31.4 C
Bujanovac,Preshevë
E premte, 26 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 60

Mbahet tribuna në Preshevë me emër “Ejani të njihemi, ejani të bëhemi tolerues”

0

Organizata për zhvillim dhe demokraci (OZHD) nga Bujanoci, në sallën e madhe të TV “Presheva” në Preshevë, ka organizuar tribunën për ngjashmëritë dhe dallimet mes gjuhës serbe dhe asaj shqipe, si dhe për rëndësinë e gjuhëve në komunikimin ndëretnik.

Kjo tribunë është mbajtur në kuadër të projektit “Ejani të njihemi, ejani të bëhemi tolerues”, i cili po realizohet me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Serbi dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe në Beograd.

Fjalën përshëndetëse e mbajti Giacomo Bosisio, koordinator i Zyrës së OSBE-së në Bujanoc dhe theksoi se OSBE është duke punuar në parandalimin e çdo radikalizmi dhe ekstremizmi, mes tjerash , edhe përmes mbështetjes që po iu ofron projekteve si ky që po realizohet sot.

Krahas tij, në këtë tribunë folën edhe Mentor Nuhiu, arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe (zëvendës drejtor) në Shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, Enkel Rexhepi, arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollën Fillore Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, Aleksandar Nikoliq, arsimtar i gjuhës dhe letërsisë serbe në Shkollën fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc, Jellena Rangjelloviq, profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë serbe, si gjuhë joamtare, në Shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc dhe Goran Arsiq përkthyes i autorizuar gjuhësor.

Moderator i kësaj tribune ishte Altin Boriçi, nga Zyra për të Rinj në Preshevë.

Përveç nxënësve të shkollave të mesme , në tribunë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të vetadministrimit lokal dhe Zyrës për të rinjë në Preshevë.

LAJMI I FUNDIT: Gaz lotsjellës në Kuvend

0

Në Kuvendin e Kosovës është gjuajtur gaz lotsjellës. Dyshohet se gazi është gjuajtur nga Xhelal Sveçla dhe Fitore Pacolli, të dy deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje. Gazi u gjuajt menjëherë sapo nisi seanca

Deputetët kanë dalë nga seanca e Kuvendit. Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli propozoi një pauzë prej 5 minutave.

Kjo praktikë e Vetëvendosjes është bërë edhe në të kaluarën gjatë qeverisjes “Mustafa”.

 

E frikshme: Në periferi të Tërnocit hidhet një arkivol i zbrazët

0

Në periferi të fshatit Tërnoc në drejtim të fshatit Breznicë dhe Maltërnoc është hudhur një arkivol i zbrazët.

Një lexues ka dërguar disa foto në adreess të Lugina Press ku shihet një arkivol i hudhur tek mbeturinat në periferi të fshatit Tërnoc në drejtim të Maltërnocit dhe Breznicës.

Një gjë e tillë i jep një pasqyrë jo të mirë këtij lokaliteti pa marrë parasysh nga kush është hudhur.

Ka qenë e udhës që ky arkivol të dorëzohet në lokalet e xhamiave ashtu siç është vepruar deri më tani në mënyrë që të mos i jep një pasqyrë të rëndë dhe të frikshme për kalimtarët.

Ndër të tjera në këtë rrugë kalojnë edhe fëmijët tek të cilët mund të shfaq ndjenja të frikëshme.

Edhe pse në këtë vend hudhen mbeturinat duhet të kihet parasysh se çfar hudhet. Në këtë lokalitet madje shpesh ka ndodhur që mbeturinat janë hudhur edhe në rrugë.

Ndaj luteni që sa do pak të vetëdijësohemi që vendet publike ti ruajmë si të jenë tonat.

