26.1 C
Bujanovac,Preshevë
E premte, 26 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 65

Vuçiq: Kompromisin për Kosovën e pranojmë, por jo edhe poshtërimin

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia është e gatshme të bisedojë për një kompromis për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Sipas tij, Serbia është po ashtu e gatshme të pranojnë çdo marrëveshje kompromisi, por “poshtërimin e popullit dhe rrënimin e shtetit nuk mund ta pranojë”, raporton FoNet.

Këto komente, Vuçiq i bëri pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan, ndihmëssekretarin e shtetit, Wes Mitchell, transmeton Koha.net.

“Çdo kompromis është i rëndë, por këtë duhet ta pranojë edhe pala e dytë edhe e tretë”, tha Vuçiq në konferencën për media pas takimit me zyrtarin amerikan, dhe shtoi se Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet e dala nga marrëveshja e Brukselit por se, sipas tij, Kosova nuk po u përmbahet marrëveshjeve dhe, “sipas të gjitha gjasave, as nuk do t’u përmbahet”.

Kamberi: Bujanoci ka kapacitet për zhvillim, nevojitet përkrahje nga qendra

0

Nën organizimin e Fakultetit Ekonomik sot në Bujanoc, u zhvillua një panel diskutimi mbi zhvillimin e barabartë të vendeve rajonit.

Në cilësinë e organizatorit, panelin e hapi, dekani i fakultetit, Aleksandar, Grubor, ku paraqiti, të dhëna mbi gjendjen faktike të komunave dhe rajoneve në Serbis, duke e cilësuar ate si zhvillim jo i barabartë.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, velrësoi se gjendja aktuale ekonomike në Komunën e Bujanocit është e rëndë, dhe për ketë arsye, ndodhin migrime të qytetarëve nëpër shtetet e Europës.

“Një proces privatizimi i keq menaxhuar në tërë Serbinë, me theks të veçantë në Komunë e Bujanocit, ka sjell  në gjendje kaotike gjigantin ekonomik lokal ‘Gumoplastika’, ku ka pasur qindra të punësuarë” – theksoi Kamberi gjatë diskutimit.

Kamberi, gjithashtu vlerësoi se komunat e vogla, nuk kanë kapacitetetë mjafstueshme për zhvillim, dhe ato nuk mund të garajojnë me qytetet e mëdha.

“Nëse dëshirojmë të kemi zhvillim të barabartë, atehërë  do të duhet të krijohet një buxhet i veçantë për komunat më të pazhvilluara. Edhe pse jemi të ranguar në mesin e 40 komunave më të pa zhvilluara, komuna jonë posedon kapacitetet e saja që do të mund të ndihojnë drejtëpërdrejtë në zhvillim, si: privatizimi i Banjës së Bujanocit, futja në punë të fabrikës së përpunimit të mishit Jugo-Cop, dhe privatizimi, apo ndryshimi i pronësisë së Gumoplastikës” – theksoi Kamberi.

Ky lloj paneli, është i pari i organizuar në Bujanoc, ku kanë marrë pjesë njerëz të dijës dhe shkencës së zhvillimit ekonomik.

Reagon Daut Haradinaj: Në luftë kam luftu me emër e mbiemër

0

Gjatë ditës së sotme në media kanë qarkulluar pseudonimet e komandantëve të luftës, të cilët thuhet t’i kenë përdorur ato gjatë periudhës së luftës.

Por, për një lajm të tillë ka reaguar deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, të cilin gjatë luftës është raportuar në media se e kanë thirrur me pseudonimin “David”.

Ai në një prononcim për Indeksonline ka thënë se gjatë luftës nuk ka përdorur asnjë pseudonim, por ka luftuar me emër e mbiemër.

“Gjatë luftës kam luftu me emër dhe mbiemër, plus asaj tash është edhe 20 vjetori i sulmit ne familje(familja Haradinaj)”, ka thënë Haradinaj.

Për të njëjtën çështje ka reaguar edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s, Jakup Krasniqi.

