31.6 C
Bujanovac,Preshevë
E premte, 26 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 63

Për fëmijën e parë 100.000, të dytin 10.000 në muaj për dy vjet, të tretin 12.000 për 10 vite ndërsa për fëmiun e katërt 18.000 euro

0

Për lindjen e parë, nëna do të marrë 100.000 dinarë, për lindjen e fëmisë së dytë 10.000 dinarë në muaj për 24 muaj afat ndërsa nëna që lind fëmiun e tretë 12.000 dinarë në muaj për 10 vite.

Për lindjen e fëmiut të katërt, ndihma e përgjithshme do të jetë 18.000 euro. Shteti do të siguroj që secilin muaj nëna ti marrë në llogari këto të holla, ka thënë presidenti serb Aleksandar Vucic, transmeton presheva.com.

Vucic ka thënë se Serbia a 6.995.808 banor dhe se nëse vazhdon trendi negativ demografik, deri në vitin 2060 Serbia do të ketë ndërmjet 3.9 dhe 5.5 milionë banorë. presheva.com/lugina24.com

Inspektoret e tregut në Luginë në aksion

0

Inspektoret e tregut ne aksion

Inspeksioni komunal para vitit te ri 2018 dhe pas vitit kryes aksione te ndryshme inspektimit per ende vazhdon   inspektimin,  kontroll i të gjitha lokale ushqimore deri tek veshmbathje etj.
Rëndësi e veçantë po i  kushtetohet edhe afatit të
skadencës së produkteve ushqimore, me ç’rast edhe po bëhen inspektime të rregullta në shumë pika ku shiten këto produkte. Gjatë këtyre inspektimeve ka pasur mjaft raste kur tregtarët janë
detyruar t’i largojnë nga raftet ushqimet me skadencë të kaluar, por ka pasur edhe raste kur këta artikuj janë konskuar
për tu asgjësuar, ashtu siç edhe është e rregulluar me ligj. Ndërkohë, një kontroll intensive po bëhet edhe nëpër mishtore dhe restorante, jo vetëm në brendi të qytetit
por edhe në zonat rurale ku ato veprojnë. Synim i këtyre inspektimeve është kontrollimi i kushteve higjienike dhe sipas raporteve të drejtorisë së inspeksionit në shumicën prej këtyre
mishtoreve dhe restoranteve është hasur në gjendje të kënaqshme dhe të pranuar higjenike./lugina24.com

“Kanga Mi Gna”, projekti më i ri i dj avi panel ft Zehava cohen

0

projekti më i ri Mi Gna  nje kang remix me vokal te Zehavala cohen  stil house oriental te kenges te krijuara  kohë më parë nga  Super Sako dhe Hayko .

https://www.youtube.com/watch?v=7dOSrfYtKgQ

Shkrimi me dorë apo me tastierë – cila është më e mirë për trurin?

0

Shkrimi me laps, në vend të shtypjes në tastierë, zhvillon trurin dhe i ndihmon që ta kuptojë më mirë lëndën, tregojnë hulumtimet shkencore.

Në universitetet Princeton dhe Los Angeles janë bërë hulumtime në mënyrë që të zbulohet ndikimi i letrës dhe i lapsit, përkatësisht i tastierës në trurin tonë.

Ka rezultuar që shkrimi me dorë në vend të shkrimit në tastierë, zhvillon trurin dhe i ndihmon që ta kuptojë më mirë lëndën, transmeton Telegrafi.

Studentët të cilët shënimet i kanë shkruar me laps, më mirë kanë mbajtur në mend dhe e kanë kuptuar atë që kanë shkruar, mirëpo është treguar se janë edhe më të gatshëm për pranim të ideve të reja.

Në studimin tjetër, të bërë në Universitetin Indianapolis, shkencëtarët kanë skanuar trurin e fëmijëve të cilët kanë shkruar me laps dhe të atyre të cilët kanë shkruar në tastierë.

Është treguar që aktivitetet e trurit janë më të fuqishme te fëmijët të cilët kanë shkruar me laps.

