Instituti Hidrometeorologjik njofton se gjatë pesë ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe reshje shiu.
Sipas parashikimeve, reshjet do të jenë prezent kryesisht pasditeve dhe vende-vende do të ketë kushte edhe për zbrazje elektrike, vetëtimë dhe bubullimë.
”Të hënën do të mbajë mot me diell, por dikur vonë pasdite priten vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu. Reshje shiu parashihet të ketë me intervale për çdo ditë përjashtuar ditën e enjte ku pritet që masat e ajrit të jenë stabile”, njofton IHMK.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të ketë luhatje të vogla nën vlerat e normales.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi maksimale deri 13m/s.
Ky komunitet, që ka kundërshtuar nga fillimi ndryshimin e statusit të kësaj ndërmarrjeje, po refuzon të dërgojë emrat për anëtarë të bordit të saj, raporton KTV.
Në konkursin e hapur në dhjetor të vitit të kaluar, nga ky komunitet duhet të shkojnë 3 persona, por nuk kishte konkurruar asnjë.
Për të zgjidhur këtë ngërç, qeveria po tenton që bordin ta mbushë me sindikalistë nga i njëjti komunitet.
Me Ligjin e ri, kombinati metalurgjik është shndërruar në shoqëri aksionare në pronësi 80 për qind të qeverisë dhe 20 për qind të punëtorëve.
Në mungesë të bordit, Trepça nuk ka as drejtor dhe ende nuk është regjistruar si ndërmarrje publike me status të veçantë, siç e parasheh ligji.
Ky është vetëm njëri nga shumë borde që vazhdon të mos jetë i kompletuar.
Numri i tyre arrin në 18.
Por propozimi i anëtarëve nga qeveria, sipas Institutit për Politika Zhvillimore, nuk i bën ato të pavarura.
Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës thotë se kjo bllokadë do të ketë pasoja si në gjendjen e ndërmarrjeve e agjencive, ashtu edhe në ekonomi.
Në mungesë bordi, Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk do të mund të bëjë shqyrtimin tarifor që, sipas ligjit, duhet ta përfundojë deri në fund të këtij muaji, e me gjasë as gjetjen e një zgjidhjeje për pagesën e energjisë së shpenzuar në veri.
ZRRE-ja ka paralajmëruar se mos shqyrtimi i tarifave do të ndikojë drejtpërdrejt në stabilitetin financiar të operatorëve dhe furnizimin me energji elektrike në vend.
Kikboksieri shqiptar, Sazan Memedi, i cili jeton në Zvicër, sonte do të zhvillojë meçin e radhës ndaj serbit Branko Kojiq.
Ai do të luftojë për titullin ISKA SM dhe meçi do të zhvillohet në qytetin e Luzernit.
Mehmedi dhe serbi Kojic priten të zhvillojnë meçin në kuadër të eventit ‘Mix Gala Fights’.
Ky event fillon nga ora 18:30 dhe përfundon në orën 23:59. Meçi mes serbit dhe shqiptarit pritet të jetë ndër të parët. Mehmedi në 30 meçe ka 25 fitore, 7 prej të cilave me K.O./
Në orët e mbrëmjes së sotme rreth 60 polic dhe inspektorë të organeve të punëve të brendshme nga Vranja dhe Bujanoci, kanë bastisur shtëpit e vëllezërve Naser dhe Adnan Destani nga Bujanoci, ku sipas familjarëve edhe përkundër sjelljeve normale prezenca e tyre në orët e vona ka tmerruar anëtarët e këtyrë dy familjeve shqiptare.
Tmerrohen nga bastisja e policisë familjet Destani nga Bujanoci
Në orët e mbrëmjes së sotme rreth 60 polic dhe inspektorë të organeve të punëve të brendshme nga Vranja dhe Bujanoci, kanë bastisur shtëpit e vëllezërve Naser dhe Adnan Destani nga Bujanoci, ku sipas familjarëve edhe përkundër sjelljeve normale prezenca e tyre në orët e vona ka tmerruar anëtarët e këtyrë dy familjeve shqiptare.
