31.6 C
Bujanovac,Preshevë
E premte, 26 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 64

Sputnik paralajmëron skenar apokaliptik në Maqedoni pas shqipes: Shkupi drejt zgjedhjeve të parakohshme

0

Miratimi i ligjit për gjuhën shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë ndez reagimin e rusëve nëpërmjet medias së fuqishme të Kremlinit, Sputnik. Në një koment të ashpër të publikuar në ballinë, portali i Kremlinit thekson se “Shqiptarët fshehin dorën pasi kanë sulmuar maqedonasit”. Edi Rama është sërish shënjestër e medias shtetërore të Moskës. Brankica Ristiç, e përhershmja e artikujve-sulme thekson se ligji për gjuhën shqipe është një “agresion” ndaj Kushtetutës së Maqedonisë dhe akuzon kreun e Parlamentit, Talat Xhaferri se ka shkelur me të dyja këmbët rregulloren. Madje Sputnik shkon edhe më tej në skenare duke paralajmëruar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni. “Duke kundërshtuar presidentin e Maqedonisë për të nënshkruar një ligj që e barazon gjuhën shqipe me maqedonishten, Parlamenti i Shkupit po e çon vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare e rruga drejt tyre është e sigurt”, shkruan Sputnik, transmeton tesheshi. Aleksandar Dastevski, një politiolog dhe analist i Sputnik ka mbrojtur qëndrimin e presidentit Gjeorgje Ivanov dhe thekson se Kushtetuta thotë qartë se gjuha maqedonase gjuhë zyrtare e Maqedonisë dhe se ligji për shqipen ka shkelur Kushtetutën. “Gjuha shqipe është në përdorim në të gjitha komunitetet ku jetojnë më shumë se 20 përqind e shqiptarëve. Nga ana tjetër, maqedonasit përbëjnë rreth 60 përqind të popullsisë, ndërsa ky ligj i vendos në pozita të barabarta”, thekson Dastevski. Sputnik paralajmëron skenar apokaliptik në Maqedoni pas shqipes: Shkupi drejt zgjedhjeve të parakohshme Sputnik thekson më tej se VMRO-DPMNE shpalli një padi kundër kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, për shkak se sipas portalit të Kremlinit ai shkeli Kushtetutën. “Xhaferi shkeli Kushtetutën e Maqedonisë, për shkak se u foli drejtuar gazetarëve në gjuhën shqipe dhe jo në maqedonase zyrtare, pasi ajo është një detyrim. Procedura e votimit vetë është shumë e diskutueshme. Së pari, rishikimi i amendamentit të paraqitur në këtë ligj nga opozita, anashkalohet. Së dyti, votimi elektronik nuk ishte i mundur dhe thjesht numërimi i votave nuk mund të konsiderohej i vlefshëm. Së fundi, shtatë deputetë, duke përfshirë edhe dy shqiptarë nuk kanë votuar për këtë ligj, dhe emrat e tyre janë në listë sikur të kanë votuar pro”, deklaron Datevski për Sputnik. Më tej portal i Kremlinit thekson se ligji për gjuhën shqipe është preludi i Platformës së Tiranës së firmosur në zyrën e Edi Ramës. Sputnik akuzon kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev se ka shkelur premtimin e shkruar në zyrën e Gjeorgje Ivanovit kur mori mandatin se “nuk do të miratonte axhendat politike të shteteve të tjera”. “Fakti është se deri më tani qeveria e Zaevit nuk ka miratuar ndonjë program reformash lidhur me progresin drejt BE. Standarti dhe pagat kanë rënë. Shteti tani ka më shumë borxhe se nën regjimin e mëparshëm. Pra, gjithçka që është bërë deri më tani, u përqëndrua në realizimin e asaj që shqiptarët u pajtuan në platformën e Tiranës” “, thekson Dashtevski. Dhe më pas Sputnik parashikon skenaret e reja në Maqedoni. Sipas portalit të Kremlinit,“dy gjëra mund të ndodhin. E para është se shqiptarët mund të largohen nga qeveria nëse ligji nuk dekretohet nga Ivanov, dhe tjetra është krijimi i një qeverie të unitetit kombëtar për t’u përgatitur për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm, së bashku me zgjedhjet presidenciale”. Duke iu referuar interpretimit të ekspertëve ligjorë, mediat shqiptare në Maqedoni bënë të ditur se është e mundur që ligji të publikohet menjëherë në Fletoren Zyrtare për të filluar një procedurë formale, nëse nuk ka ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Por Sputnik i hedh benzinë zjarrit, kur thotë se “shqiptarët ndjehen në këtë pjesë të sagës maqedonase si fitues. Ali Ahmeti, kreu i madh i BDI-së, partisë shqiptare ka postuar foton e votimit të djeshëm: “Kjo votë dhe kjo ditë ju takon juve dhe atyre që nuk janë më, e që janë më meritorët, dëshmorëve të kombit”.Ina-online