Psikologët dhe neurologët u rekomandojnë prindërve që fëmijëve të tyre t’ua kufizojnë përdorimin e tastierës, kompjuterit dhe të telefonave të mençur dhe që në dorë tua japin lapsin, ngjyrat dhe brushat në mënyrë që të zhvillojnë jo vetëm trurin e tyre dhe kreativitetin, por edhe motoriken. /Lugina24.com/

Të rinjë nga Presheva marrin pjesë në samitin ndërkombëtar ”LEAP SUUMIT 2018-Zagreb, Croatia” (Foto)

0

Në këtë konferencë prezentojnë 40 ligjërues, dhe marrin pjesë 3000 të rinjë nga 40 vende të ndryshme të botës …

“LEAP SUUMIT” (“Mëso, angazhohu, vepro dhe përparo” ) paraqet një konferencë ndërkombëtare ku 3000 të rinjë nga 40 vende të ndryshme të botës ndjekin këtë samit.

Prezentues në këtë samit janë 40 ligjërues të fushave të ndryshme nga e gjithë bota, të cilët janë sipërmarrës dhe njerëz të suksesshëm në karrierë, ideator biznesi etj.

LEAP SUUMIT” është inicuar nga Andrej Hanzirović i cili është CEO dhe founder i këtij samiti me seli në Zagreb të Kroacisë, dhe mbështetet nga Bashkimi Europian.

Ky samit ka fokus teknologjinë e momentit ku ligjërues janë përfaqësues të google, apple, amazone etj, si  dhe tema të tjera siç janë nga fusha e biznesit, mirëqenies njerëzore etj.

Në këtë samit pjesëmarrës janë dhe të rinjë nga komuna e Preshevës Sadri Aliu, Abdurrahim Bajrami dhe Seid Nuhiu të cilët nëpërmjet organizatës së tyre “Kërko të drejtën tënde” po përfaqësojnë të rinjtë nga Presheva. Kjo është dhe hera dytë që këta të rinjë marrin pjesë në po këtë samit të organizuar dhe më parë në Zagreb ku me këtë rast shkëmbejnë kulturat me të rinjë nga shtete të ndryshme .

Samiti është tre ditor 15,16,17 mars dhe po mbahet në Zagreb të Kroacisë.rtvaldi/lugina24.com

Vuçiq rikthehet kah Rusia, akuzon BE’në dhe SHBA’në për Asociacionin dhe Specialen

0

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq thotë se bashkësisë ndërkombëtare, e cila është “garantuese e Marrëveshjes së Brukselit, e jo vetëm e shqiptarëve”, më nuk i beson lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe, transmeton Gazeta Express.

“Për ASK-në flitet në çdo takim. Unë nuk u besoj fare. Qe pesë vjet që më gënjejnë. Pesë vjet kërkoj dhe tash u them ‘më gënjeni’. Jo vetëm shqiptarët. Atyre as që u kam besuar fort, por juve nga bashkësia ndërkombëtare”, tha ai duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Prokuple.

Vuçiq, siç raporton b92.net, ka thënë se Serbia i ka plotësuar të gjitha ato që i ka nënshkruar.

“Ata (shqiptarët) janë të përkëdhelurit tuaj, ju ua bëtë shtetin e pavarur, ju, SHBA-të dhe shumë vende evropiane. Si s’mundeshkeni ta bindni të përkëdhelurin tuaj ta plotësojë atë që e ka nënshkruar, kurse ju jeni garantues i asaj?”, ka thënë ai.

Kjo gjë, sipas presidentit serb, ndërkombëtarëve s’u intereson, ndërsa shqiptarëve kurrë s’u ka interesuar.

“Vetëm kur duhet për diçka t’i sulmojnë serbët, këtu janë kampionë”, ka sulmuar Vuçiqi ndërkombëtarët, duke i porositur: “Nuk jemi edhe ne fare pa mënyra për t’iu përgjigjur tërë kësaj.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk pret “ama bash asgjë” nga Gjykata Speciale për UÇK-në.

As 14 pas, siç u shpreh, “eksodit të tmerrshëm, vrasjes, dëbimit të serbëve dhe shkatërrimit të kishave dhe rrënimit të kryqeve prej tyre”, askush për këtë, sipas Vuçiqit, s’është përgjigjur.

“Asnjë njeri s’është përgjigjur për atë eksod. Aq për Eulexin dhe drejtësinë ndërkombëtare”, ka thënë presidenti serb./lugina24.com

 

Ish-diplomati amerikan i rekomandon Serbisë të mos pranojë kushte në këmbim të Ushtrisë së Kosovës

0

Serbia për asnjë çmim nuk duhet të pranojë asnjë favor rreth integrimit në Bashkimin Evropian nëse si kusht është formimi i ushtrisë së Kosovës, tha ish -ambasadori i SHBA-së në Serbi, William Montgomery.