Sipas informacioneve të siguruar nga vet kryefamiljarët policët, paraprakisht në orët e pasditës i kishin konfiskuar në rrugën Breznicë-Tërrnoc 20 kuti me kaqika Naser Destanit nga të cilat siguronë kafshatën e gojës, ndërkaq rreth orës 18;45 shtëpitë e vëllezërve Destani ishin mbushur nga policët dhe inspektorët, i kanë thënë LajmiAL vëllezërit Destani. Policia gjatë bastisjes në shtëpinë e Naser Destanit, kanë gjetur edhe 2 kuti me kaqika të cilat edhe ato i kanë konfiskaur, ndërkaq që asgjë tjetër nuk kanë gjetur. Sipas kryefamiljarëve sjelljet e policëve shqiptarë ishin korrekte por vet prezenca e një numri të tillë në orët e vona ka tmerruar fëmijët, veqmas në shtëpinë e Adnanit i cili ka 5 fëmijë që të gjithë të mitur. “Akoma nuk e di përse kanë ardhur në shtëpin time dhe përse më kanë bastisur në këtë mënyrë, nëse e gjith kjo është për 22 kuti me kaqika të cilat ia kanë konfiskuar vëllaut tim atëher un nuk di se me qka do të jetojë dhe si ti sigurojë ai idaren fëmijëve, duke qenë i papunë. Kjo nuk është hera e parë që bastisemi edhe vitin e kalur dy herë na kanë bastisur dhe përveq kaqikave asgjë tjetër nuk kanë gjetur” ka thënë Adnani.
Ministria e Punëve të Brendshme lansoi ditë më parë patentë-shoferin me dizajn të ri, por shumë qytetarë u ankuan se dokumentet e lëshuar për vozitje nga institucionet e Kosovës nuk po u njihen në shtetet e huaja.
Mirëpo, MPB-ja deklaroi se nuk ka informacione se patentë-shoferi i Kosovës nuk pranohet jashtë vendit.
“Nga praktika e deritanishme, patentë shoferi i RKS mund të përdoret për transit pothuajse në komunikacionin rrugor të shteteve të BE-së dhe me mundësi të përdorimit të tij për një afat të caktuar kohor si p.sh. Gjermania 6-9 muaj. Nuk kemi informacion se ndonjë shtet i BE-së nuk e pranon për komunikacion rrugor transit duke pasuar parasysh edhe lëvizjen e qytetarëve tanë në këto shtete”, thuhet në përgjigjen e ministrisë, për AktiviPress.
Më herët këtë problem e kishte adresuar edhe Oda Ekonomike e Kosovës, ku kishte deklaruar se bizneset në Kosovë janë të diskriminuara sa i përket transportit të mallrave, për shkak të mungesës së dokumenteve të automjeteve për lëvizjen e lirë nëpër vende, si dhe mosnjohjen e patentës së shoferit të lëshuar nga institucionet e Kosovës.
Më saktësisht OEK kishte përmendur Austrinë, duke thënë se ky shtet nuk e pranon patentë-shoferin e Kosovës.
MPB-ja thotë se qytetarët mund të ndërrojnë lejen e vozitjes të RKS-së në atë të shteteve të BE-së.
“Lidhur me çështjen e njohjes së patentë shoferëve nga shtetet e huaja, në disa shtete siç është Sllovenia , Kroacia , patentë shoferi i Republikës së Kosovës mund të ndërrohet me patentë shofer të këtyre shteteve. Nga praktika kemi mjaft raste kur qytetarët tanë kanë bërë përkthimin e patentë shoferëve të RKS-së në këto shtete por edhe në disa tjera si Mali i Zi pastaj Franca etj edhe për kundër asaj se nuk kemi marrëveshje për njohjen reciproke të patentë shoferëve”, thuhet në përgjigjen e MPB.