Ai ka thënë se gjatë luftës nuk ka pasur pseudonim, por nxënësit e kanë thirrur “Bac”. Ndërkaq, pas luftës Krasniqi thotë se e kanë thirrur “Kupa”, si prodhim i humorit të pasluftës.

Ermali dhe Ledri kanë sjellë një version të ri të këngës “fshatarja ime” nga Sabri Fejzullahu.

0

Ermal Fejzullahu dhe Ledri Vula kanë sjellë një version të ri të këngës “fshatarja ime” nga Sabri Fejzullahu.

Në koncertin e 50 vjet karrierë të Sabri Fejzullahut, atij i është përgatitur një surprizë.

Ermal Fejzullahu dhe Ledri Vula kanë sjellë një version të ri të këngës së tij të famshme “Fshatarja Ime”.

Kënga e re i ka pëlqyer shumë të pranishmëve, por nuk dihet se kur do të publikohet e plotë.

Deri tani kanë rrjedhur disa video të kësaj kënge.

Serbia dhe Grecia bie ndër 10 ekonomitë më të mjerushme të botës

0

Greqia është renditur e gjashta në një listë të ekonomive më të mjerueshme në botë. Indeksi i Mjerimit të Bloomberg përpilon parashikimet e inflacionit dhe papunësisë për 66 ekonomi.

Indeksi bazohet në idenë se inflacioni i ulët dhe papunësia në përgjithësi ilustrojnë se në çfarë gjendje ndihen banorët e një vendi.

Për shembull, Greqia mund të ketë inflacion të ulët, por papunësia është e lartë dhe pagat janë të ulëta, duke e bërë ekonominë greke “të mjerueshme” sipas indeksit të Bloomberg.

Për vitin 2017, Venezuela është në krye të listës me një indeks mjerimi të pafund, një ndryshim i madh nga ekonomia e dytë më e mjerueshme, Egjipti (41.7 indeksi i mjerimit).

Greqia është në numrin e gjashtë në listë (22.7 indeksi i mjerimit), pas Argjentinës (36.9), Afrikës së Jugut (33.0) dhe Ukrainës (23.8).

Fqinji i Greqisë, Turqia është vendi i shtatë (22.2), ndërsa Spanja (19.2), Brazili (16.3) dhe Serbia (16.3) plotësojnë top 10, shkruan scan.tv.

Sa i përket parashikimeve për vitin 2018, Greqia është në vendin e pestë gati njëllojë me Turqinë me një indeks të mjerë 20.6, shkruan GreekReporter.com.

Gjithsesi, Bloomberg parashikon që në vitin 2018 të gjitha ekonomitë më të këqija do të tregojnë një indeks më të ulët të mjerimit sesa 2017, me përjashtim të Venezuelës që tregon një indeks mjerimi prej 1,872.0 për vitin 2018.

Komuna e Bujanocit nënshkruan projekte infrastrukturore lokale

0

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka nënshkruar kontratën me kompaninë “Saba Belça” nga Presheva për zgjerimin dhe asfaltimin e rrugës Nesalcë-Letovicë.

“Me përfundimin e këtij projekti do të krijohen lehtësira, në radhë të parë për qytetarët që në nivel të përditshëm e shfrytëzojnë këtë rrugë, por edhe për të gjithë ata që këtë rrugë do të shfrytëzojnë në drejtim të Preshevës”, thuhet në njoftimin e komunës së Bujanocit.

Punimet priten të përfundojnë gjatë vitit 2018 ndërsa në këtë vendbanim janë planifikuar edhe projkete tjera infrastrukturore./

Mjeshtëria e kopjimit (Video)

0

Nje pjesë e studentëve të UP-së i kryejnë provimet duke kopjuar. Këtë e dëshmojnë edhe anketat e ndryshme të cilat japin shifra alarmante lidhur me këtë fenomen. Preportr ka monitoruar disa provime dhe ka parë nga afër metodat të cilat përdoren nga ana e studentëve për të mashtruar. Ndër arsyet që nxitë kopjimin del të jetë edhe mënyra e vlerësimit nga ana e profesorëve.

