18.6 C
Bujanovac,Preshevë
E shtunë, 27 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 52

Fëmijët që lindin në Kosovë nuk mund të regjistrohen në Preshevë

0

Qytetarët e Luginës së Preshevës me banim dhe marrëdhënie pune në Kosovë, hasin probleme në regjjistrimin e fëmijëve të tyre…

Pakica shqipëtare që jeton në Serbi veçanërisht shqiptarët e Komunës së Preshevës që jetojnë në Republikën e Kosovës gjatë regjistrimit të fëmijëve në vendlindjen e tyre hasin probleme serioze edhe atë nësë lindja e një nëne bëhet në teritorin e Kosovës në Komunë të Preshevës regjstrimi i këtij fëmije nuk mund të kryhet në asnjë mënyrë.

Për të bërë regjistrimin e një fëmije që lind në teritorin e Kosovës personi në fjal duhet të kryej këtë procedur, nësë nëna lindjen e saj e  kryen në Prishtinë regjitrimi i fëmijës duhet të bëhët në Nish, nëse nëna lind në Ferizaj regjistrimi i fëmijës bëhët në Leskoc dhe nëse lindja kryhet në Gjilan regjistrimi bëhet në Vranjë kështu tha z.Shukri Zylfiu në prononcimin e dhënë për Rtv Aldi.

Marrëdhënijet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë bëjnë që shqiptarët e Komunës së Preshevës që jetojnë në Republikë të Kosovës të përballen me probleme të tilla.

Bujanoci i minuar me sipërfaqe prej 113 mijë metra katrorë

0

Në Serbi, minat ndodhen në një sipërfaqe prej 2.5 milionë metra katrorë dhe atë në komunën e Bujanocit, ndërsa në rreth dy milionë e 600 metra katrorë shtrihen municionet thërrmuese edhe atë, përveç në Bujanoc, ato gjenden edhe në territorin e Rashkës, Novi Pazarit dhe Sjenicës, ndërsa ka edhe një numër të madh bomba avionësh si dhe avionë të fundosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Me rastin e Ditës Botërore kundër miniave, e cila shënohet më 4 prill, ekipi i AA ka qëndruar në Bujanoc, pikërisht në fshatin Ravno Buçje, ku aktualisht Qendra e Deminimit të Serbisë realizon projektin e pastrimit të minave në një hapësirë prej 113 mijë metra katrorë. Në këtë zonë në vitin 2000 dhe 2001, dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos.

“Ky territor dhe shtëpitë që ju shihni, ka pasur dy të vdekur dhe një të plagosur. Minat ishin vendosur në pjesën e jashtme e shtëpisë dhe në shtëpi”, tha drejtori i Qendrës Jovica Simonoviç, duke shtuar se tani në këto shtëpi askush nuk jeton.

Gjatë punimeve që zgjasin shtatë ditë dhe i cili kryhet nga ekipi prej 10 deminuesve të cilët aktualisht kanë gjetur pesë mina kundër-këmbësorike PMA 2, një granatë dore dhe një predhë minahedhësi 60 milimetra. Simonoviç shtoi se deri në fund të projektit, i cili do të përfundojë në 20 ditët e ardhshme do të angazhohen edhe 10 deminues, duke paralajmëruar një tjetër projekt nga buxheti i Qeverisë së Serbisë.

Municionet thërrmuese ndodhet në rreth dy milionë e 600 metra katrorë, në territorin e Rashkës, Bujanocit, Novi Pazarit dhe Sjenicës, kurse Qendra për Deminim në periudhën e ardhshme do të ketë minimum dy projekte për pastrimin e municioneve në Sjenicë.

Qendra e pastrimit të minave gjithashtu punon edhe në rreth 150 lokacione që janë të ndotura nga bomba të mëdha ajrore.

“Dallimi te bombat e mëdha ajrore është se shpenzimet janë dukshëm më të larta dhe ne për nxjerrjen e një të bombe të madhe ajrore mund të bëjmë nga 200-300 mijë metra katrorë të municioneve thërmuese”, shpjegoi ai.

Bombat ajrore të pashpërthyera ndodhen edhe në lumin Sava dhe lumin Danub. Për shembull, në portin Prahovo ndodhen 23 anije gjermane të cilat qëllimisht u fundosën.

