20.1 C
Bujanovac,Preshevë
E shtunë, 27 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 55

Dua del në rrugë tërësisht transparente, ekspozon të pasmet

0

Është një nga këngëtaret me origjinë shqiptare, e cila po korr shumë sukses në Britani.

Padyshim shumë nga këngët e Dua Lipës janë kthyer në hite dhe pëlqehen pafund. Këtë herë ajo ka publikuar në foto në rrjete sociale ku shfaqet e veshur tërësisht me transparente, ndërkohë që ka ekspozuar të pasmet.

“Ku është makina ime”,-ka shkruar Dua, por mendja e ndjekësve të saj në Instagram duket të jetë diku tjetër.

Diskutim në Bujanoc : Mësimi Fetarë dhe Edukata Qytetare nëpër shkolla (video)

0

Mësimi Fetarë dhe Edukata Qytetare dhe janë dy lëndë të obliguara zgjedhore në shkollat shqipe të komunës së Bujanocit të cilat rreth 70 % të programit mësimorë e kanë pothuajse të ngjashëm, këtë e kanë konfirmuar në një emision në TV “Bujanoci” ligjëruesit e këtyre lëndëve.

Ibrahim Rustemi mësimdhënës i mësimit fetar në shkollën fillore “Ali Bektashi” në Nesalcë dhe Letovicë dhe Feston Hasani mësimdhënës i edukatës qytetare në shkollën e mesme “Sezai Surroi në Bujanoc diskutuan për rëndësinë e këtyre dy lendeve, transmeton Titulli.com.

Rustemi dhe Hasani që të dy u shprehen mes tjerash se për këto dy lëndë edhe prindërit duhet të vetëdijesohen për rëndësinë e tyre.

Diskutimin e plotë mundë ta ndiqni në videon e mëposhtme të realizuar nga gazetari Mukarrem Ameti në RTV “Bujanoci” në Bujanoc.

Ibrahim Rustemi mësimdhënës i mësimit fetar në shkollën fillore “Ali Bektashi” në Nesalcë dhe Letovicë dhe Feston Hasani mësimdhënës i edukatës qytetare në shkollën e mesme “Sezai Surroi në Bujanoc diskutuan për rëndësinë e këtyre dy lendeve, transmeton Titulli.com.

Rustemi dhe Hasani që të dy u shprehen mes tjerash se për këto dy lëndë edhe prindërit duhet të vetëdijesohen për rëndësinë e tyre.

Diskutimin e plotë mundë ta ndiaqni në videon e mëposhtme të realizuar nga gazetari Mukarrem Ameti në RTV “Bujanoci” në Bujanoc.

PDSH: Të mbahet kuvendi i këshilltarëve shqiptarë në Luginë

0

Partia Demokratike Shqiptare në Preshevë përmes një komunikate për media ka vlerësuar se situate e sigurisë në këtë rajon mbetet e tensionuar dhe ka ftuar për mbajtjen e seancës së kuvendit të këshilltarëve shqiptarë nga komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Kjo është komunikata e plotë e PDSH-së:

Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare, në mbledhjen e mbajtur, më 27 mars 2018 shqyrtoi situatën aktuale politike dhe të sigurisë e cila po zhvillohet në vend dhe rajon.

Pas debateve dhe diskutimeve të zhvilluara, kryesia e PDSH-së doli me këtë:

KOMUNIKATË:

Në kuadër të festimit të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut me datë 24 mars 2018 nga autoritetet serbe të Komunës së Medvegjës u ndalua aktiviteti për fëmijë i Teatrit të Kukullave “Xixëllonjat e Lezhës”, akt ky i radhës kundër shqiptarëve që jetojnë në Medvegjë.

Kjo sjellje e autoriteteve serbe për Partinë Demokratike Shqiptare është e papranueshme dhe nuk i kontribuon paqes e stabilitetit në Luginë të Preshevës.

Ngjarjet e datës 26 mars 2018 në veri të Republikës së Kosovës, për këtë kohë bëjnë që shqiptarët e Luginës së Preshevës të jenë syçelë dhe PDSH fton shqiptarët të mos të bien pre e provokimeve eventuale të organeve shtetërore serbe për të nxitur situatë të padëshirueshme që rrezikojnë stabilitetin rajonal.

Partia Demokratike Shqiptare u jep mbështetje të plotë të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës në ushtrimin e sovranitetit shtetëror si dhe në zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel për vizitat e zyrtarëve shtetëror serb.

