18.4 C
Bujanovac,Preshevë
E enjte, 25 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 8

PVD: Faleminderon për besimin e dhënë që të ketë 8 këshilltarë si dhe uron fituesin e zgjedhjeve dhe të gjitha Listat garuese për rezultatin e arritur

0

PVD: Faleminderon për besimin e dhënë që të ketë 8 këshilltarë si dhe uron fituesin e zgjedhjeve dhe të gjitha Listat garuese për rezultatin e arritur

Të nderuar qytetarë,

Faleminderit për maturinë e pjekurinë e treguar dje e për besimin e dhënë që PVD të ketë 8 këshilltarë në Kuvendin komunal të Bujanocit.

Rezultatet e dala nga zgjedhjet e djeshme tregojnë se PVD ka arritur të ruaj votat e saja bazë, anëtarësinë e sajë të zakonshme dhe përkrahjen e tyre të jashtëzakonshme.

Faleminderit çdo aktivisti e anëtari, çdo përkrahësi e votuesi për angazhimin, përpjekjen dhe votimin. 

Faleminderit edhe gjithë atyre që pavarsisht bindjeve politike lokale, zgjodhën ta votojnë Listën e përbashkët për zgjedhjet parlamentare dhe nuk i ndëgjuan thirrjet që të njejtat t’i pengojnë.

Ne do të vazhdojmë të angazhohemi e të punojmë për të mirën e përgjithshme.

Në të njejtën kohë urojmë fituesin e zgjedhjeve dhe të gjitha Listat garuese për rezultatin e arritur dje.

Mustafa thotë se po presin rezultatin final për konfirmimin e deputetëve shqiptar në parlamentin serb

0

Mustafa thotë se po presin rezultatin final për konfirmimin e deputetëve shqiptar në parlamentin serb

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafa, ka vlerësuar që bashkimi i partive shqiptare në një listë të vetme, në zgjedhjet e së dielës në Serbi, ka simbolizuar fuqi.

“Rezultatet e zgjedhjeve në Serbi ende nuk janë certifikuar, por sipas atyre preliminare tregojnë që bashkimi bën fuqi tek partitë politike shqiptare. Kuptohet që me ndihmën dhe me lehtësimin dhe bashkërendimit të ministrit për Evropën dhe për punë të jashtme, z.Gent Cakaj, 5 nga 6 partitë politike shqiptare kanë arritur në një platformë të përbashkët unike, për të përfaqësuar interesat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Nga 21 lista sa kanë garuar në Parlamentin republikan, kanë qenë edhe Alternativa Demokratike Shqiptare- Lugina e Bashkuar e cila sipas këtyre rezultateve preliminare të siguruara ka 2 deputetë por do të presim deri në përfundimin e tyre e që është afër për të marr edhe deputetin e tretë”, ka thënë ai

Mustafa ka theksuar, që Tirana ka pasur një rol aktiv në këtë proces.

“Ajo që mund të theksoj është që në këto zgjedhje për herë të parë ka pasur një rol proaktiv të Tiranës që nuk ka qenë më parë dhe kjo natyrisht që ka ndikuar që të ketë këtë numër të votave”, ka thënë tutje ai.

Se është e rëndësishme që partitë politike shqiptare të jenë të bashkuara dhe të flasin njëzëri për të drejtat e shqiptarëve në Luginë, e ka thënë edhe Ragmi Mustafa. Ai ka thënë që interesat e të gjithëve duhet të jenë të përbashkëta.

Përse humbi Pushteti PVD Ne Bujanoc

0

Humbja e tashme e PVD-së, , filloj që nga 2 vitet e fundit, për më tepër ajo ishte një humbje e paralajmëruar por e heshtur, Partia për Veprim demokratik kishte besim në vete por njerzit mbrenda nuk i shohin ndoshta procesin e heshtjes se qytetareve. Largimi i Kryetarit Sh.Kamberi dhe shum sfida qe kjo parti kishte humbur ekuilibrin dhe per simpatizant e vet duke i pranuar simpatizant e afert ,i mbylli të gjitha dyert.

