20.4 C
Bujanovac,Preshevë
E premte, 26 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 24

Shtetasi Shqiptar nga Lugina Kapet në Kufi me 15.5 Kg Lëndë të Dyshuar Narkotike

0
Në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, Policia kufitare kroate dhe shërbimet doganore në pikën kufitare Bajakovo, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për trafik të lëndëve narkotike.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.Në dalje të Republikës së Sërbis është paraqitur shtetasi Sërbis H.Sejdiu. Sipas mediave vozitësi ështe dërguar në kontrollim të detajuar në skaner me automjetin e tij wv golf u gjet e fshehur,narkotik të llojit Cannabis Sativa.Në pranga ka përfunduar, një 35 vjeçar nga Presheva,H.Sejdiu ndërsa lënda është në procedur . Policia kroate i sekuestroi 15.5kg marihuan dhe një sasi parash. Ai u kap në shoqërim me familje. H.Sejdiu tani është arrestua kurse familjaret janë liruar.

Thaçi takon Putinin tregon se Rusia është e gatshme ta mbështesë marrëveshjen Kosovë-Serbi

0

Me këtë rast Thaçi ka deklaruar se Putin ishte i qartë se nëse Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë, shkruan Indeksonline.

Takimi në fjalë është zhvilluar në Paris dhe ishte i përqendruar në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Në Paris takova Presidentin Vladimir Putin, duke u përqendruar në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë, për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të detyrueshme. Në këtë temë, Presidenti Putin ishte i qartë: Nëse ju (Kosova dhe Serbia) arrini një marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë”, ka shkruar Thaçi./Indeksonline/

Profesori serb i historisë: “Shaip Kamberi person i rrezikshëm, po bënë thirrje për rrënimin e rendit kushtetues të Serbisë”

0

transmeton “Bujanovacke”, dekleratën fundit të profesorit të Historisë pranë Universitetit të Nishit Prof.Dr.Dejan Antiq, se: ‘Kryetari i Bujanocit, Shaip Kambeti po bënë thirrje të përmbysjes së rendit kushtetues të Serbisë.’

“Kjo që po bënë Shaip Kamberi, shpjegohet si një thirrje publike për përmbysje të rendit kushtetues të Republikës së Serbisë, dhe unë mendoj se veprime të tilla nuk kontribuojnë në harmonizimin e marrëdhënieve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve e as nuk garantonë paqen në rajon”, deklaroi për Jugmedia historiani serb Dr.Dejan Antiq, profesor asistent në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Nishit, raporton portali Bujanovacke.
Me ftesën që Kryetari i Bujanocit i bëri shqiptarëve nga rajoni për të marrë pjesë në marshimin e sotëm në Prishtinë në mbështetje të bashkimit të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës me Kosovën, karakterizohet si një marifet i rrezikshëm politik „që mund të reflektojnë keq në sigurinë e qytetarëve në jug të Serbisë“.

Emri „Çamëri“, që mbart shoqata e cila organizoi marshimin, flet për faktin se ajo është një shoqëri iridentiste, qëllimi i së cilës është prishja e rendit ekzistues nacional-territoriale në Ballkan. Epiri ose si shqiptarët e quajnë „Cameria“ është emri shqiptar për një zonë që fillon në jug të Shqipërisë, por zë një pjesë të madhe të Greqisë veriperëndimore dhe shtrihet nga Korfuzi për të Prevezë, tha Antic për Jugmedia.
Për historianin Dejan Antiq, Shaip Kamberi përbën rrezik për rendin kushtetues të Republikës së Serbisë.

Megjithate, kryetari Shaip Kamberi, gjatë ditës së enjte, nëpërmjet një thirrje publike, ka ftuar të gjithë qytetarët për protestën e së shtunës në Prishtinë, “për bashkimin e Luginës së Preshevës me territorin e Kosovës”

Vuçiq: Kosova ka shanse të mëdha të anëtarësohet në INTERPOL

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Kosova ka shanse të mëdha për t’u bërë anëtare e INTERPOL-it.