Kopjimi është problem i madh në nivelin e lartë arsimor të Kosovës dhe si i tillë mund të ndikojë në rënien e cilësisë së studimeve. Kjo dukuri vazhdon të jetë e pranishme në Universitetin e Prishtinës. Studentët përdorin metoda të ndryshme për të kopjuar. Kjo përveç që tregon për mungesën e kritereve dhe monitorimin jo të rreptë nga profesorët, në anën tjetër flet edhe për mungesën e përkushtimit për dije të studentëve.

Profesorët dhe dekanët thonë se dukuria e kopjimit është e pranishme në fakultetet e UP-së edhe përkundër masave që thonë se i kanë ndërmarrë për ta parandaluar këtë dukuri.

Sipas një anketimi të kryer me 1500 studentë të UP-së nga instituti “EdGuard”, rezulton se kopjimi vazhdon të jetë i pranishëm në UP. Të pyetur se ‘sa prej studentëve në fakultetin/departamentin tuaj mendoni se e përdorin kopjimin gjatë provimeve’, 27.14 % thonë një numër i madh i studentëve, 26.73 % thonë rreth gjysma e studentëve, 36.60 % thonë një numër i vogël i studentëve, 3.47 % thonë asnjë student, 1.50 % thonë të gjithë studentët dhe 4.56 % thonë se nuk e dinë.

Edhe sipas një raporti të publikuar në nëntor të vitit 2015 nga organizata D4D, kopjimi konsiderohet problem i madh në sistemin arsimor të Kosovës. Sipas raportit në fjalë, nga 625 studentët e anketuar, 79% konfirmojnë se kopjimi është në masë të madhe i pranishëm në Universitetin e Prishtinës, ndërsa 73% pajtohen që studentët bëjnë përpjekje të veçanta në përgatitjen për të kopjuar.

Kopjimi tolerohet

Studentët kanë një bashkëpunim të mirë sa i përket përgatitjes për kopjim dhe shkëmbimit të testeve. Në rrjete sociale ka grupe të shumta zakonisht të mbyllura në Facebook, ku studentët publikojnë teste me pyetje dhe përgjigje dhe materiale për provime nga fakultete të ndryshme të UP-së, që janë marrë ose janë fotografuar nga studentët gjatë mbajtjes së provimeve. Gazetarët e Preportr janë bërë anëtarë të këtyre grupeve të mbyllura në Facebook për të parë se si publikohen materialet dhe testet.

“Mjafton me msu komplet qat skripten qe e murrem javen e kaluar ne Teori te Mesimit dhe 9she e garantume. Krejt testet e formulume prej qasaj skripte, 5 teste i kam pytjet perafersisht te njejta. Mos u lodhni me prek liber kolegu mendon per ju”, është njëri nga lajmërimet në faqen e Facebookut – Fakulteti i Edukimit “Programi: Biologji-Kimi”, thuhet në njërin nga njoftimet rutinore në këtë grup.

Ekipi i Preportr ka vizituar disa nga fakultetet e UP-së në ditët kur mbaheshin provimet. Gjatë këtij monitorimi ka vërejtur se në salla të mëdha ka parapërgatitje dhe tendenca për të kopjuar. Në amfiteatrin e Fakultetit Juridik, janë incizuar disa studentë derisa shkruanin përgjigjet e testeve apo definicione të ndryshme në bankat e sallës, në mënyrë që të kopjojnë më lehtë.

Përreth kampusit të UP-së gjenden me dhjetëra skriptore, të cilat sigurojnë shembuj të testeve dhe pyetjeve të provimit për lëndë të ndryshme, të cilat madje i vendosin në format të përshtatshëm për kopjim. Preportr ka vizituar disa nga dyqanet e fotokopjeve, apo siç njihen ndryshe skriptore, dhe duke u paraqitur si studentë kanë kërkuar materiale për lëndë të ndryshme. Gjetja e tyre ishte mjaftë e thjeshtë, secili dyqan i fotokopjeve kishte së paku nga një folder të madh me materiale të shumta për secilin drejtim.