Deputeti i PDK-së: Edhe Srpska do të reflektojë për ushtrinë!

0

Forca e Sigurisë së Kosovës shumë shpejt do të futet në procesin e transformimit e saj në Forcë të Armatosur. Përfaqësuesit qeveritar vlerësojnë se pengesat e deritashme në këtë proces do të largohen.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Fadil Beka është shprehur optimist se Kuvendi i Kosovës shumë shpejt do të jap dritën jeshile për këtë çështje.

Madje, Beka, i cili njëherësh është edhe anëtar i Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, shpreson se reflektim do të ketë edhe nga deputetët e Listës Srpska, të cilët më parë kishin qenë kategorik kundër transformimit të FSK-së në FAK.

“Ushtria duhet te behet përmes ndryshimeve kushtetuese,besoj qe edhe lista ka me reflektu,qe do të thotë se edhe ata do të votojnë ndryshimet kushtetuese për formimin e Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë ai për “Indeksonline”.

Ndryshe, ditë më parë ndihmës/Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Wess Mitchell deklaroi se askush s’mund t’i vendosë veto transformimit të FSK-së në FAK.

“Kosova ka të drejtë të formojë forcat e saj profesionale që do të merreshin me sigurinë dhe në të cilat do të përfshiheshin edhe serbët e Kosovës dhe në vazhdojmë të themi se askush nuk mund të vërë veto dhe të pengojë Kosovën që të zhvillojë strukturat e tilla”, tha ai. /Indeksonline/

Shqipëria reagon kundër sloganeve kundër shqiptarëve në Shkup

0

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë ka reaguar duke shprehur indinjatën e thellë dhe dënon gjuhën e urrejtjes e sloganet ksenofobe kundër shqiptarëve në muret rrethuese të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

“Kjo është hera e disatë që institucionet kulturore që ruajnë dhe pasqyrojnë historinë, traditat, gjuhën dhe kulturën shqiptare dhunohen qëllimisht e në mënyrë të papranueshme nga akte, të cilat kërkojnë të mbjellin urrejtje, përçarje e të nxisin tensione mes komuniteteve. Këto akte, pikërisht në momentet kur afrimi dhe kohezioni ndëretnik njeh hapa progresi drejt forcimit të mëtejshëm janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj paqes, stabilitetit e harmonisë ndëretnike në vendin fqinj”, thuhet në reagimin e MEPJ-së. “Besojmë se këto sulme janë veprime të një grupi të vogël njerëzish të nxitur nga ndjenjat nacionaliste ekstreme, si dhe veprimet obstruksioniste e retorika e dëmshme e ditëve të fundit nga segmente të politikës së vjetër pas miratimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhës Shqipe në Maqedoni”, thuhet më tej aty, përcjell tch.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë u kërkon autoriteteve të Maqedonisë zbardhjen sa më shpejt të këtij akti vandal, hetimin dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të këtyre sulmeve, të cilat bien ndesh e cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe harmonisë në Maqedoni e në gjithë rajonin.

Boban Iliq iu tregon gishtin e mesit familjarëve të Almir Aliut (Video)

0

Siç raportuam më herët, rasti i Almir Aliut mori kahje krejtësisht tjetër, duke lënë pë ndëshkim Boban Iliqin, i cili me veturën e tij shkeli për vdekje Almirin.

Në seancën e sotme, Boban Iliq u akuzua për veprën penale të aksidentit të trafiku që rrezikon sigurinë e këmbësorëve, ndërsa avokatja Kusigerska tha se vepra nuk është kryer me paramendim.

Kështu, Boban Iliq është liruar nga paraburgimi, ndërsa gjatë daljes nga gjykata, ai ka përdorur gjeste trupore për të fyer familjarët e Almir Alimut.

