33.2 C
Bujanovac,Preshevë
E premte, 26 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 62

A e dini çfarë i bën deodoranti trupit tuaj?

0

Për shumicën prej nesh, përdorimi i deodorantit është bërë një rutinë e zakonshme, që rrallë ndalemi të mendojmë se çfarë ndikimi ka ai në trupin tonë.

Të gjithë e dimë se deodoranti largon erën e keqe të trupit, që shkaktohet si pasojë e djersitjes. Por, ajo çfarë nuk e keni ditur është mënyra e saktë se si deodoranti vepron në trupin tonë.

Deodoranti vret bakteret që shkaktojnë kundërmim

Besojeni apo jo, djersa nuk ka erë. Në fakt, siç edhe tregoi Huffington Post në një artikull për deodorantët, djersa në vetvete është pa erë. Era e keqe nga djersët shkaktohet kur disa baktere sulmojnë një nga llojet e djersëve në lëkurën tuaj. Pasi që deodoranti përmban efekte antibakteriale, ai është në gjendje që t’i vrasë këto baktere që shkaktojnë erën e keqe, dhe kështu ju të keni një erë të pastër.

Deodoranti nuk ju mbron nga djersët

Deodoranti ju ndihmon që të mbani nën kontroll erën e keqe të trupit, por nuk i pengon gjëndrat e djersëve të kryejnë punën e tyre. Nëse dëshironi të ndaloni djersitjen, ekzistojnë disa antipersiprantë të cilët e bëjnë këtë për ju, transmeton Gazeta Express.

Deodoranti mund të ndryshojë bakteret në trupin tuaj

Siç kishte raportuar LiveScience në shkurt, përdorimi i antiperspirantëve dhe deodorantëve mund të ndryshojë mikrobiomin e lëkurës.

Lidhja mes deodorantit dhe kancerit në gji nuk është vërtetuar ende

Ndoshta i keni dëgjuar disa njerëz duke thënë se gratë të cilat përdorin rregullisht deodorant janë në një rrezik më të lartë për të zhvilluar kancer të gjirit. Përderisa kjo nuk është vërtetuar ende nga mjekësia, ajo çfarë dimë deri më tani është se përbërësit në deodorantë kanë treguar se kanë efekte në hormone, dhe që potencialisht mund të promvojnë rritjen e qelizave të kancerit në gji.

Kështu që, nëse përdorni deodorant, nuk keni nevojë që ta hidhni atë – për shkak se pretendimet se shkakton kancer në gji nuk janë vërtetuar ende.

Javë magjike për Ronaldon, Salahun dhe Icardin – shënuan nga 4 gola

0

Ronaldo, Salah dhe Icardi kanë shkëlqyer këtë vikend, duke realizuar nga 4 gola.

Xhiro që po lëmë pas duket se ishte për sulmuesit, në veçanti për Mohamed Salahun, Mauro Icardin dhe Cristiano Ronaldon, të cilët realizuan nga katër gola.

I pari që e arriti ishte Salah i Liverpoolit, duke shënuar poker në fitoren 5-0 kundër Watfordit, në minutat 4’, 43’, 77’ dhe 85’, që e bën atë golashënuesin më të mirë në Evropë, me 28 rrjeta.

Po kaq gola shënoi në Serie A Icardi me fanellën e Interit në fitoren 5-0 kundër Sampdorias, në minutat 30’, 31’. 44’ dhe 51’, që tani numëron 22 gola në Serie A.

Kapakun kësaj fundjave të sulmuesve ia vuri Cristiano Ronaldo, duke realizuar gjithashtu 4 gola në fitoren e Realit prej 6-3 kundër Gironas. Portugezi realizoi në minutat 11’, 47’, 64’ dhe 90’, për të shkuar në 22 finalizime në La Liga.

