17.7 C
Bujanovac,Preshevë
E shtunë, 27 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 54

Përfundon trajnimi me nxënës nga Bujanoci dhe Presheva, qeverisja lokale tema kryesore (foto&video)

0
????????????????????????????????????

Në sallën e kuvendit komunal në Bujanoc është mbajtur seminari final në të cilin morën pjesë 80 nxënës të shkollave të mesme nga Bujanoci dhe Presheva.

Pjesëmarrësve iu drejtua edhe koordinatori i zyrës së OSBE-së në Bujanoc, Gjakomo Bosisio dhe u shpreh se është kënaqësi të shoh një fotografi të kuvendit komunal të mbushur me njerëz të rinj.

“Misioni i OSBE-së është duke financuar këtë projekt në kuadër të punës në promovimin e tolerancës dhe parandalimin e radikalizmit. Ne themi se siguria është koncept i gjërë dhe nuk ka të bëjë vetëm më sundimin e ligjit por lidhet edhe me inkurajimin e të rinjve, edukimin dhe qeverisjen e mirë”, theksoi mes tjerash Bosisio.

Gjatë këtij seminari me një ligjëratë e diskutim prezantoi edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi i cili foli mbi rolin dhe përgjegjësit e kryetarit të komunës dhe funksionimin në përgjithësi.

Kryetar i organizatës “Vizionet Atraktive”, Ibrahim Rustemi u shpreh se seminari ka ndikuar në forcimin e komunikimit mes nxënësve dhe janë inkurajuar në informim lidhur me funksionimin e qeverisjes lokale.

Ligjëratat gjatë seminarit u mbajtën nga bashkëpunëtorët e këtij projekti Fejzi Beqiri dhe Gani Rashiti të cilët shpjeguan për pjesëmarrjen qytetare referendumin ,ankesat, iniciativat dhe tubimet qytetare .

Dugagjin Hasani, udhëheqës i grupit të Preshevës i tha nxënësve se do të vazhdoj bashkëpunimin në aktivitetet e ardhshme dhe falënderoi për pjesëmarrje aktive gjatë gjithë seminare të organizuar në kuadër të projektit.

Ky seminar i mbajtur me dy grupet pjesëmarrës ishte i përbashkët dhe njëkohësisht përmbylli ligjëratat lidhur me funksionimin e qeverisjes lokale, rolin e kryetari të komunës, kuvendit, aktivizimi i qytetarëve në vendimet e komunës dhe organeve tjera publike.

Ky aktivitet u organizua nga “Vizionet Atraktive” në kuadër të projektit “Rinia Aktive në Bujanoc dhe Preshevë” i mbështetur financiarisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Serbi (OSBE).tituli.com/lugina24.com

????????????????????????????????????

Mediat serbe njoftojn se Gjuriq sërisht viziton Kosovën në muajin prill

0

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, do të vijë në Kosovë deri më 20 prill, shkruajnë mediat serbe, duke cituar burime në qeverinë serbe.
Për 20 prill u njoftua se serbët nga Kosova do të fillojnë formimin e Komunitetit të Komunave Serbe dhe burimet e kësaj liste kanë treguar se Gjuriq, si drejtor i zyrës, është i detyruar të udhëtojë në Kosovë.

“Ata nuk donin të specifikonin kur është planifikuar udhëtimi i ardhshëm, por me siguri, siç na është thënë, do të ishte e mundur që ai të shkojë më së voni më 20 prill, kur u njoftua se serbët nga Kosova do të fillojnë formimin e një komuniteti të komunave serbe. Sipas bashkëbiseduesve tanë, pavarësisht nga arrestimi i tij të hënën, Gjuriq, si drejtor i zyrës së Kosovës, është i detyruar të udhëtojë në Kosovë”, citohet burimi i Danas.

Banorët e Sumulicës dhe Bilaçit ankohen për rrugën katastrofale(FOTO)

0

Rruga nga Bujanoci për në fshatrat Sumulicë dhe Bilaç vazhdon të jetë në gjendje të rëndë dhe katastrofale. Banorët thonë se çdo ditë po dëmtojnë makinat e tyre duke kaluar në këtë rrugë të mbuluar nga uji dhe puset.

