18.4 C
Bujanovac,Preshevë
E enjte, 25 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 69

Gruaja e cila shpetoi 2.400 femije nga vdekja….

0

https://www.youtube.com/watch?v=25ZuwjVglNc

Qyteti i nenave te vetmuara…

0

https://www.youtube.com/watch?v=WAEVtI7FUCg

Kryetari në detyrë i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi mori premtime të fuqishme nga kryetari i Turqisë Taip Erdogan !

0

– Kryetari i Turqisë Erdogan s’bashku me 10 Ministra dhe mbi 200 Biznese të fuqishme nga Turqia qëndroi rresht tri dita për vizitë zyrtare në Serbi.

– I kotë ishte dëshprimi i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës për mospërfshirjen e Luginës së Preshevës në Agjendën e delegacionit të lart turk i udhëhequr nga kryetari Erdogan !

– Televizioni SPEKTRI bartë të drejtën ekskluzive për publikimin e takimit dhe detajet konkrete në mesë kryetarit turk Taip Erdogan dhe Shqiprim Arifit që u mbajt në Beograd.

– Turqia ka vendosur që për periudhën kohore në vijim të investoje mbi 1 miljardë €uro në Serbi kurse projektet e komunës së Preshevës do të jenë maximale në garë me qëllim të jetë përfituese e një pjese të këtyre investimeve të parapara.

– Kryetari Erdogan personalisht u zotua dhe fuqishëm i premtoi Shqiprim Arifit se komuna e Preshevës do të jetë në listën e prioriteteve të investimeve në projekte infrastrukturore si dhe dërgimin e s’paku një Investitori serioz turk në Preshevë.

– Poashtu, gjatë takimit të përbashkët Erdogan-Shqiprim Arifi u caktuan detyrat dhe dinamika e komunikimit dhe veprimeve të mëtutjeshme deri në realizimin e premtimeve dhe kërkesave konkrete.

– Shqiprim Arifi është ftuar edhe zyrtarisht për një vizitë pune në Ministrinë e Ekonomisë në Turqi si dhe strukturave tjera zhvillimore.

– Detajet tjera dhe hapat e mara konkrete të arritura nga ky takim i rëndësisë veçant do ti paraqesim opinionit në vazhdimësi.

Lejohet shpërndarja e këtij informacioni si dhe transmetimi nga Mediat tjera lokale dhe ato rajonale 

Ndërtimi i shtëpisë të ish Ushtarit të lirisë Asmir Salihut në fshatin Bilaç po ju ofrohet fundit…

0

– Ndërtimi ka arritur në fazën e ngritjes të kulmit.

– Kjo Shtëpi po ndërtohet me iniciativën e Fondit Humanitarë të Kosovës Lindore, Donatorit më të madh me rreth 10 mijë €uro Fondit Humanitarë i fshatit Letivicë dhe disa Donatorëve tjerë, lista përfundimtare e të cilëve do të publikohet herë pas here !

Embëlsirë e freskët me qershi….

0

Përbërësit:

  • 500 gr salcë kosi,
  • 250 gr pana (krem qumështi),
  • 125 gr sheqer pluhur, 
  • 500 gr qershi të freskëta dhe 3 lugë gjelle me sheqer,

Përgatitja:

Pasi ti keni larë qershitë hiqini farat dhe prejini në copa të vogla dhe hidhini në një tigan bashkë me 3 lugët e sheqerit e lërini të ziejnë në flakë mesatare për disa minuta, pastaj hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet, merni salcën e kosit hidhini sheqerin pluhur dhe trazojeni mirë, pasi ta keni punuar panën përziejeni me salcën e kosit me ngadalë që të mos ulet pana, më pas merni format ose disa tasa të vegjël dhe mbushini me salcën dhe panën e përgatitur, në mes me një lugë të vogël hapeni salcën në mënyrë që të hidhni një lugë kafeje me qershitë që përgatitët më parë, dhe në fund hidhni prapë salcë që të mbulohet qershia që hodhët, pastaj futini në ngrirje për 4 orë, pas 4 orëve merni format e mbushura dhe kthejini në pjata si në foto dhe janë gati për tu servirur. Ju bëftë mirë

Lani floket me geshtenja do ju mahnisin…

0

Fruti simbol i vjeshtës, gështenja, e pasur në vlera e lëndë ushqyese ka shumë për t’i ofruar organzimit të njeriut, por më poshtë do të flasim për mënyrën si mund ta përdorim këtë frut në rutinën e bukurisë. Janë antioksidantët e shumtë ata që i shndërrojnë gështenjat në aleatin e bukurisë sonë. Ekstrakti i gështenjave jo vetëm që hidraton lëkurën në nivel qelizor, por riparon dhe dëmet e shkaktuara nga rrezet ultraviolet. Vitamina C e gjendur në këtë frut ndihmon gjithashtu në prodhimin e kolagjenit. Për të mësuar më shumë rreth vlerave të gështenjës Living ju jep më poshtë 3 maska bukurie
Maska fytyre