Por, ai ka theksuar se Serbia do ta kundërshtojë deri në momentet e fundit që kjo të bëhet realitet.

‘’Kanë shanse të mëdha, shanset e tyre janë të mëdha, të gjithë punojnë për ta, amerikanët, gjermanët, francezët, ne jemi të vegjël, i kemi disa miq dhe i lusim të na ndihmojnë’’, deklaroi Vuçiq gjatë ushtrimeve të sotme ushtarake në poligonin Pester, transmeton lajmi.net.

Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it mbahet më 20 nëntor në Dubai ku pritet të konsiderohet kërkesa e Kosovës që të bëhet anëtare e organizatës ndërkombëtare të policisë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dje kishte njoftuar se mori mbështetje nga kancelarja gjermane Angela Merkel për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL. /Lajmi.net/

Thaçi komenton taksën ndaj Serbisë, thotë se s’bën të prishemi me ndërkombëtarët

0

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi e ka quajtur hap jo të duhur vendimin e Qeverisë “Haradinaj” për vendosjen e taksës 10% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.

Në një konferencë nga Parisi, presidenti Thaçi është pyetur nga reporteri i “Indeksonline” rreth kësaj çështje.

Duke përmendur reagimet e Bashkimit Evropian rreth vendosjes së kësaj taksës, Thaçi ka bërë me dije se vendimet e tilla nuk i sjellin të mira vendit.

“Ne duhet të shikojmë në interesin tonë shtetëror. Duhet të punojmë me përgjithësi të mëdha me veprime balancuese që janë në interes të klimës dhe kultivimit të interesit shtetëror. Diçka e tillë nga ana e autoriteteve evropiane veç është një deklarim i tyre, ajo që potencoj është se duhet të shikojmë që të punojmë dhe të krijojmë argumenteve të BE dhe amerikan na mbështesin, e jo argumentet që e komplikojnë mbështetjen e tyre para mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë”, është shprehur ai.

Tutje, Thaçi ka folur edhe për kërcënimin e Listës Srpska për dalje nga Qeveria, pas vendosjes së sanksioneve tregtare. Kjo, sipas tij, do ta komplikojë vazhdimin e punës së ekzekutivit, duke mos përjashtuar që mund të ketë edhe zgjedhje të reja.

“Ne ndërtojmë një shtet në bazë të realitetit multi-etnik. Kosova nuk do të ketë kufijve të bazave etnike. Nuk do të ketë shkërbim. Vendimi i tyre për daljen nga Qeveria nuk është ndihmuese për Kosovën. Ka vu në turbulencë udhëheqjen e vendit dhe kjo e komplikon”, është shprehur ai.

Ndryshe, pas ngritjes nga Kosova të tarifës së importit për Serbinë, zëdhënësja e BE-së ka kërkuar sqarim urgjent dhe tërheqje të vendimit të qeverisë së Kosovës për të shtuar taksat për mallrat serbe.

Maja Kocijanqiq, ka kërkuar sqarim urgjent dhe tërheqje të vendimit të së martës të qeverisë së Kosovës, për futjen e tarifave shtesë për produktet e Serbisë dhe ato të Bosnjë e Hercegovinës, një vendim që ka hidhëruar edhe Beogradin zyrtar.

Thuani PO iniciativës së Thaçit për bashkim të Luginës me Kosovën

0

Sot është organizuar marsh për bashkimin e Preshevës, , Medvegjës e Bujanovcit me Kosovën.

Marsh për Bashkim” të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit me Kosovë në Prishtinë, është organizuar nga Shoqata “Çamëria”.

Në fjalimet që u mbajtën përball qeverisë së Kosovës u tha se spektri politik të Kosovës ta mbështes bashkimin me Kosovën.

Në marsh kanë marrë pjesë edhe pjesë edhe disa personalitete nga Lugina

Përfaqësuesi i Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafa, i cili ka kërkuar që iniciativës së bashkimit t’i thuhet po.