Si mund të pritet, figura të tjera të panjohura, do e ketë edhe më të rëndë humbjen, sidomos në humbjen totale të vizionit të saj, në ato momente që e ka pasur.

Si mund të pritet, njerëzit që hidhërohen nga humbja e PVD-së, e cila, duke pasur në përbërjen e saj shumë rioshë politikë, si njerz e afert kan kerkuar embelsisht shijimin pushtetin ne cdo moment dhe kohe dhe figura të tjera të cilat publiku synonte se vetem per projekte mediale etj , do e ketë edhe më të rëndë humbjen, në humbjen totale të vizionit të saj, në ato momente që e ka pasur.

Ishte një humbje e paralajmëruar, pikërisht përkrahësit e rivalit të tij brenda partisë sillen qe sa vite me rall te njejtit ,70% të tij elitë e rreme politike që nuk përfaqëson potencial ekonomik vetem per interesa personale. Kjo elitë e rreme politike e paralizoi partinë në zgjedhje, dhe vazhdon ta mbajë të paralizuar atë.

ne 4vite e fundit ne sy e qytetarev pvd kaloj sfiden duke qenë i mbartur me tri dështime të mëdha , të cilat përbënin tri faje të rënda politike, e bllokimi i llogaris bankare buxhetit pritje ne projekte me muaj bujqit u zhgenjien etj. ..Pd ketu fitoj nga kjo programi partis demokratik fitoj besushmeri tek qytetaret për zgjedhjen e kryetarit, ku ende pa nisur votimi dihej përfundimi, Driton Rexhepi Ne krye te PVD-së humbi , por nuk humbi thjeshtë se ishte Dritoni. Qenia e tij në krye të PVD-së e shpejtoi humbjen, por nuk e solli atë

PVD kështu nuk mund të mbijetojë gjatë kesaj elite si Parti Demokritike duhet perfajqeson ate grup tjeter ne krye detyres.. Ajo duhet të rikthehet që të jetë Partia Demokratike.

Për herë të parë nga viti 2002 një parti serbe del e para në zgjedhje në Bujanoc

0

Sot në komunën e Bujanocit u mbajtën zgjedhjet lokale ku për herë të parë që nga viti 2002 partia serbe e Presidentit Vuçiq del partia e parë në këtë komunë, raporton rtvpresheva.com

Sipas rezultateve jozyrtare në kampin shqiptar udhëheq Partia Demokratike e Nagip Arifit me 4727 vota e ndjekur nga Partia për Veprim Demokratik me 3807 vota, Lëvizja e Progresit Demokratik renditet e treta me 1962 vota, Alternativa për Ndryshim e katërta me 1581 vota, Unioni Demokratik Shqiptar e pesta me 684 vota.

Nga viti 2002 e deri në zgjedhjet e vitit 2016 rregullisht një parti shqiptare ka dalur e para në zgjedhje dhe janë këto zgjedhje kur për herë të parë Partia Përparimtare e Serbisë-Aleksandar Vuçiq ka arritur që të dalë subjekti më i votuar në Bujanoc me afërsisht 5000 vota, gjithnjë duke u bazuar në rezultatet jozyrtare.

Ky rezultat do të thotë se SNS-i do ta ketë primatin në formimin e shumicës qeverisëse, e nëse partitë shqiptare duan të kenë edhe në këtë mandat kryetarin e komunës shqiptar atëher nevojitet krijimi i koalicionit të gjërë mbrenda partive politike shqiptare

Sipas rezultateve jozyrtare në kampin shqiptar udhëheq Partia Demokratike e Nagip Arifit me 4727 vota e ndjekur nga Partia për Veprim Demokratik me 3807 vota, Lëvizja e Progresit Demokratik renditet e treta me 1962 vota, Alternativa për Ndryshim e katërta me 1581 vota, Unioni Demokratik Shqiptar e pesta me 684 vota.