Rusia paralajmërim “kërcënues” për Maqedoninë nëse hyn në NATO

0

Moska zyrtare sot sërish paralajmëroi se hyrja e Maqedonisë në NATO mund të ketë pasoja negative
për sigurinë rajonale, por edhe për marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve. Ky paralajmërim që
mban kërcënim doli nga takimi mes ambasadorit të Maqedonisë në Moskë, Goce Karajanov dhe
zv/ministrit të jashtëm rus, Aleksandar Grushko.
Sipas komunikatës së MPJ ruse, dy diplomatët kanë biseduar për çështjet dypalëshe, por nuk ka
sqarime se cili ka qenë shkaku i këtij takimi.
“Planet që Maqedonia të jetë në NATO mund të kenë pasoja negative për sigurinë rajonale dhe për
marrëdhëniet dypalëshe”, thuhet në komunikatën pas takimit. (INA)

Çfarë i ndodhi 16-vjeçares në Reçak? Flasin babai dhe dëshmitari që e gjeti vajzën pak para vdekjes

0

Erona Bajrami, 16-vjeçare, nga fshati Reçak i komunës së Shtimes, u gjet e vdekur mbrëmjen e 19 marsit në oborrin e një ndërtese në Shtime. Vdekja e saj vazhdon të mbetet misterioze. Gazeta Express pasditen e së martës ka qëndruar në shtëpinë e viktimës. Babi i saj thotë se nuk i di arsyet e vdekjes së vajzës. Ndërkaq, Policia për këtë rast thonë se ende nuk ka ndonjë person të dyshuar. Erona e njomë varroset sot në varrezat e fshatit në Reçak

Familja e priti për ta ngrënë darkën. Por pjata mbeti e zbrazët në vendin ku zakonisht ulej Erona Bajrami, 16 vjeçe nga fshati Reçak i komunës së Shtimes. Ajo u gjet e vdekur në mbrëmjen e 19 marsit në një hapësirë të një objekti banesor në qytetin e Shtimes.

Erona Bajrami, si çdo ditë tjetër të javës, edhe të martën ishte nisur për në shkollë. 16-vjeçja kishte nisur mësimin në shkollën e mesme “Naim Frashëri”, të komunës së Shtimes. Në shkollë kishte qëndruar deri në orën e tretë të procesit mësimor. Pas orës së tretë Erona u largua e vetme nga klasa, duke e lënë edhe çantën në karrigen ku ajo ulej.

Babai i Erones tregon ngjarjen
Express sot gjatë ditës ka biseduar edhe me të vetmin dëshmitar që e kishte gjetur Eronën e shtrirë në hapësirat e një objekti banesor në qytetin e Shtimes. Roja i objektit banesor, Rizah Islami, ka thënë se vajzën e ka gjetur të shtrirë dhe me shenja jete në oborrin e objektit rreth orës 19:30 të mbrëmjes që lamë pas.
E për këtë rast, Policia rajonale nga rajoni i Ferizajt po thotë se janë duke i vazhduar hetimet. Majori Basri Shabani i tha të martën Gazetës se ende nuk dihen shkaqet e kësaj vdekjeje. Rasti po cilësohet si i dyshimtë. /GazetaExpress/

Alarmante: Një “drogë” e re po e zëvendëson marijuanën në Kosovë

0

Një “drogë” e re po e zëvendëson marijuanën tek të rinjtë kosovarë

Ajo blihet pa asnjë pengesë në barnatore edhe pse një gjë e tillë nuk duhet të lejohet pa recetë të mjekut.

“Xanax”, siç njihet ndryshe “ALPRAZOLAM”, përdorët për trajtimin e ankthit dhe sulmeve të panikut.

Alarmante: Një “drogë” e re po e zëvendëson marijuanën në Kosovë

0

Një “drogë” e re po e zëvendëson marijuanën tek të rinjtë kosovarë

Ajo blihet pa asnjë pengesë në barnatore edhe pse një gjë e tillë nuk duhet të lejohet pa recetë të mjekut.

“Xanax”, siç njihet ndryshe “ALPRAZOLAM”, përdorët për trajtimin e ankthit dhe sulmeve të panikut.

