26.5 C
Bujanovac,Preshevë
E premte, 26 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 58

Fundjava, parashikimi i motit. borë pas te hënes me shi.

0

Përgatituni sërish për reshje në fundjavë. Në gjithë Luginen edhe javen ardhme koha me shi dhe bore.

Sot në gjithë luginen Preshevë dhe Bujanoc bora mbulon gjitha rruget.

Ndërsa reshje priten dhe gjat vikedit qe sjell fuqizim të mëtejshëm duke gjeneruar shira . Më të dendura r dhe borë koha vikend shfaqet :

Nga java e ardhsme temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë dhe graduale.

Pse nuk po përfundon ndërtimi i autostradës Preshevë – Bujanoc?

0

Ndërtimi i rrugës nga Srpska kuca e deri tek Levosoja, komuna e Bujanocit ka filluar që të ndërtohet nga viti 2015 në bazë të projektit të cilin CIP e kishte punuar qysh në vitin 2008. Pas gjithë asaj kohe pas nënshkrimit të marrveshjeve dhe kanë filluar punimet, është konstatuar se gjendja në teren ka ndryshuar edhe se projekti i vjetër 7 vjet dhe në momentin kur po nënshkruhen marrëveshjet, ai duhet të ndryshoj.
Punët shtesë në këtë pjesë rrugore të gjatë vetëm 8 kilometra do të kushtojë më shumë se 1 miliardë dinarë.

Arsyja për vonesë në këtë rast nuk është vetëm projekti që është dashur të ndryshoj pas 7 viteve por edhe është ndryshuar shtrati i lumit Morava jugore dhe për shkak të papërgjegjësisë të punëkryesve që nuk kanë rrespektuar dinamikën e punëve që duhet të kryhen.

Me këto, ndërkohë është prishur edhe marrëveshje dhe është hapur tender i ri me 6 mars edhe atë për përfundimin e punëve në pjesën nga Srspka kuca e deri tek Levosoja, në afërsi të qytetit të Bujanocit dhe punët shtesë të shtratit të lumit.

Punët në këtë pjesë kanë filluar në gusht të vitit 2015 dhe është dashur të përfundojnë në dhjetor të vitit 2016. Qysh në start kishin hasë në probleme me projektin dhe punëkryesit, afati për përfundim është shtyrë edhe për 10 muaj. Mirëpo, as kjo periudhë nuk ishte e mjaftueshme që të përfundoj kjo pjesë e autostradës.

Serbia e heq Kosovën nga Kushtetuta brenda disa muajsh

0

Gazeta Danas ka publikuar një artikull rreth bisedimeve Kosovë-Serbi që do të zhvillohen sot në Bruksel ndërmjet Presidentit Thaçi dhe Vuçiq. Kjo gazetë duke u thirrur në burime diplomatike thekson se Vuçiq ka afat për të prezantuar planin e tij për Kosovën deri në muajin qershor, ndërkohë që Serbia duhet ta heqë Kosovën nga Kushtetuta e saj deri në muajin dhjetor të këtij viti ose më së largu deri në janar të vitit të ardhshëm
Thaçi dhe Vuçiq gjatë javës së fundit kanë qëndruar në SHBA por kanë hedhur poshtë takimet e përbashkëta.

“Edhe pse në bisedimet teknike nuk është arritur kurrfarë përparimi lidhur me AKS-në, është e mundur që Vuçiq e Thaçi të bien në ujdi që më në fund të formohet grupi punues që do të merret me të, sado që janë të pakta gjasat për këtë”, shkruan Danas, transmeton presheva.com.

Tashmë dihet se Kosova ende figuron në Kushtetutën e Serbisë si pjesë e saj. Ndërkohë që ajo duket se nuk do të detyrohet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur por do të ketë raport sipas modelit të dy Gjermanive – duke mos e penguar në arenën ndërkombëtare.

Nga sa para do ti marrim ne nga koncesioni i aeroportit?

0

Në Serbi rreth 2.67 milionë qytetarë posedojnë nga një aksion pa pagesë të Aeroportit.

Aeroporti “Nikola Tesla” në Beograd iu është dorëzuar francezëve për menaxhim për 1.46 miliardë euro, por të hollat nuk do të shkojnë vetëm në buxhet, por pak do të përfitojnë edhe qytetarët.

Nga 501 milionë euro që në shtator do ti paguaj Serbisë kompania “Vinci Airports”, aksionarëve të vegjël i shkojnë 84 milionë euro ndërsa tjerat në buxhet. Në aksionar të vegjël hyjnë kompanitë, fondet investive dhe pensionale dhe qytetarët që kanë përmbushë të drejtat për aksione pa pagesë.