 

Talati sërish në aksion ‘thyen’ kufirin Llojan-Miratoc (Foto)

0

Pas miratimit të ligjin për gjuhët, kryeparlamentari, Talat Xhaferi ka nisur një mission tjetër për të mirën e qytetarëve të rajonit të Kumanovës dhe Preshevës.

Agjencia e lajmeve INA, mëson se këtyre ditëve ai ka realizuar një takim me kryetarin e ri të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi për të diskutuar hapjen e vendkalimit kufitar Llojan-Miratoc.

Xhaferi ka kërkuar nga Arifi që të sigurojë dokumentancionin e nevojshëm dhe për një kohë të shkurtër të fillojnë punimet për thyerjen e këtij “muri”, që për vite me rradhë ka ndarë shqiptarëve e kësaj ane.

INA mëson se dokumentacioni nga ana e Serbisë është siguruar dhe tani pritet që ky projektë të përfundoj për një kohë të shkurtër.

Ky vendkalim kufitar do të mundësoj përparimin e lidhjeve të ndërsjella dhe komunikimin me të gjithë fqinjët dhe mundësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave. (INA) (Lugina24)

Ftoi i shëron këto sëmundje

0

Ftoi është frut i vendeve të ngohta dhe përdoret për shumë arsye. Njerëzit e përdorin ftoin si frut organik ose si pluhur, ekstrakt apo çaj për problemet si gripi, ftohja, dhimbjet e barkut, inflamacioni gastrointestinal etj.

Nga ana tjetër, farat e tij përdoren gjerësisht në mjekësi për prodhimin e medikamenteve të ndryshëm. Mund të mos ju duket frut shumë i shijshëm, por ai përmban një sërë vlerash ushqyese dhe pikërisht për shkak të tyre, duhet ta blini dhe ta konsumoni.

Vlerat e vërteta të ftoit mund t’i merrni duke e konsumuar atë si frut organik bashkë me lëkurën, duke qenë se është i pasur me lëndë të shumta ushqyese, si vitamina, minerale, përbërës fenolikë, antioksidantë dhe fibra distike.

Disa nga përfitimet shëndetësore të ftoit janë ulja e kolesterolit, forcimi i sistemit imunitar, parandalimi i sëmundjeve gastrointestinale, lehtësimi i inflamacionit, ulja e tensionit të gjakut, parandalimi i alergjive të ndryshme dhe përmirësimi i qarkullimit të gjakut.

Ftoi është një burim i pasur me vitaminë C, zink, kalium, hekur dhe fibra dietike. Ai gjithashtu përmban elementë organikë dhe ushqimorë që ia shumëfishojnë vlerat shëndetësore.

Ndihmon në rënien në peshë

Një mënyrë e mirë për të përshpejtuar metabolizmin dhe rënë në peshë është të përmirësoni tretjen. Ftoi është i pasur në fibra dietike, lëndë ushqyese këto që ndihmojnë sistemin tretës. Do të keni më shumë energji dhe do të humbisni më shumë peshë duke përmirësuar shëndetin digjestiv.

Parandalon sëmundjet gastrointestinale

Përveç se ndihmon në procesin e tretjes së ushqimeve, ku e facilitojnë edhe fibrat dietike, mund të ndihmojë gjithashtu për të parandaluar një sërë gjendjesh gastrointestinale, si sëmundja e zorrës së irrituar ose divertikulitin.

Kujdesi ndaj lëkurës

Nivelet e larta të antioksiduesve dhe vitaminave tek ftoi janë shumë të mira për të mbajtur të shëndetshme dhe të re lëkurën. Antioksiduesit parandalojnë dëmtimin nga radikalet e lira në lëkurë, duke parandaluar kështu shfaqjen e parakohshme të rrudhave, të njollave dhe mbrojtur lëkurën kundër rrezeve ultraviolet

Rregullon presionin e gjakut

Kaliumi është një nga mineralet më të rëndësishëm në trup, pasi mban nën kontroll presionin e gjakut dhe ndihmon për të transportuar lëngjet në qelizat e trupit. Sa i përket presionit të gjakut, kaliumi ndihmon në vazodilatacionin (relaksimin) e enëve të gjakut dhe arterieve, duke parandaluar kështu sforcimin e sistemit kardiovaskular. Kështu, mund të ulet rreziku për zhvillimin e sëmundjeve të tilla si ateroskleroza, sëmundja koronare e zemrës, infarkti në zemër në tru.