Serbia merr 2 aeroplanë nga Rusia

0

Dy aeroplanë transportues të llojit Antonov An-26 do të arrijnë në Serbi, dhe kjo do të bëhet falë marrëveshjes tekniko-ushtarake të arritur në mes të Serbisë dhe Rusisë.

Këtë gjë e ka bërë të ditur ministri serb i mbrojtjes, Aleksandër Vulin, transmeton Gazetametro.net.

Vulin ka folur para medieve me rastin e vizitës që zhvilloi në aeroportin ushtarak të Batajnicës, që gjendet afër Beogradit, ku po kryhen punimet në vazhdën e një kontrolli të përgjithshëm të avionëve që u dhuruan nga Rusia vitin e kaluar.

B92 raporton se ministri, gjithashtu, mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të aeroplanëve të trajnimit, që të hënën hynë në shërbim të Forcës Ajrore dhe të Mbrojtjes serbe.

 

Pesë propozimet greke për emrin, ja emrat((Dokument)

0

Prej kur shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocias njoftoi se propozim-marrëveshja është dërguar në
Shkup, mediat greke, ndër të cilat “Katimerini“ dhe “Te Nea“, i publikuan pesë propozim emrat që
janë në propozimin-marrëveshjen Greke të dërguar në Shkup.Ndërsa bëhetë fjalë për idetë e njejta
të dorëzuara nga negociatori i OKB-së, Metju Nimic.
Republika e Maqedonisë Veriore
Republika e Maqedonisë së Re
Republika e Maqedonisë së Epërme
Republika e Maqedonisë së Vardarit
Republika e Maqedonisë(Shkup), këto janë pesë propozimet sipas mediave greke

Presheva në vitin 2005 kishte 8 mijë nxënës, tani përgjysmohet numri

0

Mehmet Dalipi është profesor i Bilogjisë në Shkollën Mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, thotë se numri i nxënësve shqiptarë nga viti në vit po bie, ndërsa po rritet numri tepricave teknologjike.

Sipas Drejtorisë komunale për Arsim në Bujanoc,Driton Rexhepi tha se arsimimin po e ndjekin 3 mijë e 340 nxënës në këtë komunë.

Edhe në Preshevë gjatë dekadës së fundit, numri i nxënësve është përgjysmuar, nga tetëmijë nxënës sa ishin në 2005.

Aktualisht në bankat shkollore janë katër mijë nxënës.

Sipas statistikave,çdo vit shkollorë nis me 300 nxënës më pak se në vitin paraprak dhe për të flet Rexhep Haliti nga drejtorati për Arsim në komunën e Preshevës.

Përfaqësuesit komunal për arsim në dy komunat me shumicë shqiptare të Luginës, konsiderojnë se me përmirësimin e gjendjes ekonomike, do të parandalohej migrimi i popullatës, ndërkohë që do të rritej nataliteti e me këtë edhe numri i nxënësve./B.Rexhepi-RTK/

Kapen plaçkitësit e shtëpive në Bujanoc

0

Policia në Bujanoc ka arrestuar XH.S (25) dhe M.I (25) nga Bujanoci për shkak të dyshimit se kanë plaçkitur dy shtëpi dhe një dyqan dhe gjësendet e vjedhura i kanë shitur S.R nga Gjilani i cili gjithashtu është arrestuar, njofton policia.

XH.S dhe M.I dyshohen për vepër të rëndë penale vjedhje të rëndë ndërsa S.R ngarkohet për fshehje të veprës penale.

Dyshohet se XH.S dhe M.I së bashku me dy të mitur nga 16 dhe 17 vjet kanë plaçkitur dy shtëpi dhe një restoran nga i cili kanë vjedhë aparatet shtëpiake, mjete, enët dhe garderobë me vlerë pre 1.3 milionë dinarë.

Mallin e plaçkitur siç dyshohet i kanë shitur S.R në shtëpinë e të cilit i kanë gjetur sendet e vjedhura dhe i kanë kthyer pronarit.

