtjen nga ligji e kushtetuta, por ne ua mohuam këtë ne mënyrën më flagrante dhe për këtë asnjëherë nuk do ketë arsyetim, pavarësisht sa do ketë hetim”, ka deklarua avokati Besnik Berisha.

Ndërkaq, aktualisht, shtetasit turq që u dëbuan nga Kosova, janë në arrest. Kurse familjarët e të arrestuarve ende nuk kanë informata se cila është gjendja e tyre shëndetësore.

Erdogan javën e kaluar publikisht tregoi në detaje se si u zhvillua aksioni, derisa i çoi selam Haradinajt se kishte bërë gabim historik kur i shkarkoi ministrin Flamur Sefaj dhe shefin e AKI’së Driton Gashin. Madje edhe e kërcënoi se kryeministrit kosovare shpejt do t’i përfundojë karriera.

Ramush Haradinaj ishte treguar më i kujdesshëm kur vendosi ta replikojë Erdoganin. I kishte kërkuar të mos përzihet në punët e brendshme të Kosovës ashtu siç tha se liderët e Kosovës nuk përzihen në ato të Turqisë./D.K/GazetaExpress/

 

Kjo është mosha që femrat tradhëtojnë më shumë. Meshkuj, kini kujdes!

0

Sipas një studimi të bërë nga marrëdhëniet jashtëmartesore site :Victoria Milan, thotë se ekziston një moshë që femrat kanë më shumë mundësi të tradhëtojnë.

Sipas gjetjeve të tyre, mosha mesatare e grave që tradhëtojnë në gjithë botën është 36.6 vjeç, që është rreth shtatë vjet pas martesës, sipas moshës mesatare, 29. Përveç përcaktimit të moshës që femrat kanë më shumë mundësi të tradhëtojnë, studimi ofroi edhe disa gjetje më specifike, ku femrat amerikane tradhëtojnë rreth 8.5 vjet pas martese, ndërsa irlandezet mesatarisht, pas 3.6 vjet pas martese.

Sigurd Vedal, themeluesi i Victoria Milan, shpjegoi pse femrat e martuara tradhëtojnë:
“Ndoshta burri i tyre nuk u jep atyre vëmendjen dhe respektin që ato meritojnë. Ato ende i duan partnerët e tyre, sipas intv.al  por shkëndija është zhdukur nga martesa e tyre. Këto janë nevoja universale dhe kënaqësia seksuale është diçka që miliarda prej nesh e kanë të përbashkët, pa marrë parasysh  sa dallime të tjera mund të kemi”.

 

Serbia pos kah Rusia kthehet edhe kah Koreja Veriore, ftohet kryediplomati koreanoveriore në Beograd

0
Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka biseduar me ministrin e Punëve të Jashtme të Koresë Veriore Ri Jong Hom për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe situatën në dy gadishujt, në atë Ballkanit dhe në atë Korean

Siç njofton gazeta “politika” e Beogradit, Daçiq e ka ftuar kolegun koreanoverior që ta vizitojë Serbinë.

Ai ka theksuar “rëndësinë e respektimit të integritetit territorial ndërsa e ka njoftuar edhe për situatën në Kosovë.

Koreja Veriore s’e ka njohur Kosovën.

 

Mediat e Erdoganit publikojnë pretendime të reja ndaj gjashtë gylenistëve të dëbuar nga Kosova

0
Janë zbuluar dëshmi të reja në lidhje me gjashtë të dyshuarit të arrestuar me operacionin e Agjencisë Turke të Inteligjencës (MIT) në bashkëpunim me inteligjencën kosovare, të realizuar ndaj strukturës së Organizatës Terroriste FETO/Strukturës së Shtetit Paralel (FETO/PDY) në Ballkan, e cila gjithashtu organizon arratisjen e anëtarëve të saj nga Turqia në shtetet perëndimore, raporton Anadolu Agency.
Vazhdon hetimi në Kryeprokurorinë e Stambollit ndaj personat Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina të cilët janë përcaktuar se janë ndër emrat e nivelit të lartë të organizatës dhe janë sjellë në Turqi me një avion të posaçëm pasi që janë kapur nga MIT.

Hetimet ndaj të dyshuarve të cilat ishin duke zhvilluar nga kryeprokuroritë e 6 qyteteve të ndryshme janë mbledhur dhe bashkuar në Kryeprokurorinë e Stambollit.

Kryeprokuroria si rezultat i dosjeve, deklaratave të marra dhe punimeve të ekipit të policisë, ka thelluar hetimin ndaj të dyshuarve.

Pretendohet se, të dyshuarit të cilët një kohë ishin duke jetuar në Turqi, pas tentativës për grusht shteti të 15 korrikut, kanë organizuar arratisjen e anëtarëve të FETO-s në Evropë. Është përcaktuar se të gjithë të dyshuarit kanë qenë ndër emrat e nivelit të lartë të strukturës së FETO-s dhe kanë punuar në shkollat e organizatës në Kosovë, ndërsa mësohet se Mustafa Erdem një kohë ka qenë i ashtuquajturi “Imam i Kosovës” (epror) i organizatës.

Nga hetimet gjithashtu është përcaktuar se të dyshuarit Hasan Hüseyin Günakan, Yusuf Karabina dhe Mustafa Erdem kanë qenë përdorues të ByLock, program komunikimi i organizatës, dhe nëpërmjet këtij programi kanë komunikuar ndërmjet njëri-tjetrit.

Llogaritë bankare të dyshuarit Cihan Özkan në Bank Asya, pas udhëzimit të dhënë nga kreu i organizatës, kanë shënuar rritje, ndërsa i dyshuari Kahraman Demirez me anëtarë të tjerë të organizatës ka komunikuar nëpërmjet programit Kakao Talk dhe është zbuluar se ka pasur regjistër ndaj tij në një institucion arsimor të mbyllur sepse ka qenë mbështetës të organizatës.

Për të dyshuarin tjetër Osman Karakaya, theksohet se ka ndihmuar Shoqatën “Kimse Yok Mu”, gjithashtu e mbyllur për shkak se ka qenë mbështetëse e FETO-s, ka luajtur rol aktiv në procesin Ergenekon, periudhë gjatë së cilës ai ka përgatitur raporte në favor të FETO/PDY në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Stamboll. Gjithashtu është zbuluar se emri i Karakaya gjendet në aktakuzën e strukturës së organizatës për Institutin e Mjekësisë Ligjore

Materialet dixhitale si kompjuterë, tablet dhe celularë të konfiskuar nga të dyshuarit vazhdojnë të ekzaminohen nga ekipet e Drejtorisë së Policisë së Stambollit. Ndërsa hetimi ndaj të dyshuarit vazhdon nga një ekip i veçantë i Zyrës për Anti-Terror të Drejtorisë së Sigurisë të Stambollit (TEM).

Ndërkohë, theksohet se prokuroria gjithashtu është duke hetuar pretendimin se gjatë shqyrtimit të aktiviteteve financiare të anëtarëve të FETO-s nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) se këta persona kanë miliona euro në bankat turke dhe kosovare.