19.9 C
Bujanovac,Preshevë
E mërkurë, 24 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 6

Thirrje publike për realizimin e praktikës profesionale për vitin 2021-2022

0

Në bazë të nenit 43. alineja 1. pika 3) dhe pika) e Ligjit mbi punësimin dhe sigurimin për rastet e papunësisë (“Gazeta Zyrtare RS”, nr. 36/200988/2010,38/2015 dhe 113/2017-ligje tjera) dhe nenit 39 të Vendimit të këshillit komunal të komunës së Bujanocit (“Gazeta Zyrtare e rrethit të Pcinjës” nr.30/08), dhe në bazë të vendimit të Këshillit komunal nr. 02-1/21-03 të datës 25.01.2021, Komisioni për punësim, shpallë THIRRJE PUBLIKE PËR REALIZIMIN E PRAKTIKËS PROFESIONALE NË VITIN 2021-2022.

Programi i praktikës profesionale i dedikohet personave të papunësuar të cilët për herë të parë aftësohen profesionalisht për profesionet të cilat i kanë fituar për llojin dhe shkallën e caktuar profesionale, ndërsa me qëllim të afëtsimit për punë të pavarur dhe të dhënies së provimit profesional, në pajtim me ligjin ose me aktin e përgjithshëm të punëdhënësit.

Programi i praktikës profesionale zgjatë në pajtim me ligjin, gjegjësisht në pajtim me aktin mbi organizimin dhe sistematizimin e punëve te punëdhënësi, edhe ate:

  • deri në 12 muaj për praktikantët me përgatitje superiore;
  • deri në 9 muaj me përgatitje të lartë profesionale;
  • 6 muaj për personat të cilët kanë të kryer shkollën e mesme.

Për detaje më të hollësishme rreth konkursit, klikoni në linqet më poshtë:

Teksti i konkursit

Forma e aplikacionit

 I.PËRSHKRIMI I PROGRAMIT DHE LARTËSIA E MJETEVE

Mustafa Sabani nga Bujanoci mundeson të rinje nga Lugina të punsohen në Minhen

0

Mustaf Shabani lindur ne Bujanoc ne viti 1990,por gjat luftes familja tij bredhen rrugeve te Europes dhe më nuk u kthyen ne vendlindje.Gjat kesaj periudhe ai u rrit në Qytetin e Minheni ku punusua në kompani të ndryshme dhe njohi shum biznisme të fabrikave dhe kompanive.

Ai mundeson të rinjë me kontratë pune në Gjermani,studentet nga Lugina te punojn 3 muaj ne mk donals, burger king.etj

Gjatë informatave qe ndjek duke dëgjuar për sfidat me të cilat ballafaqohen rinia,ai ben me deshir qe ti sjell rinis ringjallje ekonomike.Sipas Pandemis,3 Mars 2021 Gjermania do te zbut masat kufizuese me qellim te lejuar njerzit te punojn ne fusha deri ne te cilat ishin kufizuese.

Shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd viziton Bujanocin

0

Jetish Jashari, shef i zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd ka vizituar komunën e Bujanocit dhe është pritur nga kryetari, Nagip Arifi. “Gjatë takimit, në frymë vëllazërore u diskutuan temat aktuale në Bujanoc dhe rajon, dhe edhe kësaj here u sigurua mbështetja e Republikës së Kosovës për qytetarët e komunës së Bujanocit”, thuhet në njoftimin e publikuar të komunës së Bujanocit në Facebook. “Biseduam për gjitha problemet  me  të cilat po ballafaqohen qytetarët  e Komunës së Bujanocit dhe në këtë drejtim unë shpreha qëndrimin dhe mendimin  e Qeverisë së Republikës së Kosovës  se  përkrahja me aq sa kemi mundësi për shqiptarët  e Luginës,  gjegjësisht qytetarët  e Bujanocit nuk do të mungojë por do të vazhdojë edhe në të ardhmën me mundësit që i  kemi si Qeveri dhe si Shtet” u shpreh Jetish Jashari. Kryetari i komunës së Buajnocit,  Nagip Arifi e ka njoftuar shefin Jetish Jashari me situatën politike dhe të sigurisë dhe njëkohësisht e ka falënderuar Qeverinë e Republikës së Kosovës për ndihmën prej 200.000 eurove për sanimin e pasojave nga vërshimet.

Kurti: Kur rrezikohet demokracia në Amerikë, bota nuk është më e sigurt

0

Lideri i VV’së, Albin Kurti, ka folur pas zhvillimeve të fundit në SHBA. Ai në një postim në Tëitter ka thënë se kur demokracia në SHBA kërcënohet, atëherë e gjithë bota nuk është e sigurtë.

“Kur demokracia në Amerikë kërcënohet, bota nuk është më e sigurtë”, shkroi ai.