Forcon sistemin imunitar

Përveç antioksidantëve, ftoi është i pasur edhe në vitamina, si ajo A dhe E, të cilat forcojnë sistemin imunitar në disa mënyra. Për shembull, vitamina C stimulon sistemin imunitar duke rritur furnizimin me qeliza të bardha të gjakut, që janë të parat për mbrojtjen kundër viruseve, baktereve dhe patogjeneve në trup.

Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe parandalon aneminë

Përmbajtja e lartë në minerale, si hekuri dhe zinku, ndihmon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin. Kështu parandalohen sëmundje të tilla, si anemia për shkak të mungesës së hekurit.

 

“Darka sekrete Thaçi-Vuçiq në Paris”

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fillim të javës së kaluar shkoi në Londër për ta promovuar librin e tij. Pas Londrës, befas u shfaq në Paris, ku u prit nga Presidenti Emmanuel Macron. Po ashtu, Thaçi edhe aty shfrytëzoi rastin për ta promovuar librin.

Por, krejt ky udhëtim i tij po interpretohet ndryshe në Serbi.

Sipas Vuk Jeremiq, ish-ministër i Jashtëm i Serbisë, në Paris, të martën që shkoi, tinëz opinionit ka qëndruar edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili, sipas Jeremiqit, ka darkuar me Thaçin.

Jeremiq ka thënë se kreu i shtetit serb është duke zhvilluar negociata të fshehta me Thaçin.

Ai më pas ka thënë se Vuçiq të dielën ka udhëtuar po ashtu tinëz në Nju-Jork.

E, Vuçiq i është përgjigjur në mënyrë ironike Jeremiqit, teksa ka konfirmuar që ndodhet në Shtetet e Bashkuara.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, presidenti serb ka thënë se atje ndodhet për një darkë, me familjen Soros.

Por, Vuçiq ka thënë se kjo darkë ka dështuar. “Për fat të keq, nuk pata mundësinë të takoj askënd nga familja Soros”, ka shkruar ai. Lugina24.com

“Darka sekrete Thaçi-Vuçiq në Paris”

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fillim të javës së kaluar shkoi në Londër për ta promovuar librin e tij. Pas Londrës, befas u shfaq në Paris, ku u prit nga Presidenti Emmanuel Macron. Po ashtu, Thaçi edhe aty shfrytëzoi rastin për ta promovuar librin.

Por, krejt ky udhëtim i tij po interpretohet ndryshe në Serbi.

Sipas Vuk Jeremiq, ish-ministër i Jashtëm i Serbisë, në Paris, të martën që shkoi, tinëz opinionit ka qëndruar edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili, sipas Jeremiqit, ka darkuar me Thaçin.

Jeremiq ka thënë se kreu i shtetit serb është duke zhvilluar negociata të fshehta me Thaçin.

Ai më pas ka thënë se Vuçiq të dielën ka udhëtuar po ashtu tinëz në Nju-Jork.

E, Vuçiq i është përgjigjur në mënyrë ironike Jeremiqit, teksa ka konfirmuar që ndodhet në Shtetet e Bashkuara.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, presidenti serb ka thënë se atje ndodhet për një darkë, me familjen Soros.

