20.4 C
Bujanovac,Preshevë
E premte, 26 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 23

Daci mbështet korrigjimin e kufijve: Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku nuk i vyejnë askujt (Video)

0

Kryetari i Akademisë së Shkencave Arteve të Kosovës, Nexhat Daci ka dhënë vlerësime të larta për zyrtarët shtetërorë të Kosovë.

“Unë asnjëherë nuk kam parë në veprimet e Presidentit ose Kryeministrit tradhti ose mashtrim. Të njëjtën gjë po e bën edhe Kryeparlamentari. Bile unë kam qenë i pranishëm kur ky Kryeparlamentar ka qenë më i ashpër se unë duke e quajtur racizëm, mosliberalizimin e vizave nga BE-ja”, tha ai.

Daci në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se shkëmbimi i territoreve është nocion i ndryshëm nga korrigjimi i kufijve.

“Korrigjimi ka ngjarë në një vit të keq për Kosovën. Në atë kohë kur është bërë mbledhje e armëve… është bërë propozimi që ku nuk ka serbë me dërgua dhe ku ka shumë shqiptarë me i rrallua. Është gjet formula që Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku, që nuk i vyejnë askujt, t’i jepen hartës së Kosovës, dhe t’i merret Lugina e Preshëvës që ka shumë më tepër popullatë”, tha ai

Ish-kryeparlamentari i Kosovës thotë se është e dhimbshme kur e pyesin profesorë universitarë pse ai nuk reagon kundër korrigjimit të kufijve.

“Kundër kujt me reagua. Unë i pyes ata që janë kundër korrigjimit të kufijve, a ka pasur në histori të Kosovës dy Mitrovica?…Kjo është turp për ju. Ju po kërkoni me çdo kusht që Kosova të mbetet në Serbi”, tha Daci, përcjell Telegrafi.

Ish zyrtari i lartë i LDK-së dhe më pas kryetari i LDD-së ka bërë një analogji mes korrigjimit të kufijve me afatet e provimeve për studentët.

https://www.facebook.com/infoboxrtvdukagjini/videos/416318935572123/

“Korrigjimi i kufijve është e njëjta gjë sikurse kur bën hartim me shkrim. Ose ke rënë nga provimi në afatin e qershorit si student, vjen shtatori, është korrigjimi i tetorit, nëse e kalon atë [provim]”, tha Daci./

Policia në rroba civile po i heq tabelat serbe në rrugët e Kosovës

0

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj dje kishte deklaruar se qeveria e Kosovës së shpejti do të aplikoj masa reciprociteti ndaj Serbisë kur bëhet fjalë për tabelat e regjistrimit, transmeton “Zëri.Info”.

Dhe tani pjesëtarët e policisë së Kosovës në rroba civile kanë filluar t’i heqin tabelat e regjistrimit të Serbisë në fshatrat Ranillug dhe Ropotovë e Madhe.

Një dëshmitar ka konfirmuar se policia ua ka marrë tabelat me arsyetimin se ‘pasi nuk mundet RKS të kalojë në Serbi, atëherë nuk munden as tabelat serbe në Kosovë’./ZËRI

Ministri malazez: Në Beograd po bëhet dramë për përkrahjen e Malit të Zi ndaj Kosovës në Interpol

0

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq ka deklaruar se nuk e di pse në Seri po bëhet një dramë e vërtetë rreth mbështetjes së malazezëve për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, pasi sipas tij Mali i Zi votoj njësoj edhe më herët.

“Unë nuk e di pse në Serbi po bëjnë aq shumë drame për këtë. Ne kemi votuar tashmë për pranimin e Kosovës, por ne jemi njëzëri përsëri këtë kohë. Ne i përkasim vendeve që kanë njohur Kosovën”, ka thënë Darmanoviq, transmeton Indeksonline.

Tutje ministri malazez ka shtuar se dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë konstruktiv dhe partnerët inkurajojnë për zgjidhje./

Shokohen mediat serbe: Maqedonia ‘e njeh’ Bujanocin si Republikë e Kosovës

0

Goran Stevanofiq nga fshati Zhbevac në Bujanoc, u shokua kur në dokumentin e vdekjes së babait të tij, e pa të shkruar se Bujanoci është në Republikën e Kosovës.

Lajmi për këtë dokument ka bërë punë në të gjitha mediat në Serbi, duke e quajtur dokument skandaloz.

E vetë Stevanoviq, ka deklaruar për mediat serbe se frikësohet se ky dokument do t’i njihet në Serbi, për shkak se ai bën biznes atje.

“Bujanoci i Maqedonisë shpallet Republikë e Kosovës”, është njëri nga titujt në mediat serbe.

Ai në spitalin e Shkupit, e ka nxjerrë këtë dokument zyrtar rreth vdekjes së babait të tij, në të cilin shkruhej se Bujanoci gjendet në Republikën e Kosovës.

Sipas tij, ai ka parë në spital se babai i tij ka pasur një aksident në vitin 1984, ku është transferuar në spitalin më të afër – atë të Shkupit, e disa ditë më vonë i është dorëzuar plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Atij në spital i kanë thënë se sistemi është shumë i komplikuar dhe ndryshimi nuk mund të bëhet – kështu thjesht e ka marrë dokumentin dhe është larguar.