Sipas tyre, derisa po zvarriten punimet e filluara për rregullimin e kësaj rruge, ata çdo ditë po përjetojnë dëme. Banorët e këtyre vendbanimeve apelojnë që sa më shpejtë të përfundohet kjo rrugë, sidomos në periudhën para pushimeve të Mërgimtareve.Lugina24.com

PUSHTETI LOKAL ANULON REZULTATET E ZGJEDHJEVE NË BASHKËSINË LOKALE TË BILAÇIT

0

Se sa e papërballueshme ishte humbja e koalicionit PVD-LPD-UDSH nga PD-ja e vetme në zgjedhjet për bashkësinë lokale në Bilaç dëshmon edhe vendimi i fundit i Kuvendit Komunal të Bujanocit për anulimin e zgjedhjeve të mbajtura më 25.03.2018, ku fituese e pakontestueshme doli lista e PD-së me një diferencë të madhe votash.

Nën presionin e vazhdueshëm të kryetarit të komunës së Bujanocit dhe anëtarëve të nëndegës së PVD-së në Bilaç, për arsye krejt banale, kryetari i Kuvendit Dr. Adnan Salihu ditën e djeshme ka anuluar zgjedhjet dhe kërkon përsëritjen e tyre në ditën e shtunë më 31.03.2018.

Në kohën kur pritet të mbahet mbledhja e tre kuvendeve shqiptare në Luginë të Preshevës për të diskutuar për situatën e rëndë politike në rajon, pushteti në Bujanoc si duket nuk don të ia dijë për këtë çështje. Megjithë proklamimet se nuk dëshirojnë ta maltretojnë popullin për të dalë në këto zgjedhje, pasi që për ta këto zgjedhje janë të parëndësishme, në anën tjetër veprimet e tyre dëshmojnë të kundërtën. Pushteti lokal në krye me Shaip Kamberin shkeli mbi vullnetin e lirë të qytetarëve të Bilaçit duke mos njohur zgjedhjet në këtë bashkësi lokale, dhe dhunshëm kërkon që ta marr atë.

Si duket, as situata e rënduar politike pas arrestimit të politikanit serb në Mitrovicë dhe fluturimit të avionëve ushtarak mbi qiellin e Preshevës, nuk po i ndal qëllimet e këqija të këtij pushteti kundër popullatëa së vet.

Cila është më e rëndësishme për pushtetarët lokal; mbajtja e tre kuvendeve shqiptare të Luginës së Preshevës, apo maltretimi i popullatës për të dal në zgjedhje të bashkësive lokale?

KFOR-i reagon për avionët e Serbisë në kufirin me Kosovën

0

Forca në Kosovë (KFOR) e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) ka reaguar pas raportimeve në mediat kosovare për fluturimin e aeroplanëve luftarakë serbë në kufirin me Kosovën, përkatësisht në Preshevë.

KFOR’i ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për ndonjë kërcënim nga Serbia, duke thënë se avionët ushtarakë serbë bënë manovra.

Nëpërmjet një njoftimi për media, KFOR ka bërë të ditur se është duke i ndërmarrë kontrollet e duhura, përkitazi me rastin.

“Autoritetet ushtarake serbe kanë deklaruar se kanë qenë duke bërë një ushtrim për manovrat taktike ‘Sadejstvo 2108’, të planifikuar për nesër”, ka sqaruar KFOR.

Në kufi Preshevës është konfiskuar një gjysmë kilogram heroin, trafikant jan ikur nga autobusi

0

– Në anën vendkalimin kufitar Preshevë, doganierët të mërkurën, në bashkëpunim me policinë në dy veprime të ndryshme konfiskuar gati gjysmë kilogram heroinë dhe 7 kilogram duhan të prerë.

Kur autobusëve me targa Niš , e cila shkon në linjën Shkup – Beograd, erdhi në mënyrë të kontrolluar, doganierët kan kryer nje hetim tek numri vendesh 41 zbulua qe  diqka dishimt  me shirit ngjitës.

Administrata Doganore ka njoftuar se pas hapjes së pakos paketë gjetur se ajo përmban edhe 472 gram heroinë.

Që askush nuk deklarohet për paketën droga i përkiste shtetas i Maqedonisë i cili vullnetarisht u largua nga autobus, kur ai mbërriti në radhë për kontrollin doganor dhe të humbur në një drejtim të panjohur.Lugina24.com

 

Vuçiq e thotë hapur dhe zyrtarisht: Mendoja ta nisja ushtrinë dhe policinë në Kosovë

0

Aleksandar Vuçiq e ka pranuar sot hapur se me rastin e arrestimit të Marko Gjuriqit në Mitrovicë e ka shqyrtuar mundësinë e përdorimit të ushtrisë.

“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se e ka shqyrtuar edhe opsionin e përdorimit të ushtrisë dhe policisë për shkak të zhvillimeve në Kosovë, por e ka zgjedhur durimin dhe ruajtjen e paqes”, shkruan tanjug.