Vuçiq: Deri në vitin 2022 nuk e njohim Kosovën: Është e vështirë të flasësh me shqiptarët

0

Aleksandar Vuçiç ka thënë se derisa ai të jetë president i Serbisë, deri në zgjedhjet e vitit 2022, nuk do të ketë njohje të Kosovës dhe se ky qëndrim nuk do të ndryshojë. “Unë nuk e di se çfarë duhet të ndodhë për të ndryshuar kjo. Ne bëmë më të mirën. Ndoqëm një politikë të zgjuar, e shpëtuam Serbinë nga konflikti, nuk shpëtuam heroikisht jetën e atyre që duan të qëndrojnë në Kosovë. Ne kemi investuar në mbijetesën e tyre, pa rrezikuar paqen. Unë njoh mijëra njerëz që mezi presin ndonjë konflikt të ri dhe do të gjenin arsye të panumërta pse do ta donin atë. Dhe nëse ata do të pyeteshin nëse vëllai ose fëmija i tyre do të ktheheshin në ark ivol nesër, atëherë do të ishte ndryshe”, i tha ai “Vecernje Novosti” të Beogradit.

Ai tha se Serbia u kujdes që të mos hyjë në konflikt me gjithë botën për shkak të politikës karshi Kosovës. “Ne ndoqëm një politikë të vështirë, politikën serbe, mbrojtëm interesat kombëtare dhe u kujdesëm që të mos hynim në një konflikt me të gjithë botën dhe të mos kishim ndonjë konflikt të armatosur. Jo sepse jemi më të dobët, por sepse nuk është e nevojshme. Serbia ka nevojë për zhvillim”, tha Vuçiç. Presidenti i Serbisë thotë se “është e vështirë të flasësh me shqiptarët”.

“E tëra që shihni është një fushatë në baza ditore kundër serbëve, Serbisë dhe presidentit të saj. Serbët do të ishin mirë nëse do ta njihnin pavarësinë e Kosovës, dhe vetëm një ditë më vonë filluan kërkesat për dëmet e luftës, dy ditë më vonë do të ishte kërkesa tjetër: pranoni që keni kryer gjenocid. Dhe pastaj e shihni se jeni duke biseduar me njerëz që nuk duan t’ju bindin se ne mund të bëjmë diçka së bashku”, tha Vuçiç.

Të gjitha bisedat e palës kosovare, theksoi ai, vijnë deri në “njohje të ndërsjellë”.

“Unë u thashë atyre 100 herë se nuk isha i interesuar për këtë”, tha Vuçiç. “Çfarë fitoi Serbia nga kjo? Duhet të ketë një ndryshim të vetëdijes në udhëheqjen e tyre, ashtu si presioni nga Bashkimi Evropian që është i nevojshëm për të përmbushur atë që është nënshkruar edhe pse BE-ja është garantuesi”, tha Vuçiç. /Express/

Kur do të kthehen nxënësit përsëri në shkolla?

0

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Branko Ruzhiq, deklaroi se nuk është reale të parashikohet në këtë moment se kur nxënësit do të kthehen në shkollë, përcjell presheva.com.

Ai shtoi se vendimi përfundimtar për atë do të merret nga Shtabi i Krizave.

“Situata epidemiologjike po monitorohet intensivisht dhe çdo ditë, në bashkëpunim me institucionet dhe organet kompetente. Në përputhje me ndryshimet në situatë, ne do të marrim masat e duhura, dhe vendimi përfundimtar do të merret nga Shtabi i Krizave,” tha Ruzic.

Zënka në koalicionin “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, PVD nuk i shpërndan mjetet? (Dokument)

0

Subjektet politike shqiptare që veprojn në Luginën e Preshevës, PVD, APN, PD, LPD, LRPDSH nën moderimin e ish-ministrit të jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, patën themeluar koalicionin e përbashkët për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, kështu duke fituar tre mandate deputeti popullor në këtë institucion. Tani vetëm pak muaj më vonë, siç njoftohet është hapur një zenk, pasi sipas burimeve të presheva.com, Partia për Veprim Demokratik nuk ka shërndarë mjetet financiare sipas marrëveshjes partitë tjera koalicionare, duke i mbajtur për vehte gjitha buxhetin që nga shtatori i vitit të kaluar. “PVD-ja po shkel marrëveshjen e nënshkruar nga gjitha partitë, duke mos shpërndarë mjetet financiare, nën pretekstin se ato mjete ende nuk i kanë pranuar, a në fakt Ministria përkatëse ka publikuar gjitha të dhënat” ka pohuar burimi i presheva.com i cili është i involuvar në këtë rast. Partnerët koalicionar PD, APN dhe LPD kanë dërguar një vërejtje me shkrim PVD-së, për t`ia rikujtuar atyre shkeljen e nenit 6 të marrëveshjes. Në dokumentin që ka siguaruar presheva.com, thuhet “Me anë të kësaj shkrese ju bëjmë thirrje që në afat prej 5 ditësh të kryeni obligimin financiar në bazë të marrëveshjes”. Në xhirollogarinë e PVD-së janë derdhur rreth 43`000 Euro që nga shtatori i vitit të kaluar, ka mësuar presheva, mjete financiare që ndahen për subjekte politike që kanë të dërguar deputet në Parlamentin e Republikës së Serbisë.Nga këto mjete janë shpërndarë vetëm 20’000 euro ndërsa pjesa tjetër 23’000 është ende tek xhirollogaria e PVD-së.