Qendra e Deminimit në Serbi ka tetë të punësuar, që është dukshëm më pak se në Bosnjë e Hercegovinë, ku ka 190 të punësuar ose në Kroaci, ku numri i të punësuarve arrin në rreth 200

Kumanovë: Boban Iliqi dënohet me 6 vjet burg, babai i Almirit me 6 muaj

0

Gjykata Themelore e Kumanovës, ka shqiptuar dënimin për rastin e Almirit të vogël. I akuzuari Boban Iliq është dënuar me 6 vjet burg, ndërsa babai i Amirit, Sedat Aliu është dënuar me gjashtë muaj burg, raporton Zhurnal.

Gjykatësja Maja Denkovska gjatë shqiptimit të dënimeve ka thënë se janë marrë parasyshë të gjitha provat dhe rrethanat gjatë shqiptimit të dënimit, dhe ka shtuar se dënimi për Boban Iliqin është adekuat. Ndërsa, për Sami Demirin dhe Abdulla Aliun, gjykatësja gjatë shqiptimit të dënimeve tha se ato kanë përdorur dhunë pa arsye, pasi që nuk kanë qenë të provokuar dhe janë dënuar me nga nëntë muaj burg.

Avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiq  pas shqiptimit të dënimit tha se kjo dëshmon edhe njëherë se ky rast është i montuar dhe se dënimi i shqiptuar për vrasësin e Almirit të vogël, Boban Iliqin nuk është në pajtueshmëri me dënimet që parashe Ligji për procedurë Penale dhe Kodi Penal.

“Ky është edhe një rast nga shumë raste të montuara, i cili me vendimin e sotëm të shqiptuar nga Këshilli Gjyqësor pranë Gjykatës Themelorte të Kumanovës, mund të thuhet se është edhe një rast i montuar. Pasi që më të vërtet është e turpëshme për një dënim prej 6 vjetësh për një vepër kaq serioze. Edhe pse të gjithë na bindënin se në pajtueshmëri me Ligjin për Procedurë Penale dhe Kodit Penal, dënimi këtu është i parashikuar nga 4 deri në 20 vjet, pam se gjykata nuk i ka marrë parasysh të gjitha rrethanat e rastit gjatë shqiptimit të dënimit, ndërsa ajo që është kryesorja nuk e ka marrë parasysh humbjen e Almirit të vogël, por që tragjedia të jetë më e madhe mori guximin që të dënojë ehde babin dhe familjarët e Almirit”, tha Avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiq, transmeton Zhurnal.

Familja Aliu paralajmron padi kundër Prokurores Kusigerska dhe Gjykatëses Denkovska

Familjarët e Almirit të vogël të indinjuar nga ky vendim i Gjykatës së Kumanovës kanë paralajmruar se do të ngrenë padi penale kundër prokurores Suzana Kusigerska dhe Gjykatëses, Maja Denkovska. Xhaxhai i almirit, Nijazi Aliu pas shqiptimit të dënimeve tha se qartë shihet se në këtë rast ka padrejtësi.

“Këtu shihet se ka padrejtësi, faktikisht personi që mbyti fëmijën dënohet vetëm se me 6 vjet burg, ndërsa familjarët tonë me nga nëntë e 6 muaj burg. Qartë shihet që është padrejtësi. Në si familje do të ngremë një akt padi kundër prokurores Suzana Kusigerska dhe gjykatësja Maja Denkovska”, tha Nijazi Aliu, anëtarë i familjes së Almirit të vogël, raporton Zhurnal nga Kumanova.

Kurti: Beogradi synon ndarjen e Kosovës

0

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se prioritet i Kosovës duhet të jetë bashkimi i Mitrovicës e jo ulësja në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Kurti këto komente i bëri në konferencën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) & Grupi për Hulumtim të Politikave në Ballkan (BPRG), me temë “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

 

Ai tha se janë gabim kritikat drejtuar më shumë Bashkimit Evropian (BE) dhe Brukselit,  pasi më shumë duhet kritikuar Serbinë.

Sipas tij, Kosova duhet të merret me qytetarët serb në Kosovë pasi siç tha ai nuk janë të gjithë serbët e njëjtë siç nuk janë edhe shqiptarët.

“Serbët vendas nuk janë të gjithë të njëjtë siç nuk janë edhe shqiptarët. Duhet të fillojmë bashkëbisedim me ta anembanë Kosovës”, tha Kurti.