Ministria Punëve të Brendshme ka konfirmuar se është në diskutime për të lidhur marrëveshje reciproke për njohjen – ndërrimin e patentave të RKS-së me patentë shoferë të shteteve të huaja
Aktualisht, MPB-ja është në negociata me Republikën e Maqedonisë dhe Republikën e Italisë, por ende nuk ka konkretizim të këtyre marrëveshjeve.
Shpresa për shërimin e njerëzve më të dashur nga sëmundje të pashërueshme, të detyron të besosh ekstremisht e t’i drejtohesh të ashtuquajturve mjekë popullorë. Kështu ka ndodhur me disa familje nga Kosova dhe Maqedonia, të cilat i janë drejtuar për ndihmë një mjeku popullor në Tiranë, i cili njihet si “shëruesi i kancerit”.
Por në Fiks Fare mbërritën disa ankesa, që na tregonin se ky mjek popullor po mashtron njerëzit me tezën e tij për shërimin e kancerit, duke iu dhënë shpresë, ndërkohë që nga ana tjetër po vdisnin pacientët që ndiqnin kurat e tij. Pas ankesave të shumta, Fiks Fare shkoi në Strugë të Maqedonisë, ku dy familje ankohen se mjeku popullor i ashtuquajtur si “shëruesi i kancerit”, i ka mashtruar dhe për shkak të kurave të tij, një djalë 30-vjeçar dhe një grua e moshuar kanë ndërruar jetë.
Një prej ankuesve është Muhamer Rizvani, i cili tregon se pasi djalit i ishte shfaqur një lloj kanceri në kokë, ai e kishte kuruar fillimisht në Maqedoni dhe në Turqi, transmeton TCH. Më pas, nëpërmjet televizorit dhe internetit kishte mësuar se në Tiranë ndodhej një mjek popullor, i cili shëronte kancerin. Ai është Ruzhdi Metali, të cilit i ka gjetur kontaktet dhe kishte udhëtuar nga Struga drejt Tiranës me shpresën për t’i ardhur në ndihmë.
Ai shpjegon se mjeku popullor Ruzhdi Metali i ka garantuar shërimin e djalit nëpërmjet kurave të tij. Për këtë shërbim i ka marrë 1500 euro për tri kura. Sipas tij, kura e fundit ka qenë vdekjeprurëse për të birin. Mjeku popullor i ka dhënë një lëng, të cilin duhej ta konsumonte disa herë në ditë për 41-42 ditë dhe nuk duhet të hante dhe të pinte asgjë. Djali i tij ka ndërruar jetë 22 ditë pasi kishte nisur këtë kurë. Po ashtu “viktimë” e mashtrimit ka rënë edhe Jehona Nasufi (Dauti), e cila ka çuar nënën, po të sëmurë me sëmundje kancerogjene.
Ajo shpjegon se nëna e saj e ka bërë kurën e plotë, por kur ka bërë analizat, gjendja e saj ka dalë e përkeqësuar. Madje, mjeku popullor ka kërkuar që ajo të ndërpriste ilaçet që kishte marrë nga spitali dhe të merrte vetëm ilaçet që përgatiste ai. Pas disa ditësh, nëna e saj ka ndërruar jetë. Pas ankesave, gazetarët e Fiks Fare u interesuan se kush është ky mjek popullor që pretendon se shëron kancerin. Ruzhdi Metali rezulton se ushtron këtë aktivitet prej disa vitesh në një nga zonat më të njohura të Tiranës, pikërisht në ish-Bllok, ku klinikë përdor një lokal të administruar prej tij. Në këtë lokal, ai zhvillon takimet me pacientët, që kryesisht janë nga Maqedonia, Kosova, ose emigrantë të cilët nuk jetojnë në Shqipëri. Shumicën e kontakteve i merr nëpërmjet Facebook, ku njerëzit kontaktojnë me të dhe më pas e takojnë në lokalin e tij, ku iu përgatit kurat për sëmundje të ndryshme. Në prezantimin e vet, ai thotë se është doktor Kiroprator-Bioenergji që nga viti 1991 e deri më sot.