Koalicioni për listën e përbashkët “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar” është themeluar vitin e kaluar ndërsa në zgjedhjet parlamentare serbe më 21 qershor 2020 ka fituar tri mandate. /presheva.com/

BOTË / AMERIKA Çfarë do të thotë dita vdekjeprurëse në Kongres për trashëgiminë e Trumpit?

0

Kështu mbaron presidenca e Donald Trumpit. Jo me krenari, por me zhurmë.

Për javë të tëra, presidenti kishte treguar 6 janarin si një ditë të llogaridhënies. Ishte koha kur u tha mbështetësve të vinin në Uashington DC dhe të sfidonin Kongresin – dhe zëvendëspresidentin, Mike Pence – të kundërshtonin rezultatet e zgjedhjeve të nëntorit dhe të mbeste presidenca në duart e tij.

Të mërkurën në mëngjes, presidenti dhe folësit e vunë në lëvizje protestën drejt Capitol Hill, raporton bbc

Rudy Giuliani, avokati personal i presidentit, tha se mosmarrëveshjet zgjedhore duhet të zgjidhen përmes “gjykimit me luftë”, transmeton Telegrafi.

Donald Trump Jr, djali i madh i presidentit, kishte një mesazh për anëtarët e partisë, të cilët nuk do të “luftonin” për presidentin e tyre.

“Kjo nuk është më Partia e tyre Republikane”, tha ai. “Kjo është Partia Republikane e Donald Trumpit”, shtoi ai.

Darko Mercep

0

Born 26.07.1973 Munchen. journalist/international

passport:059924055

Shoku i Beg Rizaj ia vendos emrin djalit tij posalindur në kujtim emocionues.

0

Faton Saqipi nga Kumanova jeton ne Minhen te Gjermanis ka përgëzuar emrin e Djalit tij të posalindur me emrin Beg Rizai. Ai i ka vendosur emrin në kujtim të shokut të tij,Beg Rizaj ishte anëtar i grupit të Kumanoves shqiptare të Maqedonisë dhe ai iu bashkua UCK-së maqedonase për të luftuar për të drejtat e shqiptarëve .si pasoj Beg Rizaj humbi jeten Më 9-10 maj 2015,Fatoni Saqipi -së sot, se ai dhe bashkortja e tij,e kanë quajtur Djalin i cili lindi me 18 korrik 2020, për të nderuar mikun e ngushtë Beg Rizaj.

lajme me te reja

0

[userip_location type=’ip’]
[userip_location type=’country’]
[userip_location type=’countryCode’]
[userip_location type=’region’]
[userip_location type=’city’]
[userip_location type=’lat’]
[userip_location type=’lon’]
[userip_location type=’timezone’]
[userip_location type=’isp’]
[userip_location type=’flag’ height=’auto’ width=’50px’]

Falsifikojnë testet për Corona virus: Në aeroportin e Nishit 50 euro, në pompat e benzinës në Vranjë për 65 euro

0
selective focus of scientist holding sample with coronavirus test lettering near test tubes isolated on white

Qytetarët e Maqedonisë të cilët po kthehen në atdheun e tyre përmes aeroportit të Nishit raportuan pranë shërbimeve maqedonase të sigurisë se ata kanë mundësinë për të blerë një test të falsifikuar negativ PCR në aeroport për 50 euro, shkruan portali maqedonas MKD, përcjell presheva.com.

Sipas mediave maqedonase, transportuesit që hyjnë në Maqedoni në vendkalimin kufitar Tabanoc gjithashtu deklarojnë se për 65 euro, një test i tillë negativ lehtë mund të blihet në pikat e karburantit në qytetin e Vranjës.

Sipas protokollit, çdo qytetar maqedonas duhet të tregojë një test negativ jo më të vjetër se 72 orë në momentin e hyrjes në vend, dhe nëse jo, ai do të dërgohet në një karantinë shtetërore 14-ditore.
Me datë 26 qershor, Maqedonia veriore ka hequr edhe kufizimet për të hyrë në shtetin e saj.(Lugina24.com)