Në foldera të tillë gjendeshin materiale për lëndë të ndryshme, që nga skriptat, sllajde, përmbledhje të ndryshme, recensione të kapitujve apo të librave, e deri tek testet. Këto të fundit ishin ndër më të kërkuarat. Kështu që ne kërkuam disa teste për lëndët e Fakultetit Juridik dhe Ekonomik dhe kërkuam që ato t’i merrnim në një format të vogël dhe aq sa i zinte dora, ashtu siç bënin shumica e studentëve të cilit po blinin në skriptore. Kjo praktikë ishte bërë tashmë përditshmëri dhe normalitet për ata që punonin në lokalet e fotokopjeve.

“Sa dëshiron ta bëj testin e vogël, zakonisht të gjithë studentët i bëjnë 40-sh dhe mund të lexohet qartë pa problem”, na tha punëtorja e një skriptoreje, e cila nuk përtoi që edhe të na i presë me gërshërë vetëm hapësirën ku janë përgjigjet e pyetjeve, ndërsa kostoja e një testi të tillë ishte rreth 20-30 centë.

Gjetja dhe fotokopjimi i testeve është i dëshmuar edhe me video, ku mund të shihen detaje se si funksionon kjo metodë e parapërgatitjes për kopjim.

Studentët në masë të madhe e përdorin teknologjinë për të kopjuar. Mjete të tilla si kufjet digjitale që lidhen me telefona të mençur janë një ndër metodat më të sofistikuara të kopjimit.

Preportr ka gjetur se në shumë web-faqe të marketingut ka reklama për shitjen apo dhënien me qira të kësaj teknologjie. Çmimi për blerjen e këtyre pajisjeve varion nga 20 deri në 80 euro.

“Shiten degjueset per provim, jane shume te vogla hyjne ne kanal te veshit dhe nuk ka asnje shanse qe te verehen. Degjohen shume mire. Punojne edhe me Android edhe me iOS”, thuhet në njërin nga njoftimet e shumta që gjenden në internet.

Një rast shumë kreativ i kopjimit është bërë i ditur nga profesoresha e Fakultetit të Arkitekturës , Eliza Hoxha. Ajo ka publikuar në profilin e saj në facebook një foto ku shihet një shishe e ujit e një brendi kosovar ku studentët kanë krijuar një ambalazh të njejtë të shishes dhe në pjesën ku zakonisht shkruan përmbajtja e ujit janë shkruar definicione nga një lëndë e caktuar mësimi.

Duke marrë parasysh praninë e dukurisë së kopjimit nga studentët, dekanati i Fakultetit Juridik ka marrë një vendim për parandalimin e kopjimit. Sipas këtij vendimi, që ka hyrë në fuqi në janar të vitit 2016, kur studentët hyjnë në provim u lejohet vetëm stilolapsi dhe në ndonjë lëndë mund t’u lejohet ligji përkatës me rekomandimin e profesorit.

“Në qoftë se studentit i gjendet telefoni me rastin e mbajtjes së provimeve në salla, dënohet me masë disiplinore me 1 vit përjashtim nga fakulteti”, thuhet në pikën 2 të këtij vendimi. Ndërsa në pikën 3 thuhet se nëse studentit i gjendet kopje e lëndës mësimore me rastin e mbajtjes së provimeve në salla “dënohet prej 6 muajve deri 1 vit si masë disiplinore nga fakulteti”.

Në lidhje me dukurinë e kopjimit, dekani i Fakultetit Juridik Haxhi Gashi, ka thënë për Preportr se tendenca e kopjimeve është dukuri që e dëmton seriozisht procesin mësimorë dhe cilësinë e mësimit, për çka sipas tij, Fakulteti Juridik ka marrë masa adekuate duke miratuar rregullore dhe vendime të veçanta për parandalimin e kopjimit edhe ndëshkimin e studentëve që kopjojnë.