PDSH i dënon provokimet e vazhdueshme të qeverisë së Serbisë dhe sidomos thirrjen e liderit serb të bosnjës i cili me gjuhë fyese dhe të urrejtjes bën thirrje për arrestime të shqiptarëve që gjenden në serbi në shenjë hakmarrjeje, prandaj fton komunitetin ndërkombëtar Brukselin zyrtar dhe SHBA-të që të shtojnë presionin e tyre politik ndaj Beogradit zyrtar për qasjen transparente e demokratike ndaj zgjidhjes së problemeve edhe në raport me shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke implementuar principin e reciprocitetit.

Në këto situata të rënda politike, Partia Demokratike Shqiptare bën thirrje subjekteve politike shqiptare për mbajtjen e seancës së Kuvendit të Këshilltarëve shqiptar të Luginës së Preshevës për të sjellur vendime kruciale për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke fuqizuar dhe sinkronizuar dokumentet e mëhershme të miratuara në këtë organ të shqiptarëve të Luginës së Preshevës përfshi dhe asociacionin e komunave me shumicë shqiptare autoktonë në Luginë të Preshevës.

Kryetari i PDSH-së
Dr.sc. Ragmi MUSTAFA

Ushtria amerikane do të pajiset me aeroplanët luftarak të gjeneratës së gjashtë, do të kenë armë laserike dhe do të lëvizin me shpejtësi supersonike (Video)

0

Laboratori për hulumtime i forcave ajrore amerikane, ka publikuar së fundmi një video interesante me të cilën tregon se si mund të duket aeroplani luftarak i gjeneratës së gjashtë, shkruan Business Insider.

Forcat ajrore publikuan videon e iniciativës “Shkenca dhe Teknologjia 2030”, të cilën Heather Wilson, sekretar i forcave ajrore e prezantoi në shtator të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Mogherini i thotë Vuçiqit: Nuk guxon të përsëritet ajo që ndodhi dje

0
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë

të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, tha gjatë bisedimeve me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, se ngjarjet e së hënës në Kosovë nuk guxojnë të përsëriten dhe se BE pret ruajtjen e paqes, përmes një qasje të matur dhe përmbajtje.

“Vuçiq dhe Mogherini u takuan të martën në mbrëmje në Beograd për të biseduar, në mënyrë të hapur dhe të sinqertë, për zhvillimet e fundit dhe perspektivën e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e BE-së”, ka njoftuar Departamenti për marrëdhënie me media i presidentit Vuçiq, raporton REL.

Myftiu Saqipi: Kërkon përqindje në kontributet e rrugës së kombit për zhvillimin e Luginës së Preshevës

0

Çështja e Rrugës së Kombit dhe taksës mbarë-kombëtare, nuk ka lënë pa prekur edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët jo rrallë e kalojnë këtë rrugë me makina, qoftë për pushime verore, qoftë për punë biznesi a shkollimi.

Lidhur me reagimet e shumta “për” ose “kundër” taksës së Rrugës së Kombit, dëgjohet edhe zëri i Myftiut të Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, i cili për portalin jetapress u shpreh:

“Nuk ka dyshim se Rruga e Kombit duhet paguar, ngase edhe ndryshe nuk mund të mirëmbahet. Taksa e cila është caktuar për pagesë nuk është edhe aq e lartë në lartësinë prej 10 euro, kur ne kemi paguar taksa të jashtëzakonshme rrugore për Kosovë dhe vazhdojmë të paguajmë taksa për rrugët, që na shpien në Evropë përmes Serbisë. Por, në këtë drejtim, duhet të ndahet një përqindje nga kontributet e grumbulluara për Rrugën e Kombit, për zhvillimin e Luginë së Preshevës. Besoj se autoritetet e dy shteteve shqiptare, do ta kenë në konsideratë një kërkesë të tillë e cila edhe ashtu gjatë vitit 2013 u miratua në Parlamentin e Kosovës, për krijimin e një fondi zhvillimor për Luginën e Preshevës., thuhet në Apelin e Myftiut të Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi.

Vlen të ceket se autostrada Shqipëri-Kosovë, që në popull njihet si Rruga e Kombit, është projekti më i madh rrugor shqiptar ndër disa dekada, që kushtoi mbi 1 miliard euro, duke përfshirë tunelin 6 km të Kalimashit./ nofton jetapress/.

Ekskluzive: Millan Radojiçiq po i rrënon raportet Thaçi-Haradinaj

0

T7 sjell informacione ekskluzive se kush i rrënoi raportet mes Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Hashim Thaçi kishte komandën e Policisë së Kosovës ditën e djeshme kur u arrestua zyrtari serb, Marko Gjuriq, dhe u soll në qendër të Prishtinës; kokulur, i lidhur, i zhubravitur, duke anashkaluar plotësisht Shefin e Ekzekutivit, Ramush Haradinajn.