Nga viti 2002 e deri në zgjedhjet e vitit 2016 rregullisht një parti shqiptare ka dalur e para në zgjedhje dhe janë këto zgjedhje kur për herë të parë Partia Përparimtare e Serbisë-Aleksandar Vuçiq ka arritur që të dalë subjekti më i votuar në Bujanoc me afërsisht 5000 vota, gjithnjë duke u bazuar në rezultatet jozyrtare.

Ky rezultat do të thotë se SNS-i do ta ketë primatin në formimin e shumicës qeverisëse, e nëse partitë shqiptare duan të kenë edhe në këtë mandat kryetarin e komunës shqiptar atëher nevojitet krijimi i koalicionit të gjërë mbrenda partive politike shqiptare

Shqiptarët humbin primatin e fituesit të zgjedhjeve në Bujanoc, koalicioni sfidë?

0

Në bazë të rezultateve preliminare Partia Demokratike është lista fitues shqiptare e zgjedhjeve lokale në komunën e Bujanocit me afro 4805 vota  ndërsa Partia Përparimtare Serbe (Aleksandër Vuciq) ka rreth 4980 vota.

Të gjitha këto rezultate janë jo zyrtare ndërsa në bazë të kësaj shqiptarët në këto zgjedhje e kanë humbur primatin e fituesit të listës së parë shqiptare, rol që kishin nga zgjedhjet e vitit 2002.

Sipas këtyre rezultateve jozyrtare partia fituese e zgjedhjeve është lista “Aleksandër Vuçiq- Për fëmijë tonë “ që pritet të ketë 11 këshilltarë ndërsa Partia Demokratike me 10 këshilltarë në kuvendin komunal që përbëjnë shumicën.

Ndërtimi i koalicionit të partive shqiptare pritet të jetë jë sfidë për listat shqiptare që kanë fituar mandate në kuvendin komunal./

Haziri thotë se shqiptarët e Luginës shpejt do ta kenë Prishtinën si vendimmarëse e jo Beogradin

0

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se shqiptarët duhet të bashkohen për t’u përfaqësuar dinjitetshëm në zgjedhjet e Serbisë.

Haziri ka uruar që këto zgjedhje të jenë të fundit për shqiptarët e Kosovës Lindore ku qendër të vendimmarrjes e kanë Beogradin.

“Uroj që të jenë zgjedhjet e fundit të shqiptarëve të Kosovës Lindore të kësaj natyre dhe qendra e vendimmarrjes së tyre të mos jetë më Beogradi, por Prishtina. Prishtina zyrtare e ka për obligim që
Rezolutën e Kuvendit të vitit 2013, e cila është votuar nga dy të tretat e deputetëve, ta ketë udhërrëfyes të zgjidhjes së problemit të shqiptarëve të Kosovës Lindore edhe pas 21 qershorit”, ka shkruar Haziri.

Ai ka deklaruar se qendra e shqiptarëve të luginës nuk do të jetë kurrë Beogradi.

“Mos iu besoni atye që u thonë se qendra e juaj është vetëm Beogradi sepse nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë. Meqenëse një pjesë e qytetarëve të Kosovës Lindore jetojnë pa drejta civile dhe pa të drejta politikë në Republikën e Kosovës, le ta shfrytëzojnë të drejtën për të shkuar nesër për të votuar. Votoni për t’u fuqizuar”, ka thënë ai.

Në komunën e Bujanocit votimi për zgjedhje lokale dhe parlamentare fillon me kohë

0

Në komunën e Bujanocit ka filluar me kohë procesi i votimit për zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare.

Sipas kryetarit të komisionit komunal zgjedhorë, Fraush Islami 59 vendvotimet në territorin e komunës së Bujanocit janë hapur me kohë në orën 7 të mëngjesit.

Në zgjedhjet lokale në komunën e Bujanocit marrin pjesë 5 lista shqiptare ndërsa të drejtë vote kanë 43.480 votues.