“Mund të themi se në krahasim me të kaluarën, kjo dukuri është reduktuar mjaft shumë edhe pse nuk mund të themi se është eliminuar. Megjithatë, të gjitha përpjekjet janë që të eliminohet në të ardhmen me formën e testit dhe të pyeturit (teori dhe raste praktike) ku studentët nuk do të arrijnë as t’i gjejnë përgjigjet nëse nuk kanë mësuar lëndën përkatëse”,thotë Gashi.

Ai tregon se ka raste kur studentët janë zënë duke kopjuar dhe ndaj tyre janë marrë masat e parapara përmes rregulloreve që i ka Fakulteti Juridik. Gashi thotë se përveç rregulloreve, Fakulteti Juridik ka nxjerrë edhe vendim të veçantë për ndalimin e kopjimeve (i shpallur në web-faqe të Fakultetit dhe në salla në kohen e provimeve).

“Ka raste, kur gjinden studentët me kopjime (edhe pse numër i reduktuar) dhe rastet e tilla referohen-dërgohen në Komisionin Disiplinorë në Fakultet ku edhe shqiptohen ndëshkimet sipas Rregullores për procedurat disiplinore dhe Kodin e Etikës. Si masa ndër të tjera parashihet, ndalimi i studimeve për 6 muaj, 1 vit, 2 vite dhe largimi nga Fakulteti”, theksoi dekani Gashi.

Preportr ka kërkuar nga dekani Gashi numrin e rasteve të studentëve që janë zënë duke kopjuar dhe që janë raportuar në Komisionin Disiplinor të Fakultetit Juridik në tri vitet e fundit, por edhe pas pritjes për disa javë, nuk ka marrë përgjigje për këtë pyetje.

Frika nga libri

Osman Ismaili profesor në Fakultetin Juridik thotë se gjatë përvojës së tij ka hasur në studentë që kanë përdorur forma të ndryshme të kopjimit. Ai thotë se viteve të fundit, përdorimi i teknologjisë e ka shtuar edhe më shumë kopjimin gjatë provimeve.

“E keqja është se kjo (kopjimi) ka marrë përmasa shumë të mëdha dhe thuajse është bërë një mjeshtëri në vete për të kopjuar”, thotë profesori Ismaili, duke shtuar se edhe profesorët janë në hallë nga kjo dukuri.

Ai thotë se një rol negativ në dukurinë e kopjimit po e luajnë edhe dyqanet e fotokopjeve, pasi që studentët zakonisht i marrin apo i fotografojnë testet dhe i dërgojnë në këto dyqane dhe aty studentët tjerë i marrin ato teste në formate të ndryshme dhe tentojnë të kopjojnë.

“Unë nuk besoj se profesorët nuk i ndërrojnë testet apo pyetjet. Unë së paku i kam afër 50 teste dhe të jeni të bindur se këto 50 teste janë të fotografuara dhe gjenden nëpër këto “copy-shop” që shesin. Studentët i marrin edhe pa i ra ndonjëri s’bëhet. Ka grupe të cilët totalisht nuk mësojnë asgjë. Prandaj ky është mëkati edhe më i madh i tyre, sepse nëse testi përsëritet edhe nuk kalohet do të thotë ata nuk punojnë fare”, u shpreh Ismaili.

Preportr ka biseduar edhe me disa studentë në lidhje me dukurinë e kopjimit dhe format e kopjimit. Ata tregojnë se pothuajse në çdo provim kanë parë kolegë të tyre duke kopjuar apo duke tentuar të kopjojnë.

Kaltrina Zhushi, studente në departamentin e sociologjisë në Fakultetin Filozofik, thotë se gjatë përvojës së saj si studente ka parë raste të shumta të kopjimit nga kolegët e saj. Ajo thotë të ketë parë se si studentët përdorin metoda të ndryshme për të kopjuar, që nga përdorimi i fletëve të vogla, telefonave mobil e deri të përdorimi i gjestikulacioneve përmes të cilave merren vesh se cila është përgjigje e saktë.