Boban Iliq ka dalur nga gjykata dhe më pastaj ua ka treguar gishtin e mesit, një gjest që konsiderohet fyes, familjarëve të Almir Aliut./Telegrafi/
;

Zoran Zaev: Taip Erdogan është shoku im dhe miku më i madh i Maqedonisë

0

Mbrëmë në Shkup Oda Ekonomike Maqedoni-Turqi (MATTO) organizoi një takim me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, me temë “Marrëdhëniet bilaterale ekonomike turko-maqedonase, zhvillimi dhe përmirësimi i klimës së investimeve dhe biznesit”.

Para takimit, kryeminitri Zaev duke folur për media bëri të ditur se në takimin me anëtarët e MATTO-s do të diskutohet për projekte dhe aktivitete konkrete për biznesmenët. Ai tha se këtu në Maqedoni ekziston një kapacitet i shkëlqyer i një numri të madh të kompanive turke që veprojnë në vend dhe të cilat japin paga për qytetarët e vendit.

Zaev foli për takimin me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, në të cilin, siç tha ai, kanë diskutuar rritjen e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.

“Shqyrtuam detajet. Biseduam për shifrat dhe investimet dhe do t’ju them drejtpërdrejt se u angazhuam që këta shifra t’i përmirësojmë, edhe ju si komunitet i biznesit, por edhe unë si njeriu i parë i Maqedonisë, mik i presidentit Erdoğan, kryeministrit Yıldırım, por edhe i Turqisë. Dhe, kur presidenti i mikut më të madh të Maqedonisë jep detyrë, miqtë duhet ta përmbushin atë detyrë”, deklaroi Zaev

Tronditet mjekësia, gjenden të vdekur mjekët që zbuluan kurën e kancerit

0

Disa mjekë u gjetën të vdekur dhe me sa duket arsyeja u konsiderua si vetëvrasje. Komuniteti mjekësor ka pësuar një humbje dhe tronditje të madhe për këto vdekje të mjekëve. Rrethanat janë shumë shqetësuese pasi këto vdekje ndodhën disa ditë pas një samiti të madh ku u paraqit një kurë e re, një revolucion i mundshëm për kancerin, çka ishte një zbulim i madh për botën mjekësore.

Ky “mallkim” i zbuluar përmban hormonin njerëzor GcMAF i cili është përgjegjës për aktivizimin e makrofagjeve që janë tashmë brenda trupit tonë.

Kur këto hormone janë aktivizuar ata mund të luftojnë qelizat e kancerit dhe madje edhe t’i shkatërrojnë plotësisht ato. Ky hormon është natyrshëm në trupin tonë, por nganjëherë trupi i njeriut nuk mund ta prodhojë mjaftueshëm atë dhe mungesa e tij shkakton shfaqjen e kancerit.

Mjekët pohojnë se nëse ky hormon futet në trup, do të forcojhet sistemi imunitar dhe individi do të përgatitet më mirë për të luftuar kancerin pa efektet anësore të kimioterapisë dhe metodave të tjera invazive, që janë shumë të zakonshme sot në botën moderne.

“GcMAF ka veprime të mrekullueshme në të gjithë trupin dhe trurin. Ky hormon mund të ndihmojë pacientët të shërohen më mirë dhe më shpejt dhe të ketë një sistem imunitar mahnitës.” /albeu.com/

Kosovë :Për një ditë policia i dënon 1 245 qytetarë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit kanë ndodhur 34 aksidente trafiku prej të cilave një ka përfunduar me pasoja fatale, 15 me persona të lënduar dhe 18 të tjera me dëme materiale, transmeton Indeksonline.

Sipas policisë, ndaj pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit, janë shqiptuar gjithsej 1 245 gjoba kundërvajtëse./Indeksonline/

Brnabiq: Serbia nuk mund të shantazhohet për shkak të Kosovës

0

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka shfaqur shpresën se Bashkimi Evropian do të njohë dëshirën, punën dhe fleksibilitetin e Serbisë për ta zgjidhur çështjen e Kosovës.

Ajo njëherit ka theksuar se Serbia nuk është një vend që është ekonomikisht, politikisht dhe socialisht i dobët dhe se nuk mund të shantazhohet.

Duke komentuar takimin e djeshëm me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Evroazinë, Ëess Mitchell, shefja e qeverisë serbe u shpreh se pikëpamjet e Serbisë dhe të Shteteve të Bashkuara për çështjen e siç tha ajo “krahinës jugore serbe janë shumë të ndryshme, transmeton Klan Kosova.