Bujanoc: Bashkësitë lokale me propozim-projekte, Tërnoci dhe Konçuli të kënaqur me realizimin (video)

0

Në komunën e Bujanocit funksionojnë 29 bashkësi lokale për të cilat buxheti komunal ndan mjete për mbështetje teknike ndërsa realizon projekte në bazë të kërkesave nga secila bashkësi.

Selami Mustafa, sekretar në kuvendin e komunës theksoi për Titulli.com se komuna e Bujanocit numëron 29 bashkësi lokale të cilat konkurrojnë me projekte para hartimit të buxhetit vjetor.

“Bashkësitë lokale paraqesin prioritet e tyre për realizimin e projekteve të caktuara gjatë periudhës së ndarjes së buxhetit dhe në suaza të normales i realizojnë projektet e tyre”, u shpreh Mutafa.

Sipas tij për vitin 2018 nga buxheti komunal për bashkësitë lokale janë paraparë rreth 3 milion e 900 mijë dinarë për funksionim teknik.

“Kjo shumë e ndarë është vetëm për harxhimet teknike të bashkësive lokale ndërsa për realizimin e projekteve mjetet financiare ndahen në bazë të projekteve dhe kërkesave që bashkësitë lokale i bëjnë dhe në bazë të prioriteteve që komuna vendos i ndahen edhe mjetet financiare”, deklaroi Mustafa.

Ai tha se jo të gjitha kërkesat e bashkësive lokale janë realizuar gjatë viteve paraprake mirëpo kryetari i komunës Shaip Kamberi i ka shikuar se cilat janë kërkesa prioritare dhe besoj që realizimi i projekteve është i kënaqshëm.

Në bazë të buxhetit të komunës së Bujanocit për vitin 2018 janë planifikuar afro 181 milion dinarë për projekte në infrastrukturë në të gjitha bashkësitë lokale duke e përfshirë edhe qytetin e Bujanocit.

Bashkësia lokale e Tërnocit njëra nga më e madhja në komunë ka dorëzuar projekte që janë në interes të banorëve dhe se janë të kënaqur me realizimin e deritanishëm.

Agim Haliti, kryetar i Bashkësisë Lokale në fshatin Tërnoc u shpreh se në nëntor të vitit 2017 i ka dorëzuar kërkesat që nuk do të thotë se të gjitha realizohen mirëpo do të merren parasysh ato projekte të cilat janë me rëndësi jetike për qytetarët e Tërnocit.

“Kërkesa këto të cilat aprovohen nga kuvendi komunal dhe besoj që së paku gjysma e tyre të aprovohen dhe me kalimin e projekteve në programin buxhetor ato realizohen 100%,”, theksoi ai.

Ai tha se është pjesërisht i kënaqur me financimin nga buxheti komunal duke u bazuar në kapacitetin e saj që ajo ka në financimin e projekteve.

Haliti me kënaqësi të madhe deklaroi se dy projektet me rëndësi të madhe për fshatin Tërnoc rrjeti i kanalizimit dhe shtrati i Lumit tashmë janë realizuar.

I kënaqur me realizimin e projekteve është edhe Zilqefli Sherifi, kryetar Bashkisë Lokale në Konçul i cili theksoi gati çdo vit realizohen më së paku dy projekte në infrastrukturë.

“Për vitin 2017 në fshatin Konçul deri në Dhjetor të 2017 janë realizuar të gjitha projektet. Dy projekte të asfaltimit të dy rrugëve kanë përfunduar ndërsa për vitin 2018 kemi paraparë projektet tjera të reja, deklaroi gjatë bisedës për Titulli.com, Zilqefli Sherifi.

Për muajin Mars të vitit 2018 nga kuvendi komunal i komunës së Bujanoct janë shpallur zgjedhjet në të gjitha bashkësitë lokale dhe pritet që brenda 2 muajve të kenë udhëheqësi të reja e pastaj të krijojnë urë lidhëse mes kërkesave të qytetarëve dhe komunës./Titulli.com/lugina24.com