“Ka profesorë që kanë katër-pesë teste edhe mandej në rrotacion i ndërrojnë ato teste. Zakonisht dikush e vjedh testin, e dërgon në skriptore ajo mandej bëhet mjet i shpërndarjes për të gjithë. Pra secili ka qasje në ato teste dhe në parim kur të ndalësh me mëndu, për një student për me kalu afatin, mos mi dalë punë në afatin tjetër, është shumë më e lehtë t’i mësojë ato 20 pyetje dhe me marrë atë skriptë që saktë e dinë që kanë mi ra ato pyetje se sa t’i lexojë dy-tre libra”, thotë studentja Zhushi.

Ndërsa, Ardiana Rahimi, studente në Fakultetin e Arkitekturës thotë se edhe pse ky fakultet i ka veçantitë e veta të përgatitjes së provimit dhe testimit, edhe aty është e pranishme dukuria e kopjimit.

“Ne nuk kemi vetëm teste teorike, por i kemi edhe ato pjesët që janë praktike ku aty për aty duhet të bësh një zgjidhje logjike. Për këtë arsye kopjimi në këto detyra kur kemi vizatime nuk hynë fort në punë, sepse pa mësu as logjikën nuk mund ta kopjosh. Domethënë edhe nëse kopjon profesori mundet me ta konsideru si plagjiat kështu që bie nga provimi. Ndërsa te detyrat teorike, sigurisht që ka mundësi pak me kopju. Studentët shpikin mënyra të ndryshme, por sigurisht me fleta të vogla ose me telefon. Sigurisht që nuk i tregojmë profesorit kur shohim ndonjë rast se na vjen keq”, u shpreh ajo.

Mënyra e testimit dhe vlerësimit nxitë kopjimin

Pavarësisht që me anë të statutit të Universitetit të Prishtinës, profesorët janë të obliguar që vlerësimin e studentëve ta bëjnë në mënyrë graduale dhe me anë të disa metodave, shumica e tyre ende përdorin vetëm provimin final si mjet vlerësimi.

Kjo duket të jetë një prej faktorëve që qon drejt rritjes së kopjimit. Profesorët e kanë shumë të vështirë të vërejnë kur një student ka kopjuar ose jo nëse provimi final është hera e parë dhe e fundit që e sfidon atë student. Po të mos ishte provimi forma kryesore dhe e vetme e vlerësimit të angazhimit të studentit dhe po të sfidohej gjatë gjithë vitit akademik studenti, kopjimi në provimin final nuk do të mundësonte kalimin e lëndës.

Një problem tjetër del të jetë përsëritja e testeve nga ana e profesorëve nëpër afate të ndryshme të provimeve.

Drejtori i institutit “EdGuard” Rinor Qehaja thotë se nga anketimi që kanë kryer me studentët e UP-së, rezulton se një pjesë e madhe e profesorëve i testojnë studentët me të njëjtin test për disa afate radhazi dhe se një gjë e tillë vetëm sa e nxitë kopjimin.

 

Aktori kumanovar në rolin e Adem Jasharit?

0

Aktori i njohur kumanovar, Avni Dalipi ka postuar një foto si kujtim pas filimit “Heroi” me regji të Burim Tufës, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në këtë foto ai ngjanë shumë me heroin kombëtar dhe legjendar Adem Jashari. Kjo ka nxitur që shumë miq dhe dashamirë të aritit ti propozojnë atij rolin kryesor në filimin e ri të Adem Jasharit, i cili pritet të realizohet nga regjisori, Luan Kryeziu.

“Le ta bësojnë rolin e Adem Jasharit, s’ka figurë tjetër më të mirë për këtë film, është shprehur Bekim Guri.

“Ti je pËr rolin e komandantit legjendar, e jo aj shkau që e kan propozu”, deklaroi Bekim Saliaga.