Kurti po ashtu tha se Serbia dëshiron bosnjëzimin e Kosovës ashtu siç ka vepruar Millosheviqi me Bosnjën.

“Në Kosovë po kërkojnë ndarjen e Kosovës, që ta bosnjëzojnë sic bënë me Bosnjën…Prioritet i Kosovës duhet të jetë bashkimi i Mitrovicës…Nuk jam kundër ulëseve në OKB por bashkimin e Mitrovicës nuk mund ta krahasojmë me ulësen në OKB”, u shpreh tutje lideri i VV-së, Albin Kurti. /Telegrafi/

Bujanoc: Prof. Sedat Beqiri, Në Krye Të KBI-Së

0

Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc, sot ka zgjedhur për kryetar të këtij institucioni fetar prof. Sedat Beqirin, nga Samolica e Bujanocit.

Prof. Sedat Beqiri, vjen në krye të KBI-së, duke zëvendësuar ish kryetarin prof. Bejtulla Bejtullahu, i cili kohë më parë u zgjodh kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së.

Këto ndryshime në kreun e KBI-së, u mirëpritën nga Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), duke i dëshiruar kryetarit të ri suksese në udhëheqjen e këtij institucioni fetar.

Portali Informativ Jetapress, mëson se prof. Sedat Beqiri, imam në fshatin e Samolicës me një përvojë 10 vjeçare dhe pedagog i lëndës fetare për katër vjet rresht, në shkollat fillore të Komunës së Bujanocit.

Gjithashtu, bëhet e ditur se prof. Sedat Beqiri, ka mbaruar Medresenë në Prishtinë, Fakultetin për studime Islame dhe pedagogjike në Novi Pazar.

Prof. Sedat Beqiri, është shumë aktiv, duke marrë pjesë në garat botërore në leximin e Kura’nit, që nga viti 2007.

Prof. Sedat Beqiri, jeton në Samolicë me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij/njofton jetapress/

Shfaqet Galaxy J7 (2018), vjen me procesorin më të ri të Samsungut

0

Është shfaqur një model i ri i Samsungut, me numër të modelit SM-J720, në uebfaqen e njohur GeekBench.

Ky model supozohet se mund të jetë Galaxy J7 për vitin 2018, transmeton Koha.net.

Sipas GeekBench, Galaxy J7 (2018) pritet të vijë me ekran 5.5-inç, procesor Exynos 7885, kartelën grafike Mali-G71, 3 GB RAM memorie, si dhe do të punojë me sistemin operativ Android 8.0.

Procesori Exynos 7885 ende nuk është lansuar zyrtarisht.

KFOR për avionët në Preshevë: Rrini të qetë, nuk ka kurrfarë rreziku

0

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i ka kërkuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, informacione rreth fluturimit të avionëve ushtarakë mbi qiellin e Preshevës, por ka marrë përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes.

Në letrën drejtuar presidentit të Serbisë, kryetari Arifi thekson se aeroplanët ushtarakë fluturuan shumë ulët, “mbi kulmet e shtëpive të banorëve të komunës sonë”, duke krijuar panik dhe pasiguri te qytetarët.

“Duke marrë parasysh që këto fluturime nuk ishin paralajmëruar dhe duke marrë parasysh edhe situatën e krijuar në rajon, unë në cilësinë e kryetarit të komunës kërkoj nga ju që në periudhën më të shkurtër të mundshme të na lajmëroni cilat janë arsyet  që këta aeroplanë luftarakë kryen këto fluturime sipër hapësirës ajrore të komunës sonë, pasi këto fluturime shkaktuan shqetësime të qytetarëve tanë”, shkruan në letrën që kryetari i Komunës së Preshevës i ka drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në vend të presidentit Vuçiq, kryetari i Preshevës ka marrë përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.

Në letrën dërguar kryetarit Arifi, Departamenti për Marrëdhënie me Publikun fillimisht thekson se Ministria e Mbrojtjes dhe ministri nuk komunikojnë nëpërmjet rrjeteve sociale, “sidomos kur imponohen çështje që duhet të zgjidhen në rrugë zyrtare”.