Nga një aksion pa pagesë kanë të drejtë 2.67 milionë qytetarë të Serbisë dhe në bazë të berzës dhe çmimit secilit nga koncesioni i takon nga 1693 dinarë dhe nëse paguhet tatimi, të hollat përfundimtare që i takojnë qytatarëve është 1440 dinarë.

Veseli: ”Do ta pranonim Preshevën, por nuk kemi asgjë për të dhënë”

0

Ai tha se “Kosova është e hapur për Luginën e Preshevës për t’u bërë pjesë e vendit tonë”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselji, për herë të parë në televizionin T7, foli për mundësinë e shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë dhe tha se Kosova do ta marrë Preshevën nëse Serbia e pranon atë.

“Unë nuk do të doja asgjë më shumë se ta kisha Preshevën dhe Medvegjen të bashkoheshin me Kosovën. Ne do të pranojmë një marrëveshje dypalëshe, nëse Serbia e pranon atë, por nuk kemi asgjë për të dhënë. Hapja e kufijve në Ballkan gjithmonë do të thotë luftë, kjo është ajo që dua të them dhe unë jam i drejtpërdrejtë – nuk ka asnjë mundësi tjetër për të ndryshuar kufijtë, “tha Veselji për TV T7.

Ai tha se “Kosova është e hapur për Luginën e Preshevës për t’u bërë pjesë e vendit tonë”.

Veselji tha se në një takim me zyrtarë ndërkombëtarë, nuk u përmend kurrë mundësia e shkëmbimit të territoreve.

“Kjo gjë nuk është përmendur kurrë. E them këtë me besim të plotë, “tha Veseli për TV T7.

Orizio: Jugu i Serbisë ka potenciale të mëdha zhvillimi, bashkë do t’i shfrytëzojmë

0

Shefi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Serbi, Andrea Orizio ka qëndruar për një vizitë në komunat Bujanoc dhe Preshevë dhe njëkohësisht mori pjesë në prezantimin e raportit të mbrojtësit të qytetarëve për përdorimin zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip.

Orizio me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi zhvilloi një takim në ambientin e hotelit “Rozafa” në Bujanoc, shkruan Titulli.com.

“Unë gjithmonë jam i gëzuar kur të jem në Serbinë Jugore. Për OSBE-në të drejtat e pakicave janë shumë të rëndësishme dhe se ne jemi duke punuar shumë në këtë drejtim”, deklaroi Orizio.

Ai tha se janë duke përkrahur edhe mësimin e gjuhës serbe në mënyrë që të kenë qasje më të lehtë në institucionet publike dhe tregun e punës.

“Me ambasadorin Orizio u diskutua për rëndësinë e zgjidhjes së problemit me tekstet mësimore, integrimin në institucione publike dhe vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me OSBE-në”, thuhet në njoftimin e komunës së Bujanocit.

Andria Orizio u prit edhe nga kryetari i komunës së Preshevë, Shqiprim Arifi i cili u shpreh se ka qenë nderë që ka pritur ambasadorin e OSBE-së dhe ka biseduar për problemet e qytetarëve të komunës së Preshevës.

“Në veçanti kemi biseduar për hapjen e kufirit Miratoc-LLojan dhe nga Orizio kemi marrë mbështetje se ai do të lobojë për ktë çështje e cila është avancuar në komunikimi me ministrinë e Brendshme dhe kemi dorëzuar dokumentet që kemi shkëmbyer me ministrinë përkatëse”, theksoi Shqiprim Arifi në konferencën për gazetarë pas takimit.

Për mediat u shpreh Orizio se ky rajon ka dhe paraqet potenciale të shumta zhvillimi dhe në bashkëpunim me institucionet qendrore dhe ato lokale do të punojë më shumë që të shfrytëzohen këto mundësi të këtij rajoni.

Gjatë qëndrimit të tij Andrea Orizio realizo takim edhe me kryetarin e këshillit Kombëtar Shqiptar, Shukri Ymeri dhe vizitoi shkollën fillon në Preshevë “Vuka Karagjiq” aty ku mësojnë edhe fëmijët refugjatë.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Serbi ka zyrën e saj në Bujanoc e cila funksionon me një staf prej 4 vetave dhe punojnë në përmirësimin e pozitës së përgjithshme në këtë rajon./Titulli.com/Lugina24.com

Shefi i OSBE-së viziton komunën e Preshevës.