Burime të Televizionit T7 thonë se Presidenti i Republikës e kishte zhvendosur dje “Dhomën e Situatave” në Zyrën e tij, ku kohë pas kohe ftonte zyrtarë të AKR’së, Ministrin e Brendshëm apo Zëvendëskryeministrin Behgjet Pacollin. Por në asnjë moment aty nuk ishte parë Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, e as ndonjë zyrtar i AAK’së.

https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/1992665944321119/

Burimet tregojnë se Presidenti e kishte lënë plotësisht në terr informativ Kryeministrin.

Sigurisht, me qëllim.

Një zyrtar i lartë tha se Presidenti e ka njoftuar për ngjarjen Kryeministrin tek pasi përfundoi gjithçka.

Të njëjtat burime thonë se në momentin kur u arrestua në Veri të vendit Shefi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Presidenti serb Aleksandër Vuqiq i kishte telefonuar Thaçit.

Nuk dihet se çfarë kanë biseduar ata, por ajo që dihet është se pas kësaj telefonate, Thaçi kishte urdhëruar që sjellja e Gjuriqit në Prishtinë të jetë spektakolare.

Dhe, ashtu ndodhi.

Në pamjet që po shiheni gjithçka ngjanë në një skenar dhe regji të mirë-menduar; automjeti që sjell Gjuriqin ndalet rreth 100 metra larg Komandës kryesore të Policisë. Mediat pothuajse ftohen nga policia që të afrohen për të marrë pamje më të mira dhe më pas nxirret Gjuriq.

Pikërisht kjo rrit edhe më tej misterin e telefonatës Thaçi-Vuqiq.

E, përderisa nuk dihet çfarë diskutuan dy burrat, një gjë tashmë është e qartë: Ramush Haradinaj krejt këtë shfaqje ka mundur ta shoh në televizor, ndërkohë që nuk kishte asnjë informacion tjetër.

Por, çfarë ka ndodhur me raportet mes Thaçit dhe Haradinajt?

Dhe, a është kjo një thikë e Thaçit në shpinën e Kryeministrit?

Raportet e tyre kishin qenë të vështira qysh nga koha e luftës, kur ata kishin pasur një situatë të pakëndshme në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK’së në Likoc. Ngjashëm kishte vazhduar edhe pas luftës për të kulmuar më pas në armiqësi të hapur në vitin 2004 kur Haradinaj vendosi të hynte në koalicion qeverisës me Kryetarin e LDK’së, Ibrahim Rugovën.

Çuditërisht, raportet u ngrohën verën e kaluar, kur ata u ulën për ta dizajnuar koalicionin qeverisës. Burime të televizionit thonë se Thaçi kishte pasur rol kyç në futjen e AKR’së së Behgjet Pacollin në Qeveri, duke ia bërë kështu numrat e shumëdëshiruar Liderit të AAK’së.

Por, këto raporte ditëve të fundit janë rrënuar.

Burimet thonë se Thaçi ka filluar t’i punojë pas shpinës Haradinajt pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Sipas burimeve të T7, Thaçi është duke insistuar në Prokurori dhe Polici që për këtë vrasje të arrestohet Millan Radojiçiqi, me të cilin Haradinaj ka raporte bashkëpunimi.

Pa ndihmën e Radojqiqit, sipas të njëjtave burime, Lista Serbe nuk do të bëhej pjesë e Qeverisë Haradinaj.

T7 mëson se Radojqiq ditë më parë ka qenë në darkë – fillimisht në shtëpinë e Behgjet Pacollit në kodrat e Hajvalisë, e pak ditë më vonë edhe në shtëpinë e Ramush Haradinajt; ku ishin të pranishëm gjithashtu edhe Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj.

Mbetet e paqartë nëse Thaçi po tenton ta lidhë Millan Radojiçiqin për shkak se ka informacione se ai mund ta ketë porositur vrasjen e Oliver Ivanoviqit apo thjesht po dëshiron ta minojë Qeverinë Haradinaj tash kur ka kaluar demarkacionin me Malin e Zi.

E, për t’ia arritur këtij qëllime, tashmë nuk është aspak e vështirë. Me ikjen e Listës Serbe, këmbët e Haradinajt janë të qelqta.

 

Rama: Po na prekët 1 cm tokë, Shqipëria e Kosova bashkë në luftë kundër Serbisë

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh i vendosur se nëse Serbia prekte qoftë edhe 1 centimetër të territorit të Kosovës, Shqipëria e Kosova do të ishin të gatshme t’i kundërpërgjigjeshin.