“Ç’është shumë, është shumë”, u përgjigj Montgomery në pyetjen e Tanjugut pas mesazheve të zyrtarit të Departamentit të Shtetit, Michaels, duke përfshirë mbështetjen e hapur të amerikanëve rreth krijimit të Ushtrisë së Kosovës.

Serbia duhet të insistojë në pozitat primare të Perëndimit rreth çështjes së ushtrisë së Kosovës – dhe ky duhet të jetë një kundërshtim i fortë për formimin e saj.
Montgomery rikujton se ai vetë ka qenë i përfshirë në çështjen e Kosovës për vite të tëra dhe se kujton se si Perëndimi i rezistoi fuqishëm çdo formimi të ushtrisë së Kosovës.
“Ne e dinim shumë mirë që ish-luftëtarët e UÇK-së do të ishin pjesë e saj dhe se formimi i një grupi të vërtetë shumë-etnik do të ishte i pamundur. Nuk është rastësi që thuhet se mund të krijohet vetëm sipas Kushtetutës së Kosovës”, tha Montgomery, për Tanjug, përcjell Telegrafi.

Për këtë arsye, thotë ai, “me keqardhje të madhe e shoh se shqiptarët e Kosovës kanë arritur të largojnë këtë rezistencë të ndërkombëtarëve” dhe se “ne kemi ndryshuar qëndrimin dhe kemi filluar me pranimin pa dëshirë të këtyre forcave të armatosura”, tha diplomati i SHBA-së.

“Këshilla ime ndaj qeverisë serbe do të ishte të thonin,” Jo, jo jo, jo.” Dhe për të mbajtur Perëndimin në pozitat udhëheqëse në raport me Ushtrinë e Kosovës. Nëse kjo do të thotë fundi i përparimit në procesin e pranimit në BE, atëherë le të jetë kështu”, thotë ai.
“Përfundimi i koncesioneve nuk do t’i japë fund presionit të panevojshëm nga BE dhe as ajo nuk do të duhet të jetë më shumë solidare në raport me shqiptarët e Kosovës. Çka është shumë, është shumë “, përfundoi William Montgomery.

Ndërkaq, Montgomery njihet si bashkëpunues me partitë në Serbi. Në vitin 2012, ish-ambasadori kishte “disa biseda me anëtarët e SNS”, “rekomandime për Partinë Progresiste Serbe” dhe “biseda sporadike me udhëheqësit politikë, diplomatët dhe të tjerët në rajon”.
“Puna ime për Partinë Progresive Serbe – Montgomeri i tha Departamentit të Drejtësisë – ka qenë shumë e kufizuar. Ndoshta një orë në muaj “,kishte thënë William Montgomery.

E dhimbshme: Si i dëbuan shqiptarët e Medvegjës (Video)

0

I

ftuar këtë javë në emisionin “Përrallë me Tupan”, ishte themeluesi i organizatës kulturore artistike “Shqiponjat e Medvegjes”, Selman Rexhepi. Bashkë me Rexhepin ishin edhe disa nga anëtarët e…

I ftuar këtë javë në emisionin “Përrallë me Tupan”, ishte themeluesi i organizatës kulturore artistike “Shqiponjat e Medvegjes”, Selman Rexhepi.

Bashkë me Rexhepin ishin edhe disa nga anëtarët e kësaj organizate.

Ata treguan se sa e dhimbshmë është largimi nga toka e tyre.

Për më shumë, ndiqni emisionin “Përrallë me Tupan”, që shfaqet çdo të premte, nga 20:30 në First Channel dhe në YouTube:

Hoxha: VV-ja e ka përdorur për qëllime politike vdekjen e Astrit Deharit

0

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka theksuar se ajo ka bërë çdo gjë që ka qenë në kompetencën e saj për ta zbardhur rastin e vdekjes së ish – aktivistit së kësaj lëvizje, Astrit Dehari.

Ajo në foltoren e Kuvendit ka thënë se VV-ja është ithtare e idesë se qëllimi e arsyeton mjetin.

“Nuk e kuptoj se si e përdorni çdo mjet duke përfshirë edhe këtë vdekje për përfitime politike. Pse duhet të jeni destruktiv. Nëse ju do të pyeteshit Kosova nuk do ta nënshkruante as Marrëveshjen e Rambujes, e cila doli ndryshe nga ajo që menduat dhe u bazuar në konspiracion”, ka shtuar Hoxha.