0

Kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi në kabinetin e tij e priti në takim shefin e OSBE-së z.Andrea Oricio….

Takimi i kryetarit me shefin e OSBE-së ishte takim miqësorë ku në këtë takim u diskutua për problemet që po na rrethojnë neve qytetarëve të komunës së Preshevës mirpo me theks të veqantë gjatë këtij takimi u diskutua qështja e hapjes së kufirit Miratoc-Llojan.

Hapja e kufirit tashmë është bërë temë aktuale në takimet e fundit që ka zhvilluar kryetari i komunës z.Arifi ku në takimin e ditës së sotëm z.Arifi konfirmoi që dokumentacioni i nevojshëm është dorzuar në ministrinë e brendshme.

Kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi në prononcimin e dhënë u ndjatë mjaftë i kënaqur me takim që zhvilloi dhe tha se takimi ishte shumë miqësor ndërsa gjatë këtij takimi u shtjelluan probleme të ndryshme mirpo tashmë hapja e kufirit ka marrë peshën e vetë dhe temë aktuale ishte kufiri Miratoc-Llojan.

Të drejtat e pakicave në Sërbi siq është edhe kufiri do të shtjellohen për të poseduar potenciale më të shumta dhe aty ku kemi miq lëvizja duhet të jetë e lir edhe pse ne nuk jemi kompetent tha Andrea Oricio

Takimi im me kryetarin e komunës nuk do të jetë as i pari dhe as i fundit do të kemi takimi të tilla dhe bashkpunim të vazhdueshëm tha shefi i OSBE-së z.Oricio.

Daçiq: Perëndimi po na gënjen, ata presin që ta njohim Kosovën

0

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq po duket i dëshpëruar me shtetet e fuqishme perëndimore. Kjo pasi këto të fundit po presin nga Serbia që ta njeh

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq po duket i dëshpëruar me shtetet e fuqishme perëndimore. Kjo pasi këto të fundit po presin nga Serbia që ta njeh Kosovën.

Të paktën kështu ka thënë vetë ministri serb në një intervistë për gazetën serbe Novosti, në numrin e sotëm.

Madje këtë “shqetësim”, Daçiq e ka ndarë edhe me të parin e shtetit serb, Aleksandar Vuçiqin.

“I kam thënë vazhdimisht Vuçiqit se perëndimit po na gënjen. Në gjithë këto vite njohja e pavarësisë së Kosovës është i vetmi interesim për ta”, tha ministri i jashtëm serb, transmeton lajmi.net

Edhe Daçiq po e mbështetë Vuçiqin që ditë më parë tha se “Kosova është e përkdhelura e ndërkombëtarëve”.

Këtë e arsyetoi me durimin që e patën shtetet evropiane sa i përket çështjes së Asociacionit.

“Asociacioni nuk u formua qe pesë vjet. Për pesë vjet është mbyllur edhe Lufta e Dytë Botërore, por perëndimi nuk ishte në gjendje që ta detyrojë Kosovën ta formojë bashkësinë e komunave me shumicë serbe”, tha Daçiq.

Gjithë këtë situatë ministri serb e quajti hipokrizi.

“Unë mendoj se kjo është një hipokrizi e nivelit të lartë, dhe vendi ynë nuk mund ta pranojë këtë poshtërim. Një zgjidhje mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të vijë me një kompromis, jo duke imponuar njohjen e Kosovës”, përfundoi Ivica Daçiq.

Edhe Vuçiq ditë më parë e pranoi se për perëndimin Kosova është çështje e mbyllur. Ai deklaroi se perëndimi po punon në favor të Kosovës.

“Ne nuk negociojmë vetëm me shqiptarët, por edhe me ata të cilët kanë krijuar një Kosovë të pavarur”, kishte thënë Vuçiq.

Ndryshe sot do të vazhdojë dialogu ndërmjet presidentit të Kosovës dhe Serbisë.

Gjuriq i kundërpërgjigjet Veselit: Presheva e Nishi nuk do të jenë kurrë pjesë e Kosovës

0

Kosova nuk do të jetë kurrë një shtet, madje as Presheva, Medvegja ose Nishi nuk do të jenë kurrë pjesë e Kosovës. Prishtina është dhe mbetet pjesë e Serbisë, madje edhe ai është qytetar serb”, tha Gjuriq.

Gjuriq, këto deklarata të Veselit i quan ëndrra të parealizueshme të siç e quan ai “Shqipërisë së madhe”.