Gështenja rekomandohet kryesisht për njerëzit që e kanë lëkurën e yndyrshme. Astigeni, i gjendur tek tuli i gështenjës ka aftësi të jashtëzakonshme hidratuese. Ajo që duhet të bëni është thjesht të përzieni tulin e gështenjave të ziera me pak lëng portokalli, qumësht apo kos dhe ta aplikoni në lëkurë ! Lëreni për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.
Për flokët e errët

Nëse dëshironi një refleks të bukur ngjyrë kaf, mjafton t’i shpëlani flokët me ujin e gështenjave të ziera. Ky trajtim është natyral nuk dëmton flokët tuaj, por nuk mund të zëvendësojë bojrat.
Për trupin
Përgatisni një svrub lëkure me miellin e gështenjave të përzierë me disa pika vaj bajamesh, apo me cfare vaji te keni, per te eleminuar shtresat e vdekura të lëkurës dhe për t’i dhënë trupit shkëlqim

5 hapat si të shpëtoni një fëmijë nëse po mbytet…

0

A e dini se një fëmijë vdes çdo pesë ditë nga mbytja me ushqim dhe më shumë se 80% e prindërve nuk kanë absolutisht asnjë ide se si mund të reagojnë në këtë situatë? Në Amerikë, çdo ditë gjatë dekadës së kaluar, 34 fëmijë janë çuar në ambulance për të marrë ndihmën e parë e nga këta fëmijë, 38% ishin bebe 1 vjeçare. Kurioziteti shtyn fëmijët të provojnë çdo gjë, sepse ndijimi dhe shijimi janq shqisat e para qe fëmijët zhvillojnë. Përmes këtyre të fundit ata njohin botën, por ushqimet dhe objeketet që më së shumti bëhen shkak për incidente të tilla janë karamelet, rruazat, kockat e mishit, copat e frutave dhe perimeve.

Si të kuptoni që fëmija juaj po mbytet:
1. Ngjyra e lëkurës errësohet
2. Merr frymë me vështirësi.
3. Humbja e vetëdijes
4. Paaftësia për të qarë ose të bëjë tinguj
5. kollitje e dobët
Si të shpëtoni një fëmijë nëse po mbytet
1. Kryerja e një pastrimi me gisht duke hapur gojën e fëmijës. Hiqni çdo gjë nga goja nëse ndjeni pengesa.
2. Nëse goja është e pastër, ktheni fëmijën përmbys dhe bjerini 5 herë në kurriz. SI në foton ilustruese.
3. Mbani gjoksin e fëmijës suaj në dorë dhe nofullat e tij me gishtat tuaj.
4. Koka duhet të jetë më poshtë sesa trupi. Mos e mabni fëmijën përmbys horizontalisht, por të përkulur.
5. Duke përdorur pëllëmbën tuaj, goditeni 5 herë.

Nëse kjo nuk funksionon:
1. Ktheni fëmijën tuaj me fytyrë dhe mbajeni në preher shtrirë. Mbajani kokën me kujdes.
2. Vendosni 2 gishtat në mes të gjoksit të tij, pak më poshtë se thithkat e gjoksit.
3. ushtroni presion deri në 5 herë.
4. Alternoni këto 5 lëvizje me 5 gositje në kurriz

Antibiotiku natyral që vret infeksionet e fshikëzës dhe veshkave me vetëm 1 përdorim

0

Veshkat janë një ndër organet e trupit më të rëndësishme, të cilat luajnë shumë funksione thelbësore dhe jetike. Infekisonet e fshikëzës dhe të veshkave janë ndër shqetësimet më të zakoshme te shumë njerëz. Kjo bën që të shkoni shpesh në tualet dhe të keni dhimbje të forta gjatë urinimit.

Shpesh, ilaçet e rekomanduara nga mjekët nuk funksionojnë siç duhet, madje në shumicën e rasteve mund të shoqërohen edhe me efekte anësore. Inflamacionet e fshikëzës shfaqen kryeisht te gratë për shkak të E. Coli dhe zakonisht shërohen vetë më kalimin e kohës. Por, ju mund t’i shëroni këto infeksione shumë thjeshtë në shtëpi.

Përbërësit:
200 ml vaj ulliri
250 gram mjaltë
250 gram lëkurë limoni
250 gram majdanoz

Udhëzime:
Pastroni majdanozin dhe vendoseni në blender sëbashku me pjesën tjetër të përbërësve. Lërini derisa të merrni një përzierje homogjene. Hidheni në një enë plastike dhe ruajeni në frigorifer. Përdoreni çdo mëngjes nga një lugë gjelle. Përbërësit duhet të jenë organikë dhe lajini me sodë buke para përdorimit.