I ftuar në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova, Rama tha se “shqiptarët, Shqipëria dhe Kosova, janë bashkë për të promovuar paqen, por edhe për të mbrojtur integritetin territorial. Nëse serbët duan të hipin nëpër trena që i cojnë ata prapa në histori, por nuk i prekin asnjë fije floku Kosovës, ne nuk kemi ç’u bëjmë. Por nëse duan të cënojnë një centimetër të territorit tonë, jemi të gatshëm të përgjigjemi” tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se provokimet e Serbisë janë shpërfaqje e një ideologjie të prapambetur“Praktikisht çështja e territorit të Kosovës është mbyllur ditën kur është firmosur pavarësia e saj. Të dy vendet tona janë vendosmërisht krahpërkrah për të promovuar paqen. Janë krahpërkrah edhe për të mbrojtur integritetin. Nuk ka shans që Kosova të cënohet qoftë edhe në një centimetër katror të territorit të saj. Ai mur nuk është se sfidon realisht sovranitetin e Kosovës. Është shfaqje brutale e një ideologjie shumë të prapambetur. Jam i bindur që pavarësisht si do të dalë në fund kjo histori, nuk është e tillë ku pala tjetër duket mirë. Ne jemi në anën e duhur të historisë, dhe e duhura është ana e urës, jo e murit”. lugina24.com

Corrotica fshati i parë në Luginë që ndërton ”Sahatkullë” (VIDEO+FOTO)

0

Fshati Corroticë njëri ndër fshatrat më të ndërtuar dhe me një pastërti maksimale në Luginë të Preshevës.

Banorët e fshatit Corriticë kanë ditur të punojnë në ndërtimin,mirëmbajtjen dhe pasurimin e vendit të tyre,ku pikërisht banorët e këtij fshati me vullnetin e mirë dhe me dëshirën e madhe të bashkatdhetarëve në Diaspor erdhi deri tek organizimi i ndërtimit të një ”Sahatkulle” në fshatin Corroticë.

Hapsira ku do të ndërtohet kjo ”Sahatkullë” është në qendër të këtij fshati ku në pjesën tjetër të hapësirës do të ndërtohet një park për të gjithë banorët e këtij fshati.

Ekipi i televizionit Aldi mori edhe prononcimin e njërit nga organozatorët e këtij projekti është ky bashkatdhetari z.Shenasi Hetemi i cili kur është në pytje vendlindja e tij nuk kursen asgjë.

Në prononcimin e dhënë z.Hetemi na tregoi për projektin në fjalë ku realizimin e këtij projekti e mbështet edhe kryetari i komunës z.Shqiprim Arifi.Projekt ky që kap shumën prej 45.000-55.000 euro shumë kjo e siguruar nga të gjithë banorët e këtij fshati të cilët jetojnë në Diaspor.. Realizimi i këtij projekti do të bëhet në një kohë sa më të shkurtër duke patur parasysh që punimet vetëm se kanë filluar kështu u shpreh edhe z.Hetemi gjatë intervistës të realizuar për Rtv Aldi.

Banorët e këtij fshati e mirëpresin këtë hapsirë e cila është duke u punuar ekskluzivisht për ata, gjithashtu secili prej tyre e vlerëson jashtëzakonishtë shumë iniciativën e bashkatdhetarëve të tyre ku një projekt i tillë ka qenë jashtëzakonishtë i nevojshëm.

Organizime të tilla shpresojmë të ndodhin në të gjithë vendin tonë duke u munduar në ngritjen,ndërtimin dhe pasurimin e të gjitha fshatrave në Luginë të Preshevës por edhe më gjërë.

Ligji i ri në trafik: Ja për çka mund të paguani denim 10.000 dinarë

0

Ndryshimet në ligjhin e ri në trafik do të sjellë 26 ndryshime me denime prej 10.000 dinarë, mirëpo këto mund të paguhen përgjysmë (5000 dinarë) nëse kundërvajtja paguhet në afat prej 8 ditësh.

Presheva.com ju sjell disa nga denimet prej 10.000 dinarë që mund të hasen më së shpeshti në trafik:

1. Nuk e keni vendosë rripin e sigurimit
2. Keni tejkaluar shpejtësinë në vendbanim më shumë për 20 km/h deri 30 km/h
3. Keni tejkaluar shpejësinë jasht vendbanimit më shumë se km/h deri km/h
4. Keni vozitë pa helmet në motocikël ose moped
5. Keni tejkaluar shpejtësinë në “Zonën 30” për 21 km/h deri 30 km/h
6. Keni tejkaluar shpejtësinë në “Zonën e shkollës” për 21 km/h deri 30 km/h prej orës 07 deri 21
7. Vozisni mirëpo patent shoferit i ka skaduar afati më shumë se 6 muaj
8. Telefononi gjatë vozitjes dhe nuk përdorni aparatin “hands free”
9. Vozitni me 0.2 deri 0.5 promila alkool
10. Vozitni veturë në të cilën tabelat nuk janë të vendosura me rregull dhe janë të ndyra dhe nuk mund të lexohen mirë
11. Nuk keni lajmëruar humbjen e tabelave të veturës në stacionin policor dhe shumë të tjera.