Mendim të ngjajshëm ka shprehur edhe aktori kumanovar, Musa Isufi.

“Avni dje të kam përmendur se je i përshtatshëm për ta luajtuar rolin e Adem Jasharit. I ngjan, je aktor i mirë dhe je atedhedashës. Kjo është bindja ime!”, është shprehur ai.

Aktori Avni Dalipi është shprehur se do të ishte nder për të që të jetë pjesë e këtij projekti.

“Do të ishte nder i madh, uroj që të bëhet filmi! Faleminder per mendimet tuaja”, ka theksuar ai.

“The Shape of Water” shpallet filmi më i mirë

0

Ceremonia e sivjetme e ndarjes së çmimeve Oscar është mbyllur me çmimin për filmin më të mirë.

Dhe për vitin 2018, Academy Awards ka vendosur që çmimin t’ia ndajë filmit “The Shape of Water”.

Në konkurrim në këtë kategori ishin filmat:

Call Me By Your Name

Darkest Hour

Dunkirk

Get Out

Lady Bird

Phantom Thread

The Post

The Shape of Water

Three Billboards Outside Ebbing, Missouri

Kosova dhe Shqipëria, ndër më të varfërat e Europës edhe në 2020

0

Të ardhurat për frymë të Shqipërisë në vitin 2022 pritet të arrijnë në 6,206 dollarë, nga 4,520 dollarë që ishin në vitin 2017, sipas statistikave të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Ndonëse me rritje, ajo nuk është e mjaftueshme për të kaluar shtetet e tjera, duke e lënë sërish atë ndër më të varfërat e Europës. Në vitin 2022, vendi ynë do të renditet në vendin e 100 në botë përsa i përket të ardhurave për frymë, duke lënë pas në Europë vetëm Kosovën, Bosnjën, Moldavinë dhe Ukrainën.

Sipas të dhënave krahasuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor, shteti që do të ketë të ardhura më të larta në vitin 2022, do të jetë Mali i Zi, me gati 9,100 dollarë, i ndjekur nga Serbia, me 8,011 dollarë, më pas Maqedonia, me rreth 7100 dollarë. Shqipëria pritet t’ia kalojë Bosnjës, që në vitin 2022 pritet të ketë të ardhura për frymë prej rreth 5,800 dollarë. Ndërsa Kosova do të vijojë të jetë më e varfra në Ballkan, me 4,300 dollarë.

Në një intervistë të mëparshme për Monitor, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i FMN-së, z.Tao Zheng, ka pohuar se Shqipëria ka mbetur ende një prej vendeve më të varfëra të Europës për disa arsye, si niveli i ulët ekonomik në fillim të viteve ‘90, kriza e vitit 1997, reformat e ngadalta, të cilat kanë bërë që vendi të mos arrijë të tërheqë investime në sektorë me vlerë të lartë. Ai ka pohuar se niveli aktual i zhvillimit ekonomik është rezultat i disa faktorëve.

Së pari, Shqipëria filloi nga një bazë shumë e ulët. Në vitin 1991, ishte vendi më i varfër në Europë me kapital shumë të kufizuar, infrastrukturë të vjetruar, pothuajse asnjë industri dhe institucione të dobëta.

Së dyti, kriza e vitit 1997 ishte një hap i madh mbrapa në procesin e zhvillimit.
Së treti, përparimi në reformat lidhur me zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, ka qenë më i ngadaltë. Si rrjedhojë, Shqipëria ka pasur më shumë vështirësi në tërheqjen e investimeve në sektorë me vlerë më të lartë, ka pohuar z.Zheng.

Të dhëna të tjera të Eurostat konfirmojnë se Shqipëria ka ngecur prej disa vitesh në nivelin e të ardhurave. Për vitin 2016, të ardhurat për frymë të shqiptarëve ishin sa 29% e mesatares së BE, nga 30% që ishin në 2014-n. Shtetet e tjera të rajonit kanë ecur të gjitha përpara. Bosnja, që dikur ishte më poshtë se ne, tashmë ka mbërritur në 32% të mesatares së BE. Edhe Serbia, pas rënies relative në 2015, ka rikuperuar treguesin në 37% të mesatares së BE. Nivelin më të lartë të PBB-së për frymë në rajon e ka Mali i Zi, sa 45% e mesatares së BE-së.