Qytetarët mundë të votojnë me dokument identifikimi apo edhe leje për vozitje për zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare deri në orën 20

Vuçiq: Jam i bindur që paga mesatare në Serbi do të jetë 900 Euro

0

Nëse ruajmë paqen dhe stabilitetin, unë jam plotësisht i bindur që pagat në Serbi do të jenë 900 euro deri në vitin 2025 dhe se ekonomia serbe do të rritet më shpejt në Evropë deri atëherë, thotë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai shprehet se beson në një rezultat të tillë sepse, thekson ai, në dy vitet e kaluara, Serbia ishte në pesë vendet e para në Evropë për sa i përket rritjes ekonomike.

Publikohen datat për regjistrimin e studentëve në Fakulltetin Ekonomik në Bujanoc

0

Fakulteti ekonomik i Subotices – Paralelja në Bujanoc, njofton të gjithë kandidatët e interesuar se dorëzimi i dokumentacioneve për regjistrim në vitin e parë pranë këtij fakulteti do të bëhet në datat 24, 25 dhe 26 qershor.

Kandidatët e interesuar do ta kenë mundësinë të regjistrohen në drejtimin Menaxhment.

Pas verifikimit të dokumentacionit, provimi pranues do të mbahet më datë 2 korrik 2020, ndërsa 90 studentët e parë që do të regjistrohen do të financohen nga buxheti i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Njoftim me rëndësi për maturantët e Bujanocit

0

Shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc përmes faqes së facebookut ka njoftuar maturantët për orarin e mbajtjes së hartimit me shkrim, njëherit fillimin e pregatitjeve për procesin që i pret maturantët.

Ky është njoftimi:

Lajmërim
Provimi i maturës

Lajmërohen maturantët se më 05,06,2020 do të mbahet hartimi me shkrim nga Gjuha shqipe.
Maturantët me shkallë të katërt lajmërohen në shkollë ditën e premte ora 09:30.
Lënda zgjedhore dhe mbrojtja e pjesës praktike mbahen varësisht prej profileve arsimore ku do të njoftoheni në shkollë.
Suksese!

Nga drejtoria e shkollës

Mr Wolf eshte i vetmi reper real shqiptar ( Video )

0

Mr Wolf eshte i vetmi reper real shqiptar dhe i cili per momentin gjindet ne burgje te Frances me vite me radh, ai e lansoj muziken e re me videoklip 100% real per shkaqe qe ende eshte i paraburgosur i padenuar per ate arsye ska inqizime te ti shkaku se prokuroret e percjellin edhe ne portale.

Presim te lirohet sa me shpejt sepse te gjith ata qe jan real e dojn reperin e madh shqiptar MR WOLF E7.

Zhduket një person nga Presheva, u nis për punë dhe nuk u kthye më

0

Nga 24 marsi është zhdukur një person nga Presheva dhe më nuk i është lajmëruar familjes së tij, raporton indeksonline përcjell rtvpresheva.com

Burimet e Indeksonline mësojnë se personi në fjalë kishte tentuar të kalonte përmes pikës kufitare në Merdare, për në Serbi, por se nuk ishte lejuar. Ai kishte tentuar sërish përmes një pike tjetër kufitare por prapë nuk kishte arritur të dilte matanë kufirit.

Tutje nga po këto burime, mësohet se vetura e tij është gjetur në periferi të Kufirit Kosovë-Serbi që të dërgon për në Preshevë.

Personi në fjalë dyshohet se ka tentuar ilegalisht të kaloj kufirin, meqë u kishte thënë familjarëve të tij se frikësohej se do mbetej pa punë.

Ndërsa rtvpresheva.com nga burimet e veta mëson se bëhet fjalë për një qytetar nga rrethina e Preshevës i cili është i punësuar në një institucion komunal të Preshevës. Shpresojmë që me bashkëvendasin tonë gjithçka të jetë në rregull dhe të jetë në karantinë diku.