“Kadri Veseli, i njohur për dashurinë e tij për luftën dhe humbjen e territorit, duhet ta dijë që ai nuk është i mençur mjaftueshëm për të tejkaluar dhunën. Ka një kohë që dialogu ka vazhduar dhe problemet më nuk zgjidhen me sulme kriminale nga nëntoka, gjë që ai do ta ketë të vështirë ta kuptojë, por koha është në dispozicion për tu marrë me realitetin”, deklaroi Gjuriq.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që ka polemika mes Veselit dhe zyrtarëve serb, ku para pak muajsh këta të fundit i kishte penguar një deklaratë e Kryetarit të Kuvendit për Nishin si pjesë e Kosovës./Lajmi.net/

Ambasadori gjerman ia këput shpresat të gjithë kosovarëve për vizat: Keni ende shumë punë

0

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka uruar përfaqësuesit institucional të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, por tha se sa i përket liberalizimit të vizave ka ende punë për t’u bërë.

Këto komente Heldt i bëri me rastin e nënshkrimit të Memorandum Mirëkuptimit në mes të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive dhe Qeverisë së Gjermanisë, me ç’rast është lansuar “Agrodritarja”, që ka për synim mbështetjen e sektorit të agrobiznesit.

“Më lejoni që të filloj së pari duke uruar Kosovën për vendimin e djeshëm, i cili është një vendim i vështirë sepse na çon drejtë asaj që kryesisht ne ndërkombëtarët dhe përfaqësuesit e institucioneve shtetërore të Kosovës janë këtu, e jo që të shohin diçka si ajo që pash unë në mesditën e djeshme, gazi lotsjellës i hedhur në përfaqësimin më të lartë politik të këtij vendi por që të punojnë për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës.

Organizohet tryezë e rrumbullakët ”Dialogu mbi Kosovën dhe Jugun e Sërbisë”

0

Qendra për Demokraci dhe Zhvillim të Jugut të Sërbisë organizoi një tryezë me titull ”Dialogu mbi Kosovën dhe Jugun e Sërbisë”…

Në këtë takim ishin të ftuar kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi, kryetari i kuvendit z.Sami Salihu, kryetarët e partive politike, organizata joqeveritare dhe media.

Ky takim është mbajtur në Bujanoc, Medvegjë ku sot u realizua edhe në Preshevë ku përmes këtij takimi pjesëmarrësit patën mundësi ti shprehin mendimet e tyre.

Qëllimi i këtij projekti është që përfaqësuesit e jetës politike dhe ekonomike të të rinjëve dhe OJQ-ve nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja ti paraqesin pikëpamjet, nevojat, problemet dhe idet e tyre nga mjedisi në të cilin jetojnë.

Gjatë këtij debati të gjithë përfaqësuesit e partive politike paraqitën shqetësimin e tyre se një kohë të gjatë është biseduar për zgjidhjen e problemeve të shqipëtarëve me theks të veçant nostrifikimi i diplomave,tekstet mësimore se gjatë këtyre viteve qeveria në Beograd shumë herë premtonte se Beogradi është i gatshëm të zgjidh problemet e shqiptarëve në Luginë të Preshevës por edhe pse jemi në vitin 2018 Sërbia po bënë parapërgaditjet për antarsimin e Sërbisë në Bashkësin Europian.

Ndërsa në anën tjetët shihet qartë që nuk ka interesim të rrisë përkujdesin për pakicën shqiptare në Sërbi por vazhdon diskriminimi i shqiptarëve në mos përfshirjen e institucioneve shtetërore në përputhshmëri me kushtetutën e Sërbisë.

Në fund të këtij debati të gjithë përfaqësuesit prezent u dakorduan se debate të tilla mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të tyre.

Takimet e këtij lloji janë realizuar në Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë gjthashtu takimi i llojit të njejtë do të mbahet edhe në qytetin e Vranjës.

Fundi i izolimit

0

Ka kufi të cilët nuk do të duhej kurrë të kaloheshin, as nga qeveria dhe as nga opozita në një shtet demokratik…

Fatkeqësisht, kjo ka ndodhë tek ne viteve të fundit.

U kry. Edhe pak.

Ky duket që është përshkrimi më i shkurtër dhe më i sakt i seancës së Kuvendit të Kosovës, të mbajtur dy ditë rresht, të ndërprerë katër herë me gazin lotësjellës, në të cilën me tetëdhjetë vota për, më në fund u Ratifikua Marrëveshja për shenjimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, gati tre vjet pas nënshkrimit të saj në Vjenë.