“Zonja Merkel afrohet pranë një copë muri të Gjermanisë dhe thotë që ëndrra u bë realitet, kështu kërkojmë edhe ne, që Kosova Lindore mos të quhet Kosovë Lindore por lindje e Kosovës. Thuani po kësaj iniciative. Sepse Lugina ka një porosi për Kosovën, Kosovë të duam kështu si je, por të duam më shumë së bashku me ne”, ka thënë Mustafa.

Në anën tjetër, kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Shqiprim Musliu, tha se është koha që në mënyrë diplomatike mund ta bashkojnë Luginën me Kosovën.

“Nga këtu bëj thirrje që zëri juaj dhe zëri jonë të ngritet sepse është momenti që Kosova t’i bashkohet Kosovës Lindore, këto treva janë larë me gjak sepse nuk ka rrugë tjetër që ne të bashkohemi. Sot ne në mënyrë diplomatike mund ta bashkojmë Kosovën”, ka thënë Musliu.

Shpallen rezultatet përfundimtare për Këshillin Kombëtar Shqiptar, APN dhe LR-PDSH mbeten jashtë?

0

Komisioni Republikan Zgjedhor ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e Këshillave Nacionale të mbajtura më 4 nëntor.

Për Këshillin Kombëtar Shqiptar kanë votuar gjithsejt 14.247 votues dhe lista e “Partisë për Veprim Demokratik” ka fituar më shumë vota dhe do të ketë 6 këshiltarë.

Lista “ Alternativa për Ndryshim” ka marrë 3.723 vota dhe do të ketë 4 këshilltarë, lista e “Partisë Demokratike Shqiptare” dhe “Partia Demokratike” do të kenë nga 2 këshilltarë.

Gjithashtu lista “Lëvizja për Reforma-PDSH” do të ketë një këshilltarë.

Kuvendi i Këshillit Kombëtar Shqiptarë ka 15 këshilltarë ndërsa jo zyrtarisht Titulli.com ka mësuar se bisedat aknë filluar për koalicionin qeverisës PVD-PDSH.

Sipas burimeve të Titulli.com po bëhen përpjekje që edhe 2 këshilltarët e PD-së të bëhen pjesë e shumicës brenda KKSH-së.

Të njëjtat burime thonë se APN dhe LRPDSH janë të padëshiruar për formimin e organeve të Këshillit Kombëtar Shqiptar

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së bën ftesë për pjesëmarrje në marshin e 10 nëntorit në Prishtinë

0

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së bën ftesë për pjesëmarrje në marshin e 10 nëntorit në Prishtinë

NJOFTIM

Të nderuar bashkëkombas shqiptarë, patriot nga Kosova Lindore. Po i jetojmë momentet vendimtare për fatin e shqiptarëve të këtyre trojeve autoktone shqiptare. Nevojitet mobilizim, përkrahje e fuqishme e masave të gjëra popullore nga të gjithë trojet shqiptare, në veçanti nga shqiptarët të Kosovës Lindore.

Është momenti që mos të kursehemi, pa dallim ngjyre partiake, ideologjike, fetare të gjithë të rreshtuar në një zë, për të mbështetur çdo iniciativë që senzibilizon opinionin vendorë dhe ndërkombëtarë për jetësimin e vullnetit politik të shqiptarëve të Kosovës Lindore të drejtën natyrale të bashkimit me Kosovën.

Organizata e Veteranëve të luftës së UÇPMB – së njofton të gjithë qytetarët, bashkëkombësit, patriotët e Kosovës Linodore, se shoqata “Çamëria” – Kosovë, organizon MARSHIN PËR BASHKIM, më 10. 11. 2018, (ditë e diele) ora 11 në qendër të Prishtinës te sheshi “SKËNDERBE”.

Marshi organizohet në mbështetje të fuqishme për të realizuar vullnetin politik të shqiptarëve të Kosovës Lindore bashkangjitja e këtyre trojeve me shtetin e Kosovës.

Ju njoftojmë të gjithëve se shkuarja për në Prishtinë bëhet në mënyrë të organizuar, nisja me autobus bëhet në orën 9.