Ai pretendon se “duke vënë re praninë e biorrymës që natyra e ka pajisur, ai ka mbaruar studimet për bioenergjinë në Onikava të Japonisë, ku dha ka bërë praktikë për një kohë të gjatë. Madje ai pretendon se ka punuar dhe në Athinë dhe më pas është kthyer në Tiranë, ku vazhdon me sukses. Ndërkaq, ai rendit mbi 96 sëmundje të ndryshme për të cilat thotë se mund t’i shërojë. Nga bisedat, ai tregon se ka marrë vlera të ndryshme parash për kurimin e pacientëve, duke pretenduar se tek ai kanë shkuar dhe figura të politikës shqiptare. Por si i realizon ai këto kura, biseda dhe sa kërkon për të shëruar kancerin?
Fiks Fare shkoi në lokalin, ku doktori pret pacientët, bisedon për sëmundjen, bën pazaret dhe më pas përgatit kurën e radhës. Në bisedën e parë, bashkëpunëtorët e Fiks Fare i thonë se kanë fëmijën e një miku të tyre në Prizren dhe se duan t’u japë garanci për shërimin e tij nga kanceri. Mjeku popullor kërkon që ta sjellim fëmijën në Tiranë, pasi atij i kushton shumë dita për të shkuar për ta parë në Prizren, pasi ai do 1500 euro në ditë vetëm për të lëvizur nga Tirana. Madje ai thotë se është aq i kërkuar saqë tek ai ka shkuar dhe ish-kryeministri, të cilit i kishte kërkuar 200 mijë euro për ta shëruar.
Një emigranti në Gjermani i ka kërkuar 100 mijë euro, por ai jep garanci për shërimin e kancerit, nëse nuk është bërë kimioterapi. Në bisedën e dytë, bashkëpunëtorja e Fiks Fare i thotë doktorit se ka mamin e sëmurë me kancer. Ai i thotë se do 1480 euro për kurën e parë, por nuk ka nevojë ta shohë mamin e saj. Ai i thotë se mamin do e shohë kur të shërohet.
Ai tregon se përdor kura të forta me dietë për 42 ditë dhe me balta në kokë që e zhdukin kancerin. Për këto kura ai merr çmime të ndryshme. Ai i përgatit edhe ilaçin e tij për të nisur kurën. Gjithashtu ai shprehet se nuk pranon të punojë me shqiptarë të Shqipërisë. /Telegrafi/
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë sot se nëse Kosova nuk respekton marrëveshjet e arritura në Bruksel, atëherë dialogu do të kthehet në pikën zero.
Ai ka thënë se të mërkurën Qeveria e Kosovës ka kundërshtuar një marrëveshje për fillimin e hartimit të Statutit për themelimin e Asociacionit, shkruan Indeksonline.
“Nëse një pjesë të rëndësishme të marrëveshjes që kemi rënë dakord me udhëheqësit shqiptarë, në mënyrë të paskrupullt dhe pa u dënuar e refuzojnë ta implementojnë, Beogradi tani mund të marr në konsideratë të shfuqizojë të gjitha marrëveshjet e mëparshme të cilat i kemi arritur në Bruksel”, ka thënë Daçiq.
Atij i është kundërpërgjigjur zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.
Ai në një prononcim për Indeksonline është zotuar se pala kosovare do t’i respektoj marrëveshjet që janë arritur deri më tani në kuadër të dialogut me Serbinë.