Në pyetjen se a ka qenë i gatshëm që si presidenti i Serbisë ta dërgojë ushtrinë dhe policinë në vijën kufitare me Kosovën, Vuçiq ka thënë se detyrimi i tij kushtetues është mbrojtja e integritetit të Serbisë dhe se duhet shqyrtuar edhe një opsion i tillë.

Kjo deklaratë e Vuçiqit vije pas bisedës telefonike me shefin e shtetit rus, Vladimir Putin.

Ai ka thënë se me liderin rus ka pasur “bisedë të gjatë dhe përmbajtjesore” dhe është dukur tepër i ekzaltuar për këtë.

“Nëse mund të them, jam takuar shumë herë më të, por sot nga fjalët e tij e kam ndjerë shkallën më të lartë të mbështetjes”, ka thënë Vuçiq.

“Si dhe reagimi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm, sepse e njoh mirë”

Tutje ai ka thënë se Putinin e ka pyetur “cila është këshilla e tij”.

Ushtria serbe deklarohet për fluturimin e avionëve luftarakë mbi Preshevë

0

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, kapiteni Jovan Krivokapiq, ka dhënë sqarime rreth fluturimeve të avionëve luftarakë serbë

Ai ka thënë se fluturimet janë pjesë e stërvitjeve ushtarake që janë planifikuar në këtë zonë dhe që do vazhdojnë edhe nesër në Serbinë qendrore.

“Aeroplanët janë duke fluturuar ashtu siç duhet”, ka thënë për BIRN, Krivokapiq, duke shtuar se nuk ka arsye për panik në popullatën lokale.

I pyetur nëse aeroplanët kanë fluturuar mbi atë zonë nga përfundimi i luftës në Kosovë ai nuk ka dhënë përgjigje por ka thënë se “Presheva dhe Kosova janë pjesë e Serbisë”.

Në një deklaratë në rrjetet sociale kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi ka thënë se autoritetet lokale nuk ishin njoftuar për këtë stërvitje duke thënë se fluturimet kanë shqetësuar qytetarët.

“Me indinjatë të thellë konstatojmë se veprimet e tilla shtojnë pasigurinë dhe ankthin tek shqiptarët e Luginës së Preshevës” ka shkruar Arifi.

Fluturimet mbi Preshevë ndodhën sot në mesditë ndërsa u kryen vetëm dy ditë pasi në Kosovë pati tensione.

Vuçiq dhe Putin në bisedë telefonike për Kosovën

0

Mediet serbe po raportojnë se presidenti i tyre, Aleksandër Vuçiq, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, aktualisht janë duke e zhvilluar një bisedë telefonike për Kosovën, transmeton portali “Zeri.info”.

Pak më vonë pritet edhe një komunikatë për media në lidhje me bisedën e zhvilluar mes dy presidentëve.

Vuçiq më herët për këtë çështje ka biseduar edhe me ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Kyle Scott.

Haradinaj: Nuk do të ketë këmbim të territoreve e as ndarje të Kosovës

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës e as këmbim territoresh, transmeton “Zëri.info”.

Haradinaj përmes rrjetit social“Facebook”, ka shkruar se Lista Serbe duhet të kthehet dhe të diskutojë për temat e përbashkëta për të mirën e qytetarëve.

“Presidenti serb, Vuqiç, duhet ta kuptoj që durimi i Kosovës nuk duhet testuar pa kufi dhe se ne do ta mbrojmë të drejtën tonë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai po ashtu ka thënë se Demarkacioni ka marrë epilogun e duhur si dhe sipas tij, LDK-ja ka treguar korrektësi politike në këtë proces.

Kryetari i Preshevës reagon për avionët luftarak serbë: Veprimet e tilla shtojnë pasiguri

0

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar pasi avionë ushtarak serb janë parë ndërsa fluturonin në distancë të ulët në territorin në afërsi të kufirit me Kosovën.

Arifi thekson se veprimet e tilla shtojnë pasigurinë dhe ankth tek shqiptarët në Luginën e Preshevës, njofton Klan Kosova.

”Sot rreth orës 14.00 qytetarët e Komunës së Preshevës janë shqetësuar nga fluturimi në distancë të ulët të avionëve ushtarak të Republikës së Serbisë/Lugina24.com

Zhytja në ujë të ftohtë të hapur ofron lehtësim të menjëhershëm nga dhimbja

0

Një notim i shkurtër, i mprehtë në ujë të ftohtë mund ta ofrojë një alternativë për ilaçet e forta kundër dhimbjes dhe një fizioterapi për ta lehtësuar dhimbjen e vazhdueshme pas operacionit, sugjerojnë mjekët në revistën BMJ Case Reports.