Bujanoci dhe Presheva të rrezikuara ekonomikisht, nevojtarët në rritje

0

Presheva dhe Bujanoci janë dy qendra më të pazhvilluara në Serbi, papunësia në këtë zonë është mbi shtatëdhjetë për qind, ndërsa edhe ato pak fabrika sa kishte më herët tashmë po thuaj asnjë nuk funksionon.

Qendrat për përkujdesje sociale janë institucionet e vetme shtetërore të cilat përkujdesen për familjet më të rrezikuara ekonomikisht, shkruan Titulli.com.

Në Bujanoc, shfrytëzues të ndihmave sociale janë 4160 persona, kështa ka thënë Nijazi Ahmeti, drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Bujanoc.

Qendrat për Punë Sociale, janë institucione të themeluara nga kuvendet komunale, ndërsa ato janë të pavarura për s ai përket prurjes së vendimeve për të ndihmuar personat apo familjet e rrezikuara ekonomikisht. Mjetet për ndihma sigurohen nga buxhetet komunale dhe nga buxheti republikan i Serbisë.

Liridon Latifi, drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Preshevë është shprehur se përveç ndihmave materiale, nevojë e jashtëzakonshme është edhe për të ashtuquajturat qendra strehuese për persona që nuk kanë përkujdesje.

Investimet ekonomike dhe hapja e vendeve të reja të punës, është shpresë për zvogëlimin e shfrytëzuesve të ndihmave sociale, ndërsa në kushtet aktuale sipas përfaqësuesve të dy institucioneve, tendencat, për ditë e më shumë janë për rritje të numrit të shfrytëzuesve të ndihmave sociale./B.R

Vuqiç mes lotëve: Ju lutem, ju lutem largojeni taksën

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka kundërshtuar taksën prej 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës, duke kërkuar që të tërhiqet kjo masë doganore.

Në një konferencë të mbajtur në mesnatëb e së mërkurës presidenti serb duket mjaft i shqetësuar duke bërë thirrje që Kosova ta largoj taksën e vendosur ndaj produkteve serbe, transmeton IndeksOnline.

https://youtu.be/zw4bBtXClww

“Le të shohim se si ne mund të ndihmojmë për ta kapërcyer këtë krizë të vështirë. Ne kemi rënë dakord që të gjitha organet tona të jenë në gatishmëri për t’iu përgjigjur lëvizjet të autoriteteve të Prishtinës”, ka deklaruar Vuqiç.

Gjatë një konference për media Vuçiç ndër tjera ka thënë:

” Porosia ime ndaj Shqiptarve është, Ju lutem o njerëz sikur Zotit, kthjelluni dhe kuptojeni që neve na duhet paqe, kuptojeni që nuk na duhet eskalimi i situatës, as popullates serbe e as asaj Shqiptare, ju lutem ju lutem largojeni këto (taksat e 100%) dhe të ulemi e të bisedojmë që të gjejmë një kompromis.
Sikurse ne që ju respektojmë juve shqiptarve, duhet edhe ju të na respektoni neve Serbeve

Sikur se ne që ne e kuptojmë faktin që ju Kosovën e shihni si shhtet të pavarur gjë që ne jemi kunder, kuptojeni faktin që ne nuk e shohim Kosovën si shtet të pavarur, ndersa ne ju kuptojmë juve

Edhe vetëm përmes Kompromisit mund të vijmë deri tek zgjidhja, pa Serbinë nuk mundet të ketë zgjidhje o njerez, as nuk munden Amerikanet tu japin e as qe do të munden (pa marrveshje me Serbinë), sikur se që duhet ta kuptojnë e si duket e kuptojmë që në Kosovë nuk është e gjith e jona, dhe nuk mund ti kemi të gjitha ato që duam ti kemi, vetem se duhet të gjejmë marrveshje dhe kompromis, une sinqeritsht siqerisht i lus që ta kuptojnë këtë, sepse ndryshe na dërgon në një katastrofë”

Ramush Haradinaj inatin me Serbin do ta qoj deri në fund

0

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se taksa prej 100 përqindësh, e vënë për produktet me origjinë serbe, nuk duhet të hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën. Sipas kryeministrit vetëm me një qasje të tillë mund të arrihet njohja prej shtetit serb.
Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për të diskutuar rreth skandaleve dhe dështimeve të Politikës së Jashtme, Haradinaj ka dhënë një afat kohor se kur taksa e qindpërqindtë ndaj produkteve serbe duhet të hiqet.

“Mendoj se derisa Serbia ta njohë Kosovën nuk duhet të hiqen taksat”, ka thënë Haradinaj, transmeton Gazeta Express.
Ndryshe, nga presidenti Hashim Thaçi, i cili dialogun me Serbinë e zhvillon në terma të tjerë, kryeministri Haradinaj thotë se vetëm me qasje të tillë sanksionuese mund ta arrijmë njohjen e Serbisë.