Por, Vuçiq ka thënë se kjo darkë ka dështuar. “Për fat të keq, nuk pata mundësinë të takoj askënd nga familja Soros”, ka shkruar ai. /Express/Lugina24

 

Epidemia e fruthit e përhapur edhe në Luginën e Preshevës, por nuk ka spital

0

Epidemia e fruthit është përhapur me ritme të shpejta në Serbi, duke prekur edhe zonën e Preshevës, e banuar me shqiptarë. Në mungesë të një spitali, shtëpia e shëndetit është mbipopulluar nga banorët, por autoritetet kanë deklaruar se kanë marrë masa për t’i bërë ballë fluksit.

Mijëra njerëz vuajnë nga sëmundja dhe ndër to gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në një pjesë të tyre në jug të Serbisë. Shqiptarët e Preshevës ndodhen në zonë kuãtare nga të dyja anët dhe është shpallur si zonë e prekur. Driton Salihu, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit, Preshevë: “Epidemia e fruthit në zonën e Preshevës është shpallur zyrtarisht më datë 6 Mars nga Instituti i Shëndetit Publik”. Në nivelin e Serbisë janë infektuar rreth 4 mijë persona. Ministria ka bërë apel tek qytetarët që të ndjekin udhëzimet për vakcionim. Shumë prej tyre hamenden nëse duhet ta bëjnë një gjë të tillë. Desaret Murati, mjek: “Vaksinimi tani për tani tek të rriturit nuk aplikohet, por aplikohet vetëm te fëmijët e vegjël”. Presheva nuk ka spital, por një qendër të mjekësisë familjare, ku mund të shtrihen pacientët e prekur. Autoritet thonë se kanë marrë masa për t’u përballur me epideminë.

Vuçiq: Do të takohem me Thaçin për të zgjidhur problemet

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të takohet në Bruksel javën e ardhshme me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi në përpjekje “për të zgjidhur problemet tona”.
“Do të rifillojë dialogut… që të përpiqemi të zgjidhim problemet tona, edhe nesë nuk u besoj atyre… Ne nuk kemi zgjidhje tjetër”, u tha Vuçiq gazetarëve në Beograd.

Presidenti serb njoftoi se takimi me Thaçin do të mbahet më 23 mars.
Bashkimi Evropian insiston që Prishtina dhe Beogradi të normalizojnë raportet dhe kjo konsiderohet kushti kyç që dy shtetet duhet të plotësojnë, në mënyrë që t’i bashkohen bllokut.

Më 14 mars, Vuçiq kishte thënë se shteti i tij është i gatshëm për kompromis për çështjet e pazgjidhura me Kosovën.

“Për ne, pengesa më e vështirë në rrugën drejt Evropës është në të vërtetë situata mbi Kosovën dhe për këtë arsye, Serbia është e gatshme të flasë për kompromise të mundshme”, kishte deklaruar Vuçiq.

Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, në mes të Prishtinës dhe Beogradit ka nisur më 2011.

Avokati i popullit kërkon legalizimin e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës

0

Në Kosovë Avokati i Popullit u kërkoi të premten autoriteteve pajisjen me dokumente personale të shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, tri komuna me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, që janë shpërngulur në territorin e Kosovës.

Në një raport të avokatit thuhet se “një numër i madh i qytetarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, janë zhvendosur në Kosovë, për arsye të sigurisë, aspektet sociale, ekonomike e të tjera. Një pjesë e tyre, në mungesë të dokumenteve personale, për kohë të gjatë, janë duke u përballur me çështjen e mungesës së statusit për qëndrim ligjor, pa shtetësi efektive dhe dokumente personale identifikimi brenda territorit të Republikës së Kosovës”.

Avokati i Popullit e konsideron shqetësuese këtë gjendje që shton “vështirësitë në realizimin e një jete normale dhe gëzimin e të drejtave elementare, të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.

Ndonëse nuk ka të dhëna të sakta, në raportin e Avokatit të Popullit theksohet mes tjerash se që nga viti 2001, rreth 3 mijë e 500 shqiptarë etnik nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, janë zhvendosur në Kosovës dhe nuk kanë status të zgjidhur ligjor.