Të dëshmojmë pjekuri politike, vetëdije kombëtare. Të bashkuar do t’i tregojmë botës mbarë se korigjimi i padrejtësive historike mbi shqiptarët e Kosovës Lindore do të rishikohet.

Sot kur po bisedohet për bashkimin, të gjithë do të jemi të bashkuar në sheshin “SKËNDERBE” në Prishtinë.

Kryrtar i OVL UÇPMB – së,

Preshevë Nazmi Hajredini.

Serbia në alarm: Rënie rekord e numrit të popullsisë, rritje ka vetëm aty ku jetojnë shqiptarët e boshnjakët

0

Prej 169 komunave në Serbi, vetëm gjashtë prej tyre në vitin 2017 kanë pasur një rritje pozitive natyrore – Novi Pazari, Bujanoci, Sjenica, Novi Sad, Presheva dhe Tutini.

Kështu shkruajnë mediat serbe, të cilat tregojnë se sipas statistikave të fundit, me përjashtim të qytetit më të madh në Vojvodinë, kjo rritje ka të bëjë me komunat të cilat një pjesë të konsiderueshme janë të banuara me boshnjakë dhe shqiptarë.

Madje, frika e serbëve nuk është vetëm kjo. Sipas tyre, përcjell Telegrafi, listat demografike gjithashtu paralajmërojnë se Serbia ka rritjen më të ulët natyrore në raport me të gjitha republikat ish-Jugosllave.

Nga ana tjetër, vetëm 32 nga 233 vendet në planet shënojnë një rënie në numrin e banorëve, ndërsa vetëm 18 vende të botës kanë një rritje negative natyrore, nga të cilat 17 janë në Evropë.

Nga këto 18 vende që kanë shënuar një rënie të popullsisë, 13 prej tyre janë përballur me rritje negative natyrore dhe migracion, dhe në mesin e tyre është edhe Serbia, citohet të ketë paralajmëruar Ivan Marinkoviç, bashkëpunëtor shkencor i Institutit të Shkencave Shoqërore në Serbi.

Në Serbi, paralajmëron ai, çdo vit, 35.000 deri në 38.000 njerëz vdesin më shumë se sa kanë lindur.

“Kështu që nuk duhet të habitemi që mes dy regjistrimeve të popullsisë ‘kemi humbur’ mes 350.000 dhe 380.000 banorë”, ka thënë Marinkoviç.

Për më tepër, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, për shkak të emigrimit të popullsisë së re, Serbia ka një strukturë moshe shumë të pafavorshme – mosha mesatare e popullsisë është thuajse pothuajse 43 vjet.

“Dhe nëse tendencat aktuale demografike vazhdojnë, në vitin 2061, Serbia parashihet të ketë tre milionë njerëz më pak se sot”, paralajmëron Marinkoviç. /

Lugina me kërkesë për Haradinajn pas taksës së re ndaj Serbisë

0

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të përjashtojë prodhuesit shqiptarë nga taksimi prej 10 për qind për mallrat serbe

Pas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për vendosjen e masave mbrojtëse ndaj produkteve që vijnë nga Serbia, kryetari i Komunës së Bujanocit, kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, përjashtimin nga këto masa të prodhuesve dhe produkteve që në Kosovë eksportohen nga Lugina e Preshevës”, ka thënë Kamberi.

Më tej ka thotë se prodhuesit shqiptarë të Luginës, të vetmin treg e kanë Kosovën.

“Prodhuesi shqiptar i Luginës së Preshevës nuk ka mundësi tjetër tregu të plasimit të produkteve të veta, por si treg të vetëm ka tregun e Kosovës”, ka përfunduar ai.

Kujtojmë, se Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka marrë vendim që t’i taksojë mallrat e Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës me 10 për qind, duke i përjashtuar brendet ndërkombëtare që prodhohen në dy shtetet përkatëse.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar BE-ja, por edhe Serbia, që kanë kërkuar tërheqjen e këtij vendimi menjëherë

Vuçiq: Flamuri i Kosovës është kudo, në Vjenë, Paris, Londër, Berlin… A duhet të mos shkoj askund?