“Në shkresën dhe pyetjet që i bëni ministrit të Mbrojtjes ne u përgjigjemi me konfirmimin që tashmë ua kemi dhënë mediave që fluturimi i aeroplanëve mbi hapësirën ajrore të komunës së Preshevës është pjesë e aktiviteteve të rregullta të Ushtrisë së Serbisë dhe përgatitje për ushtrimin “Sadejstvo 2018”, i cili zhvillohet sot në poligonin ‘Pasulske Livade’”, thuhet në përgjigje.

Sipas Ministrisë serbe të Mbrojtjes, për fluturimin e aeroplanëve kanë paralajmëruar me kohë dhe në mënyrë të rregullt përmes mjeteve të informimit publik.

“Ashtu siç bëjmë gjithmonë kur kemi të bëjmë me aktivitete të tilla, pikërisht për të mos shkaktuar shqetësim të banorëve. Me këtë rast reagoi edhe KFOR-i që u bëri thirrje banorëve të rrinë të qetë, pasi nuk ka kurrfarë rreziku”, thuhet në përgjigje.

“E gjithë kjo juve nuk ju mjaftoi dhe pikërisht ju me deklaratën tuaj ngritët tensione në opinion dhe te banorët. Me këtë qëndrim shprehët mosbesim, i cili sigurisht nuk i shërben jetës së qetë dhe të sigurt të qytetarëve të Republikës së Serbisë. Përkundrazi, ngre tensionet të cilat vetëm e dëmtojnë jetën normale të çdo qytetari, por edhe banorëve të Komunës së Preshevës. Sidomos shkakton dyshim në aktivitetet e rregullta, të planifikuara dhe të paralajmëruara të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Serbisë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes dërguar kryetarit të Preshevës Shiprim Arifi.

Bujanoc: Më 18 prill premiera e filmit dokumentar “Shpresa e Humbur”(video)

0

Në shtëpinë e kulturës n ë Bujanoc më 18 prill duke filluar nga ora 18:00 shfaqet premiera e filmit dokumentar “Shpresa e Humbur”.

Filmi   dokumentar “Shpresa e Humbur” është xhiruar në regji të  Valton Jakupi dhe producentit  ekzekutiv Daniel Hoffman, dedikuar mërgimtarve Tërnocas që jetojnë në Europ dhe Amerikë.

Sipas regjisorit, në  film bëhet fjalë per tri gjeneratat në mërgim. Gjeneratën prej viteve 1973, rrugëtimin dhe vështërsit e tyre drejt emigrimit, gjeneratën e mesme që emigruan për shkaqet politike dhe ekonomike si dhe për gjeneraten e re që  sot një  numër i madhë  i të rinjëve Tërnocas studjojnë dhe disa prej tyre janë me vende kyqe edhe në pozita të larta në  disa shtete Europiane.
Regjisori Valton Jakupi  falënderon  shumë castin e aktorëve të inkuadruar në Bujanoc si Blerim Hasanin, Begzad Abdullahu, Njomza Ibrahimi, Barbara Heim, Osman Tahiri, Xheneta Saliu, Djellza Abdullahu, Albin Beka, Fatmir Selimi, dhe Imamin e Maltërnocit  Ibrahim Demiri.
https://www.youtube.com/watch?v=mJagfZK_TuE

Bujanoci përfiton 4 milion dinarë nga Ministria e Kulturës së Serbisë

0

Ministra e Kulturës dhe Informimit, sot edhe zyrtarisht nëpërmjet një ceremonie të organizuar, ka shpallur Komunën e Bujanocit, njërën ndër përfitueset në konkursin “Qytetet në Fokus”.

Në ketë ngjarje morri pjesë edhe kryetari i komunës Shaip Kamberi, të cilit iu dha fjala përshëndetëse.

“Aty ku vlerësohet kualiteti, konkurenca dhe ku ska vend protekcionizmi politik, aty Bujanoci nuk ka problem të kalojë”, është shprehur Kamberi.

Projektin e dorëzuar në konkursin “Qytetet në Fokus”, të Ministrisë së Kulturës dhe Informimit, Komuna e Bujanocit ka përfituar 4 milionë dinarë (rreth 34 mijë euro).

Komuna e Bujanocit ka hyrë në mesin e 22 komunave të cilat kanë përfituar grante në këtë ministri.