Ata nuk mund të marrin dokumente nga Serbia për shkak të një ligji të vitit 2011 që u lejon autoriteteve serbe të fshijnë emrat e tyre nga regjistrat lokal.

Një numër i shqiptarëve nga ajo zonë qenë zhvendosur gjatë dhe menjëherë pas konfliktit ndërmjet kryengritësve shqiptarë dhe forcave qeveritare serbe, që mori fund në maj të vitit 2001, me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar.Lugina24.com

Kosova me Shqipërinë pa dogana, vetëm kur të bëhen anëtare të BE-së

0

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin është shprehur ideve apo projekteve për një kufi pa dogana mes Shqipërisë dhe Kosovës para anëtarësimit të dy vendeve në BE.

Shefja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri e dha këtë mesazh nga pika kufitare e Morinit, ku inspektoi ecurinë e punimeve për doganën e përbashkët, se Shqipëria dhe Kosova do të jenë pa dogana vetëm kur të jenë anëtare të BE-së.

Projekti i BE-së për modernizmin e pikës kufitare Morinë – Vërmicë është drejt përfundimit. Dogana e përbashkët do të lehtësojë lëvizjen nga të dy krahët, jetën e përditshme të banorëve të zonës dhe do të ndihmojë në mbështetjen e investimeve të reja.

Ndërsa në lidhje me hapajen e negociatave mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, Vlautin u shpreh se në prill do nisë vlerësimi nga shtetet anetare të BE e që do përmbyllet me nje raport në qershor duke shpresuar që do të jetë nje raport pozitiv.

Haziri thotë se amanetet e LDK’së janë kthimi i Luginës në Kosovë, demarkacioni e ushtria

0
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka treguar se partia e tij e ka për obligim të kujdeset që proceset politike të Kosovës të ecin përpara. Ai në një status në Facebook ka thënë se kthimi i Luginës në Kosovë, demarkacioni e ushtria, janë amanetet e LDK’së.

Ky është postimi i plotë i Hazitit në Facebook:

LDK, si partia më e madhe politike sot, ka për obligim të kujdeset që proceset politike të Kosovës të ecin përpara.

Vota për demarkacionin me Malin e Zi, marrja datës për liberalizimin e vizave, integrimi i minoriteteve etnike në nivel komunal dhe të drejtat e tyre në pushtetin lokal e deri në asociacionin e komunave me shumicë serbe, dialogu për normalizim dhe rikthimi i komunave nga Lindja e Kosovës brenda kufirit të Kosovës, Ushtria e Kosovës në Forcë të Armatosur dhe integrimet euroatlantike, janë detyrë dhe amanet që LDK t’i shtyjë përpara për Kosovën.Lugina24.com

Tërnocasit të dielën do të votojnë për anëtarët e rinjë të Bashkësisë Lokale

0

Në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit gjatë ditës së sotme janë propozuar anëtarët e Bashkësisë lokale të këtij fshati të cilët do të jenë në listën zgjedhore të zgjedhjeve që do të mbahen më 25 mars ditën e diel të këtij viti.

Ndërkaq në tubim janë propozuar anëtarët e Bashkësisë Lokale të këtij fshatit Tërnoc të cilët do të jenë në listën zgjedhore të zgjedhjeve që do të mbahen më 25 mars ditën e diel të këtij viti.

Me këtë rast janë propouzuar 39 anëtarë duke përshirë të gjitha lagjet e Tërnocit.

Ndërkaq qytetarët të cilët do të dalin të votojnë të dielën nga 39 anëtarë të propozuar duhet të rrumbullakësojnë 19 prej tyre.

Ndërkohë 19 anëarët të cuilët do të votohen në listë zgjedhin organet e reja të Bashkësisë Lokale të Tërnocit.

Zgjedhjet e reja nëpër bashkëisë lokale kanë ardhur me vendim të Kuvendit Komunal të Bujanocit./Lugina Press… Lugina24.com