Zaev: Mos-nënshkrimi i Ligjit për gjuhët nga Ivanov, qyqarllëk dhe shkelje të Kushtetutës

0

Vendimi i presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov për të mos dekretuar ligjin për gjuhët është jo vetëm shkelje flagrante e Kushtetutës, por …

Vendimi i presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov për të mos dekretuar ligjin për gjuhët është jo vetëm shkelje flagrante e Kushtetutës, por edhe qyqarllëk, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.

”Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk do të ndryshojë asgjë në Maqedoni dhe as do ta prishë ardhmërinë e saj të përbashkët. Kërkoj të lihet ”të jetojë” ligji, të respektohen institucionet, ndërsa Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias të prononcohen për të.Ta lëmë të zbatohet ligjin për përdorimin e gjuhëve. Mua më vjen keq që presidenti i shtetit vendosi tekstualisht të mos e respektojë Kushtetutën dhe deklaroi se, për herë të dytë, nuk do ta dekretojë ligjin. Kjo nuk është mirë, kjo është shkelje flagrante e Kushtetutës së Maqedonisë dhe gjithsesi institucionet nuk kanë të drejtë të lejojnë që kjo të ndodhë. Por, njëkohësisht kjo për mua nënkupton qyqarllëk. Nëse ligji do të zbatohet, kjo përfundimisht do ta realizonte obligimin e fundit ligjor nga Marrëveshja e Ohrit”, deklaroi Zaev duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në kuadër të Forumit për Sundimin e së Drejtës në Europës Juglindore.

Zaev theksoi se ky ligj nuk është votuar fshehtas dhe pas kuintave siç është bërë më herët, por për nëntë muaj ka patur debat të hapur.

Policia gjejnë lëndë narkotike dhe cigare në afërsi të qytetit të Bujanocit

0

Policia dje në një vend në afërsi të Bujanocit ka kapur rreth një kilogarm marihuanë

Anëtarët e Ministrisë së Brendshme në Vranjë, me urdhër të zëvendës prokurorit të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë, urdhëroi paraburgimin për 48 orë për shtetasin me iniciale N. A (1995) nga rrethhina e Bujanocit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të prodhimit të paautorizuar dhe trafikimin e drogave narkotike .

Policia dje në një vend në afërsi të Bujanocit, në hapësirën e parkingut pranë makinës,rreth një kilogarmi marihuanë për të ciliën dyshohet që është lënë nga N.A. kur ka parë policinë.

I dyshuari do të dërgohet në prokurori me një akuzë penale.Lugina24.com

Haradinaj: Vdekja e Deharit ishte e dhimbshme për të gjithë (Video)

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Ai ka thënë se kjo ishte një ngjarje e dhimbshme shumë për të gjithë, raporton Indeksonline.

Haradinaj ka ofruar përkrahje të plotë të Qeverisë lidhur me gjetjen e të vërtetës së këtij rasti.

Ja fjalimi i Haradinajt:

Vërtet ishte një ngjarje që i ka prek zemrat dhe ndjenjat e gjithë njerëzve jo vetëm në Kosovë por tërë atyre që dëgjuan. Tragjedia bëhet edhe më e madhe për familjen, e cila ka plot implikime e dimensione e që e nxit një diskutim Kujdesin më të madh duhet ta bëjmë të gjithë që ta ruajmë këtë ngjarje me dimensionet që i ka Është më se e arsyeshme dhe e kuptueshme dyshimi i familjarëve e kolegëve të Astritit dhe ide që e kemi humbur dikë të dashur Kjo ndarje e tillë është ndoshta edhe pa shkaktar apo fajtor Askush nuk duhet të preket nga kjo ngjarje, as ata që atë kohë ishin në pushtet e as ata që janë tani. Shumë e kanë atë logjikë që edhe personat që kanë humbur në luftë janë akoma gjallë. Kam pasur bisedë me kabinetin qeveritar për këtë temë, ka pasur vullnet që të plotësohen kërkesat e familjes Është e mundur të ndodh edhe një hetim për vdekjen e Astriti dhe ne kemi pranuar edhe të pranojmë ekipin e forenzikës të zgjedhur nga familja e Deharit. Qeveria do ti mbuloj të gjitha shpenzimet për këtë rast. E pranoj se kemi defekte ne shërbimin korrektues, kemi disa probleme edhe është shumë e rëndësishme me ja vnu mendjen” ka thënë Haradinaj./Indeksonline/