Pamje të rralla të masakrës së Krushës së Madhe (Video +18)

0

9 vite më parë në Kosovë ndodhi njëra ndër masakrat më të tmerrshme nga forcat serbe. Në fshatin Krushë e Madhe u vranë e u masakruan mbi 240 gra, burra e fëmijë.

Përveç, humbjes së këtyre personave Krusha e Madhe ka dhimbje të madhe edhe për shumë prej personave që sot e asaj ditë mbeten të zhdukur, shkruan Infopress.

Në videon e mëposhtme mund të shihni disa pamje të kësaj masakre të tmerrshme.

100 vjet nga “Die Kaiserschlacht”, përpjekja e fundit e dëshpëruar e Gjermanisë për të fituar “Luftën e Madhe”

0

Në mars të vitit 1918 Gjermania dukej se ishte në buzë të një kolapsi. Lufta e Parë Botërore, e njohur atëherë si Lufta e Madhe po hynte në vitin e 4-t dhe kishte lënë miliona të vdekur, të plagosur dhe të gjymtuar.

Në qytetet gjermane kishte pllakosur uria e provokuar nga blloku detar i Marinës

Rastet e kequshqyerjes që preknin civilët filluan të gjeneralizohen në vitin 1916 dhe në vitin 1918 përcaktohej dieta që mezi i kalonte 1000 kalori në ditë.

Edhe tek aleatët situata nuk ishte më e mirë. Lufta kishte masakruar britanikët e të gjithë komunuelthit, francezët po ashtu, kujtimi i kryengritjeve të 1917 që çoi pothuaj në kolaps linjën e mbrojtjes.

Amerikanët furnizoheshin me trupa të freskët dhe pritej që mbërritja e tyre të balanconte peshoren, derisa të arrihej fitorja mbi Gjermaninë.

Rusia nga ana tjetër e lodhur nga luftimet kundër gjermanëve në lindje dhe e prekur nga revolucionet e 1917-s kërkoi një dalje me traktatin e “Brest-Litvosk” të firmosur në 3 mars 1918.

Për shkak të situatës së vështirë, Berlini kishte arritur të mbyllte kufirin lindor me një fitore dhe liroi qindra mijëra trupa që mund të çoheshin në perëndim.

Komanda e lartë nën drejtimin e Erich Ludendorff-it mendoi edhe një herë se konflikti mund të fitohej me një sulm të fundit, të fuqishëm dhe vendimtar kundër linjave mbrojtëse aleate.

Mbretërore të Britanisë.

Midis gjermanëve njihej qysh prej kohësh si “Vernichtungsschlacht”, beteja vendimtare ose beteja e asgjësimit.

Kështu lindi ofensiva e fundit gjermane e një lufte që do të mbaronte në nëntor dhe që këtë mars u festua 100 vjetori i saj.

Operacioni “Michael”, bashkë me sulmet e vogla mbështetëse të quajtura Georgette, Gneisenau dhe Blücher–Yorck u hartuan për të thyer një herë e përgjithmonë frontin aleat në rrethinat e qytetit Saint Quentin dhe të avanconte mbi Paris.

Ishte edhe dëshirë e planit “Schlieffen” që në vitin 1914 kur Gjermania u përpoq të fitonte luftën me një sulm të shpejtë, mbërriti shumë afër kryeqytetit francez para se të frenohej në Betejën e Marnesë.

Ndoshta më befasuese është fakti që Gjermania të hidhej në sulm në pranverë në vitin e 4-t të luftës.

Ky sulm i pranverës njihet si “Die Kaiserschlacht” (Beteja e Kaiserit), filloi në 21 mars me sulmin e trupave të stërvitur për këtë lloj rasti.

Nuk ishte një sulm i befasishëm, sipas një artikulli të epokës të publikuar nga “Daily Telegraph”.

“Në çdo moment mund të shohim fillimin e një përpjekjeje të dëshpëruar të armikut për të përfunduar luftën me një fitore vendimtare,” – shkruante korrespondenti i luftës, Philip Gibbs.

Trupat “Stosstruppen” të armatosur me automatikë, flakëhedhëse, granada, thika ishte karta taktike, me të cilën Gjermania mendonte të thyente bllokimin. Këto trupa sulmi ishin njësi të vogla trupash që sot njihen si toga për t’u infiltruar në pikat më të dobëta të linjës armike.