Ligji është votuar me 22 mars dhe me siguri prej 3 prillit do të hyjë në fuqi pas shpalljes në fletën zyrtare./presheva.com/

Edita Tahiri: Vuçiq po kërkon krijimin e ‘Serbisë së Madhe’ në këmbim të territoreve

0

Hyrja ilegale e drejtorit të së ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq dhe arrestimi i tij nga Policia e Kosovës, ka bërë bujë mediatike si dhe ka ngjallur reagime të shumta.

Si rrjedhojë e këtij veprimi, Lista Serbe e cila është pjesë e Qeverisë së Kosovës, pas një konsultimi me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, kanë vendosur që të mos jenë më pjesë e Qeverisë.

Lidhur me këto zhvillime që nga dita e djeshme e që po vazhdojnë edhe sot, ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri në një prononcim për Telegrafin ka thënë se prapa veprimit të djeshëm për arrestimin e Marko Gjuriqit, qëndron një skenar më i madh dhe më i rrezikshëm.

Ajo ka treguar se gjendja e djeshme edhe njëherë tregoi se Serbia praktikisht ka braktisur dialogun e Brukselit tash dy vjet.

“Që nga koha kur ka ndërtuar një mur provokativ në Mitrovicë, pastaj ka qenë treni provokativ i cili nuk arriti të hyjë në Kosovë, dhe tash kjo është përpjekja e tretë e Serbisë që të tregoj se dialogu i Brukselit ka dështuar sepse Serbisë po i pengon që veriu është integruar në sistemin shtetëror të Kosovës pas rezultateve të dialogut”, ka thënë Tahiri.

Ajo ka shtuar se e gjithë kjo ka të bëjë me luftën gjeopolitike ruse e cila po tenton krijimin e ‘Serbisë së Madhe’.

“Prapa kësaj qëndron një skenar më i rrezikshëm dhe më i madh që lidhet me luftën gjeopolitike ruse e cila po përpiqet të krijojë ‘Serbinë e Madhe’ në dëm të shteteve dhe kombeve tjera, dhe për të cilën Kosova e dha përgjigjen e mirë dje të cilën e ka dhënë edhe më herët. Por, ne tani duhet të jemi shumë më strategjik në qasjen tonë që të mos lejojmë që Serbia në dëm të Kosovës dhe shqiptarëve të bëjë destruksione dhe politika agresore”, u shpreh Tahiri.

Derisa sot kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas takimit me presidentin Vuçiq paralajmëroj se më 20 prill do të krijojnë vetë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ish-ministrja e Dialogut, Edita Tahiri duke folur rreth krijimit të këtij Asociacioni, ka shtuar se tani është koha që t’i hapim sytë mirë, të jemi vigjilent, pasi që sipas saj nuk është fjala për çështje të vogla.

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk ka kompetenca ekzekutive dhe këtë nuk e lejon as marrëveshja e Brukselit e as vendimi i Gjykatës Kushtetuese, sepse është e qartë që do të jetë një Asociacion sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës. Ky nuk është shqetësimi, shqetësimi është më i madh, deri sa në këtë kohë vendet e Evropës po dëbojnë spiunët rus për mendimin tim dje ishte dëbimi i një spiuni të vogël rus nga Kosova”, ka theksuar Tahiri.

Tahiri ka thënë se Marko Gjuriq nuk është vetëautor, ai është vetëm një zbatues i vendimeve të shefit të tij Aleksandar Vuçiq, i cili sipas Edita Tahirit qartë po kërkon ‘Serbinë e Madhe’ me idetë e këmbimit të territoreve.

“Nga ana tjetër shqiptarët do të mbesin të ndarë ende në 4-5 shtete, dhe ne duhet të jemi të vendosur  nëse çështja e kufijve preket duhet të preket për tërë Ballkanin dhe vetëm atëherë shqiptarët mund të pranojnë biseda, ndërsa Kosova nuk mund të pranojë biseda të tilla pasi që ende nuk e ka përfunduar anëtarësimin në OKB dhe rrumbullakimin e sovranitetit shtetëror në planin ndërkombëtar”, tha Tahiri. /Telegrafi/