Ata i arritën konkluzionet e tyre pas kryerjes së një procedure kirurgjikale (simpatektomia endoskopike torakale) në një person 28-vjeçar për ta frenuar skuqjen e tij të tepërt të fytyrës, transmeton koha.net.

Operacioni e përfshiu prerjen e nervave shkaktuese brenda gjoksit të tij. Procedura në vetvete ishte e suksesshme, por 10 javë më vonë, receta e zakonshme postoperative për ilaçe kundër dhimbjeve të forta dhe fizioterapia mezi vepronin ndaj dhimbjes së tij të fortë.

Personi në fjalë shpjegoi se ushtrimet dhe lëvizja vetëm sa e përkeqësojnë dhimbjen, duke e penguar atë që ta përfundojë rehabilitimin dhe rimëkëmbjen e tij. Për më tepër, dhimbja e vazhdueshme i shkaktoi shumë shqetësime dhe e shkatërroi cilësinë e jetesës së tij.

Para operacionit, i riu kishte qenë një triatlet i vendosur, duke notuar në mënyrë konkurruese në ujë të hapur. Ai mendoi se notimi në ujë të ftohtë, së paku, do ta siguronte një zbavitje të mirëpritur nga dhimbja përcëlluese.

Ai u kthye në të njëjtin vend bregdetar ku u zhvillua triatloni. E vetmja mënyrë për të hyrë në ujë atje është që të zhytesh nga një dalje shkëmbore, shpjegoi ai. Garuesit janë të detyruar të notojnë për rreth 60 sekonda para se të mund të ngjiten të sigurt në breg.

Për habinë e tij, i riu nuk ndiente dhimbje derisa ishte në ujë, por as nuk ndjeu dhimbje që prej asaj kohe, thonë autorët. Cilësia e tij preoperative e jetesës është rikthyer plotësisht dhe ai i ka rifilluar aktivitetet e tij të zakonshme sportive pa pasur nevojë për rekurs të mëtejshëm të ndonjë ilaçi për dhimbje.

Ky është vetëm një raport i rastit, dhe, autorët paralajmërojnë: “Për shkak të natyrës së raporteve të rasteve retrospektive, është e paqartë, pa prova të mëtejshme, nëse ekspozimi ndaj notimit të detyruar në ujë të ftohtë është veçanërisht i lidhur me lehtësimin e dhimbjes në kuptimin shkakor”.

Por duke pasur parasysh afatin kohor dhe mungesën e ndonjë shpjegimi alternativ përveç rastësisë së pastër, duket sikur zhytja në ujë të ftohtë mund të ketë dhënë lehtësim të menjëhershëm të dhimbjes – të paktën në këtë rast, thonë ata.

Se si mund të ketë ndodhur kjo nuk është e qartë, e pranojnë ata. Por janë disa shpjegime të mundshme biologjike.

Shoku prej zhytjes së papritur në ujë të ftohtë mund ta ketë nxitur ndonjë valë aktiviteti të sistemit nervor autonom: reagimi i trupit ndaj kësaj ka qenë i lidhur me një gjendje të ndërruar të vetëdijes. Kjo nga ana tjetër mund ta ketë ndryshuar perceptimin e dhimbjes, duke ofruar lehtësim të menjëhershëm.

Për sa i përket asaj se pse dhimbja e njeriut u zhduk plotësisht në një afat të gjatë, autorët sugjerojnë se lëvizshmëria e zvogëluar e tij mund të ketë ndihmuar në mbajtjen e dhimbjes; lehtësimi i dhimbjes që ai e ndjeu në ujë do t’i lejonte atij të lëvizte lirshëm, duke e ndërprerë kështu këtë cikël.

Dhimbja nervore mund të jetë shumë e vështirë për t’u trajtuar dhe shoqërohet me ndryshime strukturore në tru dhe një trashëgimi të problemeve psikologjike nëse nuk i përgjigjet trajtimit konvencional, theksojnë autorët.

Zhytja në ujë të ftohtë mund të ketë sukses aty ku ilaçet kundër dhimbjes dështojnë, sugjerojnë ata, por vetëm nëse mbështeten nga prova më substanciale.

“Nevojitet hulumtim i mëtejshëm [sqarues] për ta vlerësuar përsëritjen dhe realizueshmërinë e notimit të detyruar në ujë të ftohtë si një ndërhyrje potencialisht efektive, natyrale për t’i përshpejtuar rezultatet e shërimit nga komplikimet e shpeshta postoperative”, shkruajnë ata.