Me këtë votimin e deputetëve, nëse deri këtë të mërkurë, tre hapa na kanë ndarë nga Liberalizimi i vizave, i kemi bërë dy hapa të mëdhenj, dhe tash mbetet që të shënohen edhe disa rezultate konkrete në Sundimin e ligjit, ashtuqë deri kah fundi i vitit, edhe ne, qytetarët e Kosovës, të bëhemi si gjithë të tjerët nga kjo anë e Evropës, apo, të udhëtojmë pa viza në thuaja gjithë kontinentin e Evropës.

Shumë vite na ndajnë, ende, si shtet, që të integrohemi në Bashkimin Evropian. Por akti i udhëtimit të qytetarëve të Kosovës vetëm me pasaportë biometrike, i cili ka gjasa reale që të bëhet për festat e fundvitit, shënon sigurimin e të drejtës për një integrim personal, të të gjithë qytetarëve të këtij vendi, në BE/ Zonën e Schengenit. Ne pra, si qytetarë të shtetit të Kosovës, në këtë mënyrë, do të ‘certifikohemi’ qysh tash, individualisht, si qytetarë të Evropës. S’do mend që kjo do të jetë një arritje e madhe për secilin qytetar, por edhe për Kosovën si shtet.

E mbrama llogaritet, të tjerat harrohen. Kjo e mbrama, qoftë sukses apo dështim pra, përcakton vlerësimin final të një zhvillimi, çfarë ishte edhe gjithë ky rrugëtim i rëndë, i mundimshëm, i lodhshëm, madje edhe i rrezikshëm, i sigurimit të mbështetjes në Kuvendin e Kosovës për Marrëveshjen kufitare me një shtet mik, çfarë është pa kurfarë dyshimi Mali i Zi. Megjithatë, rendi do të ishte që të nxirren të gjitha mësimet që i kemi nxënë, të gjithë së bashku, në gati tri vitet e kaluara.

Njëri prej tyre, në mos qoftë edhe më kryesori, është që në trajtimin e këtyre temave, duhet të shterren të gjitha mundësitë që me një dialog të gjërë politik, me një transparencë maksimale publike, dhe me një qasje që është e përditshme para mediave, të krijohet një përkrahje e mirëfilltë për marrjen e një vendimi të rëndësishëm për vend.

Mësimi i dytë do të duhej të ishte që në adresimin e temave të kësaj natyre, të rëndësisë strategjike për Kosovën, që klasifikohen shpesh edhe si çështje të interesit nacional, nuk duhet të ketë ndarje në kampe qeveritare dhe opozitare. Por, në anën tjetër, të qenit opozitë, nuk do të duhet të thotë që do të duhej shfrytëzuar edhe temat e kësaj natyre, për të krijuar rrethana tepër të rënda politike dhe të sigurisë, siç edhe ka qenë në realitet rasti që prej vjeshtës së vitit 2015, e deri në çastet e fundit, kur ndodhi votimi për këtë Ligj shumë të rëndësishëm.

Ka kufi të cilët nuk do të duhej kurrë të kaloheshin, as nga qeveria, por as edhe nga opozita në një shtet demokratik. Por kjo na ka ndodhë vazhdimisht viteve të fundit në Kosovë. Për më shumë, nuk ka shenja që diçka e tillë nuk do të përsëritet edhe në të ardhmen e afërt, kur do të trajtohen temat e tjera të mëdha që na presin si politikë dhe si shoqëri. Tek e mbrama, vetë debati i gjatë parlamentar që u zhvillua të martën, me 20 mars, e dëshmoi këtë. Po mos ishte një bindje tek shumica dërrmuese e deputetëve të kësaj legjislature, (të atyre pra që votuan për Ratifikimin e kësaj Marrëveshjeje), që qytetarët e Kosovës, jo me këtë masën e dy të tretës parlamentare, por me një përqindje që tejkalonte bindshëm këtë masë të votës së kualifikar të duhur në këto raste, duan që kjo Marrëveshje të ratifikohet dhe që ata të udhëtojnë pa viza në Evropë, në Kuvendin e Kosovës, në politikën kosovare do të vazhdohej me të vjetrën, apo, tutje do të kishte përplasje të mëdha dhe tensione të larta në kërkim të vazhdueshëm të fajtorit që kemi mbërri në këtë gjendje, e jo në gjetje të shtegdaljes nga një situatë njëmend e rëndë dhe përçmuese për të gjithë ne, për qytetarët e Kosovës, që kemi mbetur të izoluarit e Evropës.

Për këtë shkak, me gjasë, meritat kryesore për vendimin e fundit të Kuvendit të Kosovës i takojmë vetë qytetarëve të këtij shteti.