“Marrëveshjet duhet të respektohen, unë besoj se Serbia tashmë është duke u vetëdijesuar se duhet t’u përmbahet marrëveshjeve të cilat kanë karakter ndërkombëtar. Kosova do t’i respektoj në plotëni obligimet që ka marrë”, ka theksuar Pacolli.
Sipas tij, është Serbia ajo e cila deri më tani ka krijuar obstruksione dhe se kjo gjë duhet të marr fund.
Zgjidhja e problemit të Kosovës do të thotë një hap i madh për të gjithë Ballkanin dhe Evropën Perëndimore, tha të enjten Presidenti rumun, Klaus Iohannis, pas takimit me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiq gjatë një vizite zyrtare në Bukuresht.
“Kosova është një temë e komplikuar dhe unë mendoj se zgjidhja e problemit të Kosovës do të thotë një hap të madh në drejtimin e duhur për të gjithë Ballkanin dhe Evropën Perëndimore dhe këtu ne mbetemi në kontakt të vazhdueshëm. Ne jemi të gatshëm që të përfshihemi në gjetjen e zgjidhjeve më të mira për të gjithë rajonin”, tha presidenti rumun Iohannis, përcjell Telegrafi.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në një letër që kanë publikuar mediat në Prishtinë, Ahmeti ka arsyetuar motivin pse e ka braktisur këtë parti pas shtatë vjetësh aktiviteti në të dhe nga e cila e ka nisur edhe mandatin e dytë si kryetar i Prishtinës.
“Sikurse edhe ju, qytetarë të nderuar, muajt e fundit kam vëzhguar një debat me dëme të pariparueshme për Lëvizjen Vetëvendosje, të cilin as armiqtë më të mëdhenj të LVV-së e të shtetit nuk do të mund as ta dizajnonin e as imagjinonin. Ende sot nuk po mund të besoj se ky debat ka ndodhur në mes të njerëzve që deri dje kanë qenë të gatshëm të vdesin për njëri-tjetrin”, ka shkruar mes tjerash Ahmeti.
Përplasjet në Vetëvendosje kanë dalë në sipërfaqe qysh në muajin dhjetor, pas publikimit të bisedave private ndërmjet disa deputetëve të këtij subjekti politik, ku ka pasur edhe shprehje fyese të drejtuara ndaj kryetarit të Lëvizjes, Albin Kurtit.rel
Se bamirësia ende gjindet në mesin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës këtë e dëshmon edhe iniciativa për blerjen e një banese për familjen e Bejzadit nga Shoshaja e Epërme e komunës së Preshevës.
Forumi Rinor i Fshatit Rahovicë i komunës së Preshevës mori një iniciativë për grumbullimin e mjeteve financiare për blerejen e një banese për familjen e Bejzadit nga Shoshaja e Epërme e cila jeton në kushte ekstreme të rënda ekonomike. Kjo familje përveç shëtpisë së stërvjetëruar e cila vetën sa nuk ishte shembur, jeton edhe në halle të sëmundjes së dy fëmijëve me nevoja të veçanta.
Por kjo inicitivë u përmbyll për vetëm 18 orë dhe mjetet për blerjen e banesës u tubuan. Për grumbullimin e mjeteve financiare brenda 18 orëve e ka konfirmuar Leotrim Asallni kryetar i Forumit Rinor të Rahovicës.
Në vazhdim ju sjellim postimin e tij të plotë:
Komunikate per opinion e gjere!
Te nderuar vellezer e motra;Forumi Rinor Rahovica me sukses mbylli iniciativen per blerjen e baneses ne Presheve, per familjen e te ndjerit ages Bejzad nga Shoshaja e Eperme!
U deshten vetem 18 ore per tu siguruar te hollat. Shume perfundimtare e siguruar eshte;
13.900 franga
13.790 €uro
Allahu ju shperblefte te gjitheve (donatoret si dhe anetaret e FRR-se) per kontributin tuaj! Per procedurat ne vazhdim me kohe do t’ju njoftojme!