Qeveria rrit taksën 100 për qind edhe ndaj produkteve të Bosnjës

0

Qeveria e Kosovës ka miratuar rritjen e taksës për 100 për qind ndaj produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, shkruan Gazeta Express.

Qeveria e Kosovës ka ndryshuar vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) e cila më 6 nëntor vendosi masë mbrojtëse 10% për produktet e importuara me origjinë nga Serbia e Bosnja e Hercegovina.

Përveç për produktet serbe, Qeveria ka marrë vendim për rritje të taksës 100 për qind edhe për produktet që importohen nga Bosnja e Hercegovina. Propozimi për rritje të taksës erdhi nga ministri i Tregtisë, Endrit Shala.

“Nga sot t’i vendoset masa 100% produkteve me origjinë nga Serbia”, tha Shala.

U nënshkrua Marrëveshja për udhëheqjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar

0

Marrëveshja e nënshkruar mes dy subjekteve politike (PVD dhe PDSH) për bazë ka zhvillimin e gjithëmbarshëm shoqërorë si parakusht për zhvillimin e mëtejshëm dhe prosperitetin e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Mbrojtja, ruajtja dhe avancimi i identitetit kombëtarë në përgjithësi, e flamurit kombëtarë në veçanti, është njëra prej shtyllave kryesore të kësaj marrëveshje.

Marrëveshja e arritur përfshinë nxitjen e rritjes së cilësisë në katër fushat e këtij institucioni dhe është e bazuar në dokumentet politike vendore dhe konventat ndërkombëtare.

Puna dhe angazhimi i KKSH-së do të jenë në harmoni me:
– Deklaratën e Referendumit të 1 dhe 2 Marsit 1992
– Marrëveshjen e Konçulit (2001)
– Platformën e përbashkët politike (2006)
– Platformën për masat urgjente për afirmimin e të drejtave të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës (2013) dhe
– Deklaratën politike, 14 Korrik 2018, e Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë

Marrëveshja mbetet e hapur për t’ iu bashkuar edhe listat tjera pjesmarrëse në Këshillin Kombëtarë Shqiptarë.

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇPMB-së Argtim Salihi (Bebi) nga Tërnoci

0

Në orët e pas ditës së sotme ka ndërruar jetë Aktrim Salihi nga Tërnoci i Bujanocit.

Aktrim Salihi ishte një ndër themeluesit e parë të ish UÇPMB-së.

Ngushëllime familjes, miqëve dhe të gjithë atyre që e njohën.(lugina24)

Bllokohet shtëpia e kulturës në Preshevë, Arifi thotë se TVP dhe PDSH e meritojnë largimin?

0

Inspektorët kundër zjarrit nga Vraja në bashkëpunim me policinë lokale kanë mbyllur objektin e shtëpisë së kulturës në Preshevë duke vendosur shiritat ndalesës (bllomb) që ndalon çdo hyrje dalje në këtë objekt, shkruan Titulli.com.

Inspekcioni kishte kërkuar më herët drejtorisë së këtij objekti të komunës së Preshevës që në afat të caktuar të përpilojë projektin kundër zjarrit, të cilin nuk e ka bërë.

Brenda këtij objekti është duke funksionuar biblioteka dhe Rtv “Presheva”, një medium që është në proces gjyqësorë për shkak të pronësisë pas fazës së privatizimit të mediave publike në territorin e Serbisë.

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi duke folur për këtë rast është shprehur se “bllombimi” është mos realizim i projektit kundër zjarrit që është dashur ta ketë patjetër shtëpia e Kulturës në bazë të normativave ligjore.

Ai tha gjithashtu tha se nuk është i brengosur për TVP dhe zyrën e të rinjve që ka uzurpuar Partia Demokratik Shqiptare dhe se e meritojnë me ja mbyllë objektin sepse nuk paguajnë as rryme as qira.

Diskutime dhe marrëveshjet për arsyen e mbylljes së objektit të shtëpisë së kulturës ë Preshevë po vazhdojnë nga pozita dhe opozita ndërsa të dëmtuarit kanë paralajmëruar edhe masa tjera vepruese./Titulli.com/

Ligji serb lë pa dokumente personale qytetarët e Luginës që jetojnë në Kosovë

0

Ligji për qëndrim të përhershëm dhe të përkohshëm në Serbi, i miratuar në vitin 2011, po ua pamundëson qytetarëve të Luginës së Preshevës që janë shpërngulur në Kosovë që t’i ndjekin procedurat ligjore për rregullimin e statusit juridik në Kosovë.

Sipas raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit në lidhje më të drejtat civile të shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, të zhvendosur në Republikën e Kosovës, kjo po ndodh për faktin se bazuar në këtë ligj, shteti i Serbisë po i shlyen nga evidenca qytetarët që nuk i gjen në vendbanimet e regjistruara dhe po iu pamundëson atyre pajisjen me dokumente personale.

Mungesa e dokumenteve, sipas raportit, qytetarëve të zhvendosur në Kosovë që nga vitit 2001, po iu pamundëson pajisjen edhe me dokumente të Kosovës.