Kur të ishin në anën tjetër, këto toga mund të sulmonin dhe të avanconin në thellësi në linjat e komunikimit dhe në furnizimet.

Stosstruppen mbillnin kaos dhe fitonin territor, trupat e rregullta duhet të mbanin pozicionet e fituara dhe të asgjësonin armikun e lënë mbrapa.

Këto taktika ishin për kohën revolucionare dhe binin në kontrast me sulmet masive me njësi më të mëdha.

Përpos trupave të sulmit, Gjermania përdori të gjithë arsenalin, gaz vdekjeprurës, tanket, avionët dhe artilerinë.

Përqendrimi i këtyre të fundit ishte i tmerrshëm: 10 000 topa e murtaja hapën zjarr njëkohësisht për të lëshuar 1 160 000 predha për 5 orë kundër forcave aleate.

Me këtë kombinim Operacioni “Michael” arriti të thyejë linjat dhe trupat gjermane lanë pas për herë të parë ndër vite një “peisazh hënor” në tokë dhe u hodhën sërish mbi fushat e gjelbërta të Francës.

Avancuan 65 km, pushtuan një sipërfaqe 3500 km katror, numra që as aleatët nuk i kishin parë gjatë gjithë luftës.

Avancimi i armikut kërcënoi në ndarje të francezëve në jug dhe të britanikëve në veri që i çoi aleatët të emëronin një komandant suprem të të gjitha forcave, marshallin Ferdinand Foch që u përpoq të ruante bashkimin. “Entente Cordiale”, kështu njihej aleanca mes Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, nuk u dorëzua, bënë rezistencë.

Gjermanët patën sukses, por me një kosto shumë të lartë dhe nuk kishin rezerva për të vazhduar presionin.

Në 5 prill “Michael” kishte mbërritur në shtrirjen maksimale përballë rezistencës së vendosur të britanikëve dhe australianëve në Amiens.

Sulmet mbështetëse vazhduan edhe pak më shumë, por lodhja gjermane ishte rraskapitëse dhe kushtet sfilitëse të betejës ishin përcaktuese.

Goditjen e fundit e dha edhe hyrja e amerikanëve në luftë me një superioritet në numër.

Atëherë aleatët kundërsulmuan dhe shumë shpejt filluan të rimerrnin territoret e humbura.

Përfundimisht ajo që dukej se do të ishte beteja që do të thyente bllokadën me një kombinim teknologjie dhe taktikash pati një rezultat të ngjashëm me të gjitha betejat e tjera të luftës.

Kjo betejë nuk i përmbushi pritshmëritë e “Der Kaiserschlacht” dhe që numëroi 1 600 000 viktima lufte: të vdekur, të gjymtuar dhe të plagosur, nga të cilët 688.341 gjermanë, 433.000 francezë dhe 412.837 britanikë.

Pak më vonë aleatët lëshuan sulmin e tyre, atë të 100 ditëve dhe ushtria gjermane nuk mundi më dhe filloi të cedojë dhe të lëshonte territor.

Armëpushimi u arrit në 11 nëntor të 1918 me shifra të konsiderueshme, 20 milionë të vdekur në një konflikt që do t’i lindte të hapura dyert për një të ardhme të afërt akoma më të errët. /Bota.al/

 

Ky është raporti që iu dorëzua Haradinajt për avionin turk, që mori gylenistët e arrestuar

0

Ministri i Infrastrukturës i Kosovës, Pal Lekaj, i ka dërguar një raport shefit të tij, kryeministrit Ramush Haradinaj, për lejen që i është dhënë një avioni privat turk, për të zbritur në Kosovë, të enjten e kaluar.

Ky avion ishte dërguar nga autoritetet turke për të marrë gjashtë shtetas turq, të arrestuar atë ditë në Kosovë, të cilët në Turqi akuzohen për gjoja terrorizëm, si pjesëtarë të lëvizjes së klerikut Fethullah Gylen.

Avioni kishte ardhur nga Ankaraja, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Fillimisht turqit kishin kërkuar leje për të zbritur në Prishtinë të premten, por më pas kanë ndryshuar kërkesën, për të marrë leje për të zbritur një ditë më herët.

Lekaj, gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejt në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, ka prezantuar raportin që i ka dërguar Haradinajt për avionin që mori gylenistët e arrestuar.