0

Mediat serbe vazhdojnë të merren me flamurin e Kosovës i ngritur në Katedralen e Notre-Dame në Paris, në mesin e flamujve të 19 shteteve, fituese të Luftës së Parë Botërore duke ngritur dilemën nëse presidenti serb pikërisht shkaku i flamurit të Kosovës do të duhej të anulonte pjesëmarrjen në këtë ngjarje, ecila mbahet më 11 nëntor në Paris.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, siç raportojnë mediat serbe, sot në mënyrë indirekte ka konfirmuar se flamuri i Kosovës nuk do ta ndalojë që të udhëtojnë për në Paris në festimin e njëqindvjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Mediat serbe vazhdojnë të merren me flamurin e Kosovës i ngritur në Katedralen e Notre-Dame në Paris, në mesin e flamujve të 19 shteteve, fituese të Luftës së Parë Botërore duke ngritur dilemën nëse presidenti serb pikërisht shkaku i flamurit të Kosovës do të duhej të anulonte pjesëmarrjen në këtë ngjarje, ecila mbahet më 11 nëntor në Paris.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, siç raportojnë mediat serbe, sot në mënyrë indirekte ka konfirmuar se flamuri i Kosovës nuk do ta ndalojë që të udhëtojnë për në Paris në festimin e njëqindvjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

“Për asnjërin prej nesh kjo nuk është e këndshme, por ju duhet të kuptoni se njohja ka ndodhur dhjetë vjet më parë. Si ndodhi që kjo përnjëherë të bëhet temë? Kështu është në Vjenë, Paris, Londër, Berlin, Romë … Të mos shkoj askund? A duhet ta izolojë vetën? Më thoni çfarë të doni? Vetëm mos kërkoni atë që në një moment ju duket se si “dikujt do t’ia nënën e nënës …”, ka thënë Vuçiq, duke iu përgjigj pyetjes së një gazetari, pas takimit me kancelarin austriak Sebastian Kurz, përcjell Telegrafi.

Ai gjithashtu shtroi pyetjen “ a dëshironi që Serbia të mos paraqitet në Paris, kurse atje paraqitet Kosova dhe Thaçi, e Serbia të mos jetë?”

“Që ta kuptojë edhe Sebastiani [kancelari austriak], të gjithë kërkojnë të mos shkoj në Paris për shkak të atij flamuri. Si tani keni mikroskopët, kurse e gjithë kjo ju ka pëlqyer më përpara… Mua nuk më pëlqen, do t’i them Macron-it se ne nuk më pëlqen … Dhe çfarë, a është kjo një arsye të mos shkoj dhe të mos bisedoj me Macron, edhe me Thaçin, Putinin, Trumpin? Cili është kuptimi? Ta mbyllim Serbinë, sepse jemi vazhdimisht ofenduar? Nuk mund të luajmë rolin e gruas së fyer, por duhet të ecim përpara”, tha Vuçiq.

Lajmin për vendosjen e flamurit të Kosovës në Katedralen Notre-Dame e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi përmes një postimi në Twitter./Telegrafi

Ragmi Mustafa fiton zgjedhjet për Këshill Nacional të Shqiptarëve në Serbi

0

Kandidati i Partisë për Veprim Demokratik për kryetar të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafa, ka mposhtur të gjithë kandidatët tjerë shqiptarë në zgjedhjet e sotme

Sipas rezultateve preliminare, të cilat ka arritur t’i siguroj portali Zëri.info, Mustafa ka fituar 4719 vota, i dyti është kandidati i Alternativës për Ndryshim, Arbër Pajaziti, me 3741 vota, Sali Salihu i Partisë Demokratike ka marrë 2323 vota, Partia Demokratike Shqiptare është radhitur e katërta në zgjedhje me 1700 vota të fituara, LRPDSH 1200 vota, etj, raporton Zëri. info.