Ndërsa Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në një raport të fundit të saj, ku bën një vlerësim të konvergjencës së Ballkanit Perëndimor me mesataren e standardit të jetesës në BE, ka pohuar se Shqipërisë dhe Ballkanit mund t’i duhen nga 60 vjet (me skenarin optimist) deri në 200 vjet (me skenarin pesimist) për të arritur mesataren e të ardhurave të Bashkimit Europian.

PSG ka objektiv kryesor De Gean

0

De Gea është objektivi kryesor i PSG-së për merkaton e verës. Klubi francez nuk i beson Areolas dhe mendon se me spanjollin në portë dhe disa përforcime tjera, mund të luftojnë për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, që është dëshira e zjarrtë e Nasser Al-Khelaifit.
PSG-ja pritet të bëjë shumë ndryshime sezonin e ardhshëm, duke nisur nga porta.

Portieri i Manchester Unitedit, David de Gea, për të cilin interesohet tash e një kohë të gjatë edhe Real Madridi, është objektivi kryesor i Paris Saint Germainit, raporton “Telefoot.

Klubi nga Ligue 1 ka vendosur tashmë për ta larguar nga porta numrin një aktualisht, Alphonse Areola dhe gjatë verës do të tentojë ta rrëmbejë De Gean.

Portieri i Chelseat, Thibaut Courtois dhe i riu i Milanit, Gianluigi Donnarumma – janë gjithashtu opsione nëse PSG-ja humb betejën me Real Madridin për spanjollin.

PSG u eliminua këtë edicion nga Real Madridi nga Champions League dhe kjo e ka shtyrë Nasser Al-Khelaifi që të bëjë revolucion ku përveç portës, ndryshime pritet të ketë edhe në mbrojtje, mesfush dhe sulm – Neymari mund të largohet, ndërsa Paulo Dybala i Juventusit është një tjetër objektiv që mund të zbarkojë në “Parc des Princes”.

Mitchell: Nuk kam ardhur të shpalos ndonjë plan të ri për Kosovën

0

Ndihmës sekretari i SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Euro-Aziatike, Wess Mitchell, pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se SHBA-të dhe Kosova kanë marrëdhënie shumë miqësore dhe se kjo administratë do të vazhdojë të thellojë këtë miqësi edhe më tej.

“SHBA-të janë për një Kosovë demokratike dhe shumë etnike. Do ta kemi një rol shumë aktiv vitin e ardhshëm dhe do të angazhohemi për mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj euroatlantike”, ka thënë Mitchell

I pyetur rreth raportimit të mediave serbe se ai ka ardhur këtu që të shpalos një plan të veçantë për Kosovën, Mitchell ka mohuar një gjë të tillë.

“E kam parë atë spekulim gjatë rrugëtimit tim këtu, mund të ju them se nuk kam ardhur këtu të shpalos ndonjë plan të veçantë por të angazhohem me Kosovën dhe Serbinë që të jap përkrahjen për një të ardhme të përbashkët drejt anëtarësimit në BE”, tha Mitchell.

Ai tha se Kosova ka bërë përparime të mëdha si shtet i ri.

“Vlerësojmë lartë luftën e Kosovës dhe bashkëpunimin e mirë që keni në luftën kundër terrorizmi dhe ISIS-it. Kosova ka shënuar 10 vjetorin e saj si shtet dhe ka arritur shumë si shtet, duke treguar një arritje të mëdha në ekonomi. Kosova duhet të marr hapa të rëndësishme për të siguruar rrugën drejt integrimit evropian. Gjithashtu ajo duhet të zgjidh çështjen e kufirit me Malin e Zi”, ka thënë ai. /Telegrafi/