Shënim: Për të përshpejtuar procesin e shërimit, shmangni kafenë dhe çokollatën gjatë kësaj kohe

N. P. Moravica do të vazhdojë që si prioritet të angazhimeve të veta të ket rritjen e cilësis

0

N. P. Moravica në kuadër të aktiviteteve të veta dhe hapjes së pusit (bunarit) në bashkëpunim dhe me përkrahjen e Komunës së Preshevës për stabilizimin e furnizimit me ujë për pjesen e epërme të qytetit dhe vazhdimin e ndërtimit të rezervarit të ri i cili po bëhet me financim nga UNDP dhe Komuna e Preshevës, vazhdon shtrirjen e shërbimeve të veta edhe nëpër fshatra. Kështu që pas stc. Hekurudhor, fshatrave Miratovcë, Bushtran,Leran, Geraj nga sot me kërkesen e banorëve fillon mbledhjen e mbeturinave edhe në fshatin Bukurovcë.
N. P. Moravica do të vazhdojë që si prioritet të angazhimeve të veta të ket rritjen e cilësis dhe shtrirjen e shërbimeve për të gjithë banorët e Komunës së Preshevës duke shpresuar në një bashkëpunim sa me të mirë me qytetarët.

Opinion – Imami qe tronditi rrjetet sociale!

0

Opinion – Imami qe tronditi rrjetet sociale!

Burrat e lëshuan fshatin nga frika prej fantazmës së ligë (Foto)

0

Fshati i vogël Kasiguda në Indi, ka mbetur pa asnjë burrë, pasi të gjithë janë larguar nga frika prej një fantazme të ligë.

renda tre muajve, janë vrarë në mënyrë misterioze tre meshkuj, që dyshohet se janë bërë nga e njëjta krijesë, që po urren këtë gjini, transmeton Telegrafi.

Ky ishte plani rrënqethës i BBC-së, në rast të luftës bërthamore

0

Duket sikur jemi kthyer sërish në kohën e Luftës së Ftohtë, me termin “luftë bërthamore” të dëgjuar kaq shumë herë më 2017.

Me Korenë e Veriut që teston raketa sikur ato të jenë shpëtimi i njerëzimit dhe me Donald Trump që refuzon të tërhiqet, çdokush e mban frymën pezull.

Nëse ndodh më e keqja, çfarë do të bënin kanalet e lajmeve?

Gjatë Luftës së Ftohtë, BBC hartoi plane të detajuar për vazhdimin e transmetimeve edhe në rastin e një goditjeje bërthamore.

Libri i Luftës ishte një libër i detajuar që tregonte se çfarë do të bënte BBC në rastin e “shkëmbimeve bërthamore”.

Plani përfshinte vendosjen në 11 bunkerë të mbrojtur nëpër Britaninë e Madhe. Të njohur edhe si “selitë rajonale të qeverisë”, këta bunkerë do të strehonin stafin qeveritar dhe ministrat, si dhe pesë anëtarë të BBC-së, kryesisht nga radiostacionet lokale, të cilët do të drejtonin studiot e lajmeve në këto vendstrehime.

Selia kryesore do të vendosej në Engineering Training Department në Wood Norton, Worcestershire. 90 anëtarë të stafit do të vendoseshin atje, me profesione që nga inxhinierët, redaktorët, spikerët dhe transmetuesit fetarë, por pjesa më e madhe e programit do të kontrollohej nga qeveria.

Por programet nuk do të jepnin vetëm lajmet për katastrofën gjatë kësaj periudhe. Kaseta të vjetra të Goon Show, Just a Minute dhe Round the Horne do të ishin në gatishmëri për t’u transmetuar, me qëllim për të ruajtur sensin e humorit unik të britanikëve, stransmeton Syri.net.

Gjithsesi, pjesa kryesore do të zihej nga lajmet dhe kjo përgjegjësi do të binte mbi folësit, shumica e të cilëve do të ishte e detyruar të linte pas njerëzit e tyre.

Bob Doran, redaktor lajmesh në vitet ’80 kujton një bisedë gjatë një ushtrimi stërvitor për Luftën e Ftohtë.

“Kujtimi më i qartë është për një diskutim nëse ata që ishin të martuar do të lejoheshin të merrnin me vete bashkëshortët. Gjëja tjetër që mbaj mend mirë ishte zymtësia e madhe dhe ndjesia sikur lufta bërthamore do të niste shumë shpejt”.

Stafi nuk kishte informacion të saktë se për sa kohë do të qëndronte në vendstrehime, por mund të kishte qenë për disa javë.

Ata ishin këshilluar të merrnin me vete rroba, sapunë, peshqirë, për rreth 30 ditë. Ushqimet do të ishin me racione, pesë herë në dita, me rreth 2,200-2,400 kalori në ditë.

Peter Donaldson, një spiker i njohur i Radio 4 në atë kohë, do të jepte njoftimet e luftës, të cilat do të ishin si më poshtë:

“Ju flet Shërbimi i Transmetimit në Kohë Lufte. Vendi është sulmuar me armë bërthamore. Komunikimi është dëmtuar rëndë, ndaj numri i viktimave dhe përmasat e dëmtimeve janë ende të panjohura. Do t’ju sjellim informacione të mëtejshme sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërkaq, qëndroi në këtë valë, jini të qetë dhe qëndroni në shtëpi”.

Mënyra e detajuar e këtij dokumenti tregon se sa serioze ishte mundësi e një lufte bërthamore në atë kohë, por fatmirësisht nuk u bë kurrë realitet.

Shërbimi i Transmetimit në Kohë Lufte u hoq më 1992 dhe nuk dihet nëse BBC ka një tjetër plan të ngjashëm për momentin.