Njësia Speciale arreston tre serbë në Ranillug, dyshohen për kontrabandë me armë e vepra tjera

0

Në një aksion të forcave speciale të Policisë së Kosovës në fshatrat Ranilug dhe Korminjan në rrethinen e Kamenicës janë arrestuar serbë të cilët ngarkohen për tregti me armë dhe vepra tjera penale, njoftoi “Veçernje Novosti” e Beogradit.
Siç transmeton Gazeta Express, në aksionin e sotëm janë arrestuar tre serbë. Sipas përfaqësuesit të përfaqësuesit të serbëve lokalë, janë arrestuar Dejan Cvetkoviq (35), i punësuar në komunën Ranilug, si dhe Milanka (52) dhe Bozhidar Cvetkoviq (70) nga Korminjani. Të tre ata ngarkohen për tregti me armë dhe vepra tjera penale.

Banorë lokalë serbë për gazetën beogradase kanë thënë se pjesëtarët e ROSU kanë hyrë me armatim të plotë në dy fshatrat dhe aksioni ka zgjatur nga ora 11 deri në 5 pasdite.

Forcat speciale, me armatim të plotë dhe të shoqëruar edhe me autoblinda, fillimisht kanë shkuar në një kafene, në pronë të Nenad Cvetkoviqit, të cilin s’e kanë gjetur aty, ndërsa më vonë e kanë bastisur shtëpinë e tij, ku i kanë arrestuar të shoqen Milankën dhe të atin Bozhidarin.

Informatën për arrestimin e tre serbëve për televizionin lokal RTV Puls e ka konfirmuar kryetari i Komunës Ranilug Vladica Aritonoviq.

0

Policia me gjoba evropiane

0

Çdo ditë dhe me shum qytetarët hasin probleme me parkinge në sheshin e Bujanocit duke pas parasysh se nuk është ende fluksi i  pushimeve të mergimtareve.Vendit i duhet një parking urbanistik të liruar nga policia e trafikut. Organet shteterore të sërbis kan forcuar ligjin nga 12 mars të këti viti kan zbatuar masa  e rrepta sektor  te komunikacionit  denime të larta me ndëshkime shumë më të ashpra për shoferët e dehur, për rripin e sigurisë , për tejkalimine, por edhe për përdorimin e telefonave celularë gjatë vozitjes  por edhe për ngarje pa patentë shoferi, parashikohen dënime nga 100,000 deri në 120,000 dinarë

Ligji  për  shkelje më të lehta fillon nga 6,000 dinarë – thonë policia.Lugina24.com

 

Stankoviq: Qeveria do të shqyrtojë të gjitha kërkesat e Preshevës

0

Shefi i trupit koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq ka qëndruar në Preshevë ku është takuar me përfaqësues të vetqeverisjes lokale dhe ka biseduar me drejtues të komunës për herë të parë pas zgjedhjeve lokale.

Zoran Stankoviq bashkëbiseduesve të tij i ka premtuar se Qeveria e Serbisë do të shqyrtoj të gjitha kërkesat e komunës së Preshevës dhe ndihmoj që të zgjidhen problemet.

Stankoviq ka thënë se pritet ndarja e buxhetit nga Trupi Koordinues që do të jetë 1 milionë euro.

“Kemi biseduar për problemin e teksteve mësimore që duhet ti sigurojmë për vitin e ardhshëm shkollor. Në bisedimet që janë bërë në ministrinë e arsimit dhe përfaqësuesve të Këshillit Nacional është arritur marrëveshje që në afat sa më të shkurtë këshilli ti propozojë tekstet mësimore për përkthim për fillim vitin e ardhshëm” ka thënë Stankoviq.

Ai ka thënë se duhet të bëhet një pjesë e madhe administrative për kërkesat e komunës së Preshevës mirëpo deri nesër do të presin që komuna ti dorëzojë të gjitha kërkesat e saj për trupin koordinues.

“Kemi biseduar edhe për hapjen e njësisë së gjyqit në Preshevë dhe hapjesë së vendkalimit kufitar Miratoc – Llojan. Presim që të dy shtetet të sigurojnë kushtet që të hapet vendkalimi me Maqedoninë” ka thënë shefi i trupit Koordinues./